Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 111 of 232 FirstFirst ... 116186101106109110111112113116121136161211 ... LastLast
Results 1,101 to 1,110 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1101
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Arnautovic dėshiron tė dėshmojė vlerat nė Inter

    Sulmuesi i Twente, Marko Arnautovic, ėshtė i entuziazmuar rreth kalimit tė tij te kampioni i Serie A, Interi, dhe shpreson ta dėshmojė veten.
    Pas disa muaj spekulime, Interi mė nė fund arriti tė sigurojė shėrbimet e sulmuesit austriak, por vetėm si huazim njė vjeēar me mundėsinė qė kalimi i tij tė bėhet i pėrhershėm nė fund tė sezonit. “Ndodhi nė ēastet e fundit. Ata mė lutėn ta lėshoj fushėn dhe tė drejtohem nė zyrėn e agjentit tim ku mė ofruan marrėveshje dhe menjėherė e nėnshkrova. Nuk mė besohet se kam nėnshkruar pėr njė klub kaq tė madh”, ka shtuar ai. “Duhej kohė pėr tė arritur marrėveshjen pėrfundimtare, por Inter dėshironte tė ishte i sigurt se lėndimi im nuk do tė mė bėjė probleme. Do tė rikthehen nė stėrvitje tė rregullta pas dy javėsh”. “Dua tė dėshmoj se sa vlej sa mė shpejt dhe do tė luftoj pėr vend nė 11-shėn e parė me Samuel Eto’o dhe Diego Milito. Mendoj se jam i rritur pėr tė sfiduar”, ka pėrfunduar Arnautovic.

  2. Advertise Here
  3. #1102
    Senior Member
    Join Date
    14-12-2008
    Location
    Denmark
    Posts
    299
    Uploads
    0
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Quote Originally Posted by ferrari_666 View Post
    Ne dyshim pjesemarrja e Schumacher

    Kthimi ne piste i shtate here kampionit te botes ne Formula 1, Michael Schumacher do te varet nga gjykimi i mjekeve pas disa dhimbjeve te vazhdueshme ne qafe gjate provave te fundit te bera.
    Lajmin e ka bere te ditur zedhenesja e pilotit, Sabine Kehm, duke shpjeguar se Schumacher “nuk eshte ende i sigurt nese qafa e tij do t’i rezistoje sforcimeve”.

    “Kthimi i tij varet nga analizat mjekesore qe do te beje. Vetem pas ketyre testeve do te dihet nese ai do te kthehet te garoje”, shtoi zedhenesja.

    Schumacher, 40 vjec, ka pesuar demtime ne qafe shkurtin e shkuar ne nje aksident me motor.
    O ferrari_666 more vesh ndonje gje do jete Schumi qe ne garen e rradhes?

  4. #1103
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Quote Originally Posted by best ven View Post
    O ferrari_666 more vesh ndonje gje do jete Schumi qe ne garen e rradhes?
    90% e mundesive jane qe shumi te garoje, ai eshte duke iu neneshtruar nje stervitjeje intesive qe te jete sa me ne forme. gjithashtu mjeket do jene disi vendimtare duke pare dhe dhimbjet qe i jane shfaqur ne qafe. Por sic thashe mundesi e rikthimit eshte shume e madhe duke pare dhe qe Massa nuk eshte ne gjendje te garoje. Te shpresojme qe te garoje deri ne fund te ketij sezoni per te pare dhe njehere ne piste legjenden e formula 1.

  5. #1104
    Senior Member
    Join Date
    14-12-2008
    Location
    Denmark
    Posts
    299
    Uploads
    0
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Quote Originally Posted by ferrari_666 View Post
    90% e mundesive jane qe shumi te garoje, ai eshte duke iu neneshtruar nje stervitjeje intesive qe te jete sa me ne forme. gjithashtu mjeket do jene disi vendimtare duke pare dhe dhimbjet qe i jane shfaqur ne qafe. Por sic thashe mundesi e rikthimit eshte shume e madhe duke pare dhe qe Massa nuk eshte ne gjendje te garoje. Te shpresojme qe te garoje deri ne fund te ketij sezoni per te pare dhe njehere ne piste legjenden e formula 1.
    Thashe mos dije ndonje gje 100% te sigurt se deri tani qe po kerkoja vetem komente ka po sic the le te shpresojme te na kthehet nostalgjia e viteve te arta

  6. #1105
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Quote Originally Posted by best ven View Post
    Thashe mos dije ndonje gje 100% te sigurt se deri tani qe po kerkoja vetem komente ka po sic the le te shpresojme te na kthehet nostalgjia e viteve te arta
    asnjehere nuk ka gje 100% te sigurt shoku. 1% e mban gjithmone e kunderta e asaj qe duam ne.
    ======================================== ==================

    Kapllani-Berisha, mungesat e medha ne miqesoren me Qipron

    Miqesorja e 12 gushtit me Qipron ka krijuar edhe nje ide te qarte te futbollisteve qe nuk shihen si te sigurt ne Kombetaren shqiptare. Pas afro 48 oreve ne Tirane, trajneri Josip Kuzhe publikoi listen me emrat qe do te kete ne dispozicion per ndeshjen qe do te luhet ne oren 19.00 ne stadiumin “Qemal Stafa”.
    Mungesa me te medha (ende nuk mund te flitet per perjashtime) jane padyshim Edmond Kapllani dhe Besart Berisha. Dy sulmuesit, qe ne sezonin e ri do te militojne ne Bundesligen II gjermane, perkatesisht me Augsburgun dhe Arminia Bielefeld, jane “sakrifikuar” per t’u lene hapesira te rinjve Gilman Lika dhe Elis Bakaj.

    Kjo, pavaresisht faktit se vezhgimi i tyre ne aksion ka qene i pamjaftueshem. Kapllani nuk kishte asnje hapesire ne sfiden eliminatore te 6 qershorit me Portugaline, ndersa ne miqesoren e kater diteve me pas me Gjeorgjine ai qendroi ne fushe vetem 54 minuta. Ne anen tjeter, Berisha u aktivizua 180 sekonda si zevendesues i Duros perballe luzitaneve, ndersa me gjeorgjianet luajti 45 minuta, duke e nisur takimin nga stoli si alternative e Bakajt.

    Por, kunder Qipros jashte skuadres jane lene edhe tri futbolliste te tjere: behet fjale per Admir Telin, Endrit Vrapin dhe Dorian Bylykbashin.

    Dy te paret kane qene pjese e perhershme e skuadres deri ne kete sfide, por jane detyruar te hapin “krahun” per thirrjen e pare ne Kombetaren “A” te mbrojtesit te Flamurtarit, Franc Veliu.

    E kunderta ndodh me Dorian Bylykbashin, qe pas “perjashtimeve” nga Oto Bariē e Ari Han nuk ka bindur as Kuzhene. Elbasanasi i Krivbas luajti 45 minuta pa shkelqyer ne miqesoren me Gjeorgjine. Ne kuadrin e rinovimit te skuadres, duke perfituar edhe nga mungesa e Altin Lales ne mesfushe (per shkak demtimi), trajneri kroat grumbulloi edhe Emiljano Vilen e Dinamos se Zagrebit (luan ne forme huazimi te Lokomotiva e Zagrebit) dhe Jetmir Sefen e Tiranes ne mesfushe, perkrah Jahmir Hykes.

    Per sa i takon pjeses tjeter te skuadres, asgje nuk ka ndryshuar. Ne porte, perkrah Isli Hidit, i cili ka marre nje tjeter shans pas gabimit qe i kushtoi Shqiperise humbjen me Portugaline, do te jete edhe Samir Ujkani. Perveē Dallkut, Currit e Vangjelit, “nen arme” jane thirrur edhe Elvin Beqiri i Vllaznise dhe Andi Lila i Tiranes.

    Ne mesfushe nuk kishin si te mungonin Skela, Cana, Duro, Bulku e Agolli, ndersa lojtaret kryesore ne repartin ofensiv jane Bogdani e Salihi.

    Mes 20 te perzgjedhurve nga Kuzhe, vetem pese prej tyre luajne ne kampionatin shqiptar. Skuadra me e perfaqesuar nga Superiorja eshte Tirana me dy futbolliste (Lila e Sefa), ndersa Dinamo, Vllaznia e Flamurtari kane nga nje element.

  7. #1106
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Projekti i ri i Kuzhes

    Trajneri i kombetares sone, Josip Kuzhe eshte rikthyer ne Tirane per te pergatitur skuadren per ndeshjen miqesore te 12 gushtit me Qipron dhe me pas per ndeshjen eliminatore me Danimarken me 9 shtator.
    “Me kujtohet mire, rreth 33 vjet me pare kam luajtur ne kete stadium, isha lojtari i Dinamos se Zagrebit. Fituam 2-0 por mbaj mend se atmosfera ishte shume e ngrohte dhe nuk kishte asnje vend te lire ne stadium. Ndeshjen me Dinamon e Tiranes nuk e harroj kurre”, nis intervisten e tij trajneri i kuqezinjeve.


    Pas miqesoreve me Gjeorgjine dhe me Portugaline, Kuzhe e njeh me mire kete grup lojtaresh dhe e di c’ka i mungon.

    “Do hartoj nje program te cilin do t’ia paraqes federates. Na duhen tre lojtare te rinj, nje mesfushor mbrojtes, nje krahu dhe nje sulmues i fuqishem. Vec miqesoreve duhet te pergatitemi per ndeshjet me Suedine dhe Danimarken. Eshte e veshtire qe te fitojme me keto dy ekipe pasi ato jane shume te motivuara”, vazhdon me tej kroati

    Periudha shkeputjes nuk eshte shfrytezuar per pushime per Kuzhen.

    “Pas Portugalise i paraqita federates planin tim ku kryesorja eshte zbulimi i talenteve. Kam ndjekur perfaqesuesen U20 dhe klubet shqiptare ne Kupat e Europes. Rezultate e tyre ishin zhgenjyese por mua nuk me interesonte rezultati, kam vene re disa lojtare qe jane paraqitur mire dhe do te vazhdoj akoma te kerkoj per talente te reja per t’i rekrutuar ne kombetare”, shton Kuzhe.

    Pavaresisht faktit qe ka marre nje perfaqesuese te vogel ai nuk i trembet ndonje deshtimi, pasi beson te aftesite e trasmetimit te ideve te tij te lojtaret..

    “Shqiperia ka elemente per te ecur perpara po mungon motivimi dhe entuziazmi. Kete atmosfere ne e kemi tek tifozet bashke me ta dhe federaten mund te permiresohemi nga ana profesionale”, perfundon intervisten e tij trajneri i kroat.

  8. #1107
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Skela, Kaljari, perpara Trabzonspor

    Kaljari duket se ka marre kryesimin ne garen per te siguruar sherbimet e Ervin Skeles. Mesfushori shqiptar vazhdon te stervitet me ekipin e dyte te Bajern Leverkusenit, madje per nje moment u spekulua se atij do t’i ofrohej kontrate ne baze te paraqitjeve.
    Por, drejtuesit e klubit gjerman kane bere te ditur se nuk do te fillojne bisedimet me fantazistin kuqezi per sezonin e ardhshem dhe saktesuan se ai vetem po stervitej, deri sa te gjeje nje skuader.

    Zhvillimet me te reja kane bere qe skuadra italiane te shihet si kandidatja me e forte per 32-vjeēarin. Klubi nga Sardenja vazhdon te levize ne merkato per te perforcuar mesfushen per sezonin e ri te Serise A dhe Skela shihet si zgjidhja ideale ne kete repart.

    Ne Turqi, ku lojtari kerkohet nga Trabzonspor, jane te bindur se vlonjati mund te provoje edhe nje here aventuren ne kampionatin italian, pas zhgenjimit me Askolin ne pjesen e pare te sezonit 2006-2007. Ne anen tjeter, interesimi i Bazelit duket se eshte zbehur.

  9. #1108
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana: I kenaqur nga 90 minutat e para


    Pas aktivizimit te pare 90-minutesh ne kete sezon, ne miqesoren qe Sanderlendi fitoi 2-0 me Peterbroun, Lorik Cana eshte shprehur i kenaqur me paraqitjen e tij.
    Loja e tij ka entuziazmuar edhe stafin teknik dhe tifozet, ndersa 26-vjeēari deklaroi: “Ishte hera e pare ne kete fillimsezoni qe luaja 90 minuta dhe mund te them se u paraqita mire.

    Miqesoret ne kete periudhe jane mjaft te rendesishme, shpresoj te luaj gjate gjithe takimit edhe te shtunen kunder Harts. Me pas do te jem gati per sezonin e ri ne Premierlige”.

    Mesfushori kuqezi nuk harroi te falenderonte tifozet per mbeshtetjen gjate sfidave me Selltik dhe Peterbrou. “Deshiroj t’u jap ketyre tifozeve te mrekullueshem ate qe presin prej meje. Loja ime do te permiresohet edhe me shume, pasi nuk jam ende ne formen optimale”. Me 12 milione eurot e shpenzuara per blerjen e Bent, Cana nuk eshte me lojtari me i shtrenjte i “maceve te zeza”: “Jam i lumtur qe skuadra vazhdon te perforcohet. Kjo eshte diēka pozitive per Sanderlendin”.

  10. #1109
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Michael Schumacher para rikthimin e tij nė Grand Prix nė Valencia, nuk do te bej asnje lloj testi me Ferrari. Rivali Williams refuzon rikthimin e tij.

  11. #1110
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Zyrtare: Bassong kalon nė Tottenham

    Ekipi i Tottenhamit ka pohuar se ka arritur tė angazhojė mbrojtėsin e Newcastle United, Sebastien Bassong.
    Mediat angleze njė ditė mė parė paralajmėruan se mbrojtėsi i Newcastle ėshtė nė prag tė kalimit nė radhėt e Tottenham, ndėrsa mbrėmjen e tė enjtes kjo u bė edhe zyrtare.“Jemi tė kėnaqur qė mund t’ju informojmė se kemi arritur marrėveshje me Newcastle pėr tė transferuar Sebastien Bassong nė Tottenham, pasi lojtari i ka kaluar me sukses testet mjekėsore dhe i ka pėrcaktuar kushtet personale”, thuhet nė deklaratėn e Tottenham.Bassong u transferua nė Newcastle verėn e kaluar nga Metz dhe pati 34 paraqitje nė sezonin e parė tė tij nė Ligėn Premier.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •