Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 116 of 232 FirstFirst ... 166691106111114115116117118121126141166216 ... LastLast
Results 1,151 to 1,160 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1151
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Gago, asnjė interes qė tė kalojė tek Atletico Madrid

    Atletico Madrid duket se ka hequr dorė nga pėrpjekja pėr tė angazhuar mesfushorin Fernando Gago, pasi argjentinasi ka pėrjashtuar njė kalim nė Vicente Calderon

    Atletico kishte menduar njė transferim tė Gagos, i cili mund ta ketė vėshtirė tė gjejė vend nė formacionin e parė tė Realit pas arritjes sė Xabi Alonsos.

    Sidoqoftė, sipas Marca, Gago ka porositur agjentin e tij ta informojė Atleticon se ai nuk ėshtė i interesuar tė lėvizė nė kėtė drejtim.

    Argjentinasi Fernando Gago duket se ėshtė i bindur se ai do tė luajė mjaft me Realin pėr tė siguruar njė vend nė Kupėn Botėrore nė fund tė sezonit tė ardhshėm.

    Edhe Real Madrid ka deklaruar se e sheh Gagon si pjesė tė rėndėsishme tė ekipit, pavarėsisht pranisė sė Alonsos dhe Lassanna Diarra.

  2. Advertise Here
  3. #1152
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Moratti: Na pėlqen Van der Vaart, por do pyesim Mourinho

    Presidenti i Interit, Moratti ka konfirmuar se mund tė blejė mesfushorin holandez tė Real Madridit, Van der Vaart

    “Na duhet njė trekuartist” kishte thėnė trajneri Mourinho pak ditė mė parė. Dėshira e portugezit nė veshin e presidentit tė Interit, Massimo Moratti.

    Ky i fundit ka konfirmuar se ka ndėrmend ti plotėsojė kėrkesėn e radhės teknikut tekanjoz, me qėllim formatimin e njė skuadre tė denjė pėr tė fituar Champions League. Emri qė ka pėrmendur Morati ėshtė ai i holandezit tė Realit, Rafael Van der Vaart.

    “Po na pėlqen. Ėshtė njė prej emrave qė e ndjekim dhe mund ta blejmė, por mė parė duhet tė pyesim nėse edhe trajneri Mourinho ėshtė dakord” tha presidenti Moratti.

  4. #1153
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Vdekja e Harke, mijera tifoze ne varrim


    Mijera tifoze dhe qytetar te Barcelones kane percjellur per ne banesen e fundit, ish kapiteni i skuadres spanjolle Espaniol, Daniel Harke i cili nderroi jete mbremjen e te shtunes pas nje ataku kardiak.
    Lajmi i hidhur i vdekjes se kapitenit Harke ne Itali, ka shtyre mbeshtetesit e tij dhe te skuadres se Espanyol te bejne homazhe prane stadiumit Cornella-El Prat ne Barcelone. Sheshi prane stadiumit ishte i mbushur me lule, fotografi te futbollistit dhe qirinj te ndezuar.

    Menjehere pas kesaj tragjedie, skuadra e Espaniol eshte kthyer ne Barcelone dhe ka shkuar menjehere ne stadiumin Cornella-El Prat per t’iu bashkuar tifozeve me homazhet ndaj kapitenit Harke. 26 vjecari spanjoll i cili ne fanele kishte numrin 21 kishte patur disa shqetesime pasditen e te shtunes ne kohen kur po fliste me te fejuaren ne telefon.

    Ka qene pikerisht ajo qe ka lajmeruar shoket e skuadres t’i vinin ne ndihme Harkes, por perpjekjet e tyre dhe te stafit mjekesor te skuadres per ta rikthyer ne jete nuk dhane asnje rezultat.

    Tifozet ultras te kesaj skuadre kerkojne qe stadiumit te ri ti jepet emri i kapitenit Harke, nderkohe qe ata propozojne qe ne minuten e 21 te cdo ndeshje te perkujtohet ish kapiteni i tyre.

    Vdekja e Harke eshte e dyta qe godet futbollin spanjoll, pas vdekjes se Antonio Puerta ne 2007. Futbollisti i Seviljas, ra ne fushe gjate ndeshjes me Getafen per shkak te nje infarkti. Perpjekjet e mjekeve nuk e menjanuan tragjedine.

  5. #1154
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ancelotti fiton sfiden e pare ndaj Ferguson


    Ish trajneri i Milan tashme trajner i Chelsea-t, Carlo Ancelotti e ka nisur me trofe aventuren e tij ne Angli. Blute e Londres fitojne trofeun e “Community Shield” ndaj Manchester United pas goditjeve te 11 metershave.
    Koha e rregullt e takimit u mbyll me rezultatin e barabarte 2-2. Manchester United ishte ekipi i cili kaloi i pari ne avantazh me ane te Nani. Me pas do te ishte mbrojtesi portugez i londinezeve Carvalho qe do te barazpeshonte ndeshjen dhe Lampard i cili kalon ne avantazh “blute”.

    Atehere kur pritej fershellima e gjyqtarit dhe dorezimit te trofeut te pare per Ancelotin ne Angli, vjen edhe goli i Rooney ne minuten e 90 ne nje pozicion te dyshimte loje.

    Pas perfundimit se kohes shtese nga gjuajtja e penalltive lojtaret e Chelsea tregohen 100 perqind te sakte ndersa nga Manchester United penalltine e humbin Evra dhe veterani Giggs.

  6. #1155
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Chelsea ofron 52 milione euro per Pato


    Oferte e re e Chelsea per Pato. Sipas tabloidit anglez “News of the World”, klubi britanik i ka ofruar Milanit 52 milione euro per blerjen e sulmuesit brazilian.
    Presidenti Abramovich eshte i predispozuar per te lene Paton hua kuqezinjeve edhe per nje vit tjeter.

    Keshtu qe futbollisti do te shkoje tek Carlo Ancelotti vetem ne 2010-en, pas boterorit te Afrikes se Jugut.

  7. #1156
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    aul: Ronaldo e Kaka nuk do ta sfidojnė Real Madridin

    Kaka e Cristiano Ronaldo kanė qenė shumė tė shpejtė nė shfaqjen e respektit ndaj kapitenit tyre tė ri, legjendės sė Real Madridit –Raul Gonzalez Blanco.
    Tė dy lojtarėt thonė se janė tė gatshėm tė punojnė sipas rregullave tė Raulit pas spekulimeve se do tė ketė pėrplasje nė mes personaliteteve tė tyre, pėrfshirė edhe pohimet e ish-shefit tė Chelsat, Luiz Felipe Scolari."Ėshtė e pamundur pėr Raulin tė mė befasojė. Ēdo gjė qė ai bėn, e bėn me aq lehtėsi. Ai e ka dėshmuar edhe njė herė gjatė kėtij para-sezoni se ėshtė njė lojtar i rėndėsishėm”, ka thėnė Kaka.“Ai ėshtė shembull pėr tė gjithė dhe po i ecin mirė, po shėnon gola. Jemi tė angazhuar tė gjithė qė sulmi tė jetė i pėrsosur”, ka shtuar nė anėn tjetėr Ronaldo.Kapiteni i Realit, nė ndėrkohė ka thėnė: "Qė 15 vjet kam qenė me Madridin duke bėrė tė njėjtėn gjė: duke shėnuar gola. Gjatė tėrė kėsaj kohė kam luajtur pėrpara dhe mendoj se pikėrisht atje do tė jem mė i dobishmi pėr ekipin”.

  8. #1157
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Roma e interesuar pėr Adrianon

    Sipas raporteve tė mediave italiane, ekipi i Romės ėshtė i interesuar tė kthej Adrianon sėrish nė Serie A nga ekipi brazilian Flamengo.
    Agjenti i lojtarit, Gilmar Rinaldi, ka komentuar spekulimet, dhe ka pranuar se ka gjasa qė klienti i tij tė kthehet nė Itali nė tė ardhmen."Tani pėr tani nuk mund tė pėrmend emra, por ka kėrkesa nga Italia dhe ai mund tė kthehet sė shpejti”, ka thėnė ai pėr Sky Sports."Adriano ka njė kontratė me Flamengon deri nė muajin maj tė vitit tė ardhshėm dhe qėllimi i tij ėshtė tė luaj nė Kampionatin Botėror. Ka gjasa, nėse diēka e rėndėsishme ofrohet, ai mund tė shkoj kudo nė Evropė, jo vetėm nė Serie A", ka deklaruar agjenti i tij.

  9. #1158
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Stoner sėrish “KO”, do tė mungojė nė 3 gara nė MotoGP

    Piloti australian i skuadrės sė Ducati ka probleme fizike dhe psikologjike dhe do tė zėvendėsohet me Mikka Kallio


    Piloti australian Casey Stoner ėshtė sėrish KO. kėtė e zbulon drejtori sportiv i Ducatit, Livio Suppo qė bashkė me kėtė lajm jo tė mirė pėr tė apasionuarit e MotoGP, jep edhe njė tjetėr:

    Casey Stoner nuk do tė jetė nė garėn qė do tė zhvillohet nė pistėn e Brno, nė Ēeki, dhe me shumė gjasa as tė dy Ēmimet ė mėdha tė radhės.

    Por ēfarė ka “Kanguri” i talentuar? Nė fillim pati probleme me frakturėn nė dorė dhe pastaj njė gastroenterit qė i shkaktoi edhe anemi.

    Telashet nuk kanė tė sosur pasi pranė skuadrės sė Ducatit, thonė se tashmė Stoner paska edhe probleme nervore. Disa e kanė quajtur "Rossite", frikė ndaj kampionit tė botės, Valentino Rossi. Ducati do tė zėvendėsojė Stoner me tė riun Mikka Kallio.

  10. #1159
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Aventurat e Schumacher, pas F1 do shkojė nė hapėsirė

    Piloti gjerman ka prenotuar njė fluturim unik pėr nė hapėsirė qė do tė realizohet nė 2011 dhe do zgjasė 6 orė


    Pas rikthimit nė pistat e Formula 1, Schumacher do ti dhurojė vetes njė tjetėr kėnaqėsi, njė udhėtim nė hapėsirė. 7 herė kampioni i botės ka prenotuar njė fluturim nė modulin “SpaceShipTwo” tė miliarderit britanik Richard Branson ("Virgin Galactic"):

    200 mijė Dollarė ėshtė kostoja e biletės pėr udhėtimin turistik nė hapėsirė qė do tė ndodhė nė vitin 2011. Schumacher ėshtė njė nga tė paktėt qė do tė hipė nė bordin e SS2 nė udhėtimet e para qė do tė realizohen.

    «Michael mezi po pret ditėn kur do tė niset» zbuloi menaxheri i pilotiti, Willi Weber. Udhėtimi do zgjasė rreth 6 orė.

    Mes udhėtarėve tė tjerė edhe ish piloti Niki Lauda, fizikanti Steven Hawking, dizajneri Philippe Starck, dhe me shumė mundėsi ish kryeministri britanik Tony Blair.

  11. #1160
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Zanetti-Fiorentina: tashme eshte zyrtare

    Mesfushori largohet nga bardhezinjte e Juventusit dhe nenshkruan nje kontrate 3-vjecare me Fiorentinena

    Cristiano Zanetti eshte zyrtarisht i Fiorentines. Kjo eshte konfirmuar nga vete klubi viole. Marreveshja mes dy shoqerive dhe futbollistit eshte arritur mbi bazen e ofertes prej 2 milion euro nga violet. Ai ka nenshkruar nje kontrate dy vjecare me mundesi zgjatje nje viti, pra deri ne vitin 2012. Nje zgjedhje e mire e Fiorentines, e cili mund ta perdore lehte futbollsitin per Champions kontrate e nenshkuar me violet me te drejte pjesemarrje ne kete kompeticion mund te aprovohet menjehere nga UEFA, e cila aprovon menjehere futbollistet e dale nga shkolla e futbollit ku luajne. Kujtojme qe Zanetti ka dale nga ekipet zinxhire te Fiorentines.

    Ne nivel taktik, Zanetti do te jete ai qe do te plotesoje mesfushen e Fiorentines dhe pritet te lauje perkrah Montolivos ne formacionin e Prandellit. Pritet qe ai te zevendesoje te sapolarguarin Felipe Melo duke marre pikerisht rolin e tij.

    Kontrata e sapofirmosur nga Zanetti eshte e vlefshme per t’u futur menjehere ne listen e futbollisteve viole qe do te marrin pjese ne Champions. Fiorentina do te ndeshet me Spoting Lisbona ne eliminatoret e ketij kompeticioni. Zanetti do te bashkohet menjehere me grupin, sapo te kaloje me sukses vizitat mjekesore. Ndoshta qe diten e marte.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •