Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 125 of 232 FirstFirst ... 2575100115120123124125126127130135150175225 ... LastLast
Results 1,241 to 1,250 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1241
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Yjet e Barcelonės dominojnė nė ēmimet e UEFA-sė

    UEFA sot ka zbuluar emrat e lojtarėve tė cilėt do tė luftojnė pėr ēmimet UEFA Club Football Awards, qė do tė prezantohen para shortit tė fazės sė grupeve tė Ligės sė Kampionėve nė Grimaldi Forum nė Monako mė 27 gusht.

    Barcelona do tė dominojė nė ēmimet e kėtij viti, me gjysmėn e 12 konkurrentėve qė vjen nga ky ekip.

    Trajnerėt e 16 ekipeve qė kanė arritur fazėn eliminatore tė sezonit tė kaluar tė Ligės sė Kampionėve do tė japin notat e tyre pėr secilin pozicion dhe po ashtu do tė nominojnė Futbollistin e Vitit tė UEFA-sė.

    Nė konkurrencė janė:

    Portieri i vitit:

    Petr Cech (Chelsea)
    Victor Valdes (Barcelona)
    Edwin van der Sar (Manchester United)

    Mbrojtėsi i vitit:

    Gerard Pique (Barcelona)
    John Terry (Chelsea)
    Nemanja Vidic (Manchester United)

    Mesfushori i vitit:

    Steven Gerrard (Liverpool)
    Xavi Hernandez (Barcelona)
    Andres Iniesta (Barcelona)

    Sulmuesi i vitit:

    Samuel Eto'o (Barcelona, tash Inter)
    Lionel Messi (Barcelona)
    Cristiano Ronaldo (Manchester United, tash Real Madrid)

  2. Advertise Here
  3. #1242
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hamburg nė garė pėr Senderos

    Sunderland dhe Evertoni mund tė mposhten nga Hamburg nė garėn pėr tė marrė shėrbimet e mbrojtėsit tė Arsenalit, Philippe Senderos.

    Zvicerani ėshtė duke u kėrkuar nga tė dy klubet e Ligės Premier, me menaxherin e Sunderlandit, Steve Bruce, qė ėshtė mė i gatshėm tė dėrgojė ofertė nė drejtim tė Arsenalit.

    Por, sipas Daily Mail, Senderos sė fundi ka tėrhequr edhe vėmendjen e klubit tė Bundesligės, Hamburg, qė ėshtė i gatshėm tė ofrojė 5 milionė funte pėr tė.

    Evertoni tashmė ka kthyer vėmendjen kah kapiteni i kombėtares angleze U21, mbrojtėsi i Newcastle, Steven Taylor, duke refuzuar tė paguajė 4 milionė funte pėr Senderos.

  4. #1243
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milani fiton trofeun Luigi Berlusconi

    Milani ka mposhtur Juventusin nė penalti, pas barazimit 1-1, pėr tė fituar trofeun Luigi Berlusconi Trophy nė miqėsoren e sotme nė San Siro.

    Vendasit luajtėn me sistem 4-3-1-2 me Ronaldinhon prapa dy sulmuesve Alexandre Pato dhe Klaas Jan Huntelaar, ndėrsa tė njėjtin sistem e pėrdori edhe Juventus, me Diego prapa David Trezeguet dhe Vincenzo Iaquinta.

    Avantazhin Juventusit ia dha pėrforcimi i ri, Diego, nė minutėn e 27-tė tė ndeshjes, kur braziliani bėri njė vrap nė mes tė fushės dhe dėrgoi njė goditje nga distanca, e cila u devijua nga mbrojtėsi Thiago Silva dhe mposhti portierin Marco Storari.

    Milani arriti tė barazojė vetėm nė pjesėn e dytė tė ndeshjes, kur sulmuesi brazilian Alexandre Pato dėrgoi topin me kokė nė rrjetėn e Gianluigi Buffon, pas njė harkim tė pėrkryer nga zėvendėsuesi Ignazio Abate.

    Ronaldinho humbi njė shans nė minutat e fundit tė ndeshjes, kur pas njė lėvizje tė mirė, kaloi Felipe Melon dhe Nicola Legrottaglien, por goditja e tij pėrfundoi jashtė shtylle, pėr tė ēuar lojėn nė penalti, ku mė tė saktė ishin rosonerėt.

  5. #1244
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Real ul ne 15 milione kartonin e Sneijder

    Ore vendimtare per te ardhmen e Westley Sneijder pasi Real Madrid e ka ulur cmimin e kartonit te tij ne 15 milione euro nga 25 milione.
    Interi eshte skuadra me prane holandezit dhe me kete ulje cmimi mendohet se zikaltrit nuk do vonohen me per ta sjelle ne “San Siro”. Deri tani Interi kishte propozuar 5 milione euro dhe 15 do paguheshin me vone nese Sneijder kenaqte preferencat e trajnerit Mourinho.

    Tashme skenari ka ndryshuar sepse presidentit Perez i nevojiten para te thata dhe kete deshire Interi mund t’ia plotesoje duke blere menjehere kartonin e mesfushorit.

  6. #1245
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bolt kalon lehtesisht gjysmefinalen e 200 m

    Xhamajkani Usain Bolt ka kaluar lehtesisht ne gjysemfinalet e 200 metrave ne boterorin e atletikes qe po zhvillohet ne Berilin.
    Ne kete disipline qe eshte specialiteti i kampionit olimpik nuk ka patur asnje konkurrence dhe kjo ka bere qe prane vijes se finishit Bolt te ule rritmin dhe ta mbylle garen me kohen 20 sekonda e 41 te mijtat, 1.11 sekonda larg rekordit boteror qe mbahet nga vete ai.

    Pas gares xhamajkani 22 vjecar ka premtuar se ne garat e ardhshme do te dhuroje spektakel.

    "Nuk mund te them se do te thyej rekord, por do te bej gjithcka per te kenaqur publikun”, eshte shprehur Bolt.

    “Pas fitores ne 100 metra, fjeta shume vone dhe lodhja ra ne sy ne garen e sotme”, ka perfunduar Bolt.

    Nje nga kundershtaret e rekordmenit te botes ne kete disipline pritet te jete amerikani Shoun Krajford.

  7. #1246
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    F1, Badoer gati per debutimin e pare


    Luca Badoer, piloti qe do te zevendesoje Felipe Massen ne keto gara te mbetura ne Formula 1, duket se eshte gati per debutimin e tij zyrtar me Ferrarin kete sezon.
    “Jam shume i motivuar per te shfrytezuar ne menyren me te mire kete mundesi qe me eshte dhene edhe pse e di qe nuk do te jete e lehte”, ka deklaruar Badoer gjate nje aktiviteti te kokuqes italiane ne Fiorano.

    “Fundjava per mua do te jete si nje dite testesh, por do te mundohem te jap maksimumin per te marre nje rezultat sa me te mire”, ka pohuar 38-vjecari, i cili keto dy ditet e fundit ka bere xhiro me pak se 100 km ne dite.

    Badoer nuk ka harruar edhe kolegun e tij, Felipe Masen i cili pak jave me pare shpetoi nga nje aksident ne Cmimin e Madh te Hungarise.

    “I pari qe do te mendoj kur te dal ne piste do te jete Massa, pasi me friksoi shume pak jave me pare. Jam shume i gezuar qe ai po rikuperohet dhe uroj qe te rikthehet sa me shpejt te jete e mundur”, perfundon piloti italian.

    Kete fundjave ne Valencia, Badoer do te kete nje tifoz special. Shtate here kampioni i botes ne F1, Majkell Shumaker, i cili per shkak te problemeve shendetesore nuk arriti te rikthehej ne piste, te dielen do te beje tifo vecanerisht per 38-vjecarin Badoer.

  8. #1247
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Massa lė pas aksidentin: Rikthimi nė Formula 1, i afėrt

    Piloti i Ferrarit Felipe Massa ka bere te ditur se eshte rikuperuar plotėsisht pas aksidentit te frikshem ne garen per Cmimin e Madh te Hungarise


    Massa tha sese pret vetem lejen e doktoreve per t’u kthyer perseri ne piste. Ne nje interviste per nje televizion brazilian, piloti 28 vjecar eshte shprehur se nuk mban mend asgje nga aksidenti, qe per pak i mori jeten, pasi nje pjese e makines se Rubens Barrikelos e goditi ate ne koke duke i shkaktuar humbjen e ndjenjave pėrpara se te pėrplasej me muret e pistes.

    Masa pesoi nje frakture ne kafke dhe qendroi nje jave ne spitalin e Budapestit pėrpara se te kthehej ne shtepine e tij ne Brazil. “Nuk e kujtoj aksidentin. Mbaj mend vetem qe dicka me goditi ne koke, vetem kaq. Pastaj u zgjova ne spital dhe jam i lumtur qe pėrfundoi gjithcka”, eshte shprehur Masa.

    Gjithsesi piloti i Ferrarit pret te kthehet perseri te garoje. “Tani ndjehem shume mire dhe nese do te ishte ne doren time do te zbrisja qe tani ne piste. Por, duhet te prese qe doktoret ta lejojne kete gje. Dua te kthehem sa me shpejt te garat dhe te ndihmoj Ferrarin”, ka pėrfunduar Felipe Masa, i cili eshte zevendesuar nga Luca Badoer, i cili ka mbuluar rolin e kolaudatorit te Ferrari.

  9. #1248
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Berlusconi: Me Silva dhe Nesta mbrojtja mė e fortė nė Europė

    Presidenti i kuqezinjve Silvio Belusconi mendon se mbrojtja e skuadres se tij eshte me e mira ne Europe dhe nuk ka nevoje per permiresime

    Pas sfides ne trofeun qe mban dhe emrin e tij, presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi duket teper optimist ne pritje te sezonit te ri me kuqezinjte. Milani i ri i Leonardos duket se eshte gati per kete sfide qe ka perpara, nje kampionat qe paraqitet me shume probleme. Por eshte dashur vetem nje fitore ne nje trofe miqesor per te ndezur Berlusconin.

    Pas tet humbjeve rradhazi ne kete faze pergatitore ne pritje te sezonit te ri, Milan ka arritur me ne fund fitoren e pare, e cila ka ardhur vetem pas goditjeve te 11 metershave.

    Fitore e cila u prit me teper entuziazem nga Silvio Belusconi. Ai nuk e fsheh gezimin e tij pas kesaj fitore dhe ajo qe ai vleresoi me shume nga kjo sfide ishte paraqitja e mbrojtesit se kuqezinjve: “Thiago Silva eshte teper i forte dhe me rikthimin e Nestas ne do te kemi dyshen mbrojtjese me te mire te Europes. Dhe kush e di, ndoshta mund te kthehemi edhe ne nivelet e dyshes Maldini-Baresi”.

    I pyetur se si i duket hollandezi Klaas Jan Huntelaar, i cili eshte lojtari me i ri i ardhur ne skuader, Berlusconi pergjigjet: “Ai duhet akoma te integrohet ne skuader. Duhet te gjeje pozicionin e tij dhe me pas te shohim se cdo ta na ofroje”.

    Berlusconi ishte gjithashtu mjaft i kenaqur nga paraqitja e Ronaldinhos: “Ishte endrra e te gjithe milanisteve qe ai te vinte tek ne. Tani eshte koha qe ai te kthehet ne nivelet qe i takojne. Une e shoh shume mire ate prane zones kundershtare. Me goditjet e deminit qe vetem ai di te beje dhe me ndonje magji nga ato te vetat mund te jete shume vendimtar per ne. Merkatoja e Milanit? Absolutisht e mbyllur”.

    Dhe ne fund, Berlusconi kerkon te hedhe poshte zerat qe thonin se ai do te hiqte dore nga Milani: “Jam vetem shpikje te njerzve. Doreheqja ime do te vije pas rreth 100 vjetesh, por mund te them qe edhe atehere nuk e do e le kete skuader”- perfundon ai.

  10. #1249
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Agjenti i Vidic shtyn mbrojtėsin serb drejt Barcelonės

    Duket se largimeve tė bujshme nga Manchester United mund ti shtohet edhe mbrojtėsi serb Nemanja Vidic qė pėlqen Barcelonėn

    Agjenti i futbollistit serb tė kampionėve tė Anglisė, Nemanja Vidic ka hapur njė rrugė kalimi pėr futbollistin duke trazuar ujėrat tek Manchester United.

    Menaxheri i serbit, Paolo Fabbri tha se Vidic do tė ishte i mrekulluar nėse do kalonte te Barcelona, madje qė kėtė verė. “Ėshtė njė ėndėrr pėr Vidic” tha agjenti pėr radion Catalunya 1.

    “Duhet qė tė analizojmė me kujdes situatėn edhe pse tė jemi realistė, me largimet e Ronaldo dhe Tevez gjėrat janė tė komplikuara” tha Paolo Fabbri. “Manchester nuk do tė humbė njė pjesė tjetėr tė formacionit bazė” tha agjenti i Vidic.

  11. #1250
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hoeness: "Ribery kushton 100 milion euro"

    Bayern ben nje levizje te rendesishme ne merkaton e saj. Ajo vendos nje cmim te frikshem per francezin Ribery

    “Kush kerkon te arrije tek Ribery dhuhet te paraqitet me 100 milion euro”. Keto jane fjalet e Uli Hoeness, i cili ben te ditur keshtu cmimin per francezin e shume kerkuar te bavarezeve. “Eshte nje lojtar qe ben pjese ne te njejten kategori me Messin dhe Cristiano Ronaldon dhe duhet te vleresohet si i barabarte me to”- vazhdon Hoeness. “Kemi biseduar ne keshillin drejtues te Bayernit dhe rame dakort me kete fakt, qe duhet te marrim parasysh vetem ofertat te kesaj vlere per talentin tone. Dhe gjithashtu kemi dhe fjalen e nderit te Ribery i cili nuk do te rebelohet nga ky fakt, perkundrazi, ai do te mbaje rolin e personit te heshtur, si nje profesionist i vertete”.

    “Nese skuadra e Real Madrid, qe e kerkon Riberyn prej kohesh ka kete shifer ne dispozicion, aterhere ne do ta marrim ne shqyrtim”- shton Hoeness. Kjo deklarate e tij duket se vendos rregull ne ceshtjen e Ribery dhe largimit te tij te mundshem. Disa dite me pare dolen zera qe thonin se ishte vete Ribery qe kerkonte nje largim nga Bayern dhe per kete arsye ka ardhur kjo deklarate e Hoeness: “Nuk eshte aspak e vertete, ai gjendet mjaft mire tek ne dhe nuk ka kerkuar asnje here te largohet. Vetem nese do te vije nje oferte e tille mund te ndodhe qe ai te largohet”- perfundon ai.

    Ne kete pike, ku eshte caktuar dhe cmimi per te, fillojne te shfaqen dhe hipotezat e largimit te tij. Lista e skuadrave qe mund te marrin persiper kete marreveshje nuk jane te shumta dhe behet fjale pikerisht per skuadra te klasit te larte si : Barcellona, Chealsea, Manchester City dhe Manchester United pervec te njohures tashme, Real Madrid. Por deklarata e dhene nga Hoeness duket se hedh poshte cdo alternative pasi cmimi eshte i mjaft i larte dhe mendohet te jete i paperballueshem per te gjitha keto skuadra.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •