Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 145 of 232 FirstFirst ... 4595120135140143144145146147150155170195 ... LastLast
Results 1,441 to 1,450 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1441
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Weah: Eto’o mund tė bėhet si unė

    Legjenda e dikurshme e Milanit, George Weah, mendon se Samuel Eto’o mund tė bėhet "Weah i Interit".
    “Pėr ta pėrsėritur veten nė Itali, ai duhet tė punojė shumė. Serie A ėshtė njė ligė e vėshtirė. Te Barcelona ai ka bėrė disa gjėra tė jashtėzakonshme”. “Kur unė erdha nga Paris Saint-Germain, shumė njerėz ishin skeptikė pėr aftėsitė e mia, sepse erdha nga Franca. Mirėpo unė punova shumė dhe arrita sukses edhe nė Itali”. “Ia dėshiroj tė gjitha tė mirat, edhe pse luan pėr Interin”, ėshtė shprehur Weah pėr Repubblica.it.

  2. Advertise Here
  3. #1442
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Beckham: Tifozėt kėrkojnė hakmarrje? Ne do t’ua japim

    Opinioni anglez me padurim e pret sfidėn e tė mėrkurės ndaj Kroacisė. Anglezėt dėshirojnė t'i hakmerren kroatėve pėr atė humbje tė dhimbshme para dy vjetėsh

    Ajo disfatė ia pamundėsoi shkuarjen nė Euro 2008. "Jemi tė vetėdijshėm se tifozėt tanė presin qė t'i hakmerremi Kroacisė” tha Beckham.

    “Por, pėr ne ėshtė me rėndėsi qė tė hyjmė nė lojė me mendimin qė fitorja nė kėtė ndeshja na siguron pjesėmarrjen nė Botėror. Kjo ėshtė e gjitha ]farė mendojmė", ka theksuar Bekam. Veterani i kombėtares angleze ka falėnderuar posacėrisht Fabio Kapelon, i cili e mori drejtimin e kombėtares angleze nga Stiv Meklareni.

    "Fabio ka kthyer vetėbesimin nė skuadėr. Nuk kemi pasur sukses nė kualifikimet e kaluara dhe tifozėt kishin humbur besimin tek ne dhe normalisht se kjo e mundonte secilin futbollist. Por, trajneri i ri ka kthyer besimin tek tifozėt tanė dhe tek futbollistėt, kurse kjo ishte gjėja kryesore qė na nevojitej. Tani sėrish luajmė futboll tė bukur", ka nėnvizuar Bekam.

    Beckham gjithashtu ka pranuar se ai mban kontakte me presidentin e Realit tė Madridit, Florentino Perez. Pasi ka pranuar se gjatė dimrit do tė kthehet sėrish nė futbollin evropian, nė mėnyrė qė tė sigurojė njė vend nė kombėtaren e drejtuar nga Fabio Kapelo pėr Botėrorin 2010, Bekami ka konfirmuar kontaktet e vazhdueshme me Perezin.

    "Po, gjithmonė kam qenė nė kontakt me Perezin. Kam biseduar me tė dhe ia kam uruar kthimin nė postin e presidentit", u ka thėnė Bekam gazetarėve anglezė. "Gjithmonė do tė mbajė kontakt me tė, sepse ai ėshtė njeriu i cili mė mori nė Madrid. Kthimi i tij nuk ėshtė i dobishėm vetėm pėr Realin, por edhe pėr ligėn spanjolle nė pėrgjithėsi", ka theksuar Bekam. Mediat angleze spekulojnė qė Bekam mund tė rikthehet nė Madrid.

  4. #1443
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Van Basten pėr Milan: Kur s'ka investime, s'ka as trofe

    Sulmuesi legjendar i Milanit, Marko van Basten (44-vjeē) ka kritikuar krerėt e klubit pėr veprimet e gabuara

    Van Basten i ka paralajmėruar drejtuesit se pa investime nė pėrforcime tė skuadrės, do tė kenė njė edicion pa trofe.

    "Si mund tė jeni tė lumtur pas humbjes 4:0 nė derbi lokal? Si mund tė jeni konkurrues nė momentet kur skuadrat tjera pėrforcohen, kurse ju nuk blini fare lojtarė", i ka bėrė pyetje Van Basten politikės sė klubit, e cila gjatė kėsaj vere ka shitur futbollistin mė tė mirė, Kaka, kurse ka blerė Tiago Silvėn dhe Klas Jan Huntelarin.

    "Huntelar ėshtė njė sulmues i shkėlqyer. Ai ėshtė i mirė brenda 16-metėrshit dhe personalisht shpresoj se ai do tė ketė sukses nė Itali. Por, ai ėshtė i vetmuar. A e keni vėrejtur se sa futbollistė ka transferuar Interi dhe sa Juventusi? Ata kanė investuar shumė mė tepėr se Milani. Pa investuar nuk ka as sukses, prandaj nėse nuk janė sjellė pėrforcimet ėshtė vėshtirė tė pritet qė klubi tė kthehet nė shtigjet e vjetra tė suksesit.

    Por, nėse do tė mungojnė sukseset, assesi nuk bėnė tė fajėsohet trajneri Leonardo. Ai po e bėn mirė punėn e tij dhe askush nuk guxon ta kritikojė nėse mungojnė fitoret. Ai po punon maksimalisht me ato mundėsi qė ka", ka pėrfunduar Van Basten.

  5. #1444
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Dridhet edhe Manchester City, FIFA heton merkaton e tij

    Pas bllokimit te merkatos se Chelsea deri ne vitin 2011, rreziku me i madh tashme i kanoset skuadres se Manchester City

    FIFA ka konfirmuar nisjen e nje hetimi pas ankeses se bere nga klubi francez i Rennes per transferimin e dyshimte te Jeremy Helan. Nje situate e ngjashme provokoi sanksionet ndaj klubit te Roman Abramovich edhe pse ceshtja tashme eshte apeluar.

    Skuadra franceze e Ligue 1, Rennes akuzon skuadren e “Citizens” se ka ushtruar presion mbi lojtarin qe te prishte kontrane me skuadren franceze.

    Pezullimin ne merkato e rrezikoi edhe Manchester United por pas hetimeve te FIFA-s, gjithcka rezultoi e rregullt.

  6. #1445
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Biletat e Inter–Barcelona, deri tani janė shitur 72 mijė

    Rreth 40 mijė kupona janė pėr abonetėt, ndėrsa prej tė hėnės janė blerė 32 mijė tė tjera nė biletaritė e stadiumit

    Stadiumi “San Siro” mesa duket do tė jetė plot pėr ndeshjen Inter–Barcelona e vlefshme pėr Ligėn e Kampioneve. Plot 72 mijė bileta janė shitur deri mė tani ndėrsa ka mbetur edhe 8 ditė nga takimi. Rreth 40 mijė kupona janė pėr abonetėt, ndėrsa prej tė hėnės janė blerė 32 mijė tė tjera nė biletaritė e stadiumit.

    Kapaciteti i "San Siros" ėshtė 80 mijė vende tė ulura. Biletat pėr kėtė sfidė kushtojnė nga 22 deri nė 370 euro. Pėrballja Inter–Barcelona ėshtė takimi mė i rėndėsishėm i turit tė parė tė fazės nė grupe tė Ligės sė Kampioneve, edhe sepse nė Milano do tė rikthehet Ibrahimovic qė u largua drejt Spanjės kėtė verė.

  7. #1446
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ambrosini “betonohet” kuqezi, rinovon kontratėn me Milanin

    Kapiteni zgjat marrveshjen deri ne 2011-n: “Vazhdoj te jem i bindur se qe kete sezon mund te arrij kenaqesi te medha me kete skuader”

    Skuadra e Milanit ka njoftuar per rinovimin e kontratės se mesfushorit Massimo Ambrosini deri nė vitin 2011. Dy palėt kanė biseduar gjatė kėsaj vere nė lidhje me zgjatjen e kontratės, ndėrsa pas njė dialogu jo shumė tė gjatė ėshtė arritur marrėveshja.

    Vazhdimi i kontratės vjen vetėm disa muaj, pasi klubi kishte njoftuar se Ambrosini do tė jetė kapiteni i ri i Milanit. “Marreveshjen e kishim arritur qe prej disa kohesh, por vetem firma kishte munguar per arsye te karakterit praktik - ka treguar vete lojtari -. Jam shume i kenaqur per kete rinovim, gje qe do te thote se do te duhet te me duroni akoma edhe per pak kohe. Vazhdoj te jem i bindur se qe kete sezon mund te arrij kenaqesi te medha me kete skuader”. Mesfushori luan pėr kuqezinjte qė nga viti 1995, kur u transferua nga Cesena, ndėrsa sipas tė gjitha gjasave, ai do ta mbyllė karrierėn nė “San Siro” pasi ne fund te kontrates do te jete 34 vjec.

  8. #1447
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Fabregas: S’e di nėse vitin qė vjen do luaj me Arsenalin

    Kapiteni i Arsenalit, Ēesk Fabregas ka mohuar zėrat se emri i tij ėshtė i lidhur me kandidaturėn e Sandėr Rosellit pėr president tė ri tė Barcelonės

    Por njėherėsh Fabregas, ka thėnė se nuk ėshtė i sigurt nėse edhe edicionin e ardhshėm do tė luajė nė Premier League. Emri i 22-vjeēarit spanjoll vazhdimisht lidhet me Barcelonėn dhe Realin, por ai thotė se ėshtė plotėsisht i pėrqendruar nė paraqitjet e tij nė fanellėn e Arsenalit.

    Roselli ėshtė favoriti kryesor pėr tė marrė drejtimin e Barcelonės, pas pėrfundimit tė mandatit tė Zhoan Laportės nė vitin e ardhshėm, por Fabregas kėmbėngul se nuk ka kurrėfarrė marrėveshje me Rosellin. "Deri mė tani nuk kam biseduar me askėnd rreth ēėshtjes sė zgjedhjeve te Barcelona. Kėtu nuk ka asgjė tė vėrtetė”.

    “Nuk e di nėse do ta braktis Ligėn Premiere nė edicionin e ardhshėm. Jam i lumtur te Arsenali dhe ky ėshtė njė edicion shumė i rėndėsishėm pėr klubin. Nuk kam biseduar ende me askėnd rreth kėsaj ēėshtjeje, por nėse diēka duhet tė ndodh, atėherė sigurisht se do tė ndodh, por deri mė tash nuk ka asgjė", ka theksuar Fabregas.

    Ai ka pranuar se edhe Reali ka treguar interes pėr shėrbimet e tij. "Para dy vjetėsh kam pasur disa bisedime me Realin. Skuadra madrilene dhe tifozėt e saj vazhdimisht kanė qenė tė mirė ndaj meje dhe pėr kėtė arsye gjithmonė do t'u jem mirėnjohės. Asnjėherė nuk kam pasur biseda serioze me asnjė klub, qė nga koha kur jam bashkuar me Arsenalin", ka pėrfunduar Fabregas.

  9. #1448
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Valeri Bojinov: Italia nuk i ngjan njė kampioni bote

    Sulmuesi bullgar Valeri Bojinov paralajmėron Italinė qė tė mos presė ndeshje tė lehtė nė Torino, dhe ėshtė i bindur se do t’i heshtė tifozėt italianė.

    Tė mėrkurėn mbrėma Italia dhe Bullgaria takohen nė Olimpico tė Torinos, ndėrsa fitorja pėr Azzurėt do tė thoshte njė hap pranė kualifikimit pėr Kampionatin Botėror, Afrika e Jugut 2010.

    “E ndoqa Italinė duke luajtur kundėr Gjeorgjisė, dhe ky nuk ėshtė ekipi qė unė e mbaj mend. Ne duhet tė jemi tė qetė dhe t’i shfrytėzojmė shanset tona”.

    “Ky nuk ėshtė ekipi nga Kupa e Botės, ne i respektojmė tė zgjedhurit e Lippit, por nuk ia kemi frikėn askujt”, ka thėnė Bojinov pėr “Gazzetta.it”.

  10. #1449
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Guus Hiddink mendon pėr rikthim nė Premier League...

    Pėrzgjedhėsi i kombėtares sė Rusisė, Guus Hiddink, pranon se ai ėshtė duke menduar pėr njė rikthim nė Ligėn Premier pas fundit tė Kupės Botėrore 2010.

    Holandezi, i cili pjesėn e dytė tė sezonit tė kaluar drejtoi Chelsean dhe kaloi disa muaj tė suksesshėm nė Stamford Bridge, planifikon tė marrė njė pushim tė vogėl pas Botėrorit qė zhvillohet verėn e ardhshme nė Afrikėn e Jugut, por thotė se pėlqen rikthimin nė Ligėn Premier.

    “Nė Angli kalova shkėlqyeshėm dhe para se tė punoj nė Chelsea shpesh i pėrcillja ndeshjet e Ligės Premier. Mė pėlqen tė jem nė Angli dhe ta shijoj atmosferėn. Sigurisht se mė mungon, por po ashtu mė pėlqen tė punoj me djelmoshat nė Moskė”, ka thėnė Hiddink.

    “Anglia ėshtė shumė atraktive. Ėshtė e veēantė dhe niveli i konkurrencės ėshtė shumė i lartė. Por kam nevojė tė mendoj nėse do tė pushoj disa muaj, gjysmė viti ose njė vit, ose mė ndryshe. Ende nuk e di”, ka shtuar holandezi.

  11. #1450
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ribery: Milan gaboi me shitjen e Gourcuff, po aq sa me Kaką

    Futbollisti francez, Ribery mendon se njė tjetėr veprim i gabuar i kuqezinjve ka qenė edhe shitja e Gpurcuff te Bordeaux

    Gjatė kėsaj vere shumėkush e ka vlerėsuar tė gabuar shitjen e Kakasė nga ana e Milanit dhe pikėrisht mungesėn e brazilianit e shohin si pasojė tė rezultateve tė dobėta tė klubit kuqezi nė fillim tė edicionit.

    Ndėrkohė, futbollisti francez, Frank Riberi, i cili ėshtė pjesė e Bajernit tė Munihut, mendon se njė tjetėr veprim i gabuar i kuqezinjve ka qenė edhe shitja e Gurkufit. "Kaka ėshtė njė futbollist i shkėlqyer, nė tė cilin bazohet loja e klubit dhe kombėtares sė tij. Por, askush nuk e pėrmend veprimin po aq tė gabuar tė Milanit, kur e shitėn Joan Gurkufin", ka thėnė Riberi.

    Mesfushori 23-vjeēar francez, Gurkuf erdhi nė Milan nė vitin 2006, por nuk arriti tė ambientohet nė Milan. Ai nė edicionin e kaluar luajti si i huazuar te Bordo, kurse gjatė kėsaj vere klubi francez e bleu kartonin e tij nga Milani. "Duke luajtur me Gurkufin sė bashku nė kombėtare, e kam ndjerė shpirtin e Zidanit nė fushėn e gjelbėr. Loja e tij ėshtė e shkėlqyer. Ai mund tė shkėlqejė po aq sa Zidani", ka thėnė Riberi.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •