Pellegrini kėrkon trofe dhe futboll atraktiv tek Reali
Trajneri i ri i Realit tė Madridit, Manuel Pelegrini ka thėnė se skuadra e tij duhet tė luajė futboll tėrheqės dhe tė fitojė nė ēdo ndeshje
Trajneri kilian Pellegrini qė para disa muajsh ka qenė nė stolin e Villarreal ėshtė nė presion jo vetėm pėr tė fituar trofe, por edhe pėr tė garantuar futboll atraktiv nga skuadra e tij.
"Gjėja e parė ėshtė tė fitojmė. E dyta ėshtė tė luajmė futboll tėrheqės, nė mėnyrė qė njerėzit tė largohen nga stadiumi me njė buzėqeshje nė fytyrat e tyre", ka pohuar Pelegrini, duke shtuar:
"Unė jam shumė i kėnaqur me skuadrėn qė kam nė dispozicion. Ne kemi ndėrtuar njė skuadėr tė aftė pėr tė fituar tė tre trofetė qė janė nė dispozicion. Reali gjithmonė ėshtė i detyruar pėr tė fituar. Ėshtė e qartė se lojtarėt e mirė qė i kemi, na japin mė shumė opsione pėr tė arritur deri te suksesi".







