Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 163 of 232 FirstFirst ... 63113138153158161162163164165168173188213 ... LastLast
Results 1,621 to 1,630 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1621
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Klitschko-Areola sterviten bashke



    Boksieri Ukrainas Vitali Klitschko do te mbroje titullin e tij te “World Boxing Council” kunder rivalit meksikano-amerikan, Kristobal Areola ne nje ndeshje ne “Steples Center” qe mund te jete pika kulmore e viteve te fundit ne kete sport.
    Dueli mes ukrainasit dhe rivalit latin mund te jape spektakel njesoj si sfida e Klitschko me britanikun Lenox Lewis ne vitin 2003.

    Pergatitja e tyre per duelin e 26 shtatorit kete here ka qene ne nje menyre te vecante, pasi te dy boksieret jane stervitur ne nje vend ne Kaliforni. Vendi qe zgjodhen boksieret eshte nje prej pikave qe terheqin me shume turiste ne Oqeanin Paqesor.

  2. Advertise Here
  3. #1622
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Skandali “Renault”, Mister X eshte Alan Permane



    Hulumtimet per te zbardhur identitetin e Mister X, i cili "tradhetoi" Flavio Briatoren duke rrefyer para FIA-s urdherin sekret qe iu dha Piquet per t’u perplasur, nuk kane zgjatur shume.
    Behet fjale per inxhinierin e Renault, Alan Permane. Ne garen e Singaporit ku ndodhi edhe skandali, Permane ishte ne postin e kryeteknikut, pasi shefi i tij Pat Symond, ishte skualifikuar. Per Permane dhe Piquet FIA ka vendosur imunitetin ne kembim te rrefimit te tyre.

    Rrefimi i Permane zbardhi gjithe te pathenat e gares se Singaporit ku Piquet u urdherua te perplasej me muret mbrojtese ne menyre qe ne piste te hynte makina e sigurise, cka favorizonte pilotin tjeter te skuderise, Fernando Alonso.

  4. #1623
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Seria A, Xhenoa frenon Juventus



    Xhenoa ka frenuar 2-2 Juventusin ne “Marassi”, duke i dhuruar kryesimin e Serie A Interit te Mourinhos qe fitoi nje dite me pare me Napolin.
    Bardhezinjte e Ferrarres e kane nisur vrullshem ndeshjen duke kaluar ne avantazh qe ne minuten e 6 me Jakuinten. Vendasit mbajne me shume topin, por juventinet tregohen me te rrezikshem para portes kundershtare, por pa mundur te dyfishojne rezultatin.

    Ne rastin e pare te krijuar ne porten e Bufon, Xhenoa barazon shifrat. Mesto ka kercyer me shume se mbrojtja e juves duke shenuar golin e pare per vendasit.

    Me rifillimin e lojes, Gasperini vendos Krespon ne sulm, nje levizje qe rezultoi e sukseshme, pasi argjentinasi shenoi golin e avantazhit per Xhenoa, me pare gjyqtari kryesor Sakani anulloi nje gol te Jakuintes.

    Juventus nuk terhiqet prapa dhe ne minuten e 84 shenon me Kielinin, por Sakani e anullon serish kete here Trezege ne pozicion jashte loje.

    Bardhezinjte e Ferrarres qe ishin prane humbjes se pare sezonale, duhet te falenderojne francezin Trezege qe ne minutat e fundit te ndeshjes shenoi golin e barazimit.

    Perfundon keshtu ne barazim,ndeshja e fundit e javes se 5 ne Serie A, ku dy skuadrat Juventus dhe Xhenoa dhuruan spektakel dhe dalin nga “Marassi” me nga nje pike.

  5. #1624
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Shqiperia U-17, sot perballe Hungarise

    Perfaqesuesja Under-17 fillon sot aventuren e saj ne Hungari, per eliminatoret e Kampionatit Europian te kesaj moshe. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema luan ne Grupin 11, perkrah Kombetares se vendit organizator dhe Sllovakise e Luksemburgut.
    Mes 18 te grumbulluarve bie ne sy prezenca e tre lojtareve qe militojne jashte vendit: ata jane Fabio Hoxha (Inter), Flavio Xhani (Palermo) dhe Benkert Abdija (Groseto).

    Sfida e pare per kuqezinjte eshte ajo qe do te luhet sot ne oren 17:30 kunder hungarezeve, ndersa takimet e tjera jane me Sllovakine (me 27 shtator) dhe Luksemburgun (me 29 shtator).

    Per te bere nje paraqitje sa me te mire ne ndeshjet zyrtare, trajneri Mema zhvilloi nje grumbullim stervitor njejavor me te gjithe futbollistet, nga data 18 deri me 24.

    Shqiperia eshte mes 52 perfaqesueseve kontinentale qe do te luajne ne fazen eliminatore: perfaqesueset U-17 jane ndare ne 13 grupe me nga kater skuadra secila.

    Shanset per kualifikim ne fazen tjeter jane mjaft te mira, pasi dy skuadrat e klasifikuara ne vendet e para te secilit grup vazhdojne aventuren drejt “Elite Round”.

    Sipas skemes, atyre u shtohen edhe dy vendet e treta me te mira te ketyre eliminatoreve.

    Ne turin e tyre, ndeshjet e te cilit zhvillohen ne pranveren e vitit 2010, ekipet fituese te shtate grupeve do t’i bashkohen Lihtenshtejnit, vendit organizator te Europianit U-17.

  6. #1625
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Massa do tė drejtojė timonin nė nėntor

    Ngasėsi i Ferrarit, Felipe Massa, ėshtė duke u rikuperuar nga lėndimi nė kokė qė i kėrcėnoi madje edhe jetėn, dhe ka thėnė se do tė jetė pjesė e ngjarjes tė famshme tė vozitjes nė muajin nėntor nė Brazil.
    Massa pėsoi ēarje nė kafkėn e tij nė muajin korrik, kur njė pjesė e veturės sė bashkėkombėsit tė tij Rubens Barrichello (Brawn GP), e goditi atė nė syrin e majtė gjatė kualifikimeve pėr Ēmimin e Madh tė Hungarisė. “Do tė jem sėrish pjesė e sfiduesve tė yjeve, qė ėshtė njė prej ngjarjeve mė trendi nė fund tė vitit. Ėshtė njė organizim i shkėlqyeshėm, ku bashkohen tė gjithė ngasėsit mė tė mirė nė tė gjitha kategoritė e botės: Formula 1, Formula Indy, tė veturave me bagazh (kampionati brazilian)”, ka thėnė Massa nė njė video tė publikuar. Ngjarja, ku Massa ėshtė njė prej organizatorėve, mbahet ēdo vit nė Florianopolis nė Brazilin jugor, nga data 27 deri mė 29 nėntor. Ndėrkohė, 28-vjeēari nuk do tė rikthehet nė Formula 1 deri nė vitin e ardhshėm dhe ėshtė zėvendėsuar nga italiani Giancarlo Fisichella. Massa ka thėnė se nė ngjarje do tė jenė edhe kampioni i shtatėfishtė i Formula 1, Michael Schumacher, dhe Rubens Barrichello, qė renditet i dyti nė kampionatin e kėtij viti.

  7. #1626
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Ronaldo: Topi i Artė? Tashmė e kam fituar njė herė

    Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotė se ai ėshtė shumė i qetė kur ėshtė nė pyetje Topi i Artė, pasi tashmė e ka tė fituar atė njė herė.
    Sulmuesi i Barcelonės, Lionel Messi, ėshtė favoriti kryesor pėr ta fituar Topin e Artė kėtė vit, pas njė sezoni tė shkėlqyeshėm me klubin katalanas. Dy yjet e futbollit kėtė sezon janė rivalė edhe nė kampionatin spanjoll, dhe pritet tė luftojnė nė tė ardhmen pėr tė njėjtin ēmim. “Topi i Artė? Kam pasur privilegjin tashmė ta fitoj atė njėherė, shpresoj se do ta fitoj edhe shumė herė, por pėr momentin jam i qetė. Unė tash vetėm i kryej detyrat e mia dhe dua tė vazhdoj me paraqitje tė mira”, ka thėnė Ronaldo. “A mė pėlqen loja e Barcelonės? PO, ėshtė njė ekip shumė i mirė me lojtarė qė kanė kualitete tė shkėlqyeshme. Ata janė pėrbėrje e mirė, por ne do tė luftojmė me ta deri nė fund tė sezonit dhe do tė shohim kush do tė fitojė”, ka shtuar portugezi.

  8. #1627
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Pato dėshiron tė transferohet te Chelsea?

    Shqetėsimet e Milanit pėr njė largim tė mundshėm tė sulmuesit Alexandre Pato po bėhen gjithnjė e mė tė shprehura.
    Pato ka dėshtuar tė gjejė rrjetėn nė pesė ndeshjet e fundit me Milanin dhe kjo e pėrkeqėson edhe mė shumė situatėn. Corriere della Sera shkruan se frika se Pato dėshiron tė ribashkohet me ish-trajnerin, Carlo Ancelotti, i cili drejton Chelsean, po rritet brenda rosonerėve, dhe kjo ndikon edhe nė formėn e vetė lojtarit nė fushė. Megjithatė njė kalim i tij nė Stamford Bridge mund tė ndodhė vetėm nėse FIFA zbut ose heq ndalimin e klubit anglez pėr tė transferuar lojtarė nė dy afatet e ardhshme kalimtare.

  9. #1628
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Wenger: Arsenali mė i fuqishėm se United dhe City

    Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotė se ekipi i tij ėshtė shumė mė i fuqishėm se dy rivalėt tjerė tė Ligės Premier, Manchester United dhe Manchester City.
    Ishin pikėrisht dy skuadrat nga Manchesteri ato qė ia shkaktuan dy humbje Arsenalit nė Ligėn Premier, por strategu francez megjithatė mendon se ekipi i tij ėshtė mė i mirė. “Mendojmė se jemi mė tė fuqishėm se Manchester United dhe Manchester City dhe duhet ta transformojmė kėtė nė pikė dhe fitore. Kundėr Wiganit ne fituam 4-0 me Nicklas Bendtner nė stol dhe me Theo Walcott, Andriy Arshavin, Samir Nasri dhe Denilson qė nuk luajtėn”. “E dini, ne erdhėm nga dy ndeshje ndaj Cityt dhe United, duke ndjerė tėrėsisht tė kundėrtėn e asaj ēfarė njerėzit mendojnė, se ne vėrtet kemi potencial tė madh. Ne duhet ta kthejmė kėtė nė njė opsion real pėr tė fituar Ligėn Premier. Duke u bazuar nė ndeshjen ndaj Manchester United nuk duhet tė kemi komplekse tė inferioritetit. Nė fund do tė shohim se kush ėshtė mė i fortė”, ka thėnė Wenger.

  10. #1629
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Shah, Kasparov mposht serish Karpov



    Garry Kasparov i jep goditjen e dyte pas 25 viteve rivalit te tij ne shah, Anatoli Karpov.
    Shahisti rus, nje nga me te miret qe ka njohur historia e ketij sporti, ka ndalur serish rivalin e tij pas fitores legjendare ne Moske gati cerek shekulli me pare. Rezultati perfundimtar i perballjes eshte 9-3, ndersa takimet u ndoqen nga 129 shtete live nepermjet internetit.

    “Takimi i Valencias ishte nje publicitet shume i mire per sportin e shahut”, eshte shprehur Kasparov, ndersa Karpov ka lene te hapur mundesine e revanshit. Kasparov eshte nje nga shahistet me te mire te botes pasi ate nuk ka mundur ta mposhte asnje shahist qe pas shpalljes kampion bote, perjashto ketu vetem kompjuterin “Deep Blue” te IBM-se.

  11. #1630
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Kombetarja U-17 shkaterrohet ne Hungari


    Hungaria shkaterron te rinjte e Kombetares Shqiptare U-17 me rezultatin 5-0.
    Keshtu, kuqezinjte e vegjel e kane nisur si mos me keq aventuren e ndeshjeve eleminatore per Kampionatin Europian te kesaj moshe. Skuadra e drejtuar nga Ardian Mema nuk i ka bere dot balle vendasve qe e kane nisur vrullshem takimin me nje gol qe ne minuten e 8-te nga Szolga.

    Me pas Serfozo ka shenuar tre here dhe Cuci ka mbyllur 90 minuteshin me nje autogol. Shqiperia luan ne Grupin 11 ku bejne pjese edhe Sllovaka e Luksemburgu.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •