Salihi i ben tjeter gol Rapidit: Kete e shijova dyfish!
Bomberi i Riedit realizoi per here tė dytė nė kėtė kampionat austraik, teksa mori edhe hakun e Vllaznisė, qė nė Europa League pėsoi plot tetė gola nga vjenezėt
Kushedi sa i kane dhembur ne zemer ato tete gola te pesuara te Vllaznise ndaj Rapidit per EuropaLeague: 5 nė Austri e 3 nė Shkodėr. Hamdi Salihi ka ditur ta ktheje ne stimul ate kujtim te hidhur qe perjetoi bashke me skuadren e vendlindjes se tij, duke shenuar nje gol tepėr tė vyer tė dielėn nė ndeshjen e javės sė katėrt tė Bundesligės austriake. Pėrballė kishte pikėrisht atė skuadėr, qė skishte pasur kurrė mėshirė kundrejt kuqebluve shkodranė, por qė Salihi si per t'u ngushelluar sadopak, ia mohoi gezimin e nje fitoreje te mundshme ne kampionat. Goli i shtatlartit te perfaqesueses shqiptare ne te 59 vendosi barazimin per Riedin, dukevijuar nje seri prej 20 ndeshjesh pa humbje ne shtepi. Nderkohe qe ne fund pati edhe nje rast te arte per ta denuar Rapidin, ndonese s'arriti ta konkretizoje. Me te vėrtetė ishte nje kenaqesi e teper e vecante qe pata mundesine te shenoja, aq me teper duke i siguruar skuadres nje barazim teper te cmuar ndaj nje kundershtari me emer si Rapidi ka deklaruar shkodrani per faqen zyrtare te Riedit ne internet, duke lene te kuptohet edhe nje fare revanshi per ate qe i kishte ndodhur Vllaznise -. Nese do te arrijme te vazhdojme te shprehemi me kete potencial, si une, ashtu edhe i gjithe ekipi mund te shohim larg. Sulmuesi shqiptar ėshtė specialist pėr tė shėnuar ndaj ekipeve tė mėdha austriake: pas golit tė fitores kundėr Salzburgut, ai shėnoi edhe tė dielėn ndaj Rapidit, portėn e tė cilit e kishte provuar edhe mė 17 maj 2009, nė atė sukses te paster 3-0 tė Riedit. Kurioz ėshtė fakti se nė 8 pėrballjet e mėparshme ndaj vjenezėve, Hamdushi kishte mbetur gjithmone thate. Ndėrsa duhet tė vinte dueli numėr 9 dhe 10, pėr tė sjellė breshėrinė e golave njėri pas tjetrit. Tani nuk mbetet vecse te shpresohet qe me entuziazmin e golit te se dieles, Salihi te kete ardhur (bashke me Currin e Dallun ka mberritur sot ne grumbullimin e hotel "Tirana International") per t'i dhene vazhdimesi cdo gjeje nė miqėsoren e se merkuren kundėr Qipros.
Kapllani
Ndėrkaq, pėrsa u takon legjionarėve tė tjerė nė kėtė fundjavė qė lamė pas, Augsburgu i Edmond Kapllanit humbi 3-1 nė transfertė me ish-skuadrėn e Ervin Skelės, Energi Kotbus, nė javėn e parė tė Bundesligės 2. Sulmuesi shqiptar e nisi takimin si titullar, por u zėvendėsua nė minutėn e 62-nga Traore. Golin e vetėm pėr Augsburgun e shėnoi Thurk (27). Ekipi 1860 Munchen fitoi 2-0 me Tus Koblenzin e vėllzerve Shefki e Njazi Kuqi. Shefkiu (kapiten) luajti 90 minuta, ndėrsa Njaziu u zėvendėsua nė minutėn e 52-tė nga Stieber. Fortuna Duseldorf fitoi 3-0 me Padebornin e Enis Alushit, qe u zėvendėsua nė minutėn e 76-tė. Ne Bundesligen 1 gjermane, Mainci i Hykes barazoi 2-2 me Leverkusenin, por shqiptari nuk u aktivizua per asnje minutė nė kėtė takim.
Dallku e Curri
Vorskla Poltava mori njė barazim me vlerė nė transfertėn me Metalurg Zaporezhje (1-1) nė ndeshjen e vlefshme pėr javėn e katėrt tė kampionatit nė Ukrainė. Metalurg shėnoi i pari me anė tė Arzhanov (57), ndėrsa golin e barazimit pėr Vorsklėn e shėnoi Cesnakov (90+2). Dallku e Curri i luajtėn tė gjitha minuat e takimit, ndėrsa Januzi hyri nė lojė nė minutėn e 82-tė. Krivbasi humbi 3-1 nė transfertėn me Tavrian. Nė fushė nga fillimi ishte mesfushori Ervin Bulku, ndėrkohė qė Agolli luajti si zėvendėsues nga minuta e 62-tė. Munguan Hidi e Bylykbashi. Krivbasi nuk ka marrė asnjė pikė nė javėt e para tė kampionatit ukrainas. Zarja e Parid Xhihanit pėsoi njė humbje tė thellė 4-0 nė transfertėn me Karpatin,. Nė kėtė ndeshje, sulmuesi kavajas luajti pėrgjatė 90 minutave.






