Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 152 of 232 FirstFirst ... 52102127142147150151152153154157162177202 ... LastLast
Results 1,511 to 1,520 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1511
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Xavi Hernandez: Mourinho njė mbrojtės; Pep romantik

    Mesfushori i Barcelonės: Et’o ka hyrė nė historinė e Barēės, kurse Zlatan Ibrahimoviēi ėshtė lojtar simpatik

    Xavi Hernandez, mesfushori mė i mirė i sezonit tė kaluar tė Champions League, synon njė tjetėr trofe tė kompeticionit mė tė rėndėsishėm evropian tė klubeve me Barcelonėn.

    Barēa do tė pėrballet tė mėrkurėn me Interin nė “San Siro”, dhe sė pari midis dy prej klubeve mė tė mėdha nė Europė ka nisur lufta mediatike.

    Xavi: “Grupi ynė ėshtė njė grup i madh. Ėshtė i vetmi me katėr skuadra kampione tė vendeve tė tyre. Ėshtė kjo qė mė pėlqen mė shumė”. Nė grupin F, pėrveē Barcelonės, kampione e Spanjės e Interit, kampion i Italisė, janė dhe Dinamo e Kievit, kampione e Ukrainės e Rubin Kazan, kampione i Rusisė.

    Xavi flet me respekt pėr Samuel Eto’o, i transferuar te Interi: “Ka qenė njė nga lojtarėt mė tė rėndėsishėm nė historinė e Barēės. Ibrahimoviē? Ėshtė lojtar simpatik, po adaptohet shumė mirė”.

    Sė fundi edhe njė deklaratė pėr trajnerin zikaltėr, Hoze Mourinho. “Mėsoi shumė gjėra kur ishte ndihmės tė Van Gal. Me Guardiolėn kanė tė pėrbashkėt obsesionin pėr punėn. Janė dy tė pėrjetshėm tė futbollit. Ndėrsa Mourinho kujdeset mė shumė pėr mbrojtjen, Pep ėshtė mė romantik, dėshiron lojė sulmuese. Ėshtė tekniku mė i mirė qė kam punuar”. Sipas Xavi, Inter-Barcelona do tė pėrfundojė nė barazim.

  2. Advertise Here
  3. #1512
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions, ndeshjet dhe prognoza per 8 ciftet e dyta

    Te merkuren luhen tete ndeshjet e kater grupeve te dyta te Champions League 2009/10. Ja se cilat jane mungesat, situata e skuadrave dhe bilancet e secilit prej cifteve


    GRUPI E

    Liverpool-Debreceni (te merkuren, ora 20:45)

    Liverpool:
    Ne radhet e anglezeve do te kthehet Javier Mascherano, pasi mungoi ne fitoren 4-0 te kampionatit kunder Burnley. Trajneri Rafael Benitez nuk ka demtime te tjera, me perjashtim te Daniel Agger dhe Alberto Aquilani.
    Formacioni i mundshem (4-2-3-1): Reina; Johnson, Carragher, Skrtel, Aurelio; Lucas Mascherano, Benayoun, Gerrard, Kuyt; Torres
    Debrecen:
    Skuadra e pare hungareze qe arrin ne fazen fe grupeve te Champions League qe prej vitit 1995, kur dicka te tille e bente Ferencvaros. Vizita e tyre e meparshme ne Angli ishte nje humbje 3-0 ndaj Manchester United ne vitin 2005.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Poleksic, Bodnar, Mate, Meszaros, Marcolini, Czvitkovics, Kiss, Varga, Szakaly, Coulibaly Rudolf.
    Prognoza: Liverpool-Debreceni 3-0
    Duket se Liverpooli eshte zhbllokuar nga ngerci i fillimit te sezonit dhe kete e tregoi javen e fundit te kampionatit. Aq me teper qe klima e Champions League u jep nje marsh plus djemve te Benitez, te cilet sidomos kur luajne ne fushen e tyre rralle i kane kursyer golat. Pastaj, perballe do te kene nje skuader modeste hungareze, qe me siguri do te mendoje vetem te kufizoje sa me teper demet.

    Lyon – Fiorentina (te merkuren, ora 20:45)
    Lyon:
    Boumsong do ta kete te pamundur per te luajtur, si pasoje e nje demtimi ne stervitje, gje qe e ka lene Lyonin vetem me dy qendermbrojtes ne dispozicion, Cris e Mathieu Bodmer. Ende jashte eshte edhe Anderson, me nje problem ne gju, ndersa ne dyshim eshte Lisandro Lopez pas nje shqetesimi muskular te ardhur gjate grumbullimit me Argjentinen. Trajneri Puel ka besim te madh te nje prej ardhjeve te reja, Bastos, i cili ka shenuar 3 here ne 7 ndeshjet e deritanishme me francezet.
    Formacioni i mundshem: H. Lloris; Cris, A. Réveillčre, A. Cissokho, M. Bodmer; M. Bastos, J. Makoun, M. Pjanic, M. Gonalons; B. Gomis, Lisandro Lopez
    Fiorentina:
    Pasi mungoi ne fitoren e kampionatit ndaj Kaljarit, Adrian Mutu shpreson te jete ne fushe per ndeshjen ndaj Lyonit. Dyshime mbeten ne lidhje me formen e rumunit, po ashtu si edhe per mbrojtesin danez Per Klodrup. Gjithsesi, per momentin, Mutu duhet te beje llogarite edhe me gjendjen e mire qe po kalon Jovetic, autor i dy golave ne tre ndeshjet e fundit ne radhet e skuadres vjollce. Gilardino shenoi tre here ne porten e Fiorentines ne dy perballjet e vjetshme ne grupe. Donadel duhet te zevendesoje ne mesfushe C.Zanettin e skualifikuar.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): S. Frey; A. Gamberini, D. Dainelli, M. Pasqual, G. Comotto, J. Vargas; R. Montolivo, C. Zanetti, M. Marchionni; S. Jovetic, A. Gilardino
    Prognoza: Lyon-Fiorentina 2-2
    Duke pasur parasysh listen e te demtuarve per Lyonin dhe natyren taktike te futbollit italian, perplasja midis ketyre dy skuadra s’eshte e lehte te parashikohet. Edhe gjate edicionit te vjetshem, ekuilibri mbizoteroi ne ndeshjen e luajtur ne France midis Lyonit e Fiorentines, gje qe le te kuptohet se nuk ka ndonje diference fort te madhe mes te dyjave.

    GRUPI F
    Inter-Barcelona (te merkuren, ora 20:45)

    Inter:
    Dejan Stankovic ka hedhur prapa kraheve gjendjen gripale dhe do te jete ne fushe, teksa edhe Cristian Chivu pritet te kthehet ne krahun e majte ne vendin e Santonit. Esteban Cambiasso ka nisur stervitjen me shoket dhe mund te jete i gatshem ne pankine. I pandryshuar sulmi me Milito dhe Eto’o, me kamerunasin qe ka marre ne shenjester ish-skuadren e tij, pasi e ka beret re here gjate 4 ndeshjeve zyrtare te luajtura me Interin.
    Formacioni i mundshem (4-3-1-2): Julio Cesar; Maicon, Lucio, Samuel, Chivu; Zanetti, Motta, Stankovic; Sneijder; Milito, Eto’o
    Barcelona:
    Pas nje mungese te gjate per demtim, Rafael Marquez eshte perfshire mes te grumbullarve per ndeshjen e Interit dhe mund te zevendesoje kapitenin Carles Puyol, i cili eshte ne dyshim. Perderisa ka luajtur ne turin e trete eliminator me Shahtjorin, Chygrynskiy e ka te pamundur per te zbritur ne fushe me Barcelonen per Champions. Edhe Andres Iniesta eshte ne dyshim, pasi nuk gezon formen e duhur. Ibrahimovic kthehet ne “San Siro” teper i frymezuar dhe pa friken sesi do tap resin ish-tifozet.
    Formacioni i mundshem (4-3-3): Valdes; Alves, Puyol, Pique, Abidal; Xavi, Toure, Keita; Messi, Ibrahimovic, Henry
    Prognoza: Inter-Barcelona 1-1
    Megjithese Eto’o dhe Ibrahimovic kane te dy aftesine per te zgjidhur ndeshjen ne favor te skuadrave te tyre, kyci i lojes do te jete ne mesfushe dhe sesa do te jene ne gjendje per te mbeshtetur sulmuesit, ndaj te cileve do te merren masa te rrepta nga mbrojtjet respective. Ne nje kohe kur sezoni eshte ende ne hapat e pare nuk perjashtohet qe dy skuadrat, duke mos dashur te rrezikojne shume, te “asgjesojne” njera-tjetren.

    Dynamo Kyiv- Rubin Kazan (te merkuren, ora 20:45)
    Dynamo Kyiv:
    Te ardhurit e fundits Andriy Shevchenko dhe Leandro Almeida pritet qe te zbresin ne fushe perballe Rubin Kazan. Trajneri Gazzaev duhet te luaje nje ndeshje ne sulm, me Artem Milevskiy, i cili do te jete ne partneritet ne repartin e avancuar me Sheven e shfaqur ne forme gjate ndeshjeve te para luajtura me ukrainasit.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Shovkovskiy, Betao, Almeida, Diakhate, Mandzyuk; Eremenko, Ghioane, Magrao, Ninkovic; Shevchenko, Milevskiy
    Rubin Kazan:
    Kurban Berdyev do te kishtye pelqyer te luante me po ata lojtare qe mposhti 5-1 Saturnin ne fundjaven e kampionatit rus, por do te duhet te beje llogarite pa mesfushorin Sibaya. Afrikani do te duhet te vuaje nje skualifikim prej 3 ndeshjesh te vendosur nga UEFA per nje ndeshje te vitit 2007 ndaj Rapid Wien ne Kupen Intertoto. Rubin pritet te udhehiqen nga kapiteni i Rusise, Semak, qe ka rezultuar vertet vendimtar per skuadren me kontributin e tij.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Ryzhikov, Ansaldi, Cesar, Kaleshin, Sharonov; Bystrov, Semak, Ryazantsev, Gokdeniz; Domķnguez, Bukharov
    Prognoza: Dynamo Kyiv- Rubin Kazan 2-0
    Pavaresisht se Rubin Kazan do te doje te beje nje figure sa me te mire ne debutimin e Liges se Kampioneve, veshtire se Dynamo Kyiv do te mund te leshoje lehte ne ndeshjen e pare te fushates se Champions. Ukrainasit, pervecse kane nje skuader me te mire dhe me teper pervoje evropiane, do te luajne edhe ne fushen e tyre.

    GRUPI G
    Sevilla- Unirea Urziceni (te merkuren, ora 20;45)
    Sevilla:
    Trajneri Manolo Jimenez ka konfirmuar se Frederic Kanoute do te luaje si titular, pasi mungoi ne fitoren ne kampionat ndaj Real Zaragozas, si rrjedhoje e pezullimit. Blerja e re Alvaro Negredo duhet t’i lere vendin pikerisht sulmuesit nga Mali. Me Abdoulay Konko dhe Sergio Sanchez, te cilet kane probleme fizike, mesfushori brazilian Adriano mund te sistemohet ne te djathte te mbrojtjes. I palevizshem Luis Fabiano, me kater gola ne dy ndeshjet e deritanishme me Brazilin dhe Sevillan.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Palop; Adriano, Squillaci, Escude, Navarro; Capel, Zokora, Renato, Navas; Kanoute, Fabiano.
    Unirea Urziceni:
    Laurentiu Marinescu, i cili shenoi fitoren 1-0 ne ndeshjen e fundjaves se kampionatit, nuk eshte i federuar ne Champions League dhe do te mungoje. Tekniku Dan Petrescu la pushim disa lojtare gjate javes se kaluar, duke perfshire Bruno Fernandes, Razvan Paduretu dhe Marius Bilasco. Te gjithe pritet qe te jene te gatshem ndaj Sevillas. Shpresat e medha te rumuneve jane te blerja rekord e veres, Vasile Maftei, i ardhur nga Rapid Bucharest dhe qe luan ne te djathte te mbrojtjes, me detyren per te ndalur sulmet spanjolle.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Arlauskis; Maftei, Galamaz, Fernandes, Brandan; Apostol, Mehmedovic, Frunza, Paduretu; Bilasco, Rusescu
    Prognoza: Sevilla - Unirea Urziceni 2-0
    Cilesia dhe sulmuesit qe zoteron skuadra e Sevillas do ta beje cdo gje aspak te lehte per rumunet modeste, prandaj s’eshte e veshtire te parashikohet nje fitore e vendasve. Edhe pse, Dan Petrescu ka pergatitur nje skuader te organizuar dhe te kujdesshme, me synimin per te rrembyer te pakten nje barazim.


    Stuttgart - Rangers (te merkuren, ora 20:45)

    Stuttgart:
    Gjermanet vijne nga nje krize ne kampionat, me vetem 1 fitore ne 5 ndeshje, teksa javen e fundit pesuan humbje ndaj Hamburgut. Skuadra e Babelit synon te ndreqe sadopak imazhin ne Evrope, me nje ndeshje ku shpresat do t’i vare te Cacau, ne bashkepunim me te cilin do te jete Pogrebnyak, i ardhur per te zevendesuar Gomez. Lajm i mire eshte kthimi nga demtimi i Alexander Hleb. Keshtu, Babel do te kete mundesi te bollshme per zgjedhjen e formacionit.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Lehmann; Träsch, Tasci, Delpierre, Boka; Khedira, Hitzlsperger, Hilbert, Gebhart; Pogrebnjak, Cacau

    Rangers:
    Skocezet vijne ne kete perballje, si kryesues te kampionatit te tyre, ndwrkohe qe ne ndeshjen e fundit (0-0) perballe Motherwellit, trajneri Walter Smith la pushim disa lojtare. Por duhet te perballet me demtimin e sulmuesit Kyle Lafferty, gje qe do te detyroje Kenny Miller te luaje perkrah nje lojtari me pervoje si Chris Boyd, bashke me te cilin kane shenuar deri tani 5 gola.
    Fomacioni i mundshem (4-2-3-1): McGregor; Whittaker, Bougherra, Weir, Papac; McCulloch, Thomson; Davis, Boyd, Naismith; Miller
    Prognoza: Stuttgart – Rangers 2-1
    Dy sezone me pare, Rangers ishte gjithashtu ne te njejtin grup me Stuttgartin dhe net e dyja perballjet, fitoi skuadra vendese. Po ashtu ndodhi edhe ne vitin 2003. Pavaresisht se skocezet do te bejne gjithcka per te prishur kete tradite, duket e veshtire qe te ndodhe ndryshe edhe ne kete perballje, duke pare edhe synimet qe kane gjermanet.

    GRUPI H
    Standard Liege-Arsenal (te merkuren, 20:45)
    Standard L.:
    Kapiteni Steven Defour ka thyer kemben ne ndeshjen e javes se fundit ne kampionat dhe do te jete i padisponueshem pergjate te gjithe fazes se grupeve. Mesfushori Wilfried Dalmat dhe sulmuesi Igor de Camargo jane te dy ne dyshim per probleme fizike. Kurse Alex Witsel nuk ka pasur mundesi te jete ne formen e duhur, per shkak te nje pezullimi prej 8 ndeshjesh ne kampionat.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Bolat; Marcos, Sarr, Mangala, Rocha; Dalmat, Nicaise, Carcela, Jovanovic; De Camargo, Mbokani
    Arsenal:
    Ne dispozicion do te jete edhe kraoti Eduardo, pasi UEFA ia hoqi denimin. Portieri Manuel Almunia ka nje infeksion, prandaj do t’i lere vendin Vito Mannones, ose Wojciech Szczesny, per te cilet do te jete debutim ne Champions League. Theo Walcott, Denilson dhe Robin van Persie nuk kane udhetuar per ne Belgjike, keshtu qe mund te debutoje sulmuesi 18-vjecar Sanchez Watt. Gjithashtu te demtuar jane Nasri, Arshavin, Fabianski, Djourou e Carlos Vela.
    Formacioni i mundshem (4-2-3-1): Mannone; Sagna, Gallas, Vermaelen, Silvestre; Eboue, Song; Fabregas, Rosicky, Eduardo; Bendtner

    Olympiacos -AZ Alkmaar (te merkuren, 20:45)
    Olympiacos:
    Ne prag te ndeshjes me holandezet, greket kane shkarkuar teknikun Temuri Ketsbaia, si pasoje e kontestimit te tifozeve per humbjen 0-5 ne miqesore me Ergotelis dhe per barazimin ne shtepi ndaj Kavalas. Ne pritje qe te zgjidhet nje trajner i ri (flitet per Quique Sanchez Flores, ish-Valencia e Benfica), skuadra do t’i besohet zevendesit Vozidar Bandovic. Ky ndryshim ka ardhur per t’u dhene nje shkundje grekeve, perpara perballjes evropiane qe nuk u lejohet ta gabojne.
    Formacioni i mundshem (4-4-2): Nikopolidis, Domi, Mellberg, Raul Bravo, Żewłakow;Galletti, Maresca, Ledesma, Dudu; Derbyshire, Diogo
    AZ Alkmaar:
    Kampionet befasues te Holandes, qe nuk kane pasur nje fillim fort te mire te sezonit, do te perpiqen te mbeshteten te forca e tyre sulmuese, per te frikesuar Olympiacos, me objektivin per te rrembyer te pakten nje barazim. Mungesat e vetme per kete sfide do te jene Pontus Wernbloom per shkak demtimi dhe Rasmus Elm, i cili ka luajtur me pare me kalmarin ne fazen kualifikuese te Champions. Lajmi pozitiv eshte qe sulmuesi Mounir El Hamdaoui eshte rikuperuar nga demtimi dhe eshte gati per loje.
    Formacioni i mundshem (5-3-2): Romero; Jaliens, Moisander, Poulsen, Holman, Ari; Mendes da Silva, Schaars, Martens, Lens, Dembélé
    Prognoza: Olympiacos -AZ Alkmaar 2-1
    Nen mbeshtetjen e fanseve, Olympiakos do te kete nje arme plus me vete me qellimin per te fituar duke marre nje kthese te forte pas rezultateve negative. Megjithate, edhe holandezet kane nje potencial te madh sulmuese, ne gjendje per t’i bere keq grekeve. Keshtu qe pritet nje sfide me gola ne “Karaiskaqi“ te Athines.

  4. #1513
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Formula 1, rikthehet Lotus

    Lotus do te jete skuadra e 13-te qe do te marre pjese ne boterorin e Formula 1 sezonin e ardhshem.
    FIA ka zgjedhur nje komunikate zyrtare ne faqen e saj per te konfirmuar pjesemarrjen e emblemes historike qe do te furnizohet me motore Kosworth. Skuadra e “Lotus Tim” mesohet se eshte fryt i nje bashkepunimi mes qeverise malajziane dhe nje konsorciumi biznesmenesh.

    Menaxheri i skuadres do te jete Toni Fernandez, i 15 ne listen e me te pasurve ne vendin e tij dhe qe do te siguroje motoret Kosworth per ekipin. Skuadra e re do te kete seline e saj ne zonen e Norfolkut ne Britani ndersa qendra teknike dhe ajo e fabrikimit do jete ne pisten e Sepangut.

  5. #1514
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sauber BMW shitet tek kompania zviceriane

    BMW ka vendosur ta shese skuderine e Formula 1 tek nje kompani investimesh nga Zvicra te quajtur “Qadbak Investments”.
    Kompania ne fjale qe e ka te perqendruar tregun e saj ne Lindjen e Mesme, ka bere nje oferte ende te papublikuar, te cilen Bmw Sauber e ka pranuar. Prej disa muajsh, skuderia kishte dale ne shitje per shkak te problemeve te ndryshme financiare.

    “Kontrata u firmos”, ka pohuar drejtuesi Lionel Fischer, duke theksuar se “Qadbak Investments” eshte nje kompani e fuqishme qe do investoje per te ardhmen e skuderise.

  6. #1515
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    FIA-Symonds, kurth Briatore-s

    Duket se ndaj Flavio Briatores eshte ngritur nje kurth per ta perjashtuar njehere e mire nga bota e Formula 1.
    FIA i ka dhene imunitet te plote kryeinxhinierit te Renault, Pat Symonds me kusht qe ky i fundit te zbardhe gjithe te verteten e gares se Singaporit ku mendohet se Piquet eshte urdheruar te perplaset per te favorizuar shokun e skuadres, Fernando Alonso.

    Shefi italian i skuderise franceze tashme eshte i rrethuar nga te gjithe dhe duket se fitimtar ne kete lufte do dale shefi i FIA-s, Max Mosley, konflitet e te cilit me Briatoren jane shume te hershme. Presidenti i Renault, Carlos Ghosn eshte gati ta zevendesoje italianin me Frederic Vasseur, nje levizje e detyruar per te siguruar ekzistencen e skuderise ne Formula 1.

    Marreveshjen me FIA-n e propozoi vete Symonds, cka do te thote se ai do zbardhe gjithe misterin e asaj cfare ndodhi ne pisten e Singaporit vitin e shkuar. Nderkohe, Mosley ka dhene nje koment para mbledhjes se Keshillit Boteror ne 23 shtator.

    “Nuk e di si do mbrohet Renault por nuk dua te jap komente te nxituara. Nisemi nga mendimi se ata jane te pafajshem”, shprehet Mosley.

  7. #1516
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    US Open, Del Potro mund Federer

    Huan Manuel del Potro eshte fituesi i US Open, pasi mundi ne finale pese here fituesin e ketij slemi Roxher Federer me 5 sete, finalja e fundit e cila eshte zhvilluar me kaq shume sete daton 10 vjet me pare, kur Andre Agasi mundi amerikanin Tod Martin.
    Edhe pse e ka filluar mire ndeshjen Federer, duke treguar ambicjet per titullin e gjashte ne US Open, tenisti argjentinas nuk u dorezua per asnje moment duke treguar potence ne goditje dhe pergatitje te mire atletike.

    Ka zgjetur 4 ore e 6 minuta kjo humbje per Federer i cili u duk se do ta kishte me te thjeshte arritjen e suksesit pas eliminimit te Rafael Nadal. Pas perfundimit te ndeshjes Del Potro ka bere te ditur se e kishte enderruar qe ta fitonte kete slem dhe qe nje dite te behej si Federer.

    Ne kete menyre ai behet argjentinasi i dyte qe arrin te fitoje US Open, pas Guilermo Vilas qe e ka fituar ne vitin 1977.

  8. #1517
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ibrahimovic premton njė ndeshje tė madhe ndaj Inter

    Kthesa e Veriut nuk do ta duartrokase por as do ta fishkelleje ish yllin e Interit, Zlatan Ibrahimovic, i cili do zbrese serish ne “San Siro”

    Por kėtė herė “Ibracadabra” do tė jetė me fanelen e Barcelones per ndeshjen e pare te grupit te Champions League.

    Nderkohe, suedezi ka mberritur ne Milano duke iu pergjigjur nje konfrontimi te mundshem me tifozet interiste dhe ndeshjen e mbremjes se merkure. “Eshte nje ndjesi e bukur qe rikthehem ketu. Do jete nje perplasje e madhe. Ndeshjet e Interit nuk i kam pare por rezultatet tregojne se po ecen mire”, thekson suedezi

    Me tej, ai ben nje koment edhe per sulmuesin Samuel Eto’o, duke thene se eshte shume i kenaqur per te. Ibra nuk ka mundur te anashkaloje edhe ceshtjen e sjelljes se tifozeve ne stadium. “Nuk do bej asgje. Nese flasin mire per mua do jem i kenaqur”, deklaron sulmuesi katalanas.

  9. #1518
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Champions League, fitojnė Real Madrid, Milan dhe United

    Nė ndeshjet e para nė grupe ėshtė dhuruar spektakėl nga ekipet pretendente ku kanė spikatur fitoret e Real Madrid dhe tė Manchester United

    Real Madrid ka mundur tė marrė 3 pikė nė transfertėn e Zurich duke mundur 2-5 skuadrėn vendase. Cristiano Ronaldo, Raul dhe Higuain ishin autorėt e golave pėr madrilenėt, tė gjithė nė pjesėn e parė ndėrsa nė tė dytėn shėnoi sėrish Ronaldo dhe mė pas Guti dha spektakėl me njė parabol. Nė tė dytėn Zurich ngushtoi diferencėn por pa rezultat.

    Juventus i Ferrarės ka barazuar 1-1 ndaj Bordeaux nė ndeshjen e parė. Golit tė Iaquinta iu pėrgjigj Plasil pas pak minutash.

    Fitore e thellė pėr Bayern nė fushėn e Maccabi ndėrsa Manchester United iu fal golit tė Scholes pėr tė mundur Besiktas. Milani pėrfitoi nga dy gola tė Inzaghi pėr tė mundur Marseille 1-2. Pėr vendasit barazoi pėrkohėsisht Heinze.


    Juventus 1 - 1 Bordeaux

    Maccabi Haifa 0 - 3 Bayern Munich

    Besiktas 0 - 1 Manchester U.

    Wolfsburg 3 - 1 CSKA Moscow

    Marseille 1 - 2 AC Milan

    Zurich 2 - 5 Real Madrid

    Atletico Madrid 0 - 0 APOEL Nicosia

    Chelsea 1 - 0 FC Porto

  10. #1519
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cana: Shiriti i kapitenit, nje nder i madh

    Lorik Cana kerkon te shperbleje besimin e dhene nga trajneri Stiv Brus, i cili i ka besuar shqiptarit shiritin e kapitenit.
    26-vjecari eshte shnderruar ne liderin e Sanderlendit, edhe pse i eshte bashkuar skuadres angleze vetem pak kohe me pare. Duelet e ashpra ne mesfushe kane bere qe mesfushori i Kombetares shqiptare te behet lojtari i preferuar i tifozeve ne “Stadiumin e Dritave”.

    Kuqeziu deklaroi: “Eshte nje nder shume i madh te jesh kapiten i skuadres. E kam pasur nje rol te tille edhe me pare, gjate periudhes kur luaja ne Marseje, por te them te drejten nuk mendoja se do te me besohej shiriti brenda nje kohe kaq te shkurter. Natyrisht qe e pranoj me kenaqesi detyren time te re. Jam krenar per familjen time dhe per njerezit e mi dhe do te jap maksimumin ne cdo ndeshje, per t’i shperblyer klubit besimin qe ka treguar tek une. Kete perpiqem te bej gjithmone, sa here qe zbres ne fushe. Jam krenar qe do te jem kapiten dhe do te jap me te miren”.

    Cana mbajti per here te pare shiritin ne sfiden e fituar 4:1 me Hull Sitin. Ai ka falenderuar partnerin e mesfushes, Li Ketermol, per ndihmen qe i ka dhene per t’u pershtatur sa me shpejt me stilin e lojes ne Premierlige. “Li me ka ndihmuar shume gjate ketyre ndeshjeve te para. Mendoj se jam me fat qe luaj perkrah tij ketu te Sanderlendi”, shtoi mesfushori. Pas elozheve nga trajneri Brus, fjalet e mira per Canen nuk i kurseu as sulmuesi Daren Bent, nje tjeter blerje e re e skuadres.

    “Bomberi” tha: “Kunder Hull-it, Cana ishte i shkelqyer. Ai e perdor mire topin, jep pasime te mira dhe nuk nguron te gjuaje drejt portes. Mendoj se ai do te behet padyshim nje prej idhujve te tifozerise”.

  11. #1520
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Beqaj kalon demtimin 6-mujor

    Arjan Beqaj, portieri i Kombetares shqiptare, eshte rikuperuar plotesisht pas demtimit ne shpatull, qe e mbajti gjashte muaj larg fushave.
    33-vjecari u kthye ne fushe per Anorthosis, duke regjistruar debutimin sezonal me Anorthosis ne kampionatin qipriot. “Gardiani” ka falenderuar klubin dhe te gjithe ata persona qe i qendruan prane gjate momenteve te veshtira dhe vleresoi fitoren 3-1 perballe Arisit.

    “Ndihem mire. Shpatulla eshte forcuar dhe nuk kam me asnje problem. Ne keto momente me mungojne minutat ne fushen e lojes. Me duhet ende edhe pak kohe qe te jem ne 100 per qind te formes, sepse nuk aktivizohesha prej nje kohe te gjate”, deklaroi Beqaj.

    “Kam punuar shume qe te rikthehesha dhe mendoj se se shpejti do te me shihni ne gjendjen optimale. Kam kaluar nje moment shume te veshtire: te qendrosh pese-gjashte muaj larg fushave, nuk eshte e lehte per asnje lojtar. Por, tashme gjithcka kaloi dhe rehabilitimi shkoi sipas parashikimeve”. Me tej ai foli per tri piket e Anorthosis:

    “Perballe Arisit arritem nje fitore te rendesishme. Edhe pse e pame veten ne disavantazh, gjetem forca qe te permbysnim rezultatin dhe te merrnim piket e plota. Jemi nje skuader e re, por kemi besim ne kualitetin tone”. Rikthimi i portierit veteran eshte nje lajm shume i mire edhe per Kombetaren e drejtuar nga Josip Kuzhe.

    Beqaj do te jete plotesisht i gatshem per sfiden e fundit eliminatore te Boterorit 2010, me 14 tetor ne fushen e Suedise. Eksperienca e tij do t’u sherbeje shume kuqezinjve, te cilet synojne te ruajne ecurine pozitive nen drejtimin e teknikut kroat.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •