Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 16 of 232 FirstFirst ... 611141516171821264166116 ... LastLast
Results 151 to 160 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #151
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Alex Ferguson kėrcėnon me pėrjashtime te Manchester

    Trajneri i “Red Devils” ka thėnė se do tė penalizojė ata lojtarė qė e mendojnė titullin sit ė fituar dhe nuk impenjohen.

    E ka treguar edhe mė parė disiplinėn e hekurt dhe kėtė e ka pėrsėritur edhe kėtė mesjavė. Trajneri skocez sir Alex Ferguson ka kėrcėnuar yjet e skuadrės sė Manchester United se mund tė mbeten jashtė nėse do tė neglizhojnė nė fushė.

    “Red Devils” janė nė vendin e parė dhe kanė dy ndeshje mė pak se ndjekėsit por kjo nuk e bėn Ferguson qė tė humbė vigjilencėn. “Ndonjė qė mendon se lufta ka mbaruar do ta shohė veten jashtė skuadrės”.

    “Kemi futbollistė tė mjaftueshėm dhe nuk do tė na bėjė dėm nėse do ta quajnė titullin tė fituar. Unė do ti lė jashtė ata qė nuk vlerėsojnė ndeshjet” tha Ferguson.

  2. Advertise Here
  3. #152
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Mendova se do na e merrte hakun Interi,si kusherinj qe i kemi po ce do qe u zhdapen me keq se ne Sampdoria-Inter 3-0.

  4. #153
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Interi do tė ishte nė vendin e katėrt pa ndihmėn e gjyqtarėve

    Sipas njė studimi nė Itali, tabela do tė dukej mė ndryshe po tė mos kishte pasur gabime tė gjyqtarėve

    Nė Serie A sėrish ka plasur ēėshtja e ‘gabimeve tė gjyqtarėve’ si rezultat i barazimit tė fundit ndėrmjet Interit dhe Romės, ku ėshtė akorduar njė penallti e pa qenė nė dėm tė Giallorossėve.

    Nė bazė tė njė mbikėqyrjeje tė realizuar nga “Observations on Arbitration Errors” nė bashkėpunim me “Adiconsum”, qė nga fillimi i sezonit 2008/2009, 171 pikė do tė ishin tė riaranzhuara po tė mos bėheshin 163 gabime tė vėrtetuara deri mė tani.

    Nė mėnyrė hipotetike, Milani vendoset nė pozitėn e parė me 53 pikė, ndėrsa Fiorentina do tė ishte nė vendin e dytė me 51 pikė. Ndėrkohė, Jventusi do ta kishte zėnė vendin e tretė pasi ka pasur disa gabime tė vogla nė favor tė tyre, derisa Interi do tė ishte nė vendin e katėr me 11 pikė mė pak saqė ka tani.

  5. #154
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Maradona dhe Messi mes dėshirave tė sheikut tė City

    Manjati arab i City tani kėrkon dyshen argjentinase tė njohur pėr tė qenė pjesė e klubit tė Premier League.

    Sheiku Sulejman Al Fahim ėndėrron qė t’i shohė Diego Maradonėn dhe Lionel Messin te Manchester City. Pronari i Cityt qė nga blerja e klubit ka shprehur dėshirė pėr t’i pasur tė gjitha yjet nė skuadėr, ndėrsa tani ka zbuluar dėshirėn e tij qė njė ditė dėshiron ta ketė Maradonėn si president tė klubit, ndėrsa Messin si lojtarin kryesor tė skuadrės.

    “Nuk e di nėse Diego Maradona do tė jetė njė trajner i mirė. Ajo qė unė mendoj ėshtė se ai duhet tė qėndrojė nė pozitėn e kryetarit tė klubit, dhe ta ketė tė drejtėn tė zgjedhė dhe tė blejė lojtarė”.

    “Kurrė mė parė nuk kam bashkėpunuar me Maradonėn, por shpresoj qė kjo tė ndodhė sė shpejti. Ndėrsa Messi ėshtė njė lojtar, i cili mė detyron ta dua sėrish pėrfaqėsuesen e Argjentinės”, ka thėnė Al Fahim pėr agjencinė “DPA”.

  6. #155
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ronaldo ėshtė rikthyer, por “fenomeni” akoma mungon

    Sulmuesi brazilian ka bėrė debutimin me skuadrėn e Corinthians nė njė ndeshje pėr kupėn e Brazilit por ende nuk ėshtė nė formė.

    Debutimi qė pritej aq shumė ka ndodhur dhe ashtu siē e paralajmėroi trajneri i Corinthians, braziliani Ronaldo ka qenė nė fushė nė ndeshjen e kupės ndaj Itumbiara.

    Sulmuesi latin ėshtė rikthyer nė njė ndeshje zyrtare pas 387 ditėsh pasi pėsoi edhe dėmtimin e rėndė nė gjurin e majtė.

    Episodi qė kushtėzoi Ronaldon ishte Milan-Livorno nė 13 Shkurt tė vitit 2008. Sulmuesi brazilian hyri nė minutėn e 22 tė pjesės sė dytė por ishte larg emrit Fenomen. Ai luajti me pak topa duke treguar shumė dėshirė por formė fizike tė dobėt.

    E keqja e tij ka vazhduar edhe nė njė konferencė shtypi kur ėshtė goditur aksidentalisht nga njė mikrofon ndėrsa po largohej mes shumė gazetarėve dhe kameramanėve.

  7. #156
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Tjetėr skandal nė Premier League, arrestohet Ashley Cole

    Futbollisti i njohur i Chelsea ka pėrfunduar pas hekurave pasi ėshtė grindur me policėt dhe ngiste makinėn i dehur

    Kanė rėnė sėrish nė grackėn e policisė dhe sėrish janė bėrė pritagonistė nė tė keq. Futbollistėt e Premier League kanė dhuruar njė tjetėr incident, kur kėtė radhė ėshtė arrestuar Ashley Cole.

    Mbrojtėsi i kombėtares angleze dhe Chelsea u vu nė pranga pasi drejtonte makinėn nė njė gjendje tė dehur pranė njė pubi tė njohur “The Collection” nė Londėr, nė zonėn e perėndimit.

    Ashley Cole ndodhej nė shoqėrinė e emrave tė tjerė tė njohur nė futboll, lojtarėve tė Chelsea, John Terry dhe Michael Mancienne. Futbollisti Ashley Cole qė fiton 82,000 Paund nė javė mbeti 3 orė nė burg dhe mė pas u lirua.

  8. #157
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Cech: Fati i mirė i Manchesterit do tė ndryshojė nė fund

    Portieri i Chelsea, Petr Cech, ka paralajmėruar Djajtė e Kuq se fati i mirė i tyre me siguri do tė ndryshojė deri nė fund tė sezonit

    “Nė ēdo garė, secili ekip mund ketė njė ditė tė keqe, ose fat tė keq. Mund tė goditni shtyllėn tre herė ose tė pranoni gol dhe jeni jashtė. Kjo ėshtė gjithmonė e mundshme. Ju duhet njė moment dhe njė fat i mirė dhe tė luani mirė ta arrini atė”, ka thėnė Cech.

    Cech kujton si shembull rastin e Chelseat nė vitin 2005 nėn urdhrat e Jose Mourinhos. Blutė fituan Kupėn Carling dhe Premierligėn por iu mohua njė vend nė finalen e Ligės sė Kampionėve nga njė gol i dyshimtė i Luis Garcias pėr Liverpoolin nė Anfield.

    “Ne i dimė kėto momente. Nė gjysmėfinalen e Ligės sė Kampionėve nė Liverpool, ne pranuam njė gol qė mbase kurrė nuk ishte. Mund tė diskutoni kurdo, nėse ishte apo jo, por rezultati mbetet i njėjti dhe ne u eliminuam”, ka shtuar portieri ēek.

  9. #158
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Braziliani Kaką kalon nė “sulm” me gruan e tij Caroline

    Foto e “vjedhur” nga megafesta e stilistėve “Dolce & Gabbana” ku fantazisti i Milanit zgjat duart drejt gruas sė tij simpatike.

    Ėshtė prej javėsh i dėmtuar pėr njė problem me kėmbėn e majtė por Kaką, duke mos patur mundėsi qė tė sulmojė nė fushė, e bėn kėtė nė megafestė e “D&G” dhe me gruan e tij Caroline. Kėtė e vėrtetojnė fotot e marra nė javėn e modės ku braziliani puth dhe pėrkėdhel nė njė mėnyrė tė pazakontė, gruan e tij.

    Si dy tė dashur nė puthjen e parė, Ricardo dhe Caroline qė janė martuar prej 4 vjetėsh dhe kanė njė fėmijė, kishin sy vetėm pėr njėri tjetrin. Ata janė gjithmonė tė rezervuar dhe larg festave mondane.

    Por nė festėn e “D&G” ata janė shfaqur tė dy nė mėnyrė madhėshtore. Kaką elegant me tė zeza dhe Caroline me taka tė holla dhe njė fustan tė shkėlqyer.

  10. #159
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Beckenbauer paralajmėron Bayern: Ribery do tė largohet

    Presidenti i klubit bavarez ka paralajmėruar tifozėt dhe drejtuesit e tjerė se mesfushori francez kėrkon largimin

    Francezi Franck Ribery largohet gjithmonė e mė shumė nga Bayern Munchen. Deklaratat e asit francezit sė fundmi, qė kritikoi shokėt e skuadrės kanė gjetur iso edhe tek presidenti Franz Beckenbauer si njė sinjal i qartė i lamtumirės.

    "Franck i thotė kėto gjėra me njė objektiv nė mendje” tha “Kaiser” pėr gazetėn Bild. “Ai kėrkon tė largohet dhe pėr kėtė e drejton gishtin nga klubi. besoj so do transferohet nė verė” tha Beckenbauer.

    "Bayern ėshtė prej kohėsh i varur nga ai” tha presidenti bavarez. Nga fjalėt e tij u dukėn edhe shpresat e fundit pėr ta mbajtur, tė cilat po veniten. Barcelona, Real dhe Manchester United janė nė linjė tė parė.

  11. #160
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ranieri: Murinjo? Mendoj vetėm pėr derbin.

    Trajneri i Juventusit dhe skuadra e tij janė tė pėrqendruar pėr sfidėn e sotme me Torinon.

    “Pranoj ēdo gjė qė kam deklaruar nė ditėt e kaluara. Pėrsa i pėrket tė tjerave nuk mund tė them asgjė tjetėr, pastaj ndryshe nga disa tė tjerė nuk mund shpreh tė gjitha ato qė mendoj. Kjo ėshtė njė ēėshtje autokontrolli”. Klaudio Ranieri, trajneri i Juventusit, nė prag tė derbit kundėr Torinos nuk ka dashur t’i rikthehet polemikės me Murinjon dhe Interin. Pėr mė shumė, nė orėt e fundit Ranieri ėshtė shumė i shqetėsuar edhe nga dėmtimi i pėsuar nė stėrvitjen e fundit nga mbrojtėsi ēek, Zdenek Grigera, i cili do tė mungojė sot nė mbrėmje. Gjithsesi, Zebina dhe Salihamixhiē janė rikuperuar dhe gati pėr tė zėvendėsuar Grigeran.

    “Do tė gjejmė pėrballė njė Torino shumė tė karikuar, kompakte dhe agresive nė tė njėjtėn kohė – thekson Klaudio Ranieri – Pastaj nė njė derbi, renditja apo ēdo diferencė tjetėr qė mund tė ekzistojė mes dy skuadrave shumėzohet me zero. Ekipi i Novelionos ka nė pėrbėrje lojtarė tė shkėlqyer tė cilėt i respektojmė. Ndonjė rotacion pėr ndeshjen me Ēelsin? Besoj se cilido nga lojtarėt e mi kėrkon tė mos mungojė nė kėtė derbi, por gjithsesi, formacionin e vendos unė. Grigera? Ėshtė dėmtuar nė stėrvitjen e fundit, ndėrkohė qė Nedved ėshtė gati tė zbresė nė fushė. Trezege gjithashtu ėshtė gati, por nuk kam vendosur ende asgjė mbi formacionin titullar anti- Torino”, pėrfundon trajneri i Juventusit, Klaudio Ranieri.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •