
Originally Posted by
ferrari_666
Superliga, Skėnderbeu synon fitore me Besėn kėtė javė
Njė tjetėr transfertė e vėshtirė e pret ekipin korēar tė Skėnderbeut, i cili kėtė fundajavė do tė udhėtojė nė Kavajė pėr ndeshjen e javės sė pestė tė kampionatit shqiptar tė futbollit nė kategorinė superiore
Ekipi korēar synon tė shfaqė vlerat e tij mė tė mira edhe jashtė fushės sė tij, pavarsisht se nga traineri Gert Haxhiaj dhe drejtuesit e klubit parashikohet njė trasfertė e vėshtirė, ndeshja nė fushėn e Besės.
Tekniku i Skėnderbeut Gert Haxhiaj, ka dalė nė njė konferencė pėr shtyp, nėpėrmjet sė cilės ka bėrė tė ditur edhe objektivin me tė cilin skuadra korēare do tė udhėtojė pėr nė Kavajė.
"Nė kėtė ndeshje ne nuk ndihemi aspak inferiorė, sepse mbajmė aktualisht vendin e tretė nė renditje, me njė pikė mė pas se Besa e Kavajės me tė cilėn do tė ndeshemi nė fushėn e saj",- tha Haxhiaj.
Ai shtoi se kjo ndeshje nė trasfertė ėshtė vlerėsuar njėsoj si ato qė Skėnderbeu ka luajtur nė fushėn e vet, duke siguruar edhe 9 pikė. Asnjė mungesė tė rėndėsishme nuk ka ekipi i Skėnderbeut nė formacionin e tij pėr kėtė trasfertė, me pėrjashtim tė mbrojtėsist titullar Lika qė nuk do tė aktivizohet.
Haxhiaj tha se ekipi qė ai drejton ka qėnė i pa fat nė trasfertėn e parė me Tiranėn duke humbur nė fund tė ndeshjes, dhe ndaj Besės sė Kavajės korēarėt do tė bėjnė pėrpjekjet pėr tė ndryshuar bilancin e rezultateve negative, jashtė fushe.