Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 122 of 232 FirstFirst ... 227297112117120121122123124127132147172222 ... LastLast
Results 1,211 to 1,220 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1211
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Lojtaret kuqezi, ne ndihme te kapitenit

    Rezultati historik i se merkures, ku Shqiperia fitoi 6-1 perballe Qipros, duke praktikuar nje futboll mjaft cilesor, eshte karakterizuar edhe nga nje episod mjaft domethenes ne fushen e lojes.
    E gjithe skuadra eshte vendosur perkrah kapitenit Ervin Skela, duke e lejuar qe te ishte ai goleadori i mbremjes. Fantazisti vlonjat ishte njeri prej protagonisteve kryesore ne “Qemal Stafa”, me dy gola te realizuar me 11-metersh. Penalltite jane fituar pas inkursioneve te rrezikshme te Hamdi Salihit ne zonen qipriote, ndersa lojtaret e tjere e kane mbeshtetur 32-vjecarin qe t’i ekzekutonte.

    Kjo per faktin se nje paraqitje e mire ne arenen nderkombetare do ta ndihmonte Skelen qe te gjente nje skuader cilesore ku do te aktivizohet ne sezonin e ri. Kapiteni i perfaqesueses kuqezi ne mungese te Altin Lales, zhbllokoi rezultatin ne minuten e 26-te, duke sigluar golin e avantazhit te perkohshem 1-0 te Shqiperise.

  2. Advertise Here
  3. #1212
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Jess “shtyp” Button, pushime nė jaht para garės nė Formula 1

    Piloti britanik qė kryeson botėrorin e F1 dhe e fejuara e tij Jessica janė shfaqur nė njė tjetėr zonė turistike nė Saint Tropez

    Piloti anglez i Formula 1, Jenson Button po pėrgatitet pėr garėn e radhės qė mund ti sjellė mė shumė siguri pėr titullin botėror por kėtė e bėn duke u relaksuar dhe pa menduar pėr Ēmimin e Madh.

    Protagonisti dhe lideri i Formula 1 do tė impenjohet nė garėn e 23 Gushtit nė pistėn e Valencias pėr tė shtuar distancėn 18.5 pikėshe, por nė plazhet franceze, Button vazhdon tė argėtohet me tė fejuarėn.

    Nėn diellin e Saint Tropez, Jenson dhe partnerja Jessica Michibata kanė qenė nė njė jaht nė shoqėrinė e miqve dhe ēifti duket mė i lumtur se kurrė.

    Shėtitje nė rivierėn franceze, shopping dhe njė dush i pėrbashkėt janė mes atyre qė lidhin Button dhe Jessica.

  4. #1213
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Piquet: Briatore eshte nje injorant


    I perjashtuari nga skuderia Renault, Nelsingo Piquet ka shfryre gjithe mllefin qe ndaj drejtuesit te skuadres, Flavio Briatore.
    “Di gjithcka qe ka lidhje me Formula 1 dhe Fravio Briatore eshte nje injorant”, shprehet braziliani ne nje interviste dhene per revisten “Autosport”. Ne vijim ai thekson se Briatore nuk e ka idene se si mund te drejtohet nje skuader e Formula 1.

    “Nuk me kushtonte aspak rendesi dhe nuk kuptonte asgje nga ajo cfare i nevojitej nje skuderie”, shton Piquet, duke bere nje krahasim, “Ishte si te degjoje motren time te fliste per makinat”.

    Por braziliani nuk ndalet me kaq, pasi ai e sheh Briatoren te lidhur ngushte me kreret e Formula 1. “Gjithe bota e di se ai ka nje ego te madhe por nje skuderi mund te funksionoje edhe pa te. Cilesite e vetme pozitive qe ka jane miqesia me Bernie Ecclestone dhe kreret e larte te FIA-s”, perfundon Piquet.

  5. #1214
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Michael Phelps, aksident me makine per kampionin

    Aksident me makine per 15 here kampionin olimpik, Michael Phelps.
    Gjigandi i pishinave eshte perplasur me makinen e tij tip Cadillac Escalade ne qender te qytetit te Baltimoras por nuk ka pesuar asnje demtim serioz. Drejtuesja e makines Honda me te cilen u perplas Phelps, eshte shtruar me urgjence ne spital, ndersa dy pasagjeret e notarit jane ne gjendje te mire shendetesore.

    Policia ka marre menjehere ne pyetje Phelps, i cili nuk ka rezultuar ne gjendje te dehur. Ngjarja ka ndodhur dje ne mbremje ne oren 21:00 dhe mendohet se aksidenti u shkaktua sepse nuk eshte respektuar semafori.

  6. #1215
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Torres rinovon me Liverpool, deri nė 2014 nė “Anfield Road”

    Sipas faqes zyrtare tė Liveropoolit, sulmuesi spanjoll Fernando Torres ka nėnshkruar njė kontratė tė re me klubin nga Anfield

    Sulmuesi spanjoll u transferua te Redsat nė vitin 2007 ku kishte nėnshkruar kontratė gjashtėvjeēare, ndėrsa tani ai ka rinovuar kontratėn e tij, dhe njėkohėsisht i ėshtė dhėnė mundėsia pėr ta vazhduar atė edhe pėr njė sezon, qė do tė thotė se 25-vjeēari do tė qėndrojė nė Anfield deri nė vitin 2014.

    “Fernando ėshtė njėri nga sulmuesit mė tė mirė, ndėrsa me moshėn qė ka ai mund tė bėhet edhe mė i mirė. Secila skuadėr e madhe e dėshiron atė, mirėpo ai ka dėshmuar se sa dėshiron tė arrijė sukses me Liverpoolin duke u lidhur pėr kėtė klub”, ka thėnė trajneri i Tė Kuqve, Rafael Benitez.

  7. #1216
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sneijder: Interi ‘hap thesin’

    Zikalterit pergatisin 20 milion per mesfushorin e Real Madrid

    Konkurenca e Chealsea dhe per me teper kokefortesia e Real Madrid jane gjerat qe mund te pengojne kete kalim. Por Interi duket eshte dorezuar. Nuk ka ndermend te prese ndonje ulje cmimi nga Reali dhe tani eshte gati te plotesoje kerkesen e Florentino Perez, i cili kerkon 20 milion euro per hollandezin. Transferimi i tij ne Milano mund te behet ne disa faza, duke ndihmuar dhe Morattin. Pra pagesa e 20 milioneve mund te ndahet ne tre pjese ne forme kestesh. Ideja e transfermit eshte nje oferte e Interit per nje kontrate 4-vjecare me Sniejder.

    Nje ‘parakalim’ nga Ancelotti ne ditet e fundit ndodhi per shkak se ai eshte ne kerkim te nje mesfushori te klasit te larte dhe Sneijder shikohej si alternativa e duhur, pasi idete e tjera te paraqitura nga traineri italian jane Franck Ribey ose David Villa, te cilet jane objektiva mjaf te veshtire pasi klubet repsektive te lojtareve nuk kane ndermend te heqin dore prej yjeve te tyre. Chealsea dhe Roman Abramovich ishin gati te jepnin 18 milion euro per hollandezin. Nje ide qe e favorizonte Real Madridin, pas deklaratave te shumta te Florentino Perez se skuadra duhet te shese sa me shpejt disa prej lojtareve dhe sidomos trion hollandeze qe perbehet nga Robben dhe Van der Vaart. Nga keto shitje Perez kerkojne te perfitoje jo me pak se 60 milon euro, sasi e konsiderushme dhe deri diku e pamundur. Ja perse 2 milion jane ato qe bejne diferencen per presidentin madrilen.

    Fale Morattit, tani Ineri eshte shume prane nje marreveshje vertet mjaft te mire. Sneijder eshte nje nder me te miret ne rolin e tij dhe do te permbushe padyshim kerkesat e trainerit jose Mourinho. Pritet qe zikalterit t’i ofrojne hollandezit nje kontrate prej 4 milion euro ne vit.

  8. #1217
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nis sot Premier League, sytė e futbollit janė nė Angli

    Premier League merr udhe sot ne Britanine e Madhe. Skuadra me e favorizuar eshte Manchester United, fituese ne tre kampionatet e fundit

    Djajte e kuq kete vit kane nuk do te kene Cristiano Ronaldo.Kundershtari kryesor duket se eshte Chelsea, i drejtuar nga Carlo Ancelotti.

    Dita e pare hapet me ndeshjen Chelsea-Hull City. Manchester Utd do te perballet neser me Birmingham. Ndeshjet e tjera te dites se pare jane Aston Villa-Wigan Athletic, Blackburn-Manchester City, Bolton - Sunderland (debuton edhe Lorik Cana), Portsmouth-Fulham, Stoke City-Burnley, Wolverhampton-West Ham, Everton-Arsenal, Tottenham -Liverpool.

  9. #1218
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Barcelona bie dakord, Messi do tė luajė kundėr Brazilit

    Talenti Lionel Messi ėshtė rikuperuar nga dėmtimi dhe do tė mungojė nė startin e Primera Division, pėr tė luajtur me Argjentinėn

    Sipas presidentit Federatės sė Futbollit tė Argjentinės, Julio Grondona, Barcelona ėshtė pajtuar qė Lionel Messi tė mungojė nė ndeshjen e parė tė sezonit nė La Liga, pėr tė luajtur nė ndeshjen vendimtare kundėr Brazilit tė vlefshme pėr kualifikimet nė Kampionatin Botėror.

    “Nuk ka problem. Kjo ėshtė diēka qė ėshtė arritur me marrėveshje ndėrmjet Josep Guardiolės dhe Diego Maradonės”, ka thėnė Grondona pėr RAC1.

    Ende nuk ėshtė bėrė konfirmimi nga Barcelona, ndėrkohė “Mundo Deportivo” sugjeron se edhe mbrojtėsi brazilian Daniel Alves mund tė lirohet tė luajė pėr Brazili

  10. #1219
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Agjenti i Rakitic: “Eshte e vertete, Interi e kerkon”

    “Atij do t’i pelqente te luante ne Itali sepse i pershtatet futbollit italian... ndoshta ne te ardhmen”

    Zikalterit e Interit kane kontaktuar me agjentin e kroatit Ivan Rakitic, mesfushor 21 vjecar qe luan ne Bundesligen Gjermane ne rradhet e Schalke 04. Dhe kete fakt e ka bere te ditur vete agjenti i futbollistit, Max Urscheler ne nje inteviste te dhene per ilsussidiario.net: “Inter kerkon Rakitic? Po, eshte e vertete”- konfirmon ai. “Ashtu sic eshte e vertet qe shume klube te tjera interesohen per te, por per momentin ai shte i lumtur tek Schalke 04.

    Mund te them qe Ivanit do t’i pelqente te luante ne Itali, sepse eshte nje futbollist mjaft teknik, i sakte dhe do t’i pershtatet shume lehte futbollit italian. Ndoshta ne te ardhmen mund te jete pjese e ketij kampionati”- shprehet ai.

    Rakitic, futbollist i perfaqesueses kroate, eshte nje alternative mjaft e mire per mesfushen zikalter ne rolin e ‘regjisorit’. Por nuk duhet harruar qe Inter eshte ne ndjekje te disa futbollisteve te tjere, si Wesley Sneijder dhe Rafael Van der Vaart te Real Madrid, Deco i Chealsea dhe Yoann Gourcuff i Bordose te per te gjetur te duhurin qe ploteson karakteristikat e kerkuara nga traineri Jose Mourinho.

  11. #1220
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Leonardo: “Pashe nje Milan ne rritje”

    Traineri kuqezi kerkon te mos demoralizohet pas humbjes perballe Juventus dhe Inter ne Trofeun Tim

    Eshte nje Leonardo i zhgenjyer ai qe paraqitet ne mikrofonat e Mediaset pas humbjes se rradhes ne kete faze pergatirore ne pritje te sezonit te ri. Traineri kuqezi ka marre dy humbje te tjera, perballe dy rivaleve direkt, sic jane Juventus dhe Inter por kerkon te mos demoralizohet nga ky fakt: “Vleresimet e verteta do te behen kur t’i kemi te gjithe ne dispozicion”- shprehet braziliani. “Kemi bere nje pergatitje te veshtire per disa motive te ndryshme, por mund te them qe sot ishim pak me mire.

    Perballe Juventusit patem me shume veshtiresi, ndersa kunder Interit shkoi me mire, pasi dhe goli i pesuar erdhi nga nje goditje denimi dhe nga nje shperqendrim i mbrojtjes. Ishim organizuar mire por ai gol nga shperqendroi. Ndersa me Juventusin nuk po dilnim dot ne lojen tone. Patem shume veshtiresi. Por mund te them qe vleresimin e duhur per ekipin mund ta bejme kur t’i kemi te gjithe lojtaret ne dispozicion”.

    Me pas Leonardo mundohet te harroje kete trofe dhe kerkon te kaloje ne nje tjeter teme qe ka te beje me skuadren e tij, merkaton. “Merkatoja?”- vazhdon Leonardo, “Nuk e di, por nuk eshte ajo qe ndryshon bazen e grupit tone. Ne duam te arrijme gjendjen me te mire te futbollisteve qe kemi ne skuader. Nese shtohet ndonje element i vlefshem nga jashte do te jete akoma me mire per ne. Por mund te them qe kemi ende gjera per te permiresuar.

    Dhe ne fund flet per argumentin Ferrara, i cili ishte prane tij ne intervisten e dhene: “Do te shihemi te henen, ne Trofeun Berlusconi dhe aty do te jete dicka tjeter”- perfundon Leonardo duke buzeqeshur me kolegun e tij bardhezi.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •