Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 123 of 232 FirstFirst ... 237398113118121122123124125128133148173223 ... LastLast
Results 1,221 to 1,230 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1221
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juventus fiton trofeun “TIM”, mundi Interin dhe Milanin

    Skuadra e bardhezinjve ka fituar pėr herė tė parė trofeun TIM pasi mundi Interin me anė tė penalltive dhe Milanin 2-0


    Juventusi e ka mposhtur Interin dhe Milanin pėr t’u shpallur fitues i garės tradicionale Trofeo Tim, e cila zhvillohet ndėrmjet tre skuadrave mė tė suksesshme italiane.

    Pėrballja e tretė 45-minutėshe e zhvilluar ndėrmjet bardhezinjve dhe kuqezinjve, ka pėrfunduar me fitoren e tė parėve me rezultat prej 2-0. Golin e parė nė kėtė ndeshje e shėnoi Amauri (14’), ndėrsa Vincenzo Iaquinta e dyfishoi epėrsinė e Juves (32’), dhe ku rezultoi tė ishte goli i fundit nė kėtė ndeshje.

    Nė pėrballjen e parė Zonja e Vjetėr e mposhti Interin pas ekzekutimit tė penalltive, ndėrsa pas kėsaj fitoreje Juventusi shpallet fitues i Trofeo Tim.

    Kjo ėshtė hera e parė qė Juventusi shpallet fitues i kėtij trofeu miqėsor, ndėrsa duhet tė pėrmendim qė sulmuesi bardhezi Carvalho Amauri u shpall lojtari mė i mirė i kėsaj gare, i cili shėnoi nga njė gol nė tė dyja ndeshjet e Juves.

  2. Advertise Here
  3. #1222
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    MotoGp, pole per Vale Rossin ne Brno edhe pse rrezohet

    Piloti i Yamaha ka bere xhiron rreth cirkuitit per 1 minutė e 56.145 sekona, duke lėnė prapa Lorenzon, pėrkundėr njė rėnieje nė xhirot e fundit tė sesionit kualifikues


    Kampioni i botės nė fuqi, Valentino Rossi ka regjistruar njė kohė mė tė mirė se shoku i tij i skuadrės Jorge Lorenzo, duke siguruar “pole-position” para garės qė do tė zhvillohet sot nė Brno te Cekise pėr MotoGP. Piloti i Yamaha ka bere xhiron rreth cirkuitit per 1 minutė e 56.145 sekona, duke qenė kėshtu para tė gjithėve, pėrkundėr njė rėnieje nė xhirot e fundit tė sesionit kualifikues. Gjithashtu vendosi edhe pėr rekordin e ri tė pistės ceke, duke pėrmirėsuar me 46 tė mijėtat e sekondes kohėn e mėparshme tė arritur nga vetė Rossi nė vitin 2006.

    Jorge Lorenzo, i cili gjendet 25 pikė prapa Rosit nė renditjen e kampionatit, fiksoi njė kohė prej 1 minute e 56.195 sekondash, duke u pozicionuar i dyti, i ndjekur nga Dani Pedrosa qe me Honda fiksoi kohen 1:56.528. Kėshtu duket se pas vendimit tė Stonerit pėr njė tėrheqje tė pėrkohshme si pasojė e stresit, lufta pėr titullin e Moto GP ėshhtė shndėrruar nė njė cėshtje brenda familjes sė Yamahas.

  4. #1223
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana, blerja me e mire ne Premierlige


    Lorik Cana eshte blerja me e mire e Premierliges ne kete merkato vere. Analistet gjermane, e cilesojne transferimin e mesfushorit shqiptar ne radhet e Sanderlendit nga Olimpik Marseja, si manovren me te goditur: ketu kombinohet kualiteti i lojtarit dhe shifra qe trajneri Stiv Brus pagoi per ta afruar ne skuader.
    Per sherbimet e 26-vjeēarit interesoheshin disa klube angleze, ku nuk munguan edhe emrat e medhenj si Arsenali e Liverpuli, por edhe Hamburug e Verder Bremeni ne Bundeslige.

    Ai klasifikohej perpara atyre qe shiheshin si blerjet e medha ne eliten e futbollit britanik: Juri Zhirkov nga CSKA e Moskes te Ēelsi (20 milione euro), Gereth Berri nga Aston Vila te Manēester Siti (14 milione euro), Antonio Vanelcia nga Uigan te Manēester Junajtid (18 milione euro) apo edhe Karlos Tevez nga Manēester Junajtid te Manēester Siti (28 milione euro). “Nese me pyesni perse mendoj se Cana eshte blerja me e mire ju them se nuk do te kaloje shume kohe, e te gjithe ta mendojne si une”, deklaroi analisti i “Spox”, Rafael Honigshtajn.

    “Shqiptari eshte nje perbindesh, i cili ben praktikisht gjithēka: spastron, nderton lojen, eshte lider dhe nese eshte e nevojshme luan edhe si mbrojtes qendre. Ai ka qene kapiten te Marseja e mund te jete lider edhe te Sanderlendi. Edhe pse ne Premierlige nuk eshte nje emer shume i degjuar, Cana eshte jashtezakonisht cilesor”.

    Rreth kuqeziut ka folur edhe Filip Auker, korrespondenti i “France Football” ne Angli. “Nese krahasojme shifren 6 milione euro qe Sanderlendi shpenzoi per ta blere, me kualitetin qe ka ky futbollist, mendoj se ajo eshte qesharake”, deklaroi ai.

    Nje prej arsyeve te dhena eshte se paundi britanik eshte zhvleresuar me 20 per qind ne krahasim me vlerat e gushtit 2007. “Kjo ka bere qe klubet angleze, ndryshe nga ato spanjolle te mos realizojne blerje te bujshme. Ne anen tjeter, ēdo lojtar i transferuar ne Premierlige, ne te vertete vlen 20 per qind me teper”, saktesoi Honigshtajn.

  5. #1224
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Eliminohen Federer e Nadal


    Eshte mbyllur ne cerekfinalet e turneut te Montrealit, aventura kanadeze e dy favoriteve dhe tenisteve me ne forme ne bote, Roxher Federer dhe Rafael Nadal, te cilet jane eliminuar ne menyre surprize.
    Numri nje ne bote, Federer eshte mundur nga francezi Tsonga ne nje ndeshje qe zgjati dy ore e 19 minuta.

    Ne setin e pare francezi ishte me i miri edhe pse rezistenca e Federer coi shifrat 7-5. Por nje demtim ne berryl uli ndjeshem lojen e Tsonges qe humbi fraksionin e dyte 6-1 pas sherbimeve fatale te Federer.

    Tenisti zviceran ishte prane festes kur coi setin final ne 5-2 por ketu nisi dhe reagimi i pabesueshem i Tsonges qe detyroi Federer te dorezohet. Te njejtin fat pati edhe Rafael Nadal qe konfirmoi dobesine e tij ne perballjet me Huan Martin Del Potro.

    Ne duelin latin ishte argjentinasi qe doli fitues edhe pse per tenistin nga Majorka u pane permiresime pas mungeses me shume se dy muaj. 7-6 dhe 6-1 ishin setet ne te cilet Nadal iu nenshtrua humbjes duke lene turneun e Montrealit.

  6. #1225
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Edgar Cani tek Empoli

    Keto duket se jane oret decizive per transferimin e Edgar Canit tek Empoli. Talenti shqiptaro-italian, vazhdon te stervitet me Palermon, por per shkak te konkurrences se madhe te sicilianet, ai do te huazohet ne klubin e Serise B italiane.
    Edhe pse ka bere paraqitje mjaft te mira gjate fazes pergatitore nen urdhrat e Zenges, pas perfundimit te huazimit tek Askoli (5 gola ne 20 ndeshje), 20-vjeēari do te dergohet serish larg zirozeve per t’u aktivizuar rregullisht dhe fituar eksperience.

    “Cani eshte nje lojtar qe na intereson dhe kemi arritur akordin parimor me Palermon”, deklaroi presidenti i Empolit, Fabricio Korsi. “Megjithate, me pare duhet te shesim disa futbolliste nga kontingjenti aktual. Sapo kjo te ndodhe, sulmuesi do te afrohet ne ekipin tone per sezonin e ri”.

  7. #1226
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Drogba-gol ne shtese, Chelsea i Ancelottit e nis mbare Premier

    Afrikani ka pranuar se kishte fat nė realizimin e golit vendimtar ndaj Hullit: “Une provova tė krosoj, por fatmirėsisht topi kaloi portierin dhe pėrfundoi nė rrjetė


    Celsi i udhėhequr nga trajneri i ri Carlo Ancelotti e ka filluar me fitore sezonin 2009/2010 nė Premier League. Takimi i zhvilluar nė stadiumin “Stamford Bridge”, ndėrmjet bluve dhe Hull City, ka pėrfunduar me fitoren e londinezėve me rezultatin 2-1.

    Heroi i vendasve nė kėtė pėrballje ishte Didier Drogba, i cili shėnoi tė dy golat pėr Chelsean. Krejt papritur, serine e hapi Tiger Steph (28’), i cili debutoi pėr Chelsean, mirėpo Didier Drogba barazoi rezultatin nė minutėn e 37-tė. Megjithe perpjekjet dhe rastet e shumta, vetėm nė minutat shtesė tė takimit (90'+2), sulmuesi nga Bregu i Fildishtė shėnoi edhe golin e dytė tė ndeshje dhe tė fitores pėr Chelsean. Ndėrkohė qė afrikani nė fund ka pranuar se kishte edhe pak fat nė atė realizim tė tij: “Une provova tė krosoj, por fatmirėsisht topi kaloi portierin dhe pėrfundoi nė rrjetė…. Gjithsesi, me rastet qė kishim gjatė pjesės sė dytė, mund tė shėnonim shumė gola, por thjesht ishim tė pafat. Ja qe fati na buzeqeshi ne fund. Gjithmonė ėshtė e rėndėsishme tė fitohet ndeshja e parė dhe ne ia dolėm mbanė, duke besuar dhe e kėrkuar pa pushim suksesin”.

  8. #1227
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juventus kerkon te arrije tek Zaccardo

    Mbrojtesi Zaccardo i ka shprehur shokut te rij te skuadres Barzagli se ai mund te kthehet ne Itali, pasi ne Gjermani ai ka fituar Bundesligen, por ka humbur vendin e titullarit


    Ai ka folur me shokun e tij te skuadres dhe i ka treguar hipotezen e largimit te tij nga Gjermania. Zaccardo, i cili duket i pakenaqur tek Wolfsburg mund te largohet nga Gjermania, edhe pse me kete skuader ai arriti te fitoje Bundesligen. Demtimet e shumta e kane lene jashte fushave per nje kohe te gjate dhe kane bere qe Crisian te humbase vendin e titullarit ne rradhet e kampioneve ne fuqi sidomos pas ndryshimit te trainerit.

    Pas arrijtes tek fantazisti Diego, i marre nga Werder Bremen, perforecimi i rradhes per ‘Zonjen e Vjeter’ mund te vije perseri nga Germania. Kesaj rradhe behet fjale per nje italian, pjese e ekipit ne fitimin e boterorit te 2006-es ne Gjermani. Kane mbetur edhe 2 jave nga mbyllja e merkatos dhe tani Juventus duket se eshte ne ndjekje te tij, i cili eshte i vendosur t’i jape fund aventures se tij ne Gjermani.

    Ky lajm u be i ditur dje pasdite ne Gjermani. Zaccardo, pas nje stervitje shlodhese, ashtu si dhe pjese tjeter e skuadres, pas fitores ne diten e shtune perballe Kelnit u duk vertet i pakenaqur. Cristian hyri ne takim ne minutat e fundit ne vend te gjermanit Gentner por nuk beri asnje koment per kete fakt. Por ai ka biseduar me shokun e tij te skuadres Andrea Barzagli, bashke me te cilin u transferua nje dite me pare nga Palermo tek Wolfsburg, duke i bere gjermanet te derdhin ne arkat e italianeve plot shumen 7 milion euro per kartonin e tij. Te dielen, ne redaksine e klubit kampion, te sponsorizuar nga kompania e madhe e makina ‘Wolkswagen’, nuk gjendej askush dhe i vetmi person i cili u pa te dilte nga qendra stervitore ishte traineri i ti i skuadres, Armin Veh, i cili zuri vendin e Felix Magath. Dhe nuk eshte pare asnje prej futbollisteve ne menyre per te biseduar apo per t’u informuar per kete ceshtje. Juventus eshte ende ne pritje per te gjetur kohen e duhur per t’u hedhur ne sulm per mbrojtesin Zaccardo.

  9. #1228
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Deshton turi vezhgues i Kuzhese ne Gjermani


    Ka deshtuar turi vezhgues i trajneri te Kombetares sone, Josip Kuzhe, ne Gjermani.
    Sikurse ishte paralajmeruar ne perfundim te ndeshjes miqesore ndaj Qipros (te fituar me rezultatin 2-1), tekniku kroat i kuqezinjve do te udhetonte drejt ketij vendi per te ndjekur nga afer disa nga futbollistet shqiptare, te cilet pritej te aktivizoheshin kete fundjave ne Bundesligen 2.

    Ne siten e Kuzhese do te duhet te kalonin dy sulmuesit e lene jashte listes anti-Qipro, Edmond Kapllani i Fc Agsburgut dhe Besart Berisha i Armina Bieleveldit.

    Por kjo nuk eshte realizuar, per shkak se trajneret perkates nuk kane aktivuar per asnje minute dy futbollistet shqiptare.

    Javen e ardhshme pritet qe Kuzhe te udhetoje drejt Italise per te vezhguar ne aksion sulmuesin tjeter kuqezi, Erjon Bogdani.

  10. #1229
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana “fiton” Angline: Eshte luftarak

    Qe ne debutimin me Sanderlendin ne Premier League, Lorik Cana ka fituar zemrat e shume anglezeve, per me teper te tifozeve te “Maceve te Zeza”. Trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus, nuk i ka kursyer pergezimet ne adrese te mesfushorit shqiptar.
    Ai e cilesoi ate si lojtarin ideal per t’i dhene dinamizem skuadres se tij.

    “Cana i dha shume dinamizem lojes sone dhe tregoi se eshte nje luftetar i mire ne mesfushe”, u shpreh tekniku i Sanderlendit.

    Sipas “Sunderland Echo.com”, Lorik Cana ka bere vertet nje debutim mbreselenes, duke konfirmuar qe ne ndeshjen e pare se eshte i prere per te luajtur ne kampionatin anglez.

    “Blerja e re e Sanderlendit, Lorik Cana, arriti te neutralizonte ne shume raste suedezin Elmander te Boltonit, duke fituar edhe admirimin e tifozeve te shumte te Sanderlendit, te cilet kishin udhetuar per te mbeshtetur skuadren e tyre. Cana fizikisht ishte lojtari me ne forme i ekipit”, shkruhej ne artikullin analizues te ndeshjes.

    Nderkaq, ne komentin e ndeshjes se faqes zyrtare te Sanderlendit, vleresimi per Canen ishte ky:

    “Boltoni ushtroi presion per te barazuar ndeshjen, por fale ‘punes se madhe mbuluese’ te Lorik Canes, qe bllokoi Dejvisin, ky i fundit krosoi dobet topin e perfunduar direkt ne duart e portierit te Sanderlendit, Fulop”.

    Ndersa nje e perditshme sportive angleze i ka kushtuar Canes nje reportazh, ku mesfushori ka theksuar se, pervecse te demonstroje vlerat si lojtar, ka si synim edhe ndryshimin e mendimit te anglezeve e me gjere per Shqiperine dhe shqiptaret.

    “Mendoj se Shqiperia eshte nje vend shume i vogel, por me njerez te mire. Shume histori qe thuhen per ne nuk jane te verteta. Por do te bej te pamunduren qe te prezantoj vendin tim dhe t’i tregoj britanikeve se nuk kane perse te mendojne keq kur permendet Shqiperia. Futbolli te ndihmon qe te ndryshosh mendimet e njerezve”, perfundon Cana.

  11. #1230
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Superkupa, Atletico Bilbao - Barcellona 1- 2

    Barcelona ka mundur ne transferte 2-1 Atletikon e Bilbaos ne takimin e vlefshem per superkupen e Spanjes, perpara nje stadiumi me 35 mije tifoze.
    Atletiko ka qene e pare qe ka shkuar ne avantazh ne minuten e 44-te te takimit me ane te De Marcos.

    Ne pjesen e dyte skuadra e Guardioles ka permbysur rezultatin fale golave te Ksavit (13') e Pedros (22').

    Ndeshja e kthimit do te luhet me 23 gusht ne Barcelone.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •