Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 160 of 232 FirstFirst ... 60110135150155158159160161162165170185210 ... LastLast
Results 1,591 to 1,600 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1591
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    “Bogu”, penallti dhe gol Xhenoas

    Erjon Bogdani shkelqen ne javen e kater te Serise A duke shenuar edhe golin e tij te pare per Kievon ne kete sezon.
    Bogu ka luajtu nje ndeshje te perkryer ndaj Xhenoas ku ka fituar nje penallti ne minuten e 4 te takimit e cila u shnderruar ne gol nga Markolini dhe vetem dy minuta me vone do te shenonte golin e tij te pare ne kete kampionat dhe te dytin per Kievon ne takimin ndaj Xhenoas.

    Golat e shenuar qe ne minutat e para nga Kievo te cilet ishin thuajse teresisht merite e Bogdanit i dhane fitoren 3-1 skuadres veroneze ndaj Xhenoas.

    Pas kater javeve kampionat Kievo ndodhet ne kuoten e 6 pikeve me dy fitore dhe dy humbje me nje golavarazh pozitiv +2, 6 gola te shenuar dhe kater te pesuar.

  2. Advertise Here
  3. #1592
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Derbi show nė Manchester, Owen firmos 4-3 pėr United

    Njė sfidė e paharrueshme nė stadiumin “Old Trafford” ku United ka fituar nė minutėn e 96 ndaj milionerėve tė City
    Premtimet para ndeshjes tregonin se do tė kishte spektakėl dhe derbi i Manchesterit nuk ka zhgėnjyer duke dhuruar 7 gola. Nė sfidėn e luajtur nė nė stadiumin “Old Trafford” Manchester United ka fituar nė minutėn e 96 ndaj milionerėve tė City dhe ndeshja ėshtė vendosur nga njė gol i Michael Owen.

    Nė fillim ishte sulmuesi Rooney qė gjeti nė sekondat e para avantazhin por u barazua nga City me Bellamy. Edhe goli i Fletcher pėr United ėshtė barazuar sėrish nga Barry. Fletcher shėnoi sėrish por barazimi pėr herė tė tretė u vendos nga Bellamy.

    Mė pas goli i Michael Owen nė minutėn e 6-tė shtesė shpėrtheu nė delir impiantin “Old Trafford” me fitoren e United.

  4. #1593
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Inter mund Cagliari me 2 gola tė Milito, Milan i falet Seedorf

    Sulmuesi argjentinas Milito i ka dhėnė fitoren zikaltėrve nė harkun e pak minutave ndėrsa Seedorf u desh tė vendoste firmėn e tij pėr Milan
    Kampionėt e Italisė Inter kanė pėrmbysur disavantazhin e pjesės sė parė ndaj Cagliarit pėr tė fituar 2-1 tė gjithė ndeshjen. Skuadra e Mourinho ka shfaqur dy fytyra por nė fund ka dalė me 3 pikė nga Sardenja.

    Vendasit shėnuan tė parėt me penallti me anė tė Jeda. Nė pjesėn e dytė sulmuesi Diego Milito shėnoi dy herė nė harkun e 300 sekondave duke i dhėnė fitoren Inter. Skuadra tjetėr milaneze, Milani fitoi 1-0 me Bologna duke iu falur golit tė Seedorf.

    Sampdoria e inspiruar nga njė super Cassano ka mundur 4-1 Sienėn duke kapur Juventus nė krye. Asnjėherė mė parė dorianėt nuk kishin arritur 4 fitore radhazi nė start.

  5. #1594
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Partizani ne krize

    Humbja e thelle 5-0 ne Velipoje, ka thelluar akoma me shume krizen tek skuadra e Partizanit, drejtuesit e te ciles kane pezulluar 2 jave kapitenin Luan Pinari dhe larguar drejtorin e akademise Genc Tomorri.
    Trajneri i te kuqve, Eduard Zhupa pasi ia faturon humbjen mbrojtjes, deklaron edhe arsyet e pezullimit te kapitenit:

    “Ndeshja e radhes se kaluar ishte nje shthurrje taktike ne mbrojtje dhe kjo i dha goditje psikologjike skuadres. Por kjo ka qene nje thyerje e etikes tajner-lojtar”.

    Traineri Zhupa pohon se problemet financiare qe lojtaret kane me presidentin Xhani nuk mund t’i reflektojne ne fushen e lojes.

    “Pergjigjem per pjesen e anes teknike, problemet e tjera i perkasin presidentit i cili me ka dhene mbeshtetje te plote”, tha Zhupa.

    Kete fundjave Partizani do te luaje perballe Beslidhjes, ndeshje ne te cilen pritet qe kryeqytetasit te bejne autokritiken dhe t’i kthejne buzeqeshjen tifozerise se Partizanit.

  6. #1595
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Murinho skualifikohet per nje turn


    Skualifikohet per nje turn Jose Mourinho.
    Trajneri i Interit, i nxjerre me te kuq ne ndeshjen kunder Kaljarit, eshte sanksionuar nga gjykatesit sportive pasi “ka kundershtuar nje vendim arbitrar dhe ka fyer drejtuesin e gares”.

    Per teknikun portugez eshte vene edhe nje gjobe prej 15 mije eurosh.

  7. #1596
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    F1, boterori i 2010-es fillon ne Bahrain

    Do te jete Bahrain qe do te inauguroje me 14 mars te 2010-es sezonin e ardhshem te Formula 1. Australia, ku dhe zhvillohej gara e pare, kalon ne vend te dyte, e ndjekur pas nje jave nga Malajzia.
    Sezonin e ardhshem do te zhvillohet per here te pare edhe Cmimi i Madh te Korese se Jugut qe do te zhvillohet me 17 tetor 2010 ne pisten e rajonit te Yeongam, 320 kilometer ne jug te Seulit.

    Ndersa me 13 gusht do te kthehet Kanadaja me pisten e Montrealit. Cmimi i Madh i fundit do te jete gjithmone ai i Brazilit qe do te mbahet me 14 nentor.

  8. #1597
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    FIA, “shuplake” Renault-se dhe Briatore-s



    Federata Nderkombetare e Automobilizmit vepron me dore te hekurt ndaj skuderise Renault dhe ish drejtuesve te saj pas skandalit te Singaporit ku Piquet u urdherua te perplasej per te ndihmuar shokun e skuadres, Fernando Alonso.
    Renault mund te garoje, por nese kapet me parregullsi, qofte edhe te vogla, do te skualifikohej menjehere.

    Per ish drejtuesin e skuderise, Flavio Briatore nuk ka me asnje shprese rikthimi ne boten e Formula 1 sepse ai eshte perjashtuar perjete, ndersa shefi i inxhiniereve, Pat Symonds nuk mundet te punoje per 5 vitet e ardhshme. Asnje denim per pilotin spanjoll Fernando Alonso qe u cilesua i pafajshem ne gjithe kete skandal.

  9. #1598
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Erjon Bogdani: Jam i lumtur

    Pritja e gjate perfundoi. Erjon Bogdani rigjeti golin ne Serine A. Pas paraqitjeve te mira me Kombetaren, sulmuesi 32-vjeēar e kerkonte prej kohesh rrjeten edhe ne kampionat me Kievon.
    Ai nuk shenonte prej gjashte muajsh, hera e fundit kur kishte festuar ishte me 15 mars te ketij viti, ne fitoren 3:0 qe Kievo arriti ne fushen e Lacios. Gjithsesi, nuk e kishte humbur asnjehere shpresen. Goli erdhi pas nje fillim sezoni ku Bogdani eshte shfaqur gjithmone si protagonist.

    Madje, ne fitoren me Xhenoan (ku fitoi edhe penalltine qe zhbllokoi rezultatin), kuqeziu ka regjistruar paraqitjen me te mire gjate dy vjeteve e gjysme te klubi veronez, ku u transferua ne janar te vitit 2007 per 3 milione euro.

    “A jam i lumtur? Natyrisht qe ndihem i lumtur. Gjithsesi, me duhet te them se futbolli ndonjehere eshte i ēuditshem”, deklaroi Bogdani. “Kur shenon nje gol behesh menjehere protagonist, ndersa ne rastet kur nuk gjen rrugen e rrjetes sakrificat nuk te vleresohen, edhe pse ne fushen e lojes mund te japesh maksimumin, pavaresisht kesaj, falenderoj trajnerin e Kievos, Di Karlo, dhe stafin teknik qe me kane mbeshtetur gjate gjithe kohes. eshte merita e tyre qe po kaloj nje forme te mire fizike”.

    Vetem pak kohe me pare, sulmuesi i perfaqesueses shqiptare shihej si nje element i panevojshem per Kievon. U spekuluan destinacione te ndryshme, ne Serine A apo edhe ne kampionatin anglez, por Bogdani vendosi te mos largohej nga Verona.

    “Nuk kam ēfare te them rreth kesaj teme, une mundohem vetem te bej sa me mire punen time. Pastaj, golat te ndihmojne, te rikthejne buzeqeshjen. Por, nuk duhet te harrojme se pas meje luan nje skuader e tere, qe me ndihmon”. “Agjerimi” perfundoi dhe tashme Erjoni eshte i perqendruar ne sfiden e radhes me Sienen, klub ne te cilin e kujtojne per paraqitjet e mira ne fushe.

    “Kam kujtime te bukura nga kjo skuader. Gjithsesi, dua te mendoj vetem per te tashmen dhe e tashmja ime eshte Kievo. Kunder Sienes do te jete nje sfide mjaft delikate, duke qene se eshte nje perballje direkte mes dy skuadrave qe kerkojne mbijetesen. Jemi nje skuader e mire, nuk u trembemi kundershtareve dhe fitorja me Xhenoan na ka dhene me teper siguri ne forcat tona”, perfundoi Bogdani.

  10. #1599
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Babai i Lorik Canes apelon denimin me burg

    Agim Cana, babai-menaxher i mesfushorit te mirenjohur te Kombetares, Lorik Cana, ka apeluar denimin me nje vit burg me kusht. Vendimi i dhene nga gjykata e Marsejes ne 10-diteshin e pare te ketij muaji, u kundershtua edhe nga menaxheri Kristof Mongai.
    Perveē burgimit, Agimi, nje prej lojtareve te “brezit te arte” te Prishtines ne vitet ‘80, ishte gjobitur edhe me 100 mije euro gjobe, per shkak te parregullsive ne kalimin e Lorikut nga Paris Seint Zhermen tek Olimpik Marseja ne vitin 2005.

    Ai akuzohej per falsifikimin e dokumentacionit dhe se ne bashkepunim me ish-menaxherin Kristof Mongai ka demtuar klubin parisien, duke perfituar 131.800 euro komision nga transferimi.

    Nderkohe, gjykata hodhi poshte akuzat se Agim Cana kishte kercenuar ish-drejtorin sportiv te PSG-se, Zhan-Mishel Mutier, qe te pershpejtonte procedurat e shitjes se lojtarit kuqezi.

  11. #1600
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Magani: Gjithcka per t’i sherbyer Flamurtarit

    Gugash Magani prezantohet zyrtarisht si trajner i Flamurtarit. Ne fakt, akordi mes paleve eshte gjetur qe prej pasdites se te dieles, por dje 44-vjeēari eshte njohur nga afer me skuadren dhe ka thene fjalet e para per aventuren ne stolin kuqezi.
    “Pas nje karriere disavjeēare ne skuadren e vendlindjes, Shkumbini, fillimisht si lojtar e me pas si trajner, sot (dje) kam nderin te marr pankinen vlonjate”, deklaroi ai.

    “E kam vleresuar maksimalisht oferten qe me bene drejtuesit e Flamurtarit dhe premtoj se do te jap gjithēka per t’i sherbyer kesaj fanelle historike ne futbollin shqiptar”.

    Objektivi fillestar eshte nxjerrja e skuadres nga kriza, ndersa me kalimin e javeve do te vleresohet edhe se ēfare mund te arrije Flamurtari gjate ketij sezoni.

    “Per mua kjo detyre eshte nje nder dhe mendoj se nese te gjithe do te punojme me perkushtim, per te ngritur skuadren ne nivelet qe kerkohen”. Deri ne javen e dyte te sezonit 2009-2010, Magani drejtoi Shkumbinin. Ai do te debutoje me bregdetaret ne takimin me Gramozin ne Erseke.

    Ne stolin peqinas, Magani nuk arriti te merrte me shume se barazimi pa gola ne fushen e skuadres qe luan per here te pare ne elite. Ish-lojtari i mirenjohur i Shkumbinit zevendeson ne Vlore teknikun Eqerem Memushi, i cili dha doreheqjen pas humbjes 3:0 me Teuten.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •