Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 138 of 232 FirstFirst ... 3888113128133136137138139140143148163188 ... LastLast
Results 1,371 to 1,380 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1371
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana: Nuk me larguan me force nga Marseja

    Gjate mbremjes se djeshme i eshte bashkuar kontingjentit te Kombetares, per sfiden e 9 shtatorit me Danimarken. Por, me perpara, Lorik Cana eshte rikthyer ne Marseje.
    Kete here jo per te luajtur, por per te ndjekur ne rolin e tifozit derbin kunder Bordose, ndeshje ne te cilen ish-skuadra e tij barazoi pa gola.

    Mesfushori kuqezi u ndje mjaft i emocionuar ne stadiumin “Velodrom” dhe pohon se ndien nostalgji per Olimpikun e Marsejes.

    Megjithate, 26-vjecari theksoi se vendimin per t’u larguar nga klubi e kishte marre vete dhe askush nuk e largoi.

    Ai foli edhe per eksperiencen ne Premierligen angleze, ku gjate javeve te para eshte konfirmuar si nje prej pikave te forta te Sanderlendit.

    “Jam shume i lumtur. Kisha mundesi te luaja me klubet angleze ne Ligen e Kampioneve, por te jesh pjese e ketij kampionati eshte dicka speciale. Te Sanderlandi, i cili eshte ekip i mesit te tabeles, punohet shume mire dhe organizimi eshte i shkelqyer”, deklaroi Cana.

    Pas kater viteve te kaluara me OM-ne, per te kishte ardhur koha te provonte nje aventure tjeter:

    “Nuk mund ta dish kurre se kur eshte koha e duhur per t’u larguar. Sanderlendi u prezantua si kandidatja me serioze gjate merkatos. Personalisht po mendoja te transferohesha ne Gjermani, por klubi i interesuar (Hamburg) nuk u shfaq ne momentin e fundit”.

    Cana tregon se ne vendimin per t’u larguar nuk ndikoi klubi qe u shpall nenkampion i Frances, madje edhe se nuk ka hasur asnje pengese prej marsejezeve.

    “Kisha biseduar me drejtuesit e klubit para fillimit te sezonit. Gjerat ishin te qarta: nese do te deshiroja te largohesha, klubi nuk do me pengonte. Me pas ne e morem vendimin se bashku dhe kjo ishte dicka mjaft pozitive. Gjithsesi, une mbetem tifozi i pare i Olimpikut ne Angli”, theksoi ai.

  2. Advertise Here
  3. #1372
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Kombėtarja bėn stėrvitjen e parė, mungojnė Cana e Salihi

    Ekipi kombėtar ka nisur pėrgatitjet pėr sfidėn e radhės, atė ndaj Danimarkės mė 9 shtator. Trajneri Josip Kuzhe ka zhvilluar seancėn e parė stėrvitore, ku mungonin vetėm Cana e Salihi


    Kombėtarja shqiptare ka nisur grumbullimin pėr ndeshjen e 9 shtatorit kundėr Danimarkės, e parafundit pėr eleminatoret e Botėrorit 2010. Kuqezinjtė kanė zhvilluar pasditen e sė martės edhe seancėn e parė stėrvitore nėn drejtimin e trajnerit Josip Kuzhe.

    Kroati nuk ka dashur ta nisė menjėherė me sforco, duke zhvilluar vetėm ushtrime tė lehta, kryesisht pėr ē’pirjen e muskujve. Pas njė loje me top, ajo qė shqetėsoi ishte njė dėmtim i pėsuar nga Kristi Vangjeli, pas njė dyluftimi me Andi Lilėn. Nė skuadėr mungonin vetėm Lorik Cana e Hamdi Salihi, qė do t’i bashkohen skuadrės ditėn e mėrkurė. Kombėtarja do tė kėrkojė tė marrė tė paktėn njė barazim nė sfidėn me danezėt, por edhe tė harrojė disfatėn e pėsuar nė Kopenhagen mė 1 prill.

    Nė atė ndeshje tė pėrfunduar 3-0, ekipi kuqezi zhvilloi ndoshta lojėn mė tė dobėt tė viteve tė fundit. Kjo bėri qė drejtuesit e Federatės mė pas tė prishnin kontratėn me holandezin Ari Han. Pas 8 ndeshjesh, kombėtarja shqiptare ka 6 pikė nė grupin 1 tė Botėrorit 2010, duke arritur 1 fitore, 3 barazime dhe 4 humbje.

  4. #1373
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Vangjeli, mungesa e Kombetares kunder Danimarkes

    Pas paraqitjes se shkelqyer te perfaqesueses sone ne miqesoren ndaj Qipros ku arritem te shenonim plot 6 gola, tashme kuqezinjte jane grumbulluar prej pak ditesh ne Durres.
    Deri me daten 9 shtator kuqezinjte do te merren me pergatitjen e ndeshjes eliminatore per Boterorin 2010, me Danimarken qe do te zhvillohet ne “Qemal Stafa”. Trajneri Kuzhe ka grumbulluar te gjithe lojtaret qe duket se jane ne forme te mire, duke perjashtuar ketu mbrojtesin Vangjeli i cili nuk mund te luaje ne kete ndeshje per shkak te nje demtimi.

    Ne prag te ndeshjes me Qipron, trajneri kroat i kombetares sone i kishte paraqitur Federates se Futbollit nje program afatgjate per te ardhmen e kesaj skuadre. “Qe perpara ndeshjes me Qipron biseduam me trajnerin Kuzhe dhe drejtuesin e federates ku eshte bere nje plan per ndeshjet e ardhshme. Une mendoj se gjendja e mire e ekipit dhe entuziazmi duhet te bashkangjitet me nje loje te mire dhe nje rezultat pozitiv edhe me Danimarken”, shprehet mesfushori Klodian Duro.


    Ndeshja me Danimarken eshte e parafundit per kete faze te eliminatoreve te Boterorit 2010, pasi kuqezinjte do te mbyllin sezonin me ndeshjen ndaj Suedise ne transferte. Aktualisht kombetarja jone ndodhet ne vendine 5-te ne kuoten e 6 pikeve, 3 me pak se Suedia e Portugalia qe jane siper nesh.

  5. #1374
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bolt: Dua te jem nje legjende

    Njeriu me i shpejte ne planet, Usain Bolt nuk kenaqet me rekordet e vendosura ne boterorin e Berlinit.
    Ai eshte ne kerkim te kufijve te rinj edhe pse aktualet veshtire se mund t’i kaloje njeri, te pakten per momentin. Xhamajkiani kerkon ta ule kohen 9:58 ne 100 metra te vendosur ne Berlin.

    “Fiziku im eshte pak i lodhur por ndihem mire ne krahasim me garen e Zyrihut javen e shkuar. Po provoj te kthehem ne nje legjende”, thekson Bolt ne prag te gares se Brukselit.

    “Besoj se nese do perseris keto suksese edhe ne Londer 2012 e boterorin e ardhshem, atehere do te jem nje legjende”, perfundoi fenomeni nga Xhamajka.

  6. #1375
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ferrari, 2 emra ne tavoline per vendin e Badoer


    Ferrari nuk mund te prese me qe kolaudatori Luca Badoer te mesoje te ngase makinen ne garat zyrtare, duke u perqendruar ne dy emra qe mund ta zevendesojne ate qe ne garen e ardhshme.
    Behet fjale per Giancarlo Fisichella-n e Robert Kubica-n. Pas paraqitjes negative te Badoer ne dy garat e fundit, Fisichella i ka derguar Ferrarit disa mesazhe, duke shprehur gadishmerine e tij per te garuar me kokekuqen.

    Nga ana tjeter qendron pretendenti i ri, Robert Kubica, i cili ka nje anvantazh ndaj italianit persa i perket cilesive teknike sepse e di si perdoret sistemi Kers.

  7. #1376
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Messi dhe Barcelona, njė martesė dhe klauzolė rekord

    Kushdo qė do tė duhet tė shohė Messin me klubin e zemrės do tė duhet tė paguajė 250 milionė Euro pėr kėmbėt e tij

    Barcelona blindon Leo Messin nga “sulmet” e sheikeve arabe. Klubi katalanas ka nenshkruar nje kontrate te re me talentin argjentinas, duke e bere praktikisht te pamundur largimin e tij nga “Camp Nou”.

    Me firmen e hedhur ne kontraten e re, Messi do fitoje plot 10 milione euro ne sezon, me shume se kushdo tjeter ne radhet e katalanasve.

    Tashme mes paleve ka nje kontrate deri ne vitin 2012 me nje klauzole qe mund ta largoje sulmuesin vetem nese nje klub paguan 250 milione euro per kembet e tij.

    Kjo eshte nje nga kontratat me te shtrenjta ne futbollin spanjoll duke perjashtuar ketu rastin e Kaka dhe Ronaldo, per te cilet Perez ka vendosur nje klauzole marramendese prej 1 miliarde dollaresh.

  8. #1377
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cristiano: Portugalia do sigurojė pjesėmarrjen nė Botėror

    Futbollisti mė i shtrenjtė i planetit, Kristiano Ronaldo, ėshtė i bindur se kombėtarja e tij do ta sigurojė pjesėmarrjen nė Kupėn e Botės 2010 nė Afrikėn e Jugut

    Cristiano ėshtė i sigurt ndonėse pėr momentin ėshtė nė situatė shumė tė vėshtirė nė grupin 1, pasi zė pozitėn e tretė me vetėm 9 pikė nga gjashtė ndeshje tė zhvilluara.

    Danimarka kryeson grupin me 16 pikė, kurse Hungaria ėshtė nė pozitėn e dytė me 13 pikė. Deri nė mbyllje tė ciklit kualifikues Portugalia do t'i zhvillojė edhe katėr ndeshje dhe nė asnjėrėn prej tyre nuk guxon tė humb, nė rast se dėshiron tė shkojė nė Botėror. Dy ndeshjet e ardhshme Portugalia i luan si mysafire nė Kopenhagė ndaj Danimarkės tė shtunėn dhe nė Budapest ndaj Hungarisė (mė 9 shtator).

    "Ėshtė e vėrtet se ekziston njė presion i madh, por kjo ėshtė normale, duke pasur parasysh se gjithēka ėshtė nė formė tė njė lotoje. Megjithatė, unė jam i sigurt se do tė arrijmė t'i radhisim fitoret dhe nė fund do tė kualifikohemi nė Kupėn e Botės nė Afrikėn e Jugut. Jam i bindur se do t'ia arrijmė kėtij qėllimi", ka pohuar Ronaldo.

  9. #1378
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ruud Van Nistelrooy: Dua tė rikthehem me Holandėn

    Sulmuesi i Realit tė Madridit, Rud Van Nistelroi, i cili mungoi njė kohė tė gjatė nė fushėn e gjelbėr ka shprehur dėshirėn e tij tė flaktė pėr t'u rikthyer sėrish nė kombėtaren e Holandės

    Me kėtė ekip, sulmuesi synon tė paraqitet nė Botėrorin 2010. Nistelroi u tėrhoq nga kombėtarja pas Kampionatit evropian 2008, nė mėnyrė qė t'i pėrkushtohet plotėsisht paraqitjes sė tij te Reali.

    Megjithatė, tani kur ka mbushur 33 vjet, ka plane tjera. "Dėshiroj ta ndihmoj Realin dhe besoj se mund ta bėjė kėtė gjė. Ky ėshtė synimi im. Kam mundur tė shkoj nė ndonjė klub tjetėr, ku presioni do tė ishte mė i vogėl, por jam i vetėdijshėm pėr vlerat e mia”.

    “Po ashtu dua tė luftoj me tė gjitha forcat, nė mėnyrė qė ta sigurojė njė vend nė kombėtaren e Holandės pėr Botėrorin 2010. Dua tė dėshmoj se njė lėndim ēfarė e kisha unė, nuk do tė thotė qė domosdoshmėrisht duhet tė lėsh futbollin”.

    “Shembuj tė tillė ka shumė, si Ronaldo, i cili me Brazilin ishte kampion bote nė Japoni pas njė lėndimi tė rėndė", ka pohuar Nistelroi, i cili nė 64 ndeshje tė zhvilluara me kombėtaren holandeze ka shėnuar 33 gola.

  10. #1379
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Puyol refuzon kontratėn e re me Barēėn, largim nė Qershor

    Duket se konkurenca e madhe te Barcelona do japė efektet e para kėtė sezon dhe i pari qė rrezikon ėshtė kapiteni Carles Puyol

    Kapiteni i Barcelonės, Karles Pujol, ka shtyrė vendimin pėr nėnshkrimin e kontratės sė re, pasi frikėsohet se pėrkundėr nėnshkrimit tė kontratės mund tė mbetet nė bankinėn e futbollistėve rezervė, gjė e cila nuk i pėlqen aspak, ka bėrė tė ditur e pėrditshmja sportive spanjolle "AS".

    Mbrojtėsi 31-vjeēar ngurron tė vė nėnshkrimin mbi kontratėn e re dyvjeēare. Duket se Pujol ka dėshirė qė nė pėrfundim tė karrierės tė luajė nė ndonjė ligė tjetėr evropiane, si Angli, ku pėr shėrbimet e tij janė tė interesuar Ēelzi dhe Manēester Siti, ose nė Itali tek Milani.

    Kapiteni i kampionėve tė Europės, Carles Puyol tė hėnėn ka luajtur ndeshjen e 300-tė nė fanellėn e Barcelonės, nė fitoren 3:0 ndaj Sporting Gijon.

  11. #1380
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    FIFA ndalon Chelsean tė transferojė pėr njė vit

    FIFA ka bėrė tė ditur se ka pėrjashtuar Chelsean pėr njė vit nga nėnshkrimi me ndonjė lojtar tė ri pėr vitin e ardhshėm, pasi ka inkurajuar njė lojtar francez tė thyejė kontratėn e tij dhe tė nėnshkruajė pėr klubin.
    Chelsea nuk do tė mund tė regjistrojė lojtarė tė rinj, qoftė nga Anglia ose jashtė saj, gjatė dy afateve tė ardhshme kalimtare, nė janar 2010 dhe nė fund tė sezonit tė ardhshėm. Dhoma pėr Zgjidhjen e Konflikteve e FIFA-s, ka marrė kėtė vendim pasi ekipi francez Lens ėshtė ankuar se Chelsea ka joshur Gael Kakuta pėr tė thyer kontratėn e tij me klubin francez, pėr tė kaluar nė Londėr. FIFA po ashtu ka ndaluar Kakuta-n nga loja pėr katėr muaj dhe ka urdhėruar atė dhe Chelsan tė paguajnė kompensimin dhe ēmimin e stėrvitjeve pėr Lens. Chelsea mund tė ankohet ndaj kėtij vendimi.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •