Formula 1: Kthehet Mikael Shumaker, zėvendėson Felipe Masan
Kampioni i disafishtė i “Formula 1”, gjermani Michael Schumacher, i rikthehet pilotimit tė “kokėkuqes”, duke zėvendėsuar pėr hesap tė “Ferrarit” nė garat e ardhshme “Grand Prix” Felipe Massa-n, qė pėsoi njė dėmtin tejet serioz nė garėn e fundit, nė Hungari. Piloti i shquar gjerman, deri tani superkonsulent pėr “Maranello”, u tėrhoq nga garat e “Formula 1” pas pėrfundimit tė sezonit 2006. “Jam i pėrgatitur pėr tė marrė vendin e Felipes.” Kėto ishin fjalėt e para tė Shumit, i cili tashmė ka marrė rrugėn e “GP Valencia”, pėr tė qenė sėrish nė pistė nė garėn e ardhshme, tė planifikuar pėr mė 23 gusht.
Ndėrkohė, “Ferrari” ka bėrė zyrtar kėtė vendim: “Duke vlerėsuar ēmimet qė i ka dhėnė skuderisė sonė Michael Schumacher, por edhe dominimin e tij nė kėto gara, gjermani u pa si piloti i vetėm pėr tė zėvendėsuar brazilianin Felipe Massa, i cili, pas dėmtimit qė pėsoi nė Hungari, nuk mund tė kthehet nė gara. Gjermani ka shfaqur gadishmėrinė e tij dhe nė ditėt e ardhshme do tė nisė njė program tė posaēėm pėr pėrgatitjen e fundit, nė prag tė garės sė 23 gushtit.”
Nga ana e tij, vetė Shumakeri ka pohuar: “Unė kam vendosur tė rikthehem nė pistė, i diktuar, sot pasdite. Para se tė konfirmoj kėtė vendim, dua tė nėnvizoj se gjėja mė e rėndėsishme pėr mua, lavdi Zotit, tė gjitha lajmet rreth Felipes janė pozitive. Unė i uroj atij tė shėrohet sa mė shpejt dhe tė jetė nė gjendje tė pilotojė sėrish. Unė u takova kėtė pasdite me Stefano Domenicalin dhe Luca di Montezemolon. Sė bashku kemi vendosur qė tė pėrgatiten pėr tė marrė vendin e Felipes. Ėshtė e vėrtetė se kapitulli “Formula 1”, si garues dhe pilotues nė pistė, pėr mua ka qenė i mbyllur, por s’mund tė mohoja mirėnjohjen dhe luajalitetin ndaj ekipit tim. Unė nuk mund ta injoroja kėtė situatė tė keqe te “Ferrari”, pas aksidentit qė pėsoi Massa, kėshtu qė iu pėrgjigja pozitivisht Montezemolos dhe Domenicalit.” Kujtojmė se Shumakeri ka fituar plot 7 tituj kampioni me kokėkuqen” e Ferrarit.









