Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 142 of 232 FirstFirst ... 4292117132137140141142143144147152167192 ... LastLast
Results 1,411 to 1,420 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1411
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Shpresa, sot kunder Azerbajxhanit

    Skadon faza pergatitore e Kombetares U-21 per ndeshjen anti-Azerbajxhan. Trajneri Artan Bushati e ka tashme te qarte skuadren qe do te zbrese ne fushe dhe me ne fund i ka dhene edhe udhezimet e fundit. Fjala i mbetet fushes.
    Kundershtari eshte i nje niveli modest, por nuk duhet nenvleresuar, pasi edhe miqte na konsiderojne neve si mundesine e vetme te tyre per te marre pike ne grupin 10 te eliminatoreve te Kampionatit Europian 2009-2011.

    Prandaj, ndaj nesh pritet qe ata te japin maksimumin. Megjithate, te gjithe ne kampin kuqezi besojne shume te fitorja. Ky eshte shansi per te prishur edhe kolonen zero te pikeve, pasi perfaqesuesja U-21 e Shqiperise ne dy ndeshjet e luajtura deri tani, ka pesuar dy humbje ndaj Skocise (0-1 dhe 2-5).

    Vete Bushati eshte i bindur se te tijte do te dine te demonstrojne vlerat e kesaj skuadre.

    “Besoj shume te fitorja ndaj Azerbajxhanit. Eshte nje sfide mjaft domethenese, qe duhet ta fitojme. Me Azerbajxhanin do te futemi ne fushen e lojes per te fituar ndeshjen edhe per vete pozicionin aspak komod qe kemi aktualisht ne tabelen e renditjes. Ekipi duhet te jete kompakt”.

    Tekniku i U-21 do te kete ne dispozicion edhe Vilen e huazuar nga Kombetarja A, i cili do te perbeje boshtin e skuadres se bashku me dyshen e talentuar vlonjate, Zeqiri e Veliu.

    Per t’u bere realitet ky objektiv, duhet pikerisht nje impenjim i madh ne takimin e sotem ne oren 16:30 ne “Niko Dovana”.

  2. Advertise Here
  3. #1412
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Bolt nuk ndalet, fiton edhe ne 200 m ne Bruksel

    Usain Bolt vijon serine e fitoreve. Ne Golden Ligen e Brukselit, njeriu me i shpejte i botes fitoi ne garen e 200 me me 19.57 sekonda, kohe kjo qe regjistrohet si rekordi i mitingut.
    Gjithsesi kjo fitore nuk i dha atij mundesine qe te ndaje xhekpotin prej 1 milione dollaresh bashke me 3 atlete te tjere. Duke qendruar ne kete pike, ata qe arriten te marrin cmimin me te lakmuar te serise se Golden Lige ne atletike ishin Sania Ricards, Jelena Isinbajeva dhe Kenenisa Bekele.

    Riēards fitoi ne garen e 400 metrave me kohen 48.83 sekonda duke lene ne vendin e dyte britaniken Ohurogu, ndersa ne te tretin Sherika Uilliams.

    Per Jelena Isinbajeven, deshtimi ne boterorin e Berlinit ka mbetur vetem nje enderr e keqe. Atletja ruse qe vetem nje jave me pare vendosi rekordin e ri boteror ne kercimin me shkop ne Zyrih, fitoi edhe ne Belgjike kete radhe me 4.7 m.

    Atleti i trete qe fitoi xhekpotin e Golden Lige, ishte Kenenisa Bekele. Etiopiani arriti te fitoje garen e 5000 m edhe ne Bruksel me kohen 12 minuta e 55.31 sekonda, duke lene ne vendin e dyte bashkekombasin e tij Merga me 35 te qintat me shume.

    Ne garen e 100 m pritej nje duel mes Tajson Gej dhe Usain Bolt, por nje gje e tille nuk ndodhi. Ne kete disipline ai qe luftoi per fitoren me Gej ishte Asafa Pauell. xhamajkani fitoi kete gare me 9.9 sekonda, ndersa amerikani e mbylli garen me kohen 10 sekonda.

    Mitingu i Brukselit i dha fund serise se Golden Ligave qe ekziston prej 12 sezonesh. Duke filluar nga viti 2010, Golden Liga do zevendesohet nga Diamond League e cila do te zhvillohet ne 14 qyetet te Botes dhe ketu perfshihen ato aziatike dhe amerikane.

  4. #1413
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    MotoGP, Rosi i pari ne provat zyrtare


    Valentino Rosi dominon ne prova zyrtare te San Marinos duke siguruar nisjen nga vendi i pare ne garen e neserme.
    Piloti italian i Yamaha-s ka sigluar kohen me te mire me 1’34”338 duke lene pas spanjollet Daniel Pedroza me Honda dhe shokun e tij te skuadres, Jorge Lorenzo me Yamaha.

    Rosi duket se eshte i gatshem te rikthehet ne podium pas humbjes ne GP e Indianapolisit ku si pasoje e nje aksidenti e mbylli garen para kohe duke i dhene mundesi Jorge Lorenzos te rikuperoje 25 pike ne renditjen per pilote.

  5. #1414
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    EuroU21, Shqiperia fiton ndaj Azebaxhanit


    Kombetarja shqiptare e Under 21 ka fituar ne stadiumin Niko Dovana te Durresit ndeshjen e vlefshme per Kampionatin Europian kunder Azerbaxhanit me rezultatin e ngushte 1-0.
    Takimi ka nisur i qete dhe pa shume raste per shenim nga te dyja skuadrat dhe pjesa e pare eshte mbyllur me rezutatin e bardhe 0-0.

    Me nisjen e fraksionit te dyte te ndeshjes te rinjte tane intensifikuan perpjekjet per te gjetur rrugen e rrjetes dhe pas disa rasteve rradhazi te shperdoruara ishte Karabeci i cili ne minuten e 63 kalon kuqezinjte ne avantazh duke sigurar 3 pike mjaft te vlefshme.

    Pas zhvillimit te ndeshjes se trete te vlefshme per grupin 10 qualifikues kuqezinjte e rinj ndodhen ne vendin e trete me dy ndeshje me shume te luajtura se Austria, Bjellorusia dhe Azerbaxhani. Nderkohe qe grupi kryesohet nga Skocia me 6 pike te grumbulluara ne dy ndeshje.

  6. #1415
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Brazili “derrmon” Argjentinen dhe pret bileten afrikane

    Fitore e rendesishme per Brazilin ne fushen e armiqve te perjetshem te Argjentines qe e konfirmon skuadren e Dunges ne Boterorin 2010.
    Kombetarja Selecao ka poshteruar bardhekalterit e Maradones ne Rosario me rezultatin 3-1. Fitore e dyfishte per brazilianet, te cilet mundin pas shume kohesh ne fushen e tyre kombetaren rivale. Ne minuten e 23-te ka qene Luisao qe kaloi miqte ne avantazh, ndersa Luis Fabiano realizoi dopiete ne minutat 30 dhe 66. Golin e vetem per djemte e Maradones e shenoi Datolo ne minuten e 64-t.

    Kjo humbje mund t’i kushtoje shume kombetares se Argjentines qe tashme diskuton edhe kualifikimin per ne boteror. Bardhekalterit renditen ne vendin e katert pas Brazilit, Paraguajit dhe Kilit dhe rrezikojne te ndeshen ne nje takim shtese me fituesen e zones Concacaf nese dalin te pestet.

    Ndeshjen e radhes Argjentina do ta luaje ne Asuncion te Paraguajit ku parashikohet nje perballje e veshtire per Messi & Co.

  7. #1416
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Grupi 1, supersfida ndalet ne barazim


    Eshte ndalur ne barazim 1-1 supersfida e grupit tone, Danimarke-Portugali. Vazhdon te vuaje skuadra e Keirozit e cila me kete pike te fituar ne transferte serish qendron pezull dhe larg synimit per t’u kualifikuar per ne Boterorin e 2010-s.
    Edhe pse kane sulmuar qe ne fillimin e ndeshjes, portugezet kane pesuar gol te paret. Ne fundin e 45 minutave, Niklas Bendtner kercen me shume se te gjithe ne zonen e rreptesise se kundershtareve dhe nuk mendohet shume per te shenuar. Ne pjesen e dyte danezet qe ishin edhe me prane nje kualifikimi te sigurte me keto tre pike, u mbyllen ne gjysmefushen e tyre ne pritje te sulmeve te portugezeve te cilet provuan nga te gjitha krahet e me te gjitha menyrat.

    4 minuta perpara perfundimit te lojes, pas nje goditje kendi, Liedson shenon golin e barazimit qe i jep ende shprese Portugalise, nderkohe qe Danimarka mban kryesimin me nje avantazh prej 4 pikesh nga Hungaria e vendit te dyte. Keta te fundit kane pesuar humbjen e dyte ne kete faze grupesh, pasi u munden nga Suedia ne minutat e fundit. Olof Melberg shenon qe ne minuten e 8-te te takimit duke treguar qarte ambiciet e suedezve per kete ndeshje.

    Perpjekjet e Ibrahimovic nuk sollen asnje rezultat tjeter vec disa aksioneve te rrezikshme ne pjesen e pare. Ne te dyten, gjyqtari akordon nje 11-metersh ndaj Hungarise, i cili shnderrohet ne gol nga Huszti. Ishte minuta e 90-te dhe kur gjithcka shkonte drejt barazimit, Ibrahimovic, ne kerkim te golit, kete here i ndihmuar edhe nga fati, kalon Suedine ne avantazh, duke i dhene 3 pike shume te rendesishme qe i ngjit menjehere ne vendin e trete ne grupin 1.

    Jane 4 skuadra qe ende shpresojne per dy vendet qe do t’i cojne ne boterorin Afrike e Jugut 2010, te katerta keto skuadra, Danimakra, Hungaria, Suedia dhe Portugalia do te zhvillojne edhe nga 3 ndeshje, nderkohe Shqiperia dhe Malta, skuadra e parafundit dhe e fundit do te zhvillojne edhe nga dy ndeshje. te merkuren kuqezinjte do te perballen me Danimarken ne “Qemal Stafa”, ndersa mbyllin keto eliminatore me ndeshjen 14 tetorit ne Suedi.

  8. #1417
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    "Fernando show", Alonso kėnaq tifozėt nė rrugėt e Oviedos, vendlindjen e tij


  9. #1418
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Doktori, leksion ne San Marino

    Valentino Rossi ka triumfuar ne Cmimin e Madh te San Marinos, duke iu afruar gjithmone e me shume titullit kampion.
    Italiani i “Yamaha” u konfirmua si mbreti i pistes se Misanos, pasi as Lorenzo dhe as Pedroza nuk munden t’i rrembenin fitoren Doktorit, i cili mori fitoren e 6 sezonale dhe te 103-ten ne karrieren e tij.

    Pasi fitoi provat zyrtare diten e shtune, Rossi dominoi edhe garen e cila nuk mund te evitonte as perplasjet mes motoreve.

    Nje incident i tille ndodhi qe ne fillim te saj, ku protagoniste u bene Colin Edwards, Nicky Hayden dhe Alex De Angelis.

    Ky episod rrezikoi ne nje fare menyre edhe Horge Lorenzo, por per fatin e mire te tij gjithcka kaloi pa shume probleme.

    Pas kesaj perplasjeje, gara u zhvillua normalisht dhe 3 protagonistet e provave zyrtare dolen ne krye. Ne xhiron e 8 Rossi i kaloi te gjithe kundershtaret e tij duke dale ne vendin e pare.

    Pas ketij momenti italiani i “Yamaha” filloi te krijoje nje distance te konsiderueshme me rivalet e tij.

    Ne gjysmen e gares, Pedrosa humbi edhe vendin e dyte kundrejt bashkekombasit te tij Lorenzo, i cili ne pamundesi te arritjes se shokut te tij te skuadres u detyrua te kenaqej me vetem 20 pike qe i dha vendi i dyte, duke i lene vendin e trete dhe te fundit ne pod Dani Pedroza-s.

    Pas Cmimit te Madh te San Marinos, Valentino Rossi vazhdon te mbaje vendin e pare ne renditjen e pergjithshme me 237 pike, 30 pike i shkeputur nga Lorenzo i vendit te dyte, nderkohe qe Dani Pedroza me rezultatin ne San Marino kalon Caesy Stonner, duke i marre australianit vendin e trete me 157 pike.


  10. #1419
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    City do ta kėrkojė Henryn pėr Robinhon

    Barcelona planifikon tė kėrkojė shėrbimet e sulmuesit tė Manchester Cityt, Robinho, gjatė afatit kalimtar tė janarit, ndėrsa spekulohet se si shkėmbim Thierry Henry mund tė kthehet sėrish nė Ligėn Premier.
    Gjatė afatit kalimtar veror ‘pasanikėt’ i kushtėzuan katalunasit me shėrbimet e Leo Messit pėr ta lejuar transferimin e brazilianit, ndėrsa tani “Sunday People” shkruan se Pep Guardiola do tė bėjė njė ofertė tė re. I njėjti burim pohon se trajneri i Cityt, Mark Hughes, mund tė pajtohet me largimin e Robinhos me kusht qė Henry tė kalojė nė drejtim tė kundėrt, gjė qė do t’i konvenonte Barcelonės.

  11. #1420
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Nistelrooy: Kam refuzuar Romėn

    Ruud van Nistelrooy ka njoftuar se e ka refuzuar njė ofertė tė Romės gjatė afatit kalimtar veror pėr tė qėndruar te Real Madridi.
    “Roma provoi tė mė transferojė, mirėpo unė mendova se nuk ėshtė pėr mua, nuk isha i magjepsur me ofertėn”. “Madridi mė lejoji qė tė vendosja nė mėnyrė tė pavarur, ndėrsa unė preferova tė qėndroj, edhe pse e di se do ta kem vėshtirė ta gjej njė vend nė skuadėr”, u ka thėnė holandezi gazetarėve spanjollė.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •