Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 143 of 232 FirstFirst ... 4393118133138141142143144145148153168193 ... LastLast
Results 1,421 to 1,430 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1421
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Maradona: Kualifikimi do tė jetė i vėshtirė

    Trajneri i Argjentinės, Diego Maradona, ka pranuar se pėrfaqėsuesja e tij do ta ketė vėshtirė tė kualifikohet nė Kampionatin e ardhshėm Botėror, pas humbjes prej 1-3 nga Brazili.
    “Tė mposhtesh nga Brazili ėshtė gjithmonė keq. Ishim tė motivuar pėr fitore dhe pėr t’iu afruar Kampionatit Botėror. Mirėpo tash duhet tė zmbrapsemi sepse kualifikimi do tė jetė i vėshtirė”. Ai ka thėnė se Albicelestėt duhet tė punojnė shumė dhe tė mundohen tė nxjerrin tre pikė nė pėrballjen shumė tė vėshtirė ndaj Paraguait.

  2. Advertise Here
  3. #1422
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Robinho: Manchester City i gatshėm tė luftojė pėr titull

    Sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, thotė se ekipi anglez kėtė sezon ka kualitet tė mjaftueshėm pėr tė fituar titullin.

    Braziliani, i cili ėshtė nė detyrė me kombėtaren e tij, por pėr shkak tė lėndimit tė muskulit do tė humbė ndeshjen me Kilin, sipas mediave angleze ėshtė cak i Barcelonės.

    Por ish-ylli i Real Madridit pranon se ėshtė i impresionuar nga transferimet e Cityt kėtė verė dhe beson se ata mund tė luftojnė pėr trofe.

    “Klubi i ka pėrcaktuar qėllimet e veta kėtė sezon nė njė nivel shumė tė lartė dhe kėtė e ka treguar me paraqitjen nė tregun e transferimeve. Kemi ndėrtuar njė pėrbėrje mė tė fuqishme se sezonin e kaluar dhe mund tė pėrballemi me cilindo ekip”, ka thėnė Robinho.

    “Tash duhet tė kuptojmė se duhet tė jemi mentalisht mė tė fuqishėm. Duhet ta bėjmė atė kėtė sezon dhe kemi gjithēka qė ėshtė e nevojshme pėr ta fituar titullin. Sa mė shumė mendoj nė kėtė, aq mė shumė besoj se ky vit do tė jetė i yni”, ka shtuar braziliani.

  4. #1423
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Real Madrid kėrkon Kaka tė rikthehet nė Spanjė mė herėt

    Real Madrid ka kėrkuar qė mesfushori brazilian Kaka tė rikthehet nė klub sa mė shpejtė qė ėshtė e mundur, pasi ka mėsuar se ai nuk do tė jetė pjesė e ndeshjes sė radhės me Brazilin, asaj pėrballė Kilit, pėr shkak tė kartonave.

    Kaka morri karton tė verdhė nė fitoren 3-1 ndaj rivalit Argjentinės nė ndeshjen e zhvilluar nė Rosario tė shtunėn mbrėma, qė e ndalon atė tė luajė nė ndeshjen e radhės kualifikuese pėr Botėrorin 2010.

    Zyrtarėt e Madridit tash kanė kėrkuar nga Federata Braziliane e Futbollit ta lejojnė Kaka tė rikthehet nė Bernabeu, pėr t’u pėrgatitur mė shumė pėr udhėtimin e tė shtunės nė Barcelona, ku do tė pėrballen me Espanyolin.


  5. #1424
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Giuseppe Rossi zėvendėsim i David Trezegue te Juventus

    Me thashethemet se legjenda e Juventusit, David Trezeguet, ėshtė i gatshėm pėr t’u rikthyer te ish-ekipi i tij, Monaco, biankonerėt janė hedhur nė kėrkim tė zėvendėsimit tė tij, duke kthyer shikimin kah sulmuesi i Villarrealit, Giuseppe Rossi.

    Ekipi spanjoll ka negociuar edhe mė herėt me klubin italian pėr mundėsinė e shkėmbimit tė lojtarėve, por nuk rezultoi asgjė nga kėto biseda. Villarreali tash kėrkon sė paku 25 milionė euro pėr shėrbimet e Rossit.

    Po ashtu nė radarin e Juventusit ėshtė edhe sulmuesi i Napolit, Ezequiel Lavezzi, dhe ai i Lazios, Goran Pandev, me kėtė tė fundit qė mund tė arrijė qė nė janar, nėse nė garė nuk futet edhe Interi.

  6. #1425
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Franca, perplasje Henry-Domenech

    Raymond Domenech i ka ditet e numeruara ne stolin e kombetares se Frances, pasi ne dhomat e zhveshjes, mes tij dhe lojtareve nuk ka me mirekuptim.
    Sipas “Le Parisien”, diten e premte ne stervitje ka pasur nje konfrontim mes trajnerit Domenech dhe sulmuesit Henry. Divorci mund te vije menjehere pas ndeshjes se te merkures, Serbi-France.


    “Shpresoj t’ju shoh me te perqendruar ne stervitje pasi duhet te impenjohemi per kete ndeshje mjaft te rendesishme”, u ka thene Domenech lojtareve para ndeshjes me Rumanine qe perfundoi ne barazim 1-1. Pas fjales se tij ka reaguar Henry.

    “Edhe ne kemi per te thene dicka ne emer te grupit. Edhe ne jemi te zhgenjyer. Merzitemi gjate stervitjes tuaj. Kam 12 vjet ne kombetare por asnjehere nuk kam kaluar nje situate te tille. Nuk dime si te luajme, si te vendosemi ne fushe. Nuk kemi nje menyre te luajturi apo nje ide per te ndjekur, nje identitet. Keshtu nuk ecet me”, i ka thene Henry teknikut francez.

  7. #1426
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Beckham: Capello ka rikthyer besimin

    “Capello mori kombetaren, e ngriti nga nje nga momentet me te keqija duke kthyer deshiren dhe besimin”. Keshtu eshte shprehur David Beckham duke folur per trajnerin e perfaqesueses angleze.
    Kampioni 34 vjecar, me 113 prezenca ne kombetaren angleze, ka rrefyer se si tekniku italian ka transformuar mentalitetin e skuadres.

    Pas eleminimit nga Euro 2008, per Beckham ka ndryshuar gjithcka.

    “Capello ka risjell besim per skuadren, siguri per tifozet dhe lojtaret dhe tani po luajme perseri mire”, tha ai.

  8. #1427
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    SHBA, atleti vdes gjate stervitjes

    Nje atlet i ri amerikan ka vdekur ne stervitje, pasi gjate hedhjes me shkop ai eshte rrezuar ne cimento duke marre nje goditje fatale ne koke.
    Pasi ka kryer kercimin me shkop, ai nuk ka mundur te rrezohet ne dyshek, duke u perplasur dhunshem me cimenton. Viktima 19 vjec ishte student ne Universitetin e San Diegos ne Kaliforni.

    Ka rezultuar e kote perpjekja e ambulances, pasi ai ka nderruar jete gjate rruges per ne spital. Sot do te kryhet edhe autopsia e trupit te pajete.

  9. #1428
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    US Open, Nadal demtohet por vazhdon rrugen

    Andy Murray dhe Rafael Nadal vazhdojne qetesisht rrugen e tyre ne US Open.
    Te dy tenistet meshkuj siguruan nje vend ne 1/8-at e finaleve te turneut amerikan duke mundur respektivisht Teylor Dent dhe Nicolas Almagro. Murray fitoi lehtesisht 3-0 me amerikanin Dent dhe ne raundin tjeter do te perballet me kroatin Marin Cilic.

    Spanjolli Rafael Nadal edhe pse nuk ishte ne diten e tij me te mire arriti te mposhtte ne 3 sete Almagron, i cili beri 52 gabime gjate gjithe ndeshjes.

  10. #1429
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sfida me Danimarken, Cana optimist

    Sfida e te merkures eshte vendimtare per Danimarken e cila do te kerkoje ne “Qemal Stafa” perballe kuqezinjve te Kuzhes kualifikimin per ne boterorin 2010.
    Edhe pse per kombetaren tone kjo ndeshje nuk do te kete nje rendesi te vecante persa i perket kualifikimit, mesfushori 26 vjecar Lorik Cana shprehet se sfida te tilla me kundeshtare te forte i sherbejne lojtareve te rinj qe po afrohen ne skuader.

    “Patjeter qe do vijne ne Shqiperi per te luajtur per boterorin, por ne vendin tone ne jemi nje ekip shume i forte dhe mund te fitojme. Kemi lojtare te rinj shume te mire dhe mund te pretendojme fitore”, eshte shprehur Cana.

    Mosha mesatare e skuadres sone kombetare edhe 23.4 vjec, lojtari me i vjeter eshte kapiteni Ervin Skela 33 vjec, nderkohe qe me te rinjte jane portieri Ujkani, Emiljano Vila dhe Jahmir Hyka me nga 21 vjec.

  11. #1430
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    “Danimarke, harroje 1 prillin!”

    Ate humbje te turpshme 3-0 te 1 prillit 2009 ne Kopenhagen, e cila i preu “koken” Ari Hanit, e ka pare nga televizori, duke e vuajtur shume ate mungese, por tashme me te ne fushe u premton danezeve nje tjeter sfide.
    Ky eshte Lorik Cana, lojtari “Vip” i Kombetares se Shqiperise. Kundershtari vjen per te katerten here ne Tirane dhe ka si synim te festoje kualifikimin me nje fitore pas 90 minutave ndaj kuqezinjve.

    Por Cana beson se te merkuren ne mbremje, ne tapetin e blerte te “Qemal Stafes” do te zbrese nje tjeter skuader, e cila ka si objektiv t‘ia veshtiresoje kualifikimin Danimarkes.

    “Vertet eshte kundershtari qe ka pasur me shume sukses dhe ka shume mundesi te jete ne krye te grupit. Kete e tregojne vete rezultatet qe kane arritur, pohon Cana. Kane shume pike per aq ndeshje sa kane luajtur. Normalisht do te vijne ketu per te mbyllur gjithēka per sa i perket vendit te pare. Nga ana tjeter, ne jemi ne rrugen e kolaudimit te ekipit te se ardhmes dhe testi me kundershtare te forte eshte prova me e mire per te krijuar ide me te qarta. Jam i bindur se do te jete nje tjeter loje, nje tjeter ndeshje nga ajo qe kemi treguar ne Kopenhagen para disa muajsh”.

    Mesfushori thekson se nuk e shikon kete sfide si nje hakmarrje per humbjen e 1 prillit, por premton se Shqiperia nuk ka ndermend te dorezohet lehte.

    “Danimarka duhet te na munde, qe te tregoje se sa vlen, nenvizon Cana. Por ne fushen tone ne jemi nje ekip mjaft i forte. Realisht deshira ime e madhe per kete ndeshje eshte perparimi i skuadres. Kemi shume lojtare te rinj. Kjo na jep shpresa per te ardhmen dhe per te ndertuar nje skuader te forte”. Per here te fundit ne “Qemal Stafa” u largua me nje fitore 2-0 (9 tetor 2004, per eliminatoret e Boterorit 2006), kur Kombetarja jone drejtohej nga gjermani Hans Peter Brigel, por mesfushori i fuqishem shqiptar, Lorik Cana, del “kunder” kujtimeve te pese viteve me pare, ku dhe ai ishte nje nga deshmitaret ne fushe te humbjes (vetem tre lojtare jane ende me Kombetaren nga ai takim: Cana, Duro, Skela).

    Cana e di se perballe ka nje skuader te madhe, e cila, edhe nese do te kishte siguruar kualifikimin, serish ne Tirane do te kerkonte fitoren. Por, gjithsesi, ai pranon haptazi se ne ndeshjen Danimarke-Portugali ishte tifoz i luzitaneve.

    “Ata jane nje skuader e organizuar mire, shtoi ai me pas. Por ne kemi misionin tone, detyren tone per te fituar”. E njeh mire kundershtarin dhe nivelin e tyre te larte, por mendon se edhe Shqiperia ka shanset e saj per ta fituar kete ndeshje. Si shembull ilustrues jep sfidat qe kuqezinjte kane luajtur me kundershtare edhe me te forte, disa prej te cilave i kemi fituar edhe me pak fat.

    Ai e vlereson periudhen e gjate te grumbullimit te Kombetares para kesaj ndeshjeje: “Kur ke shume kohe, ke mundesi qe te pergatitesh me mire dhe trajneri ka mundesi t’i saktesoje gjerat me mire. Kemi pasur disa demtime, por deri te merkuren do te jemi gati ne aspektin taktik dhe ne detajet e vogla”.

    Cana, qe numeron 37 ndeshje me perfaqesuesen (1 gol) dhe prej kohesh eshte “salduar” ne qender te mbrojtjes nga tre trajneret e fundit te Shqiperise, si me Oto Bariēin, Ari Hanin, ashtu dhe me Josip Kuzhene: “E ndiej veten me mire atje ku ekipi ka nevoje per mua. Per momentin, nevoja eshte ne mbrojtje dhe me gjithe qejf e bej”, perfundon Loriku.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •