Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 130 of 232 FirstFirst ... 3080105120125128129130131132135140155180230 ... LastLast
Results 1,291 to 1,300 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1291
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Liga e Kampioneve, kalojne Lioni dhe Atletiko


    Lioni konfirmon tashme zyrtarisht kualifikimin per ne fazen e grupeve pasi ka fituar edhe ndeshjen e kthimit me Anderlehtin me rezultatin 1-3 ne transferte.
    Ka qene Lisandro Lopez lojtari i ndeshjes i cili duke perfituar edhe nga gabimet e mbrojtesve te Anderlehtit ka shenuar tre golat e ketij takimi per skuadren franceze. Qe ne minuten e 26 Vazilevski nuk arrin te largoje topin si duhet dhe Lisandro Lopez me nje parabel mbi portierin kalon Lionin ne avantazh.

    Vetem 6 minuta me pas deperton serish ai brenda zones dhe gjen nje hapsire ngjitur me shtyllen e majte te portes se Anderlehtit per te dyfishuar rezultatin, nderkohe qe me mbylljen e pjeses se pare, saktesisht ne minuten e 41-te Lopez shenon edhe golin e trete per Lionin. Me fillimin e pjeses se dyte, Anderlehti i dorezuar, arrin qe me ane te nje 11-metershi te shenoje golin e vetem te ketij takimi.

    Edhe Atletiko Madrid ka arritur te eliminoje Panathinaikosin pasi e ka mundur 2-0. Qe ne minuten e 4-t te takimit skuadra greke peson golin e pare. Eshte mbrojtesi i Panathinaikosit Vidra qe gabimisht con topin ne porten e tij duke shenuar nje autogol. U perpoqen ne disa raste greket qe te barazpeshonin rezultatin por aksionet e tyre zbeheshin ne momentin e finalizimit.

    Ne fundin e pjeses se dyte kur mbeten edhe me 10-lojtare pasi Sise doli me kartonin e kuq, Aguero deperton brenda zones dhe me nje goditje me pak pretendime, shenon golin e dyte pasi gjen te papergatitur portierin e Panathinaikosit. Eshte kualifikuar gjithashtu per me tej Zyrihu, i cili ka fituar edhe ndeshjen e kthimit 2-1ndaj Ventsplis. Skuadra zvicerane kishte siguruar kalimin e kesaj faze qe ne ndeshjen e pare qe e fitoi 3-0. Makabi Haifa ka fituar 3-0 me Slalsburgun dhe kualifikohet per fazen e grupeve ashtu si Debreceni qe mundi 2-0 Levskin e Sofies.

  2. Advertise Here
  3. #1292
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions League, caktohen 4 vazot e shortit


    Neser ne oren 18:00 ne Montecarlo do te hidhet shorti per fazen e grupeve te Champions League.
    Por a ka mundesi qe ne kete faze te kete edhe perballje mes skuadrave te medha? Kjo eshte mese e mundur, duke ditur qe ne vazon e me te mirave jane vendosur vetem 8 skuadra. Vendosja sipas vazove vijon si me poshte;

    Vazo 1
    Barcellona
    Liverpool
    Chelsea
    Manchester United
    Milan
    Arsenal (nese kualifikohet)
    Sevilja
    Bayern Munchen

    Vazo 2
    Olympique Lyon
    Inter
    Real Madrid
    CSKA Mosca
    Porto
    AZ Alkmaar
    Juventus
    Rangers (nese eleminohet Sportingu)

    Vazo 3
    Olympiacos (nese kualifikohet)
    Marseja
    Dinamo Kiev
    Shtutgart (nese kualifikohet)
    Fiorentina (nese kualifikohet)
    Atletico Madrid
    Bordeaux
    Besiktas

    Vazo 4
    Copenhagen (nese kualifikohet)
    Wolfsburg
    Standard
    Maccabi Haifa
    Zyrich
    Rubin Kazan
    Unirea Urziceni
    Debreceni

  4. #1293
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Anti-Danimarka, Kuzhe shpall sot listen


    Java e dyte e shtatorit do te riktheje emocionet e medha, qe mund t’i dhuroje vetem Kombetarja kuqezi.
    Pikerisht me daten 9 shtator Shqiperia do te duhet te zbrese ne fushe per t’u perballur me nje nga kundershtaret me te forte te Grupit 1, pikerisht kryesuesin e tabeles se klasifikimit, Danimarken.

    Prandaj, javen e ardhshme pritet te filloje edhe faza pergatitore e Kombetares sone per kete sfide. Burime prane FSHF-se kane bere te ditur se, trajneri kroat, Josip Kuzhe, pasi ka perfunduar turin e tij ne Gjermani e Itali, ku ka ndjekur nga afer disa prej kuqezinjve qe luajne ne kampionatet e huaja, tashme e ka perpiluar listen e lojtareve, te cilet do te grumbulloje per kete sfide.

    Kjo liste mesohet se ka mberritur ne FSHF dhe publikimi i saj do te behet vetem sot. Per momentin qarkullojne zera se Besart Berisha, sulmuesi i Arminia Bielefeld dhe Edmond Kapllani, sulmuesi i FC Augsburgut ne Bundesligen 2, nuk do te jete pjese e listes se te besuarve te teknikut kroat ndaj danezeve. Nderkohe qe ne dyshim eshte edhe thirrja e Skeles, i cili vazhdon te jete pa skuader dhe sigurisht qe i mungon shume praktika e lojes.

  5. #1294
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana fiton zemrat e “maceve te zeza”

    Nga dita ne dite, Lorik Cana po ben per vete gjithnje e me shume tifozet e zjarrte te skuadres se tij te re ne Premier League, Sanderlendi.
    Mesfushori i Kombetares shqiptare ka shkelqyer edhe ne ndeshjen e fundit te ekipit te tij, ate te javes se trete te kampionatit anglez, kunder Blekbernit. Ndeshja u luajt ne “Stadium of Light” dhe Sanderlendi e fitoi ate me rezultatin 2-1. Por ajo qe ra ne sy ishte pikerisht performanca e jashtezakonshme e 25-vjecarit shqiptar, i cili ishte i pakalueshem per kundershtaret.

    Ne tri ndeshjet e para te Premier League, eshte votuar dy here si lojtari me i mire i skuadres. Lorik Cana ka fituar zemren e tifozerise se Sanderlendit, por edhe simpatine e bashkelojtareve te skuadres se tij te re britanike. Cana po ecen ne te njejtat gjurme si te ish-ekipi i tij francez, Olimpiku i Marsejes.

    Ai eshte votuar si lojtari me i mire i skuadres se tij ne ndeshjen e humbur kunder Celsit (1-3), javen e kaluar, ku ne ate takim mesfushori shqiptar luajti me doren e demtuar. Loriku beri nje tjeter paraqitje te shkelqyer ne fitoren 2-1 kunder Blekbernit, e dyta pas asaj kunder Boltonit (1-0) dhe humbjes ndaj Celsit 1-3.

    Edhe pas kesaj ndeshjeje, ne sondazhin e organizuar ne faqen zyrtare te klubit, Cana doli me 36.9% te votave te votuesve, duke lene pas autorin e njerit prej golave, Kenuin Xhons (33.8%). I dashuruar me dyluftimet, partneri i Lorik Canes ne mesfushe, Li Katermol, i mberritur gjate kesaj vere nga Uigani, thote se “Lorik Cana eshte nje djalosh shume i fuqishem, i cili i dashuron dyluftimet me shume se une”.

    Katermole dhe Cana kane formuar nje dyshe te frikshme dhe efikase ne mesfushen e Sanderlendit, duke ua bere me te veshtire punen skuadrave kundershtare. “Ishte aftesia ngacmuese dhe perqendrimi i mesfushoreve Lorik Cana dhe Li Katermoli, qe ndikuan jo pak ne ecurine e lojes”, shkruan gazeta britanike “The Guardian”, qe nenvizon se Sanderlendit i mungoi sezonin e kaluar pikerisht agresiviteti ne loje.

    “Ne nuk kishim mjaftueshem fuqi fizike per te perballuar disa nga ekipet e Premier Liges”, tha trajneri i Sanderlendit, Stiv Brus. “Katermole dhe Cana kane sjelle nje avantazh kompetitiv ne skuader dhe ne deshirojme te ndertojme nje ekip qe te jete gjithmone gati dhe te llogaritet nga kundershtaret. Ju mund ta shihni se pa nje dyshe si ajo, kunder ekipeve si Blekberni, do te ishim gjithmone nen presion. Ne luajtem kunder Boltonit dhe Blekbernit, dy prej ekipeve per t’i perballur, duke i mundur te dyja. Kemi bere nje start te mrekullueshem”.

  6. #1295
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milani tani kerkon Valon Behramin


    Milani i rikthehet serish pistes se blerjes se kosovarit Valon Behrami.
    Lajmi u publikua dje ne faqet e gazetave sportive, si edhe ajo franceze “L’Equipe”. Mesfushori 24-vjecar kosovar me pasaporte zvicerane, aktualisht militon ne Premier League, ne radhet e Uest Hemit.

    Per momentin ai rezulton i demtuar, megjithate kjo nuk i pengon kuqezinjte, te cilet besojne se Behrami mund t’ju jape nje ndihmese te madhe ne sezonin 2009-2010 te Serise A. Behrami eshte i njohur ne Itali, pasi vete dy sezone me pare luante ne radhet e Lacios.

    Grinta dhe performanca e tij e shkelqyer ne edicionet e fundit ka rene ne sy te drejtuesve kuqezinj italiane. Per momentin ende nuk po flitet per nje oferte zyrtare te Milanit, megjithate nje gje e tille mund te ndodhe ne ditet ne vazhdim.

  7. #1296
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ibrahimovic: “Barcelona ėshtė mė e fortė se Real Madrid"

    “Une dhe Eto’o? Nuk dua krahasime, ne jemi ndryshe”

    “Nuk dua te krahasohem me Eto’o-ne, qe tek Barcelona ka shkuar disa faqe te rendesishme te historise se klubit dhe nuk do te harrohet kurre nga tifozet. Jemi dy lojtare te ndryshem. Tani ai eshte tek Inter ku une kam fituar tre kampionate dhe dy Superkupa, por nuk dua te beni krahasime mes nesh”. Zlatan Ibrahimovic eshte i ketij mendimi. Ai nuk do qe mes tij dhe Eto’o te behen krahasime, pasi te dy jane lojtare te nje klasi te larte.

    Ibra ndihet shume mire ne kampin katalanas dhe mendon se Barca eshte ne gjendje te fitoje gjithcka dhe se nuk duhet te kete frike askend. “Ketu ka nje atmosfere te jashtezakonshme. Harmonia ne grup eshte vertet e madhe dhe kjo eshte dicka qe na ndihmon te gjitheve. Real Madrid? Eshte nje skuader e forte qe duhet te fitoje me patjeter, por ne jemi akoma me te forte”- shprehet suedezi.

    Gjate nje interviste te dhene per stacionin suedez ‘Tv4’, Ibracadabra shprehet se ndoshta ka marre disa mesime shume te vlefshme nga ish-traineri i tij Mourinho. Ai me kete deklarate kerkon te vere paksa nen presion rivalet madrilene: “Reali eshte i forte dhe duhet te fitoje patjeter pasi vjen nga dy sezone teper zgjenjyes. Kete vit nuk mund te gaboje, pasi ka blere disa lojtare te nje klasi vertete shume te larte si Ronaldo, Kaka’, Benzema, Xabi Alonso, Arbeloa. Ndersa une jam ne nje skuader qe vjet ka fituar plot tre trofe dhe kjo na ben te jemi te favorizuar”- shprehet Ibra.

    Sipas sulmuesit blagurana Barcelona eshte me alrt per kete arsye: “Barcelona eshte ende ne avantazh ne krahasim me Realin e Madridit i cili mendoj se do te kete veshtiresi te gjeje mekanizmat e duhura te lojes ne pjesen e pare te sezonit. Edhe pse ne futboll mund te ndodhe gjithcka”- perfundon suedezi.


  8. #1297
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Van Nistelrooy ėshtė rikthyer: Kemi skuadėr shumė tė fortė

    Sulmuesi holandez qė ka lėnė pas dėmtimin e rėndė nė gju, tani mendon se “galaktikėt” nuk do kenė rivalė kėtė sezon

    Pas atij lėndimi tė rėndė nė gju, i cili ia pamundėsoi tė paraqitet nė fanellėn e Realit gjatė edicionit tė kaluar, holandezi Rud Van Nistelroi ėshtė sėrish i gatshėm pėr futboll.

    "Jam plotėsisht i gatshėm pėr lojė. Kam punuar intensivisht dhe mė shumė se katėr orė nė ditė kam punuar me kėmbėn e lėnduar. Sinqerisht ndjehem mirė dhe me padurim pres rikthimin tim nė fushė", ka theksuar Van Nistelroi, i cili mė pas ka folur pėr pėrbėrjen e Realit.

    "Kemi njė skuadėr tė jashtėzakonshme. Qė kur kam ardhur nė Real nuk e kam ndjerė as pėr sė afėrmi njė emocion tė tillė. Tė gjithė e presim me padurim fillimin e edicionit tė ri.

    "Ndjej se tė gjithė kanė dėshirė tė flaktė qė tė fillojė ndeshja e parė e kampionatit, nė mėnyrė qė t'i tregojmė botės se sa mirė mund tė luajmė", ka pėrfunduar Van Nistelroi.

  9. #1298
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nesta, tashme i kthyer, shpreson te qendroje gjate

    “Te luaj me Thiago Silva mund te me ndihmoje te zgjas karrieren time”

    Mbrojtesi i Milanit Alessandro Nesta tashme plotesisht i rikuperuar duket teper optimist per karrieren e tij tani qe luan perkrah nje lojtari reaparti si Thiago Silva. Ai shprehet se braziliani eshte nje mbrojtes mjaft i mire dhe se te dy do te formojne nje dyshe teper te forte ne qender. Nesta ka ende dhimbje shpine dhe nuk ka treguar maksimumin. Ai eshte i mendimit se ne pjesen tjeter te sezonit do te jete Nesta qe te gjithe duan te shohin dhe per kete do ta ndihmoje pikerisht Thiago Silva.

    Dhe pas nje faze pergatitore teper te mire Nesta po tregon se po le pas ato dhimbje shpine qe e mbajten jashte fushave te lojes per nje kohe te gjate. Konfirmimi si nje mbrojtesat me me shume eksperience po vjen nga ndeshja ne ndeshje. Ne debutimin zyrtar ne kete sezon perballe Sienes ai ishte nder me te miret ne fushe. Synimi i tij eshte arritja e formes qe kishte ne vitin 2006, perpara se te demtohej dhe te fillonte renia nga forma.

    Bashke me Thiago Silva formon nje dyshe mjaft te mire dhe nje nga me te mirat dhe te besuarat ne Serie A. Ne nje interviste te dhene per stacionin zyrtar te klubit, Milan Channel, eshte pikerisht Nesta qe lavderon shokun e tij te ri te repartit: “Thiago Silva eshte nje mbrojtes shume i forte”- shprehet ai. “Kete e kishim vene re ne stervitje dhe ne miqesoret qe zhvilluam perpara fillimit te sezonit. Te luash me nje partner mbrojtje kaq te mire dhe kaq te ri si ai mund te me ndihmoje te zgjas karrieren time dhe mendoj se do t’ia arrij qellimit”.

    Me pas Nesta leshon nje batute per shokun e tij te skuadres Alessandre Pato, protagonist ne pas ndeshjen me Sienen, ku braziliani filloi te bente shaka me kundershtaret e tyre: “Brazilianet,- shpjegon Nesta, ka shume qejf te luajne dhe te tallen me te gjithe. Kete e bejne edhe ne stervitje. Tregojne se luajne futboll me pasion dhe se per ta ka rendesi nje ndeshje e bukur pavaresisht rezultatit. E kane ne ADN”- perfundon Nesta.

  10. #1299
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Maradona: Argjentina kėrkon fitore pėrballė Brazilit

    Pėrzgjedhėsi i Argjentinės, Diego Maradona, ka pranuar se pėrfaqėsuesja e Brazilit ka njė pėrbėrje tė shkėlqyeshme, por edhe krahas asaj, ata mendojmė t’i fitojnė tri pikė nga pėrballja e javės sė ardhshme.

    Argjentina mė 5 shtator e pret kombėtaren e Brazilit, ndeshje e cila mund tė tregohet shumė e rėndėsishme pėr kualifikimet pėr Botėrorin 2010.

    “Ata kanė luajtur shumė mirė nė Kupėn e Konfederatave. Mendoj se e vetmja gjė qė ku janė munduar, ka qenė tė gjejnė zgjidhje pėr pozitėn e mbrojtėsit tė majtė”, ka thėnė Maradona.

    “Ata vėrtet kanė njė ekip tė fuqishėm. Por tė jem i qartė: ne do tė synojmė fitoren dhe tri pikė”, ka shtuar argjentinasi.

    Maradona po ashtu ka thėnė se nėse do tė zgjidhte njė lojtar Brazilin pėr ekipin e tij, ai do tė ishte Kaka. Ndėrsa pėr brazilianėt, ėshtė i sigurt se do ta dėshironin Lionel Messin.

  11. #1300
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sneijder bind Realin ta mbajė atė

    Pas njė takimi tė mbrėmshėm tė nivelit tė lartė, Wesley Sneijder raportohet se ka arritur tė bindė drejtuesit e Real Madridit ta heqin atė nga lista e lojtarėve nė shitje.

    Reali u tha se kishte pranuar ofertėn e Interit pėr holandezin, i cili po ashtu kishte tėrhequr vėmendjen edhe tė Manchester United dhe Bayern Munich kėtė javė.

    Sidoqoftė, Sneijder gjithmonė ka thėnė se dėshiron pėrfundimisht tė qėndrojė dhe ka bindur menaxherin gjeneral tė Real Madidit, Jorge Valdano, gjatė njė takimi tė mbrėmshėm.

    Edhe trajneri i Realit, Manuel Pellegrini, po ashtu ėshtė bashkuar nė takim dhe tė dy, ai dhe Sneijder, kanė bindur Valdanon ta mbajė mesfushorin edhe nė sezonin e ardhshėm.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •