Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 129 of 232 FirstFirst ... 2979104119124127128129130131134139154179229 ... LastLast
Results 1,281 to 1,290 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1281
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Flamurtari turperon Tiranen ne shtepi

    Shokohet qe ne javen e pare kampionati i 71-te i futbollit shqiptar.
    Tirana e Vllaznia, dy pretendentet kryesore per titullin kampion ne kete sezon te ri, kane zhgenjyer, duke hedhur nje hap fals. Dinamo, Flamurtari e Besa shpalosin petkun e sfidanteve per trofeun me prestigjioz te kampionatit.

    Java e pare e Kategorise Superiore numeron nje statistike te pasur: 5 fitore (Dinamo e Flamurtari ne transferte, Besa, Apolonia e Skenderbeu ne shtepi) dhe nje barazim; 19 gola te shenuar, 3 penallti te dhena (shenojne Kuli e Zeqiri, humbet Shkembi) dhe tre kartone te kuq (Lila, Ndreka e Malo).
    Ndersa humbja e bardhebluve eshte edhe me e dhimbshmja, pasi vjen ne shtepine e saj, perballe nje kundershtari te cilit nje jave me pare i kishte rrembyer Superkupen. Pas nje fillimi te mire per Tiranen, jane miqte ata qe i kane marre frenat e lojes ne dore, duke demonstruar nje loje me efikase dhe me te rrezikshme.

    Nuk kalojne shume minuta dhe vjen edhe momenti shokues per bardheblute, te cilet e shikojne veten ne dizavantazhin e nje goli. Ne minuten e 11-te, vlonjatet shenojne nje eurogol nga nje goditje e lire me Roberto Alvish, i cili ka shenjestruar pikerisht trekendeshin e portes se mbrojtur nga Nallbani. Miqte nuk kenaqen me kaq dhe vazhdojne te sulmojne. Ne minuten e 18-te Rroshi godet sakte dhe topi perfundon ne rrjete. Tirana, edhe pse e nervozuar nga ky dizavantazh i shpejte dhe i paparashikuar, reagon.

    Me ne fund arrin te krijoje nje aksion te rrezikshem, i cili e con te goli. Ne minuten e 26-te Abilaliaj shkurton diferencen ne 2-1 pas nje sulmi te rrjedhshem te Dinamos: Mohelebi pason per Sefen, qe e kalon ne zone tek Abilaliaj, i cili e dergon ate pas shpatullave te portierit te vlonjateve. Ne minuten e 38-te, Rroshi deperton bukur brenda zones, por ai eshte penguar ne menyre te parregullt. Gjyqtari nuk nguron te drejtoje gishtin te pika e bardhe e 11-metershit, ndersa ka nxjerre kartonin e kuq per Lilen dhe Tirana mbetet me 10 lojtare.

    Zeqiri ekzekuton 11-metershin, duke shenuar edhe golin e trete. Ne pjesen e pare Tirana nuk ishte ne lartesine e duhur. Trajneri Loncarevic nuk e kishte rreshtuar si duhet skuadren ne mbrojtje, ku u pane vetem tre lojtare. Ky fakt u shfrytezua shume mire nga Flamurtari, i cili perfitoi nga hapesirat e lena nga bardheblute.
    Ne pjesen e dyte bardheblute jane pozicionuar me mire dhe skuadra eshte pare me solide, me e organizuar dhe me agresive. Kerkon te ndryshoje rezultatin. Ajo eshte iniciatore e shume sulmeve ne drejtim te portes kundershtare edhe pse eshte ne inferioritet numerik pas largimit me karton te kuq te Liles.

    Ndersa dy here kane sulmuar vlonjatet ne minutat e mbetura dhe ne te dyja rastet ka humbur mundesi te arta per te shenuar golin e katert. Rroshi ben te sfumohet, nje aksion shume i bukur i miqve. Rezultati mund te kishte shkuar ne 4-1, nese talenti fierak i Flamurtarit do te ishte treguar me i sakte. Ndersa me pas eshte Nallbani ai qe shpeton edhe njehere porten e bardhebluve. Minutat e fundit flasin per Tiranen, e cila krijon shume aksione, por nuk ka forcen e duhur per te gjetur golin.

  2. Advertise Here
  3. #1282
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Skenderbeu fiton me nje festival golash


    Ne Korce, ne ndeshjen Skenderbeu-Laci, ka nje goleade, por ne fund fitojne vendasin me rezultatin 4-3.
    Te paret kane kaluar ne avantazh lacianet me Nimanin (24’). Tri minuta me vone barazon kroati Millan Kuerebo. Pak para se te mbyllej pjesa e pare, miqte kalojne serish ne avantazh me Krajen (42’). Ne pjesen e dyte Skenderbeu barazon 2-2 serish me Kuerebon. Ne minuten e 60-te ka qene nje tjeter kroat i Skenderbeut, Rukavina, i cili shenon golin e 3-2.

    Vendasit fitojne nje 11-metersh, i cili humbet nga Shkembi. Lacianet barazojne rezultatin 3-3 me ane te sulmuesit Malo, pas nje gabimi foshnjarak te korcareve. Goli “in extremis” i Cipit ka shuar endrren laciane per te marre 1 pike ne kete ndeshje. Mbrojtesi korcar ka shenuar golin e fitores dhe te 3 pikeve per te tijte. Festival golash ne stadiumin “Skenderbeu” per fitoren e vendasve.

    FORCA SKENDERBEU

  4. #1283
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Besa ka “petkun” e pretendentit


    Ne Kavaje jane ndeshur dje dy skuadra, te cilat jane parashikuar si dy favoritet per t’i rrembyer kampiones ne fuqi, Tiranes, kuroren e “mbretereshes se kampionatit shqiptar te futbollit”.
    Besa vendase ka pritur Vllaznine, e cila vinte ne kete sfide me disa mungesa per shkak te demtimeve, duke fituar 2-0. Kane qene kavajasit ata qe e kane diktuar ritmin e kesaj ndeshjeje, e cila ne fillimin e saj u duk e merzitshme.

    Ne minutat e para te dyja skuadrat jane munduar te studiojne lojen e kundershtarit. Vendasit kane qene me kerkues dhe i kane rrezikuar me ane te sulmuesit te ardhur vetem pak jave me pare, Daniel Xhafajt: ai godet fluturimthi ne minuten e 14, por topi ka shkuar shume prane kuadratit te portes dhe jo brenda tij. Me pas kane provuar edhe Arapi dhe Mancaku, por ne asnje moment nuk i jane afruar golit. Kunderpergjigjen per Vllaznine e ka dhene Nallbani, i cili me nje gjuajtje te forte nga distanca ka vene ne prove portierin Orges Shehi.

    Ne minutat ne vazhdim ka filluar te ndihet dora e arkitektit te Beses, Shpetim Duro, i cili orienton lojen ne cdo moment dhe kavajasit gjejne golin e avantazhit pas shume rastesh te humbura, here per gabime te lojtareve te tyre, por edhe per merite te portierit shkodran Grimaj. Ne minuten e 43-te, Poci pason per Daniel Xhafen, ky i fundit e ul mire topin dhe e ka cuar ne rrjete. Vllaznia ndeshkohet edhe per shkak te nje mbrojtjeje te pavemendshme qe e la plotesisht te lire mbrojtesin. Me rifillimin e pjeses se dyte, ne minuten e 52-te, Daniel Xhafaj ben nje finte, topi shkon te Fagu shenon me nje gjysme rovishate e tij gjen rrjeten e portes se Vllaznise.

    Vllaznia zgjohet dhe Kasapi shkakton dritherima ne porten e Beses, kur ekzekuton bukur nje goditje denimi, duke e cuar topin shume prane trekendeshit. Vendasit nuk jane dorezuar dhe Mihani ben nje gjuajtje mjeshterore, por po aq spektakolare ka qene edhe pritja e Grimes. Shkodranet perpiqen, por pengese e pakalueshme per te eshte edhe portieri Orges Shehi. Nis festa e Beses, ndersa Vllaznia zhgenjen me kete humbje dhe nivel loje.

  5. #1284
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Dinamo tregon “dhembet”, mund Kastriotin

    Nje takim i ndezur eshte luajtur ne Kruje, ku Kastrioti ka pritur dje Dinamon. Blute, te cilet e nisin kete sezon me pretendime, i tregojne shume shpejt dhembet.
    Golin e pare te ketij kampionati e ka shenuar Elis Bakaj i Dinamos, pikerisht ne Kruje, ne minuten e 17-te. Skuadra kryeqytetase dyfishon rezultatin pikerisht ne minuten e 68-te, me ane te mesfushorit shtatlarte Gentian Muca, i cili topin e ardhur nga nje goditje denimi, ekzekutuar nga Bakaj, e ka shnderruar ne gol me koke.

    Dinamovitet kane fituar nje penallti ne minuten e 8-te te takimit, e cila eshte kthyer ne gol nga Kuli. 3-0 per Dinamon, qe “shkermoq” vendasit e Kastriotit. Minuta e 87-te u sherben krutaneve per te shenuar golin e nderit, me ane te Abazajt, por qe nuk ndryshon asgje ne rrjedhen e fitores, e cila u takon bluve kryeqytetas, me plot merite. Blute demonstrojne se jane vertet pretendente ne kete sezon.

  6. #1285
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Apolonia-Teuta, fieraket dominojne


    Apolonia e nis me kembe te mbare sezonin e ri. Fieraket kane mundur dje me rezultatin 2-0 Teuten, ne nje ndeshje te cilen e dominuan thuajse totalisht nga fillimin ne fund.
    Loja e mire e vendasve, e cila ka pasur per protagoniste vellezerit Haxhibulic, eshte kurorezuar me gol ne minuten e 45-te te lojes, me ane te Hotit. Menjehere pas golit, gjyqtari del me karton te kuq per mbrojtesin e durrsakeve, Ndreka.

    Kjo gje ka sjelle protesta dhe nisjen me vonese te pjeses se dyte. Ne fraksionin e dyte te lojes jane serish futbollistet e Apolonise, ata qe krijojne nje volum te madh loje dhe ne minuten e 80-te, eshte serish Hoti, autori i golit te qetesise. Shkodrani merr nje pas nga Haxhibulic, dhe me nje parabole mposht portierin e Teutes.

    Ne minutat e fundit ka tension ne fushe. Kjo fitore shenon nje start te mire per Apolonine

  7. #1286
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Moratti: “Barazimi? Eshte nje tip tradite...”

    “Fantazisti qe ndjekim? Do te vije. Derby me Milanin? Nje ndeshje plot emocione”

    Moratti nuk kerkon te dramatizoje ndeshjen e zikaltreve perballe Barit: “E beme me qellim, si vitet e kaluara, eshte nje tip tradite”. Presidenti Massimo Moratti ka hedhur nje batute ne dalje te zyrave te tij ne Saras pas barazimit me Barin ne ndeshjen e pare te sezonit te ri: “Jo, nuk besoj se Interi ishte i pafat. Gabuam nje gol te figurt, por mund te them qe edhe mund te pesonim te tjere, keshtu qe eshte me mire keshtu. Rezultati eshte i ekuilibrauar. Ndoshta kerkonim shume te fitonim dhe u nxituam. Per gjerat e tjera nuk shqetesohem. Besoj se ky barazim eshte si te gjithe viteve te tjera, ku e kemi nisur me barazim keshtu qe eshte thjesht nje tip tradite”.

    Per fantazistin e shumerpermendur vazhdon te jete emri i Wesley Sneijder. Tifozet duan Antonio Cassanon, por ketu eshte Moratti ai qe nderhyn. “Tiftozet duan nje ‘regjisor’, por ne qofte se do te ishte e nevojshme do te kerkonim ndihmen e tyre. Ne kemi nje trainer dhe eshte ai qe po nderton skuadren. Dhe per kete aryse eshte ai qe duhet pyetur se cili lojtar i pershtatet lojes se skuadres dhe qe ka tipare bindese”.

    Me pas Moratti kerkon te komentoje fjalet e Mourinhos: ‘do te flitet per nje Inter te dobet dhe te nje Jveuntusi dhe Milani te mrekullueshem dhe do te kete akoma shume armiqesi’: “Mourinho eshte shume i zoti per te gjetur fjalet e duhura, por gjithcka eshte normale. Nese skuadrat e tjera fitojne dhe Interi jo atehere do te thote se te tjeret jane me te forte se c’mdeohet. Nga skuadrat qe kam pare te luaje deri tani ne Serie A mund te them qe Milani ka bere me mire se te tjerat, por futbolli keshtu eshte dhe tani ne duhet te reagojme”.

    Per derbyn e javes tjeter, Moratti shprehet: “Do te jete shume e bukur, fantastike. Ne kete pike mund te them se duhet te reagojme dhe se do te jete nje ndeshje e ngarkuar shume emocionaloisht. Nuk do te kete asgje decizive ne kampionat por do te jete nje ndeshje e bukur”. Me pas rreth debatit Mourinho-Lippi: “Mendoj se Mourinho reagoi normalisht ndaj deklarates se trainerit te perfaqesueses italiane. Per fat te keq ishin te shumte njerezit qe u futen ne bisede, por mendoj se Mourinho dhe Lippi nuk kane ndonje gje te madhe me njeri tjetrin, ato kane nje vleresim te madh profesional per njeri-tjetrin”- perfundon Moratti.

  8. #1287
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milani, tani nė gjurmėt e francezit Faubert tė West Ham

    Milan kerkon te shfrytezoje edhe keto pak dite merkatoje qe kane ngelur per te forcuar sa me shume grupin kuqezi

    Keshtu, skuadra me qender ne rrugen “Turati” eshte hedhur ne sulm per te marre nga West Ham mesfushorin e talentuar, Faubert. Ne mes qendron Massimo Oddo, lojtar i cili pelqehet nga Zola. Ish laciali eshte celesi i arritjes se marreveshjes qe mund te zyrtarizohet ne oret ne vazhdim.

    Francezi eshte rikthyer ne Londer pas nje eksperience negative tek Real Madrid, por Leonardo beson ne aftesite e tij te shkelqyera fizike dhe teknike.

    Galliani po punon me intensitet ne keto ore te fundit te merkatos per t’i dhuruar trajnerit Leonardo nje tjeter emer jo shume te njohur, por premtues per Milanin e se ardhmes.

  9. #1288
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bolivi, godet futbollistin, gati perjashtimi

    Mbrojtesi i Blumingut ne Bolivi, Serxhio Zhauregi do te perjashtohet nga futbolli pasi ka goditur Oriente Petrolero dhe sulmuesin Leonardo Medinen ne fund te nje ndeshjeje ne Santa Kruz.
    Zhauregi ka goditur brutalisht sulmuesin uruguajan ne nofull, duke e qelluar me taka ne momentin kur ai po dilte nga fusha e lojes. Menjehere pas kesaj goditjeje Medina eshte transportuar per ne spital prane Stadiumit, ku ka marre ndihmen e shpejte. Lojtaret e te dyja skuadrave ne mesin e lojes jane perleshur me njeri-tjetrin, por pavaresisht kesaj rremuje, gjyqtari vendosi te vazhdonte ndeshjen dhe skuadra e Blumingut shenoi ne momentin e fundit.

    Pas ketij akti vandal, Zhauregi ka kerkuar falje publike per gjestin e bere, por Federata e Futbollit te Bolivise nuk e ka marre parasysh kete falje duke konfirmuar se ndaj tij do te merren masa ekstreme ndeshkimore deri ne perjashtim nga futbolli.

  10. #1289
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Briatore: Boterori eshte falsifikuar

    Flavio Briatore del hapur kunder FIA-s dhe politikes se ndjekur gjate ketij sezoni.
    “Ky boteror eshte falsifikuar”, ka thene shefi i Renault pa u perepjekur ta zbute kritiken e tij ndaj drejtuesve me te larte te FIA-s. “Dikush ka Kers, dikush jo, dikush ka difuzore dhe dikush tjeter jo. Ky kampionat ka qene kaotik”, thote inxhinieri italian ne nje interviste per agjencine Dpa.

    Ne vijim, ai shton se kampionati duhet te jete sa me i hapur per te miren e publikut. “Nevojitet me shume spektakel ne te gjitha aspektet. Duhet me shume energji dhe gjalleri sepse duhet folur per sport dhe jo per politike”, nenvizon Briatore, sipas te cilit, ne gare per titullin duhet te jene 3 ose 4 pilote.

  11. #1290
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Raikonen realist: Objektiv ngjitja ne pod

    Piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikoneneshte treguar mjaf realist ne deklaratat e tij teksa ka thene se objektiv per te ne Cmimin e Madh te Belgjikes eshte ngjitja ne podium.
    “Me pelqen te fitoj, por ndonjehere nje vend i trete mund te te dhuroje kenaqesi. Qellimi im do te jete te ruaj standartin e krijuar ne garat e fundit dhe te perpiqem te ngjitem ne podium”, u shpreh piloti finlandez i Ferrarit, Kimi Raikonen.

    Raikonen i cili ne Cmimin e Madh te Europes ne Valencia te Spanjes e perfundoi garen i treti ne kete sezon ndodhet larg synimeve te tij te shpallura ne fillim te ketij kampionati.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •