Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 146 of 232 FirstFirst ... 4696121136141144145146147148151156171196 ... LastLast
Results 1,451 to 1,460 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1451
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ballardini thumbon Juven: Diego? Preferoj Zarate

    Trajneri i Lazio-s, Davide Ballardini sfidon Juventusin e Ferrares, duke hedhur dhe nje thumb ndaj brazilianit Diego.
    “Braziliani eshte nje mesfushor ofensiv, ndersa Zarate nje sulmues. Pelqej te mbaj Zarate edhe pse t’i kesh te dy nuk eshte keq”, deklaron tekniku bardhekalter. Ne vijim, ai nuk shpreh frike qe perballet me nje nga skuadrat me te forta ne Europe, por thekson se eshte kenaqesi qe te luash perballe nje skuadre te tille.

    “Do ndeshemi me skuadren me ne forme te momentit dhe ky eshte nje provim shume i rendesishem per ne. Do provojme te bejme lojen tone”, shton Ballardini. Persa i perket bllokimit te Diegos, ai shton se nuk do kete nje markues te vecante pasi Juve nuk mund te ndalet ne kete menyre.

    “Zarate eshte permiresuar shume ne fazen mbrojtese dhe e pason me shume topin. Tani eshte nje lojtar i madh dhe kete ia them shpesh. Eshte nje djale i paster dhe do behet nje nga me te medhenjte ne bote”, perfundon ish tekniku i Palermos.

  2. Advertise Here
  3. #1452
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Manchester United akuzohet edhe nga Fiorentina

    Lume ankesash ndaj klubeve te Premier League pas pezullimit te merkatos se Chelsea deri ne vitin 2011.
    Pas Le Havre eshte edhe Fiorentina qe akuzon Manchester United per ushtrim presioni ndaj te riut toskan Michele Fornasier, i ditelindjes 1993, i cili eshte transferuar ne Manchester gjate muajit gusht. Kete lajm e konfirmon nje zedhenes i FIFA-s per gazeten "Equipe".

    Pak kohe me pare, Fiorentina deklaroi se do ta conte kete ceshtje ne cdo instance. “Lufta” e merkatos nisi nga Lens qe akuzoi Chelsea per ushtrim presioni ndaj nje talenti, ndersa ne banken e te akuzuarve e shikon veten edhe Manchester City, pasi Rennes pretendon se skuadra angleze i ka rrembyer nje talent.

  4. #1453
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    McLaren dhe Williams kunder Ferrarit per 3 makina



    McLaren dhe Williams kundershtojne propozimin e Ferrarit per te garuar me tre makina ne garat e Formula 1.
    “Kjo ide nuk eshte marre ne konsiderate. Ferrari eshte e interesuar pasi ka kontrata me shume pilote”, shprehet drejtori i Mercedes, Norbert Haug ne nje interviste per “Sport Bild”.

    Per sezonin e ardhshem, Ferrari do kete ne dispozicion tre pilote, Massa-n, Raikkonen dhe Fisichella-n. Por organika e kokekuqes behet me e plote po te shohim se Michael Schumacher ka deshire te rikthehet serish ne pistat e Formula 1.

    Edhe Frank Williams eshte kunder kesaj ideje. “Dy apo tre skuderite me te forta do monopolizojne vendet e para. Ne radhen e peste nuk do kishte asnje shprese per te arritur i pari”, thekson Williams.

  5. #1454
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Shqipėria ndal Danimarkėn, 1-1 nė stadiumin “Qemal Stafa”

    Kombėtarja shqiptare e drejtuar nga Kuzhe, ka bllokuar nė 1-1 Danimarkėn qė vėshtirėson fatin e kualifikimit

    Topin e parė e luajtėn danezėt nė ndeshjen e dytė midis dy skuadrave dhe tė parafundit nė eliminatoret e Kampionatit Botėror. Nė minutėn e 6-tė, Salihi gjuajti nga distanca, por pa problem pėr portierin danez Sorensen, i cili luan nė Angli me Stok Siti, skuadra qė mundi 1-0 Sandėrlendin e Lorik Canės.

    Nė tridhjetė minutat e para, Shqipėria u shfaq me potente, madje nė minutėn e 30-tė, Skela lėshoi njė top brenda zonės daneze, por Salihi i bllokuar edhe dalja e portierit kundėrshtar nuk mundi tė shėnojė. Sidoqoftė emocionet nxitėn tifozėt: Shqipėri etnike, Shqipėri etnike. Pėrgjithėsisht lojė e vakėt, por me njė Shqipėri shumė tė mirė tė vendosur nė gjysmėfishėn e saj, duke nxjerrė me lehtėsi jashtė loje cdo iniciativė tė djemve tė Morten Olsenit.

    Nė minutėn e 38-tė, Elvin Beqiri bllokoi njė top ajror tė danezėve nė afėrsi tė zonės sonė, kombinoi me Bogdanin, ky i fundit e coi te Agolli, por mesfushori i majtė nuk harkoi mirė. Nė minutėn e 39-tė Nikolas Bendtner, sulmuesi 21-vjecar i Arsenalit shėnoi me kokė, duke na ndėshkuar ndoshta nė momentin tonė mė tė mirė. Shqiperi-Danimarke 0-1.

    Njė gabim nė rreshtim i mbrojtjes sonė, por dhe njė dalje jo e studiuar e portierit Ujkani, qė nuk mundi tė shmangė golin e parė zyrtar tė pėsuar, pikėrisht nė ndeshjen e tij tė tretė me pėrfaqėsuesen. Shqipėria ende nuk ka njė portier, qė tė zėvendėsojė denjėsisht Arjan Beqaj, tė dėmtuar.

    PJESA E DYTE - Pjesa e dytė nisi me njė zėvendėsim pėr Shqipėrinė, Jahmir Hyka hyri nė lojė nė vend tė Elvin Beqirit. Nė minutėn e 52-tė erdhi edhe goli i barazimit pėr Shqipėrinė, pas njė kėmbėngulje nė zonė tė Hamdi Salihit, topi i gjuajtur nga shkodrani nuk u zotėrua dot nga portieri Sorensen dhe Bogdani i ndodhur aty pranė shėnoi golin e barazimit dhe tė 12-in personal, duke u barazuar me Skelėn.Shqipėria shėnon nė katėr ndeshjet e fundit, ndėrkohė qė pėr Bogdanin ky ishte goli i tretė nė katėr ndeshjet e fundit.

    Autogoli shpėton Suedinė - Suedia mori njė fitore tė vuajtur 1-0 nė Maltė, madje tė dhuruar nga “piratėt” e Mesdheut, pasi ishte Azopardi qė shėnoi autogol nė portėn e tij nė minutėn e 81-tė. Me kėtė trepikėsh tė artė, Suedia e Zlatan Ibrahimovicit u ngjit nė kuotėn e 15 pikėve.

  6. #1455
    Banned
    Join Date
    29-05-2009
    Posts
    1,290
    Uploads
    40
    Likes
    7

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!


    Tjeter humbje nga Argentina (paraguai 1 vs Argentina 0)

    Brazili fitOn edhe pse i kualifikuar per ne Boterore 4-2 me kilin


    *gO BRASIL

  7. #1456
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Boterori 2010, mbyllen ndeshjet e radhes


    Mbyllen ndeshjet e radhes per eliminatoret e boterorit Afrika e Jugut 2010. Rrezikon Franca pas barazimit me Serbine, fiton Itali e cila thuajse siguron kualifikimin.
    Ne grupin e pare ku ben pjese edhe kombetarja jone Suedia fiton ndaj Maltes ne transferte me rezultatin e ngushte 1-0. Po me te njejtin rezultat fiton edhe Portugalia, edhe kjo ne transferte ndaj Hungarise duke mundur nje rival te drejperdrejte ne luften per kualifikim.Grupi kryesohet nga Danimarka me 18 pike, Suedia 15 Portugalia dhe Hungaria 13 pike, Shqiperia 7 dhe Malta 1 pike.


    Ne grupin e katert Gjermania ka shkaterruar 4-0 Azebajxhanin ndersa Rusia ka fituar ne transferte 3-1 me Uellsin. Ne grup Gjermania ka 22 pike, Rusia 21 te ndjekura nga Finlanda me 14 pike.

    Ne grupin e peste Spanja fiton ndaj Estonise me rezultatin 3-0, ndersa Turqia nuk ka mundur te fitoje ndaj Bosnjes ne transferte, ndeshja u mbyll 1-1. Grupi kryesohet nga Spanja me 24 pike ndjekur nga Bosnja me 16 pike dhe Turqia 12 pike.

    Ne grupin e gjashte Anglia fiton ndaj Kroacise 5-1 ndersa Ukraina dhe Bjellorusia kane ndare nga nje pike. Grupi kryesohet nga Anglia me 24 pike e ndjekur nga Kroacia me 17 pike dhe Ukraina me 15 pike.

    Ne grupin e shtate kryendeshja Serbi-France eshte mbyllur ne barazim 1-1, ndersa Rumania nuk mposhti dot Austrine. Grupi kryesohet nga Serbia me 19 pike e ndjekur nga Franca me 15 dhe Austria 11 pike.

    Ne grupin e tete Italia mund Bullgarine me rezultatin 2-0, ndersa Mali i Zi me Qipron ndajne nga nje pike pas rezultatit 1-1. Grupi kryesohet nga Italia me 20 pike e ndjekur nga Irlanda me 16 dhe Bullgaria me 11 pike.

  8. #1457
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Argjentina rrezikon boterorin, K.O edhe me Paraguajin

    Argjentina merr goditjen e dyte brenda tre diteve, duke vene seriozisht ne dyshim pjesemarrjen ne Boterorin 2010.
    Skuadra e Diego Armando Maradones ka treguar serish nje “fytyre” te shemtuar ne humbjen e pesuar 1-0 ne fushen e Paraguajit. Goli i shenuar nga Nelson Valdez ne minuten e 27-te u ka siguruar vendasve nje bilete per ne Afriken e Jugut, ndersa bardhekalterit mbahen ne “fije” te perit tashme qe duhen edhe dy ndeshje deri ne fundin e fushates eleminatore.

    Argjentina e Maradones eshte shfaqur serish nje skuader e shthurur taktikisht, duke u mbeshtetur vetem tek individualitetet si Messi e Aguero, te cilet zhgenjyen. Pas ndeshjes, Maradona ka shprehur bindjen se do vazhdoje te jete ne krye te pankines.

    “Kemi ende shanse. Do eci perpara sepse nuk kam frike nga kritikat. Tani do mbyllem me lojtaret e mi dhe do flas me ta”, shprehet ish sulmuesi. Aktualisht Argjentina renditet e pesta ne grup me 20 pike pas Brazilit, Paraguajit, Kilit dhe Ekuadorit. Ne dy ndeshjet e radhes Maradona dhe djemte e tij d te presin Perune ne shtepi dhe do udhetojne per ne Uruguaj.

  9. #1458
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Buffon: Nuk eshte “ItalJuve”

    “Kjo nuk eshte ItalJuve, Italia eshte e te gjitheve.” Keto jane fjalet e portierit te kombetares italiane, Gigi Buffon pas ndeshjes me Bullgarine te cilen axurret e fituan 2-0.
    Edhe pse te dy golat u shenuan nga juventinet, Iaquinta dhe Grosso Buffon nuk ka deshire te flitet per nje ItalJuve.

    “Italia eshte e te gjitheve. Kualifikimi nuk eshte arritur ende matematikisht , por kemi kryer nje goxha hap perpara dhe kemi bere nje loje te shkelqyer ne pjesen e pare”, perfundoi deklaratene e tij, Buffon.

  10. #1459
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Piquet rikonfirmon akuzat ndaj Renault



    Komplikohet ceshtja Renault pas deklaratave te Piquet, i cili akuzoi skuderine se e detyroi te perplasej per te favorizuar shokun e skuadres Alonso ne garen e Singaporit te vitit 2008.
    Braziliani ka konfirmuar edhe nje here akuzen, duke thene se Flavio Briatore dhe drejtori teknik Pat Symonds e kane keruar te ndihmoje Alonson, duke u perplasur, ne menyre qe ne piste te hynte makina e sigurise.

    Nderkohe, Symond dhe Briatore kane pergenjeshtruar gjithcka, duke thene se nuk jane ne dijeni dhe nuk kane dhene nje urdher te tille. Nderkohe, agjencia Quest agency e kontraktuar nga FIA po heton rreth ceshtjes ne fjale.

    Ne daten 21 shtator, ne Paris FIA do mblidhet per te degjuar te akuzuarit dhe akuzuesin dhe me pas do marre nje vendim qe mund te rezulotoje drastik per Renault.

  11. #1460
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Grupi 1, kater skuadra per dy vende


    Hapi fals i Danimarkes ne Tirane dhe fitoret respektive te Suedise e Portugalise ne ndeshjet e te merkures, kane shtuar shpresat e ketyre dy te fundit per nje kualifikim ne fazen finale te boterorit Afrika e Jugut 2010.
    Goli i Pepes ne pjesen e pare i dha Portugalise fitoren 1-0 ndaj Hungarise se drejtuar nga Kuman, qe tashme zbret ne vendin e 4-t ne klasifikimin e grupit 1. Edhe pse ne leter dukej shume e lehte, Ibrahimovic dhe shoket e tij e paten shume te veshtire te fitonin ndaj Maltes.

    Rezultati perfundimtar i ndeshjes ishte 1-0 per suedezet, fale autogolit te Azopardin ne minutat e fundit te ndeshjes. Pas ketyre rezultateve, situata ne grup eshte komplikuar akoma dhe me shume.

    Danimarkes, kryesuese per momentin me 18 pike i duhet te pakten 1 pike per te mbajtur vendin e dyte qe i jep mundise te luaje ne fazen play off, ndersa Suedia dhe Portugalia duhet te fitojne 2 ndeshjet e mbetuara dhe te shpresojne te gabimet e njera-tjetres per te siguaruar nje vend ne boterorin 2010.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •