Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 134 of 232 FirstFirst ... 3484109124129132133134135136139144159184 ... LastLast
Results 1,331 to 1,340 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1331
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Shevcenko, lamtumire Celsit

    Sulmuesi ukrainas Andri Shevcenko largohet nga Celsi. Lajmi eshte dhene nga vete trajneri italian i “blues”, Karlo Anceloti.
    “Fola me Shevcenkon. Kerkon nje ekip qe mund t’i garantoje nje aktivizim te vazhdueshem, une kete nuk mund t’ia ofroj dhe jam i sigurte qe ka bere zgjedhjen e duhur”, shpjegoi per gazetaret ne Londer Anceloti.

    Dy jane klubet alternative per ukrainasin, e para eshte nje rikthim ne vendlindje me Dinamon e Kievit ose pranim te ofertes se Spartakut te Moskes.

    Me kete vendim ish lojtari i Milan pas tre sezoneve te deshtuara ne Londer, ku ne njerin prej tyre u dha borxh serish tek kuqezinjte i jep fund karrieres se tij ne Stemford Brixh.

  2. Advertise Here
  3. #1332
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fisichella e Trulli, nisje e dyfishtė italiane nė Formula 1

    Italiani Fisichella ka fituar Pole Position dhe do niset i pari nė garėn e Belgjikės ndėrsa pas tij surpriza vazhdon me Jarno Trulli


    Emocionet dhe surprizat e Formula 1 kanė vazhduar edhe nė provat zyrtare pėr Ēmimin e Madh tė Belgjikės qė zhvillohet nė pistėn e Spa. Nė fundin e sesionit tė tretė tė denjė pėr adrenalinė tė madhe pėr tė gjithė shikuesit, Giancarlo Fisichella ka fituar Pole Position.

    Piloti roman i skuadrės Force India ishte mė i shpejti nė pistėn belge duke ndalur kronometrin nė kohėn 1'46"308, dhe duke lėnė pas krahėve Jarno Trulli me skuadrėn e Toyota, si dhe Nick Heidfeld me BMW.

    Vetėm vendi i gjashtė pėr polotin e Ferrarit, Kimi Raikkonen ndėrsa jashtė 10 vendeve tė para kanė mbetur edhe emra tė tillė si Hamilton, Alonso dhe Button. ventdit tė fundit nuk i ka shpėtuar sėrish Luca Badoer.

  4. #1333
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bayern mund Wolfsburg, Robben debuton me 2 gola

    Holandezi i sapotransferuar tek Bayern ka kontribuar nė suksesin 3-0 tė bavarezėve ndaj kampionėve tė Wolfsburg

    Bayern Munich e ka mposhtur kampionin nė fuqi tė Bundesligas, Wolfsburg, nė derbin e javės sė katėrt nė Kampionatin gjerman. Ndeshja e zhvilluar tė shtunėn nė Allianz Arena, ndėrmjet Bayern Munichut dhe Wolfsburgut ka pėrfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 3-0.

    Golin e parė nė ndeshje e shėnoi Mario Gomez nė minutėn e 27-tė, ndėrsa pas inkuadrimit nė lojė nė pjesėn e dytė, anėsori holandez Arjen Robben, u bė lojtari i kėsaj ndeshjeje.

    Ish-lojtari i Real Madridit dyfishoi rezultatin nė minutėn e 68-tė, ndėrsa dhjetė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt, Robben vendosi edhe rezultatin pėrfundimtar, duke shėnuar golin e dytė personal nė ndeshjen e parė me fanellėn e bavarezėve.

  5. #1334
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Real mund Deportivo 3-2, Cristiano debuton me gol

    Madrilenėt kanė fituar 3 pikė nė startin e sezonit nė Primera Division ndėrsa Cristiano ka deburtuar pozitivisht

    Cristiano Ronaldo ka debutuar me gol nga La Liga, duke shėnuar nga penalltia, nė ndeshjen e parė tė sezonit nė La Liga, tė cilėn Real Madrid e fitoi me rezultat 3-2 nė Santiago Bernabeu ndaj Deportivo La Coruna.

    Rezultatin pėr mbretėrit e hapi kapiteni Raul nė minutėn e 26-tė tė lojės. Pas njė asistimi nga Kaka, Karim Benzema goditi nė drejtim tė portės, por topi preku shtyllėn dhe u kthye te Raul qė me shtytje tė lehtė e dėrgoi atė nė rrjetėn e mysafirėve.

    Deportivo arriti tė barazojė pas katėr minutash tjera me anė tė Riki, gėzim qė sėrish nuk zgjati shumė, pasi vendasit fituan njė penallti me anė tė Raul, tė cilėn e shndėrroi nė gol futbollisti mė i shtrenjtė nė botė, Cristiano Ronaldo.

    Me tė filluar pjesa e dytė, Deportivo befasoi sėrish, duke barazuar kėsaj here me anė tė Juan Carlos Valeron. Ai qė ia solli fitoren Realit ishte Lassana Diarra pas njė ore lojė, me anė tė njė goditje tė ulėt nė kėndin e djathtė tė portės sė kundėrshtarit.

  6. #1335
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Inter masakron Milan nė derbi, mbyllet 4-0 pėr kampionėt

    Interi ka shkatėrruar me njė rezultat tė thellė rivalėt e Milanit nė derbin e Madonnina duke shėnuar 4 gola nė portėn e fqinjėve

    Inter ka vendosur hegjemoninė nė derbin milanez tė zhvilluar nė stadiumin “San Siro” duke shkatėrruar rivalėt e Milanit me rezultatin e thellė 4-0. Ndeshja e dominuar plotėsisht nga kampionėt nė fuqi tė Italisė tregoi ekipin mė nė formė nė Serie A, ndėrsa zbuloi edhe boshllėqet nė prapavijėn e Milanit.

    Armata e drejtuar nga trajneri Mourinho gjeti golin e parė pas 29 minutash lojė kur Thiago Motta shėnoi nė portėn e Storarit pas asistit perfekt tė argjentinasit Diego Milito. Mė pas njė penallti e fituar nga Eto’o ndihmoi Interin tė shkonte nė shifrat 2-0 ndėrsa goli u shėnua nga Milito, njė nga mė tė mirėt nė fushė.

    Nė minutėn e 40-tė Gattuso mori kartonin e dytė tė verdhė duke lėnė Milanin me 10 futbollistė ndėrsa situata u bė mė e vėshtirė dhe loja u zhvillua mė sė shumti nė portėn e kuqezinjve. Pak para mbylljes sė pjesės sė parė erdhi goli i tretė i Maicon.

    Nė pjesėn e dytė ishte Dejan Stankovic qė mrekulloi tifozėt me njė goditje tė bukur e cila ishte dhe “qershia” mbi tortė” e derbit tė Madonnina, pasi shifrat u mbyllėn 4-0 pėr Inter.

  7. #1336
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Tirana i falet nje 11-metershi te dyshimte

    Pritej shume nje reagim i Tiranes, por ai ka ardhur vetem sa i perket rezultatit. Nderkohe qe bardheblute stonojne ende ne loje.
    Nje gje te tille e konfirmon fakti se ne ndeshjen e djeshme, te luajtur ne stadiumin “Qemal Stafa”, kane mundur me shume veshtiresi Skenderbeun e saporikthyer nga Kategoria e Pare ne fund te sezonit te kaluar.

    Per te mundur korēaret modeste, kampionet ne fuqi i jane falur nje 11-metershi shume te dyshimte ne minutat shtese te lojes, i kthyer ne gol nga portieri Blendi Nallbani.

    Java e dyte ka nxjerre ne pah serish Tiranen ne pike te hallit, e cila nuk po mundet te dale ne lojen e saj me te mire, ndoshta edhe per shkak te mungesave te shumta qe ka pasur ne kete takim.

    Trajneri Ilia Lonēareviē nuk ka pasur ne dispozicion per kete ndeshje, per shkak te demtimit, kapitenin Mukaj, sulmuesit Memelli e Malindi, mesfushorin Muzaka dhe per arsye skualifikimi mbrojtesin Andi Lila.

    Nderkohe perballe kane pasur nje skuader, e cila mund te konsiderohet vertet modeste per nga menyra se si eshte ndertuar ne vetem pak dite para fillimit te sezonit dhe per nga objektivat sezonale qe ka (thjesht qendrimin ne kategorine Superiore).

    Megjithate ne radhet e saj jane afruar disa futbolliste kroate, te cilet kane bere nje paraqitje te mire edhe dje ne “Qemal Stafa”.

    Takimi ka filluar i mire per bardheblute, te cilet kane mundur te administrojne lojen dhe te ndertojne disa aksione, por kane munguar rastet e mira per te shenuar.

    Pjesa e pare eshte mbyllur me rezultatin 0-0. Ne te dyten eshte pare nje nivel loje thuajse i barabarte per te dyja skuadrat, por ne fushe ka munguar grinta.

    Te pakta kane qene rastet ne porta, aq sa mund te numerohen me gishtat e njeres dore. Miqte humben nje mundesi te mire per te shenuar ne pjesen e dyte, por porta bardheblu shpetoi per merite te portierit Nallbani, i cili ndali me kembe topin qe po shkonte drejt rrjetes.

    Bardheblute shkuan vetem dy here ne zonen kundershtare, ku ne njerin rast tronditen traversen me ane te Sefes, i cili me pak me shume fat mund te kishte shenuar.

    Bardheblute, ne dukje disi te lodhur, kane vuajtur shume ne kete takim dhe per te zhbllokuar rezultatin eshte dashur te presin deri ne minutat shtese.

    Nje aksion nga e majta ne minuten e pare shtese, nje nga bardheblute arrin te depertoje ne zone dhe aty rrezohet.

    Edhe pse nje rast i dyshimte, gjyqtari drejton doren nga pika e 11-metershit, duke akorduar nje penallti per bardheblute.

    Ky veprim acaron korēaret, te cilet kane protestuar ashper, madje nuk kane kursyer edhe shtyrjet ndaj arbitrit, i cili sipas tyre kishte dhene nje 11-metersh te paqene.

    Kontestime kishte edhe nga tribuna, ndersa ne fushe per te qetesuar gjakrat hyjne shume forca policore. Tirana ia beson portierit Nallbani ekzekutimin e saj: numri 1 i bardhebluve gjuan fort, topi perplaset ne traverse dhe perfundon ne rrjete.

    Ky ishte fundi i takimit, i cili i ka dhuruar edhe tri piket e para sezonale kampioneve, qe pritet te kalojne nje jave jo shume te qete per shkak se do te jene ne qender te kritikave per nivelin e lojes se paraqitur ne kete takim.

  8. #1337
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Besa triumfon, Dinamo “shfryn” Flamurtarin


    Java e dyte e Kategorise Superiore ka konfirmuar dy skuadra, Dinamo dhe Besa, qe tashme tregojne se jane ne gjendje te fitojne edhe ne transferte, madje ne fusha te veshtira.
    Dinamo ka shpartalluar Flamurtarin ne Vlore, 3-0, ndersa Besa ka mundur Shkumbinin ne Peqin 2-1. Ne kete menyre, te dyja skuadrat, jo vetem jane ne krye te renditjes me pike te plota, me nga dy fitore secila, por kane zhvilluar lojerat me bindese dhe kane arritur rezultatet me pretenduese te mundshme.

    Ndeshja e zhvilluar dje ne stadiumin “Flamurtari” te Vlores ka pare te perballen dy skuadrat me te mira te javes se pare te sezonit.

    Vlonjatet qe kishin mundur 1-3 Tiranen ne kryeqytet vinin ne kete takim me synimin per te ruajtur ate vazhdimesi te mire edhe ndaj bluve.

    Ndersa Dinamo, pas nje fitoreje kunder te krutaneve te sapopromovuar ne eliten e futbollit shqiptar, kerkonte rikonfirmim si nje pretendente e denje per titull pikerisht ndaj Flamurtarit.

    Fati i ka buzeqeshur skuadres se Muēes, e cila ka rezultuar me efikase. Pas vetem 37 minutash loje, Bakaj ka bere te heshte stadiumi “Flamurtari” me golin e avantazhit.

    Me rifillimin e pjeses se dyte, kur pritej reagimi i vendasve, Sefa ēon ne dy numrin e golave per Dinamon. Goli i “KO”-se ka ardhur ne minuten e 64, ku Plaku shenon edhe golin e fitores 3-0.

    Nje humbje zhgenjyese per Flamurtarin, i cili merr nje grusht te forte, ndoshta ne nje moment euforik. Besa ia del te fitoje ne Peqin nje ndeshje te paralajmeruar si shume te tensionuar.

    Ne minuten e trete shenon Cikalleshi per Kavajasit dhe dyfishon Mihani ne te 63-en. Ne te 81-en ngushton Mustafaraj, por kaq nuk mjafton per Shkumbinin.

    Rigjen fitoren Teuta e Durresit, ne shtepi, duke mundur 2-1 Kastriotin e Krujes, qe nuk e njeh ende piken ne kete kampionat, nderkohe qe Gramozi befason Laēin, ne fushe, teksa barazon 1-1.

    Kategoria Superiore

    Java 2

    Tirana-Skenderbeu 1-0

    90’+1’ (p) Nallbani

    Laēi-Gramozi 1-1

    55’ (p) Nora / 57' Hyseni

    Shkumbini-Besa 1-2

    81' Mustafaraj / 3' Cikalleshi, 63' Mihani

    Teuta-Kastrioti 2-1

    Mile 16’ e 84’ (p) / 28’ Abazaj

    Flamurtari-Dinamo 0-3

    37' Bakaj, 58' Sefa, 64' Plaku

    Vllaznia-Apolonia 1-0

    90’+3’ Nallbani


    Renditja

    Skuadrat N P

    1. Dinamo 2 6

    2. Besa 2 6

    3. Flamurtari 1 3

    4. Apolonia 1 3

    5. Skenderbeu 1 3

    6. Vllaznia 1 3

    7. Tirana 2 3

    6. Teuta 2 3

    9. Gramozi 2 2

    10. Shkumbini 2 1

    11. Laēi 2 1

    12. Kastrioti 2 0

  9. #1338
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Raikonen fiton SPA-ne ne Belgjike


    Piloti finlandez i Ferrarit Kimi Raikonen fiton Cmimin e Madh te SPA-se ne Blegjike duke i dhene fitoren e pare sezonale skuderise italiane.
    Nje start perfekt nga piloti finlandez, aksidenti ne kthesat e para te gares qe i kushtoi largimin britanikeve, Xhenson Baton dhe Ljuis Hamilton ia thjeshtuan detyren Raikonen.

    Menjehere pas largimit te Safety Car e cila qendroi per pak xhiro ne piste pas incidentit, ferraristit i kane mjaftuar vetem pak sekonda per te parakaluar Xhankarlo Fizikelen duke marre edhe kryesimin e gares, pozicion te cilin e mbajti deri ne finish.

    Ne vendin e dyte u rendit Fizikela me makinen Force Inda, ndersa ne te tretin Sebastjan Vetel me Red Bull.

    Pas perfundimit te Cmimit te Madh te Belgjikes renditjen per pilote e udheheq Xhenson Baton me 72 pike, i ndjekur nga shoku i skuadres Rubens Barrikelo me 56 pike dhe Sebastjan vetel me 53 pike.

    Gara e ardhshme e Formula 1 do te jete ne Monxa ne Cmimin e Madh te Italise pas dy javesh.

  10. #1339
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Diego, i ngazėllyer me dy golat e shėnuar ndaj Romes

    “Ndaj Romes pamė njė kualitet tė lartė tė Juventusit. Ishte aftėsia e lojtarėve pėr t’u adoptuar shpejt nė sistemin e ri”, ka deklaruar braziliani qe u be protagonist ne "Olimpik"

    Mesfushori i Juventusit, Diego, ėshtė i ngazėllyer pas dygolėshit tė shėnuar nė derbin e mbrėmshėm ndaj Romės, kur ndihmoi ekipin tė shėnojė fitore 3-1. “Mendova se do tė ishte mė vėshtirė t’ia dalim kundėr Romės, por po ashtu e dija se duke luajtur ashtu siē luajtėm, mund tė fitonim dhe e bėmė kėtė”, ka thėnė Diego.

    “Sapo kam ardhur kam ditur tė ambientohem nė futbollin italian dhe kjo falė atmosferės te Juventus, trajnerit Ciro Ferrara, bashkėlojtarėve dhe dashurisė sė fansave. Duke i falėnderuar tė gjithė, tashme jam mė i lehtėsuar. Ndaj Romes pamė njė kualitet tė lartė tė Juventusit. Ishte aftėsia e lojtarėve pėr t’u adoptuar shpejt nė sistemin e ri”, ka perfunduar braziliani.

  11. #1340
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    City refuzon ofertėn e Barcelonės pėr Robinhon

    Por, siē shkruan sportivja spanjolle “Marca”, klubi anglez ka refuzuar ofertėn e katalanasve pėr brazilianin, e cila thuhet tė ketė kapur vlerėn e 40 milionė eurove

    Mediat spanjolle bėjnė tė ditur se Barcelona ka dėrguar njė ofertė nė drejtim tė Manchester City pėr tė marrė shėrbimet e sulmuesit Robihno.

    Por, siē shkruan sportivja spanjolle “Marca”, klubi anglez ka refuzuar ofertėn e katalanasve pėr brazilianin, e cila thuhet tė ketė kapur vlerėn e 40 milionė eurove.

    Mendohet se oferta fillimisht ėshtė analizuar nga klubi, por pas diskutimeve me menaxherin Mark Hughes, pronarėt e klubit kanė vendosur tė refuzojnė ofertėn pėr 25-vjeēarin.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •