Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 12 of 232 FirstFirst ... 27101112131417223762112 ... LastLast
Results 111 to 120 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #111
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kupa UEFA: Sabri i “vė zjarrin” ėndrrės sė Bordosė.

    Formacioni turk ka shpresė tė rikthehet i madh nė Evropė. Gallatasaraj fiton dhe kualifikohet nė sekondėn e fundit.

    Emocione tė papėrshkrueshme ka dhuruar superndeshja e mbrėmjes sė djeshme nė stadiumin “Ali Sami Jen” tė Turqisė ndėrmjet Gallatasarajit dhe Bordosė. Asgjė nuk i ka munguar kėsaj sfide, por fundi i saj i ka buzėqeshur 60 mijė tifozėve tė Gallatasarajit, qė si gjithmonė e kanė festuar suksesin mes flakėve verdhekuqe. Shtatė gola nė 90 minuta, nga tre pėr pjesė nėse nuk do tė llogarisim golin e shėnuar nė sekondat e kohės shtesė nga mesfushori turk, Sabri Sanoglu.

    Pjesa e parė fillon mė mirė pėr “zhirondinėt” e Lorant Blank, qė kalojnė nė minutėn e parė nė avantazh me njė gol tė Belion. Por aq sa i ndezur ėshtė fillimi i takimit, akoma mė i zjarrtė ėshtė fundi i pjesės sė parė, pasi fillimisht Arda Turan nė minutėn e 43-tė dhe Herri Kjuėll, dy minuta mė vonė bėjnė qė Gallatasaraj tė mbyllė 45 minutat e para nė avantazh 2-1. Edhe fillimi i pjesės sė dytė ėshtė i mirė pėr vendėsit, qė tė entuziazmuar nga avantazhi i pjesės sė parė, trefishojnė shifrat nė minutėn e 65-tė, sėrish me Arda Turan.

    Kur dukej se gjithēka kishte pėrfunduar, dy minuta tė magjishme tė Bordosė barazojnė nė mėnyrė tė pabesueshme shifrat me Kavenagin (74’) dhe Ēemak (76’). Gjithsesi, vendėsit meritonin plotėsisht suksesin nė kėtė takim emocionues dhe njė gjė tė tillė do t’ia dhurojė Sabri, qė me njė goditje nga jashtė kualifikon Gallasarajin pėr nė 1/8 e Kupės UEFA.

  2. Advertise Here
  3. #112
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Analiza e UEFA kurorėzon Liverpool si ekipin mė tė mirė

    Skuadra e Benitez ėshtė mė e mira nė Europė sipas analizės sė bėrė nga UEFA qė merr nė konsideratė rezultatet e 5 vjetėve tė fundit.

    Sipas sistemit vlerėsues tė UEFA-sė, ekipi i Liverpoolit ėshtė klubi mė i mirė nė Evropė, me njė dallim tė vogėl nė krahasim me Chelsean, i cili ėshtė nė vendin e dytė, ndėrsa Barcelona ėshtė nė vendin e tretė.

    Me fitoren 1-0 ndaj Real Madridit nė Bernabeu, Liverpooli ėshtė ngritur nė vendin e parė tė tabelės zyrtare tė UEFA-sė pėr herė tė parė pas vitit 1985. Sistemi i kombinimeve i rendit klubet sipas paraqitjeve nė garat evropiane nė pesė sezonet e fundit, ndėrsa pikėt fitohen nė bazė tė rezultatit tė ndeshjeve dhe nivelit tė kundėrshtarit.

    Liverpooli tani mban kreun e tabelės me 114 mijė e 77 pikė, para rivalit tė Premierligės, Chelseat, qė ka 110 mijė e 77 pikė. Barcelona nė vendin e tretė ka 109 mijė e 403 pikė, ndėrsa Milani ėshtė menjėherė pas me 109 mijė e 306 pikė dhe Arsenali mbyll top pesėshen me 101 mijė e 77 pikė.

  4. #113
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Pilulat e merkatos sė futbollistėve nė tregun europian

    Manchester City tenton gjithēka pėr tė marrė Terry ndėrsa edhe Barcelona ka vėnė nė lėvizje agjentėt pėr Benzema.

    CHELSEA: ROBINHO - Pasi mungoi nė shėnjestrėn e saj nė merkaton verore, Chelsea mund tė marrė brazilianin Robinho nė njė lėvizje befasuese. Sipas gazetave britanike, sheiku arab i City mund tė tentohet nga ardhja nė skuadėr, e mbrojtėsit John Terry pėr tė lėnė tė lirė Robinho.

    BARCELONA: RIBERY DHE BENZEMA - Dy pjesė me vlerė tė futbollit europian janė tė destinuar pėr tė kaluar nė Spanjė tek Barcelona. Pas zėrave pėr nėj akord mes katalanasve dhe Bayern pėr francezin Ribery, agjenti i lojtarit, Alain Migliaccio ka konfirmuar se nėse Frank do largohet do shkojė te Barcelona. Ndėrkohė ekipi spanjoll ka intensifikuar kontaktet me Lyon pėr sulmuesi Benzema.

    JUVENTUS: DOWNING - Stewart Doėning mund tė jetė pasardhėsi i Pavel Nedved tek Juventus. Pas lamtumirės sė deklaruar tė mesfushorit ēek nė fund tė sezonit, Juventus mund tė marrė anglezin zi zėvendėsuesin ideal tė Nedved. Pėrveē emrave si Babel, Ribery e David Silva, bardhezinjtė interesohen edhe pėr lojtarin e Middlesbrough.

  5. #114
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Klinsmann mohon zėrat pėr kalimin tek Manchester City

    Trajneri i Bayern Munich, Jurgen Klinsmann, i ka hedhur poshtė spekulimet tė cilat e kanė lidhur atė me njė kalim tek Manchester City

    Manchester City dėshiron ta zėvendėsojė trajnerin aktual Mark Hughes me Jurgen Klinsmann.

    Gjermani ėshtė nėn presion tė madh tek Bayerni pėr shkak tė disa ndeshjeve tė dobėta nė Bundesligė. Megjithatė, ish-pėrzgjedhėsi i kombėtares gjermane ka mohuar se dėshiron tė largohet nga Allianz Arena.

    “Gjithmonė ju them lojtarėve tė mi si Frank Ribery, se spekulimet se njė klub tjetėr ju dėshiron janė njė kompliment pėr Bayernin dhe vetė ju. Nėse i dėgjoni ofertat, duhet tė jeni krenar dhe kjo iu pėlqen edhe menaxherėve dhe trajnerėve si edhe lojtarėve”, thotė Klinsmann.

    “Por, unė kam marrėveshje me Bayernin deri nė fund tė sezonit tė ardhshėm dhe mendoj vetėm pėr kėtė dhe si tė fitoj sa ėshtė e mundur mė shumė trofe nė kėtė periudhė”, ka shtuar trajneri.

  6. #115
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ronaldo me “defekt”, ėshtė i siguruar nė rast dėmtimi

    Do tė rikthehet pas disa ditėsh nė fushė por dėmtimet e shpeshta kanė bėrė qė klubi ta sigurojė duke pėrfituar financiarisht nėse braziliani nuk luan.

    Pas dy javesh “Fenomeni” Ronaldo do te beje debutimin me bluzen e Korinthiasit. Mirepo klubi brazilian nuk deshiron te rrezikoje, duke pasur parasysh demtimet ne te kaluaren te Ronaldos. Sipas lajmeve qe vijne nga Brazili, Korinthiasi ka nenshkruar nje shume te majme sigurimi per “Fnomenin”, ne rast se do te qendroje me shume se kater muaj jashte fushave.

    Sigirimi i lojtarit ne fjale do ta ndihmoje Korinthiasin per t’i paguar rrogen nese demtohet. Ronaldo eshte siguruar me 6 milione real (afersisht 2 milione euro). Ne kete rast agjencia do te perfitoje 200 mije euro. “Kjo marreveshje ka ekzistuar edhe ne klubet e medha europiane ku ka luajtur, pse te mos benim edhe ne te njejten gje?”, - eshte shprehur drejtori i Korinthiasit, Antonio Karlos.

    Gjate muajve qe nuk ka luajtur Ronaldo ka perfituar 600 mije real, duke perfshire edhe marsin, ndersa nga prilli e me pas do te perifotje 550 mije real ne muaj, qe bejne thuajse 190 mije euro ne muaj.

  7. #116
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Inter, Mourinho lavdėron Santon: Ėshtė njė fenomen i ri

    Trajneri i zikaltėrve ka lavdėruar anėsorin e ri tė Interit qė sipas tij i kujton legjendėn e shuar tė klubit, Faccheti

    Nė vigjilje tė ndeshjes me Romėn, Hoze Mourinjo ka gjetur kohėn pėr tė ngritur nė qiell Santonin. “Ėshtė njė fenomen. Pas 10-15 vjetėsh do tė bėhet njė Maldini, njė Zaneti apo njė Faketi dhe une do tė kujtoj qė kam bėrė tė njohur. Por dua tė theksoj qė merita ėshtė vetėm e tij, e personalitetit qė ka shfaqur nė fushė.” Mourinjo ėhstė shprehur edhe pėr ndeshjen me Romėn.

    “Zakonisht, pas ndeshjeve tė mėdha tė Champions, ne fitojmė gjithmonė edhe nė kampionat.” Interi kryeson e shkėputur nga skuadrat e tjera, ndėrsa Roma pretendon njė tjetėr vend nė Ligėn e Kampionėve pėr sezonin e ardhshėm.

    “Ne kemi nevojė pėr 30 pikė, qė ta kemi tė sigurt titullin. Roma duhet tė tregojė ēfarė objektivash ka. Mendoj qė do tė jetė njė sfidė mjaft e vėshtirė. Roma ėshtė njė skuadėr qė luan bukur futboll dhe kurrė nuk futet nė fushė pėr tė marrė njė barazim 0-0. Kanė njė trajner shumė tė mirė, qė do tė kėrkojė fitoren edhe nė fushėn tonė”, - ėshtė shprehur Mourinjo. Kivu nuk ėshtė grumbulluar pėr shkak tė lodhjes fizike, ndėrsa Kruz ėshtė ndėshkuar nga trajneri.

    “Ky vendim ka tė bėjė me paraqitjen nė Ligėn e Kampionėve. Njė futbollist e humbet ose e fiton vendin e titullarit nė bazė tė asaj qė jep nė fushė. Dhe pėrgjegjės pėr zgjedhjet gjithmonė ėshtė trajneri.” Ndėrsa pėr Vieiranė portugezi shton: “E di qė ka shumė dėshirė tė luajė, por pėr mua nuk ėshtė nė 100% tė formės. Dhe pėr tė fituar mua mė duhen futbollistė nė formė tė plotė.”

  8. #117
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan drejt revolucionit, Kaką ėshtė ēelėsi i zgjedhjeve

    Dėshtimi i fundit nė kupėn UEFA ka bėrė qė drejtuesit tė mendojnė riformatimin e ekipit. Por duhet tė vendoset qėndrimi ose jo i Kaką.

    Ose operacioni “Champions League” do tė mbyllet me sukses duke garantuar pjesėmarrjen, ose Milan do tė pėsojė njė ridimensionim rrėnjėsor. Ky ishte mesazhi i Adriano Galliani pėr futbollistėt tė cilėt e shohin veten nė rrezik largimi ose lėnieje jashtė formacionit nė fund tė sezonit.

    Ēėshtja e trajnerit tė ardhshėm shqetėson jo pak Berlusconin edhe pse pozicioni i Milanit ėshtė konfirmimi i Ancelotti nėse kualifikohet nė Champions Por pėr trajnerin aktual janė edhe alternativat e Real, Chelsea dhe Manchester City. Kėshtu Ancelotti mund ti japė fund ciklit 8 vjeēar.

    Pasardhėsi i tij nė fillim u pa nė shtėpi me Leonardon por ky e mohoi. Galliani tha se do vazhdojnė me Ancelottin. Nė garė janė edhe Roberto Donadoni. Pa harruar magjinė e ish-ėve Rijkaard e Van Basten.

  9. #118
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Premier League, fitojnė Blackburn, Bolton e West Ham

    Fundjava e kampionatit anglez ka sjellė tė tjera rezultate interesante duke sjellė 2 fitore tė vendasve dhe njė tė ekipeve mike.

    Dy gola nga Stephen Warnock dhe Keith Andrews siguruan 3 pikė tė vyera pėr Blackburn qė fitoi 1-2 nė fushėn e Hull nė “KC Stadium”.

    Ishte sulmuesi Ian Ashbee qė i dha skuadrės sė Hullit, shpresa pėr tė marrė pikė por ndeshja u mbyll me disfatėn e vendasve.

    Fitore edhe pėr Bolton dhe trajnerin e saj Gary Megson, 1-0 ndaj Newcastle. Goli i vetėm erdhi nga zėvendėsuesi Ricardo Gardner.

    Sukses minimal edhe pėr West Ham e trajnerit Zola pasi Jack Collison shėnoi golin qė mposhti Manchester City.

    Hull C. 1 - 2 Blackburn R.

    West Ham U. 1 - 0 Manchester C.

    Bolton W. 1 - 0 Newcastle U.

    Aston Villa 2 - 2 Stoke

  10. #119
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ferdinand: Mourinho mund tė pasojė Ferguson tek Manchester

    Mbrojtėsi energjik i “Red Devils” ka konfirmuar mundėsinė e uljes nė pankinė tė strategut portugez, pas sir Alex Mbrojtėsi i Manchester United, Rio Ferdinand, dėshiron qė ish-menaxheri i Chelseat, Jose Mourinho, ta vazhdojė suksesin e Sir Alex Ferguson si menaxher i klubit.

    “Ka shumė pak njerėz tė cilėt tė cilėt mund ta bėjnė kėtė detyrė. Nėse flasim pėr dikė me ego dhe personalitet, i cili do tė mund ta bėnte atė, atėherė Jose Mourinho ėshtė emri i cili ju bie nė mend”, ka thėnė Ferdinand.

    “Manchester United nuk ėshtė njė klub i cili vetėm dėshiron tė fitojė. Tifozėt kėrkojnė qė suksesi tė arrihet duke luajtur nė mėnyrėn e Manchester United. Futbolli sulmues ėshtė jetėsor pėr klubin. Pėr mua Jose Mourinho ėshtė shumė kujdesshėm nė kėtė aspekt tė lojės si menaxher”, shton mbrojtėsi anglez.

  11. #120
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Gati rregullat e reja pėr futbollin, arbitra shtesė

    Do tė ketė arbitra shtesė nė vijat anėsore ndėrsa ėshtė pezulluar pėrkohėsisht ideja e kartonit portokalli.

    Bordi i Shoqates Nderkombetare te Futbollit, organizmi i ngarkuar per te modifikuar rregullat ne kete sport, i ka hapur driten jeshile eksperimentimit te dy gjyqtareve anesore shtese te cilet do te bashkepunojne me kryesorin dhe do te garantojne nje kontroll me te mire ne aksionet qe zhvillohen ne zonen e portierit.

    Pas eksperimentit te suksesshem ne europianin U19 vitin e kaluar, IFAB ka vendosur qe ky rregull i ri te aplikohet edhe ne nje kampionat ose lige profesioniste. Nese gjithcka do te shkoje mire, atehere ky rregull i ri do te perfshihet ne te gjithe kompeticionet boterore. Italia eshte vendi qe ka kerkuar te jete pjese e ketij eksperimenti te ri ne futbollin boteror.

    Nuk ka marre miratimin e IFAB hipoteza e futjes ne futboll edhe te kartonit me ngjyre portokalli qe do te sherbente per te pezulluar ne disa minuta futbollistin, nderkohe qe eshte shtyre dhe propozimi per te cuar ne 20 minuta kohen e pushimit mes pjeses se pare dhe asaj te dyte.

    IFAB ka modifikuar edhe rregullin e pozicionit jashte loje, sipas te ciles nese nje mbrojtes le fushen per cfaredo lloj arsyeje pa lejen e gjyqtarit kryesor, do te konsiderohet sikur eshte pjese e lojes deri ne perfundimin e aksionit.

    Nje tjeter propozim i shtyre per mbledhjen e ardhshme te ketij organizmi eshte rritja e numrit te nderrimeve te futbollisteve nga 3 ne 4, kjo vetem ne rastin e pjeseve shtese, kur 90 minutat perfundojne ne barazim.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •