Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 137 of 232 FirstFirst ... 3787112127132135136137138139142147162187 ... LastLast
Results 1,361 to 1,370 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1361
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Iker Casillas: Mund tė ndodhė qė tė mos fitojmė asgjė

    Portieri i Real Madridit, Iker Casillas, thotė se do tė ishte katastrofale nėse kjo skuadėr e Mbretėrve dėshton tė fitojė trofe kėtė sezon.

    “Do tė ishte njė katastrofė nėse nuk fitojmė diēka me kėtė skuadėr kėtė sezon. Megjithatė gjithēka mund tė ndodhė”.

    “Katėr ose pesė vite mė herėt e kishim kėtė situatė tė papėrshtatshme, kur luajtėm futboll tė mirė pėr gjashtė muaj, mirėpo dėshtuam tė fitojmė diēka. (Prandaj) Me rėndėsi janė rezultatet”, ka thėnė spanjolli pėr “Marca”.

  2. Advertise Here
  3. #1362
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Maradona: Fitorja ndaj Brazilit njė iluzion i vėrtetė!

    Pėrzgjedhėsi i Argjentinės, Diego Armando Maradona nuk ėshtė dorėzuar nė prag tė ndeshjes kundėr Brazilit nė kuadėr tė kualifikimeve pėr Botėrorin 2010 edhe ka frenuar entuziazmin



    Diego Armando Maradona ka probleme me lėndimet e futbollistėve, pasi pėr kėtė ndeshje nuk do tė ketė nė dispozicion Jonas Gutierezin, kurse nė dyshim janė edhe Sebastian Veron dhe Sebastian Bataglia.

    "Fitorja jonė nė kėto kushte kur kemi disa futbollistė tė lėnduar ėshtė njė iluzion i vėrtet", ka theksuar 49-vjeēari Maradona, duke shtuar: "Do tė jetė vėshtirė sikur ēdo herė kur pėrballemi me Brazilin. Jemi tė vetėdijshėm se nė rast se fitojmė shkojmė nė Botėror”.

    “Pas Gutierezit, janė tė lėnduar edhe Bataglia dhe Veron. Shpresoj se lėndimet e tyre tė sherohen ne kohė. Nė mungesė tė Gutierezit vendi nė mesfushė duket se do t'i takoj Veronit", ka nėnvizuar Maradona.

  4. #1363
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Spalletti dorėhiqet nga Roma, tani vjen trajner Ranieri

    Luciano Spalleti largohet zyrtarisht nga skuadra e Romės pas polemikave me drejtuesit pėr merkaton dhe dy humbjet nė Serie A

    Pas 4 vjetėsh tė bukura nė kryeqytetin italian, Luciano Spalletti i ka dhėnė lamtumirėn Romės, edhe pse kjo nuk ishte mėnyra mė e mirė pėr tu ndarė me verdhekuqtė.

    Tashmė ish trajneri i Romės, ka dhėnė zyrtarisht dorėheqjen dhe klubi ka pranuar vendimin tij. Presidentja Rosella Sensi tashmė do ti besojė njė tjetėr emri tė njohur qė do tė drejtojė verdhekuqtė kėtė sezon. Trajneri i ri ėshtė Claudio Ranieri, qė pak muaj ėm parė drejtonte Juventus.

    Ranieri do tė firmosė njė kontratė pėr nėj vit me Romėn, me opsion rinovimi edhe pėr njė tjetėr nė rast tė rezultateve pozitive me kryeqytetasit. Ndėrkohė Spalletti ėshtė nė negociata me Zenitin.

  5. #1364
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ribery: Van Gaal me ka zhgenjyer

    Probleme ne gjirin e skuadres se Bayern Munchen ku Franck Ribery shpreh hapur zhgenjimin qe ka marre nga trajneri Louis Van Gaal.
    Pasi ka konfirmuar pranine e tij edhe per nje sezon tek bavarezet, fantazisti francez flet pa dorashka per marredhenien e tij me teknikun holandez.

    “Kjo eshte hera e pare qe nuk jam dakort me nje trajner. Per momentin nuk ka afrimitet mes nesh, por sillemi thjesht si profesioniste. Me Ottmar Hitzfeld gjithcka ishte ndryshe, pasi ai ishte nje njeri i sjellshem dhe trajneri me i mire qe kam njohur tek Bayern Munchen”, shprehet Ribery” ne nje interviste dhene per “France Football”.

    Kjo deklarate ndez serish situaten ne kampin bavarez ku gjate gjithe veres drejtuesit e Bayern kane hedhur poshte ofertat e Real Madrid per shitjen e fantazistit.

  6. #1365
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ecclestone: Renault mund te perjashtohet nga F1


    Renault mund te largohet nga garat e Formula 1 per shkak te hetimeve qe kane nisur ne lidhje me garen e Singaporit.
    Kete e ben te ditur pronari i F1, Bernie Eclestone ne nje interviste dhene per tabloidin “Times”. “Shpresoj qe te mos detyrohemi te marrim nje vendim te tille. Briatore kembengul se nuk eshte ne dijeni te ketij veprimi”, shprehet Ecclestone.

    Hetimi i perket gares se vitit 2008 ne Singapor ku mendohet se drejtuesit e skuderise i kane dhene urdher Nelsinho Piquet per t’u perplasur, ne menyre qe te favorizohej Fernando Alonso, i cili fitoi garen.

  7. #1366
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mjekėt japin OK, Massa ėshtė gati tė kthehet nė garė

    Pėrfundimi i kontrolleve mjekėsore tė kryera ndaj pilotit tė Ferrarit, Felipe Massa ka dalė pozitiv


    Piloti brazilian, i cili u demtua rende gjate provave te Cmimit te Madh te Hungarise, ka kaluar te gjitha testet neurometrike dhe provat per aftesite dalluese.

    Keshtu, jane te gjitha mundesite qe ai te kthehet ne aktivitetin e tij sportiv. Lajmi eshte pritur me gezim te madh nga skuderia e Maranello-s, e cila ka shprehur “kenaqesine e madhe” qe mund te perdore sherbimet e pilotit.

    Gjithesesi, me pare Massa do t’i nenshtrohet nje nderhyrjeje kirurgjike per te sistemuar kutine kranike ne piken e demtuar nga impakti me copen metalike qe u shkeput nga makina e nje piloti tjeter.

  8. #1367
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kategoria I, Luftetari kthehet me fitore

    Luftetari kthehet ne Gjirokaster pas nje viti “shtegtim”, prej rikonstruktimit te stadiumit dhe regjistron fitoren e pare sezonale ne Kategorine I.
    Skuadra e drejtuar nga Mustafa Hysi mposhti me rezultatin 3:2 Pogradecin, ne ndeshjen e pare (e vetmja qe u luajt dje) te javes se dyte.

    Vendasit dominuan ne pjesen e pare te takimit, duke shkuar ne dhomat e zhveshjes ne avantazh 3:0, me gola te Shalarit (14’), Zharkallit (37’) dhe Shkozes (43’).

    Megjithate, ne pjesen e dyte gjirokastritet rrezikuan jo pak, pasi toleruan dukshem ne loje.

    Miqte shkurtuan shifrat ne te 78-en me Jahaj, ndersa ne sekondat e fundit Kreka realizoi edhe rrjeten e dyte per liqenoret.

    Me kete fitore, Luftetari merr perkohesisht kryesimin e tabeles me 4 pike (pas barazimit 0:0 ne Lushnje), ndersa sot do te luhen te gjitha sfidat e tjera, ku spikat perballja Bylis-Partizani.

  9. #1368
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hertnagel: Salihi, nje sulmues kualitativ

    Kalimi i Hamdi Salihit ne radhet e Rapidit te Vjenes eshte pritur mire nga drejtuesit e larte te klubit gjigant austriak, tek i cili do te mbeshtese edhe shpresat e tyre per sezonin e ri.
    Sulmuesi shqiptar kerkohej qe prej dy vitesh e gjysme nga trajneri Peter Pakult.

    “Salihi ka cilesi te mira si golashenues, ai eshte shume i pranishem ne zone paraqet rrezikshmeri per kundershtaret, pasi eshte shume efikas”, ka saktesuar Alfred Hertnagel, drejtori sportiv i Rapidit, i cili beson shume te sulmuesi i ri.

    Por megjithate, ende nuk eshte i sigurt vendi i Salihit ne formacionin e pare. Sulmuesit e tjere, Nikica Jelavic, Rene Gartler, Mario Konrad dhe Kristofer Trimel do te luftojne me shqiptarin per nje vend ne 11-she.

    “Do te kemi nje konkurrence te madhe ne sulm”, pohon drejtori sportiv, Hertnagel.

  10. #1369
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Shpresa fillon pergatitjet kunder Azerbajxhanit

    Perfaqesuesja jone Shpresa nisi dje ditet anti-Azerbajxhan, takimi i trete zyrtar per eliminatoret e Kampionatit Europian U-21 2011.
    Sfida kunder azerbajxhanasve, e vlefshme per Grupin 10, do te zhvillohet te shtunen, me 5 shtator ne stadiumin e qytetit te Durresit, “Niko Dovana”, ne oren 16:30.

    Trajneri Artan Bushati i ka pasur ne dispozicion te 23 lojtaret e thirrur.

    Vetem sulmuesi Ahmed Januzi, i cili luan ne Ukraine me Vorskla Poltaven, vjen nga kampionatet e huaja, pasi 22 te tjeret luajne ne kampionatin shqiptar.

    Shqiperia ka humbur dy ndeshjet e para ndaj Skocise (0-1 ne Elbasan dhe 2-5 ne Falkirk) dhe ne sfiden e se shtunes do te kerkoje rikthimin te fitorja, pas ketij starti jo te mire ne kete edicion eliminator.

    Ne dy ndeshjet e fundit ndaj azerbajxhanasve Shqiperi U-21 ka koleksionuar dy barazime.

  11. #1370
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Hyka: Gati te luftoj per nje vend titullari

    Jahmir Hyka nuk i trembet konkurrences dhe eshte i gatshem te luftoje per nje vend titullari te Mainci.
    I grumbulluar me Kombetaren per ndeshjen e fundit eliminatore ne “Qemal Stafa” (faza e grupeve e Boterorit 2010 perfundon me takimin ne Suedi), talenti kuqezi ka folur per situaten aktuale te skuadra e Bundesliges gjermane.

    “Me trajnerin e ri te Maincit kam marredhenie mjaft te mira. Ai ka besim tek une, me mbeshtet dhe besoj se do te luaj me shume”, deklaroi 21-vjeēari.

    “Nuk e ndiej veten inferior kundrejt lojtareve te tjere te skuadres dhe mund te them se nuk kam frike prej tyre. Konkurrenca e madhe qe ekziston te Mainci me stimulon edhe me shume per te punuar dhe per te fituar nje vend titullari ne skuader”.

    Me tej edhe dy fjale per aktivizimin ne fitoren 2:1 kunder Bajernit te Mynihut:

    “Ishte nje sfide emocionuese dhe nje fitore e madhe. Jo vetem une, por edhe lojtaret e tjere te Maincit, ndoshta nuk do te kene me shansin te luajne dhe te fitojne me kete skuader”.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •