Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 107 of 232 FirstFirst ... 7578297102105106107108109112117132157207 ... LastLast
Results 1,061 to 1,070 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1061
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sneijder tek Inter? Real Madrid bllokon gjithcka

    Valdano, nje njeri mjaft i besuar i Perez, ka ngrire zikalterit: “Kush ka thene qe hollandezi duhet te largohet?

    Interi vazhdon te jete ne ndjekje te nje trequartisti. Por probleme shtohen gjithnje e me shume. Per sa i perket Decos, gjithcka eshte e bllokuar nga tratativa mes Chealsea dhe Pirlo. Nese mesfushori kuqezi do te kaloje ne rradhet e londineze, Deco mund te bashkohet me zikalterit dhe me ne fund do te plotesohej deshira e Jose Mourinho per te pasur patriotin e tij ne skauder. Por mund te ndodhe qe Milan te vendose te mbaje Pirlon dhe kjo ide mund te bllokohet. Dhe vjen menjehere ideja Sneijder.

    Hollandezi shikohet si nje lojtar qe duhet larguar, por ne intervisten e dhene nga Valdano, (krahu i djathte i Florentino Perez) del se ai nuk do te largohet nga Madridi: “Sneijder eshte nje lojtar i Realit te Madridit”- thote Valdano. “Ai pelqehet shume nga traineri i ri dhe nuk eshte aspak e thene qe duhet te largohet”

    Nuk ka huazim. Ndoshta ky eshte mesazhi qe Valdano kerkon t’i percjelle Interit. Nese zikalterit mendojne te arrijne tek hollandezi me iden e huazimit, gabohen rende. Vlera ne merkato e Sneijder pritet te jete rreth 19 milion. Nje shume e paperballueshme nga zikalterit, te cilet moren vetem 5 milion nga Barcelona, fale marreveshjes me Hleb.

    E vetmja shprese e Interit duket te jete nje mosmarreveshje mes mesfushorit dhe galaktikeve, qe mund te conte ne nje prishje te kontrates. Por agjenti i futbollistit shprehet: “Askush nuk e ka informuar Wesley-n per nje ndryshim te mundshem te fanelles” dhe kjo ben te kuptohet se mes tij dhe klubit nuk ka asnje mosmarreveshje.

  2. Advertise Here
  3. #1062
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juventus fillon te mendoje per buxhetin

    Me tre shitje bardhezinjte mund te arrijne nje shume goxha te mire

    Juventus i ka thesaret e saj branda ne shtepi. Pas shpenzimit te disa milionave te teperta per Diegon, Felipe Melon dhe Caceres tani Juventus shikon si te tepert disa lojtare si Almiron, Poulsen, Zalayeta dhe ndoshta Trezeguet. Sidomos tre te paret, te cilet duken te sigurt per t’u larguar, mund t’i japin bardhezinjve nje shume te konsiderueshme qe mund te ndihmoje ne buxhetin e ekipit. Poulsen mund te nxjerre te pakten gjysmen e shumes se harxhuar per te, pasi u pagua 10 milion per te, kur u morr vjet nga Sevilla.

    Por danezi vaazhdon te refuzoje. Pas refuzimit te ofertave te Fulham dhe Monaco, duhet pritur ne ndonje oferte prej Championsi, pasi ai nuk kerkon te shkeputet nga ky kompeticion dhe kjo eshte arsyeja e refuzimit te menjehershem.

    Per Almiron Juventus pagoi 9 milion per ta marre nga Empoli dhe ishte vertet nje marreveshje e deshtuar. Juventus shpreson ta shese ate tek Livorno e cila duket e gatshme te ofroje disa miliona per mesfushorin argjentinas.

    Zalayeta ka mbetur mes Napolit dhe “Zonjes se Vjeter”. Ai kerkon disa miliona nga klubi i Napolit per te hequr dore nga kontrata dhe ne rast se kjo ndodh ai do te jete serish i bardhezinjve te cilet mund ta nisin drejt rivaleve te Torinos. ‘El Toro’ duket e interesuar per sulmuesin dhe eshte gati te ofroje disa milion per ta arritur.

    Ndersa puna e Trezeguet eshte shume ndryshe dhe eshte drlikate. Eshte e qarte tashme qe Juventus nuk ka ndermend ta shese ne Itali. Por nga jashte dukej se kishte oferta. Por sa mund te vleje ai? Duke pare rendimentin prej 16-17 gola ne sezon, ai mund te vleresohet 15 milion. Por duket pare moshen e tij, tashme 32 vjecare dhe formen e dobet fizike te koheve te fundit, Secco dhe Blanc do te ishin te gatshem te hiqnin dore prej tij per nje shume diku tek 8,5-9 milion euro.

    Por ne qofte se francezi nuk ben pjese ne kete liste, pra Juventus vendos ta mbaje, shuma qe mendohet te arrihet nga lojtaret e tjere eshte 7-8 milion euro. Para’ te cilat duken se mund te ndihmojne shume ‘Zonjen e Vjeter’ per te arritur ndonje objektiv tjeter, sic eshte nje mbrojtes krahu, objektivi i vetem i mbetur pa u arritur nga bardhezinjte

  4. #1063
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chelsea konfirmon: 12 milion plus Pizarron per Andrea Pirlon

    Sipas te perditshmes ‘Daily Mirror’ sulmuesi peruan do te perdoret nga kuqzinjte per te sjelle ne Milano Luis Fabianon

    Chealsea zgjohet. Sipas te perditshmes ‘Daily Mirror’, Andrea Pirlo shikohet gjithnje e me prane bluve te Londres. Roman Abramovich eshte gati ta coje oferten per fantazistin italian ne 12 milion sterilna plus sulmuesin Cluadio Pizarro.

    Nderkohe qe oferta e meparshme ishte 8 milion sterlina plus peruanin. Nese kjo marreveshje arrihet, atehere Milan mund te perfitoje shume per sa i perket reparit te avancuar, pasi mund te arrije objektivin e saj kryesor, Lusi Fabianon. Pizarro dhe nje shume e vogel parash tek Sevilla dhe Fabiano ne Milano.

    Ajo qe mbetet per t’u pare eshte mesfusha. Largimi i mundshem i Pirlos eshte nje problem i madh per kuqezinjte, pasi do te humbase ‘qendra e kontrollit’ e skuadres. Per te zevendesuar Pirlon permendet emri i Mahamadou Diarra i Real Madrid.

  5. #1064
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Roma buzeqesh: Totti dhe Mexes jane riaftesuar

    Te dy lojtaret jane thirrur ne ndeshjen perballe Gent dhe pritet te jene titullare

    Ne kampin verdhekuq eshte vendosur qetesia. Kapiten Totti dhe Mexes jane riaftesuar dhe do te jene te pranishem ne ndeshjen perballe Gent, e vlefshme per turin e trete kualifikues per ne Europa League. Ai qe tani eshte ne dyshim eshte Mirko Vucinic. Sulmuesi malazez nuk ka marre pjese ne stervitjen e sotme dhe ka bere vetem disa ushtrime fizioterapike. Ai ka disa probleme ne gjurin e djathte.

    Mbeten gjithashtu per t’u pare Okaka dhe Tonetto te cilet kane bere nje stervitje te diferencuar dhe prezenca e tyre perballe Gent duket ende ne dyshim.

    Dicka e sigurt eshte mungesa e Juan, i cili vazhdon te vuaje demtimin e marre ne Confederations Cup. Ne kete ndeshje mungese e sigurt eshte edhe ajo e Julio Baptistes.

    Ja dhe lista e 23 te thirrurve per kete ndeshje: Andreolli, Mexes, Pizarro, Vucinic, Totti, Taddei, Motta, Faty, Pacheco, Antunes, De Rossi, Riise, Esposito, Guberti, Tonetto, Cerci, Artur, Doni, Brighi, Pena, Cassetti, Okaka dhe Menez.

  6. #1065
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Lampard: Me Capellon do fitojme boterorin


    Eshte edhe Anglia mes favoriteve per fitoren e boterorit te ardhshem te futbollit qe do te mbahet ne Afriken e Jugut dhe kjo fale Fabio Capellos.
    Te pakten keshtu mendon Frank Lampard, lideri i Chelsea dhe i kombetares angleze.

    “Mundet padyshim te fitojme kupen. E di shume mire se nese shprehem keshtu pritjet per nje rezultat pozitiv jane me te medha, por kjo eshte e verteta”, eshte shprehur mesfushori.

    “Kishte kohe qe nuk luanim kaq mire sa tani dhe brenda grupit ka nje besim te madh”, shtoi Lampard.

  7. #1066
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    F1, Massa kthehet ne Brazil


    Pas aksidentit te rende ne provat e Cmimit te Madh te Hungarise dhe shtrimit te gjate ne nje spital te Budapestit, Felipe Massa eshte kthyer ne shtepi.
    Avioni privat ne bordin e te cilit ishte piloti i Ferrarit eshte ulur pasditen e djeshme ne San Paolo, ne Brazil.

    Nga aeroporti, Massa eshte cuar manjehere ne nje spital te qytetit nga ku pritet te dale te merkuren.

    “Duhet te marre veten, do te kemi me shume kohe per te folur me vone”, eshte shprehur Massa, sapo mberriti ne spital.

  8. #1067
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    F1, Massa: Schumacher, zgjedhja e duhur pėr Ferrarin

    Felipe Massa, i cili doli nga spitali pas aksidentit tė njė jave mė parė nė Budapest, ka folur nė faqen e internetit tė Ferrarit, duke “bekuar” Schumin


    "Michael Schumacher, sigurisht qė nuk ka nevojė pėr kėshillat e mia! Mė tepėr ka qenė ai qė mė ka dhėnė sugjerime pėr karrierėn time, kur garonin bashkė”. Felipe Massa, i cili doli sot nė mėngjes nga spitali pas aksidentit tė njė jave mė parė nė Budapest, ka folur nė faqen e internetit tė Ferrarit, duke “bekuar” Schumin.

    “Michael di tė fitojė, di tė ngasė njė makinė dhe ėshtė tepėr i zoti. Mendoj se Ferrari ka bėrė zgjedhjen mė tė mirė tė mundshme. Jam i sigurtė se tė gjithė do tė jenė tė kėnaqur, duke e parė tė kthehet tė garojė.

    Megjithatė, vetė unė shpresoj tė mund tė kthehem nė pistė me Ferrarin sa mė shpejt tė jetė e mundshme”, ka pėrfunduar braziliani, i cili ka thėnė edhe se e di shumė mirė se cfarė i ka ndodhur, ndonėse nuk e ka ndjerė kur ndodhi.

  9. #1068
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    F1, Piquet drejt Sauber


    Ish-piloti brazilian, Nelson Piquet eshte duke negociuar me skuderine zvicerane, Sauber. Lajmin e ka bere te ditur e perditshmja “Estado de Sao Paulo”, sipas se ciles bisedimet jane duke u zhvilluar dhe ne oret ne vijim pritet te vije edhe njoftimi zyrtar.
    Hyrja e Piquet ka si qellim t’i lejoje djalit te Nelson Jr qe eshte ne proces per t’u pushuar nga Renault, te vazhdoje aktivitetin e tij si pilot i Formula 1 pikerisht ne timonin e Sauber.

    Gjithmone sipas gazetes braziliane, Sauber ka arritur nje marreveshje me Ferrarin per furnizimin e motorave ne sezonin e ardhshem.

  10. #1069
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bogdani nuk ndihet “plak”


    Ndoshta ky mund te jete sezoni i fundit per Erjon Bogdanin te Kievo. Kontrata e sulmuesit te Kombetares shqiptare me klubin veronez skadon ne qershor 2010, por ai shpreson qe te perserise paraqitjet e javeve te fundit ne kampionatin e kaluar.
    Ky do te jete edicioni i trete me fanellen verdheblu dhe sezoni i dhjete ne Serine A italiane. Por, “Er-bomber” i ka idete e qarta: “Jam i perqendruar vetem te Kievo. Te luaj ne nivele te larta gjate ketij sezoni, me pas te shohim se ēfare do te ndodhe”. Veren e ardhshme gjithēka mund te ndryshoje, megjithate kerkon te jete i perqendruar. Edicioni i ri do te jete shume i rendesishem dhe nga paraqitjet me Kievon do te varet edhe karriera e 32-vjeēarit.

    “Nuk ndihem aspak plak. Kam ende shume deshire per te luajtur futboll dhe uri per te shenuar gola. Mund te vazhdoj te perfaqesohem ne nivele te larta. Natyrisht me Kievon”, tha ai. “Ēfare mendoj per te ardhmen? Shpresoj qe edhe kete vit te jem protagonist ne sukseset e skuadres sime. Kam ende kohe qe te jap kontributin per verdheblute”.

    Ashtu si tani, edhe ne fillim te sezonit te kaluar, Bogdani duhej te luftonte per te fituar nje fanelle titullari. Qendrimi i gjate ne stol nuk e demoralizoi, perkundrazi, shqiptari ishte i gatshem ne momentin e duhur dhe me golin qe realizoi ne porten e Lacios ndryshoi rrjedhen e kampionatit per klubin nga Verona.

    “Eshte e vertete. Isha ne krize dhe situata behej me e veshtire pas ēdo jave qe kalonte. Me pas ndryshoi gjithēka. Megjithate, nje gol nuk mjafton. Duhet te shenoj me teper”, nenvijezoi sulmuesi.

    “Gjate sezonit te kaluar mbijetuam, sepse te gjithe moren pergjegjesite e tyre ne momentin kur skuadra kishte me shume nevoje. Ne javet e fundit shpalosem forcen e madhe te skuadres sone. U ngjitem shume shpejt, ishin te pakta ekipet rivale qe arriten te mbanin ritmin tone. Shpresoj te perserisim te njejtat paraqitje. Kievo ka kualitete dhe i krijoi veshtiresi Romes, Juventusit, Interit e Xhenoas. Kontingjenti nuk ka ndryshuar shume dhe mendoj se do te realizojme gjera te mira”.

    Edhe pse eshte i perqendruar vetem te Kievo, here pas here nuk mungojne zerat e merkatos, per interesime nga ekipe te tjera. Me e fundit qe e ka perfshire Bogdanin ne listen e deshirave ishte Bari. “Me behet qejfi qe disa skuadra vazhdojne te me kerkojne. Kjo do te thote se ata e vleresojne lojen time. Por, une i kam idete e qarta: do te vazhdoj te jem pjese e Kievos, nuk iku prej ketu. Edhe ne momentet me te veshtira kam shpresuar gjithmone se do te me jepej shansi te ndihmoja skuadren... kete kam arritur ta bej ne fushen e lojes”, perfundoi lojtari.

  11. #1070
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana: Sanderlend ne “top 10”


    Mesfushori i Kombetares shqiptare, Lorik Cana, synon qe se bashku me Sanderlendin te renditet mes dhjete vendeve te para ne Premierligen angleze.
    26-vjeēari, i cili u transferua te “macet e zeza” nga Olimpik Marseja, beson se skuadra e drejtuar nga trajneri Stiv Brus e ka kualitetin e duhur per te rivalizuar me skuadrat me te mira.

    “Jam i informuar qe skuadra kishte mjaft veshtiresi gjate kampionatit te kaluar, por tashme kemi nje trajner te ri dhe gjate merkatos jane realizuar mjaft blerje. Do te perpiqemi te japim maksimumin dhe besoj se renditja mes dhjete vendeve te para dhe ecuria e mire ne Kupe do te jene rezultate te kenaqshme per klubin”, deklaroi kuqeziu.

    Me tej ai ka folur edhe rreth diteve te para si lojtar i Sanderlendit: “Pershtypjet e mia te para jane shume pozitive. Ambientet stervitore, stadiumi, tifozet dhe shoket e skuadres jane fantastike”.

    Cana firmosi kontrate 4-vjeēare me bardhekuqte, nga e cila do te perfitoje 2.5 milione euro neto ne sezon. “Shkaterruesi” u bind qe te pranonte oferten e ketij klubi, duke refuzuar Evertonin ne Angli dhe Hamburgun e Verder Bremenin ne Bundesligen gjermane, pasi ne marreveshje ka nje klauzole, e cila e lejon te largohet, nese per te vijne oferta nga Arsenali ose Liverpuli.

    Pas gjashte vite ne Ligen 1 me dy klubet me te medha ne France, PSG dhe Marseje, Cana shprehet mjaft i entuziazmuar nga sfida per te luajtur ne Premiership.

    “Jam mjaft i lumtur per kete aventure, ku do te jetoj ne nje vend te ri dhe do te luaj ne nje kampionat me skuadra historike dhe yje nga e gjithe bota. Premierliga eshte padyshim aktiviteti me i bukur: ēdo jave luan ne stadiume gjigante, kunder skuadrave fantastike”, shtoi ai.

    Numri 19 e ka te qarte se per te dhene me te miren duhet te ndryshoje disi menyren e lojes: “Natyrisht qe kjo eshte e domosdoshme. Pas kaq shume viteve qe kam luajtur ne France, kjo ishte arsyeja perse deshiroja te luaja edhe ne Angli. Mendoj se Sanderlendi eshte vendi i pershtatshem per te filluar karrieren time ne futbollin britanik. Jam mesfushor tipik: mundohem gjithmone te jem nje lider i skuadres dhe ne fushe jap 300 per qind. Ne Premierlige te gjithe praktikojne futboll te shpejte dhe me kontakte fizike, cilesi qe i kam edhe une”.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •