Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 165 of 232 FirstFirst ... 65115140155160163164165166167170175190215 ... LastLast
Results 1,641 to 1,650 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1641
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    UEFA, hetim per manipulim 40 ndeshjeve

    UEFA po heton 40 raste te dyshuara per percaktim te rezultateve te ndeshjeve, perfshire ketu takime te Champions League dhe te UEFA Cup.
    Drejtori i sektorit disiplinor te UEFA-s, Peter Limacher ka deklaruar se behet fjale per ndeshje te tureve te kualifikimit.

    40 ndeshjet u perkasin 4 viteve te fundit, ndersa 15 prej tyre viteve 2008 dhe 2009 dhe perfshijne me shume skuadrat e vendeve te Evropes lindore.

    Ne prill te ketij viti klubi maqedonas FK Pobeda u ndeshkua me nje perjashtim 8 vjecar nga kompeticionet evropiane, pasi u shpall fajtor per humbje te vullnetshme te ndeshjes.

    Qe prej atehere UEFA ka njoftuar se tre klube maqedonase jane nen hetim.

    Nje nga dyshimet kryesore per percaktimin e rezultateve te ndeshjeve eshte edhe klubi tjeter maqedonas FK Milano, i cili humbi 12-2 ne nje takim me klubin kroat Slaven Koprivnika, ne turin e dyte te kualifikimeve per ne Europa League, formati i ri i te vjetrit Europa Cup.

    “Aktualisht jemi te perqendruar tek klubet e Evropes lindore, te cilat jane nen hetim. Ato e dine qe nuk do te perfshihen ne kompeticionet e reja dhe do te perjashtohen”, ka deklaruar Limacher.

  2. Advertise Here
  3. #1642
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Rapidi i Vjenes, shperthen Salihi me dy gola

    Ka luajtur ndeshjen e tij te pare si titullar ne kampionat me Rapidin e Vjenes dhe e ka justifikuar plotesisht besimin e trajnerit Pakult.
    Hamdi Salihi vazhdon te paraqitet ne menyre te shkelqyer ne kampionatin austriak, duke shenuar dy gola te tjere ne fitoren 3:1 qe skuadra e tij arriti ne derbin vjenez perballe Viener Neustadt. Miqte kaluan te paret ne avantazh, ne te 25-n me Kurtisin, por festa e tyre zgjati pak, pasi ne podium u ngrit sulmuesi kuqezi, i cili barazoi rezultatin vetem 60 sekonda me pas.

    Salihi shenoi edhe ne minuten e 88, kur rezultati ishte 2:1 per te besuarit e Pakult, qe pak ēaste me pare kishin kaluar ne avantazh me Soman. Shkodrani ngjitet ne kuoten e pese golave ne “tipp3-Bundesliga”, pas nente javeve te luajtura. Aktualisht, 25-vjeēari eshte golashenuesi me i mire i Rapidit, perpara Hofman (4) e Trimel (3).

  4. #1643
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Pazzini mund Interin

    Sampdoria ka mundur 1-0 Interin dhe ngjitet perkohesisht ne krye te Serie A, nderkohe qe Interi regjistron humbjen e pare ne kete fillim sezoni. Protagonisti i ndeshjes ishte Xhanpaolo Pazzini i cili shenoi golin e fitores per vendasit ne Marassi.
    Ne 20 minutat e para skuadrat studiuan njera-tjetren dhe vetem pas ketij momenti filluan te rrezikonin portat kundershtare, por as Pazzini dhe Mannini per Sampdorian dhe as Balloteli dhe Milito per Interin nuk arriten te zhbllokojne rezultatin.

    Me rifillimin e lojes, Mourinho hedh ne fushe Stankovic dhe Chivu, ndersa Del Neriprovon Zaurin.

    Ne minuten e 72 ndryshon rrjedha e lojes. Santon gabon ne mesfushen e Interit, nje top shume shpejt shkon ne zonen e Interit, aty Pazzini i harruar nga mbrojtja mposht Hulio Sezar.

    Pas ketij momenti Mourinho hedh ne fushe edhe Quaresmen me qellimin per te barazuar, madje eshte portugezi qe i gezohet shume pak sekonda golit, por gjyqtari nuk e lejon te shkoje me tej.

    Anuloi golin pas topi i Quaresmes u devijua nga Lucio qe ishte ne pozicion jashte loje.

    Ne minutat e fundit, Interi rrezikoi serish po pa mundur te shenoje.

    Pas kesaj humbjeje Mourinho dhe Interi dalin kokulur nga Marrasi, nderkohe qe Del Neri shijon fitoren e dyte personale ndaj trajnerit te Interit.

  5. #1644
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Superlige, kreu nuk ndryshon

    Dinamo dhe Besa vazhdojne serine e fitoreve dhe kryesimin e Superliges, nderkohe qe Apolonia ka mposhtur 2-0 Tiranen, duke u ngjitur ne vendin e 3 dhe vene ne rrezik vazhdueshmerine e Loncarevic si trajneri i bardhebluve.
    Kryeqytetasit e Muces, nuk kane kursyer as Shkumbinin me 10 lojtare, duke mundur keta te fundit 2-1 ne “Qemal Stafa”.

    Blute kane zhbllokuar rezultatin vetem 4 minuta para perfundimit te pjeses se pare, fale Elis Bakajt.

    Duke mos mjaftuar humbja 1-0, Shkumbini detyrohet qe te luaje 30 minutat e fundit me 10 lojtare pas daljes me te kuqe te Capjes.

    Duke perfituar nga epersia numerike, Dinamo shfaqet me e rrezikshme, madje shenon serish ne te 78 minute me ane te Elis Bakaj.

    Atehere kur mendohej se ndeshja do te mbyllej me kete rezultat, Rekal shenon golin e vetem per Shkumbinin, gol qe nuk sherben me shume sesa per statistike.

    Edhe Besa ka fituar ne javen e 5, 1-0 me Skenderbeun. Edhe pse me veshtiresi, kavajasit e Duros kane arritur te marrin 3 piket fale golit te Xhafaj ne pjesen e pare.

    Surpriza e kesaj jave eshte Apolonia e cila ka mundur 2-0 Tiranen e Loncarevic.

    Vetem 6 minutat e fundit i kane mjaftuar fierakeve te cilet brenda ketij harku kohor kane shenuar 2 here me Meto dhe Berkic.

    Teuta ka fituar 1-0 me Vllaznine, duke thelluar akoma me shume krizen te shkodranet te cilet kane 3 jave qe nuk po arrijne te fitorja. Gugash Magani e ka nisur me humbje aventuren e tij te Flamurtari.

    Skuadra vlonjate eshte mundur 2-0 nga Gramozi, rezultat ky qe i ngjit keta te fundit ne vendin e 8, nderkohe qe fundos Flamurtarin ne fund te klasifikimit.

    Sfida e vetme e javes se 5 qe ka perfunduar ne barazim dhe pa u shenuar asnje gol eshte ajo mes Kastriotit dhe Lacit.

  6. #1645
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Hamburgu ndal Bajernin e Munihut

    Hamburgu ka ndalur serine e rezultateve pozitive te Bajernit te Mynihut, pasi ka fituar 1-0 ne Nordbank Arena. Goli i fitores per Hamburgun u shenua ne minuten e 73 nga Petric.
    Pas pak minutash Bajerni arriti te barazoje me ane te Klose por u anulua per pozicion jashte loje te futbollistit bavarez.

    Me kete fitore Hamburgu ruan vendin e pare me 17 pike, ndersa Bajerni ndodhet ne te gjashtin me 6 pike me pak se kryesuesit.

    Edhe Shalke ka fituar 1-0 ne fushen e Borusia Dortmund. Mjaftoi goli i Farfan per Shalken qe te siguroje kete fitore e cila e ngjit ne vendin e trete.

    Ne ndeshjet e tjera, Shtutgart fitoi 3-0 me Ajntraht te Frankfurtit, Verder Bremen mundi Mainzin 3-0, ndersa Volfsburg fitoi me Hanoverin 4-2.

  7. #1646
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    F1, Singapor, Hamilton ne pole position

    Luis Hamilton do te jete ne pole position ne garen e sotme te Cmimit te Madh te Singaporit.
    Piloti i McLaren-Mercedes ka rezultuar me i shpejti ne provat zyrtare duke siguruar keshtu vendin e pare.

    Ne vend te dyte doli piloti i Red Bull, Sebastian Vettel, ndersa vendin e trete e mban Nico Resberg i Williams.

    Rubens Barichello eshte perplasur gjate kryerjes se proves finale me nje nga muret e pistes, duke humbur keshtu mundesine per nje pozicion te mire.

    Gare jo e mire per pilotet e Ferrarit: Kimi Raikkonen do te niset nga vendi i 13-te, pasi eshte terhequr nga kryerja deri ne fund e provave zyrtare, nderkohe qe Giancarlo Fisichella do te niset nga vendi i 18-te per shkak te perfomaces se dobet ne prova.

  8. #1647
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Chelsea njeh humbjen e parė, Liverpool luan tenis me Hull

    Skuadra e Chelsea ka shijuar ndalesėn e parė tė sezonit duke u mposhtur si mysafir i Wigan Athletic me rezultat 3-1 kurse Liverpool mundi Hull 6-1


    Skuadra e Chelseat ka shijuar ndalesėn e parė tė sezonit duke u mposhtur si mysafir i Wigan Athletic me rezultat prej 3-1. Vendasit kaluan nė epėrsi me anė tė Titus Bramble (16’) dhe me rezultatin prej 1-0 pėrfundoi pjesa e parė e takimit. Me tė filluar pjesa e dytė (47’), Blutė barazuan rezultatin me golin e Didier Drogbas, dhe kjo ishte krejt ēka bėnė atė nė kėtė ndeshje.

    Nė minutėn e 51-tė Chelsean e mori teposhta, pasi qė portieri Petr Cech u pėrjashtua me karton tė kuq, ndėrsa u akordua penallti nė favor tė Wiganit, tė cilėn e shndėrroi nė gol Hugo Rodallega (53’) pėrballė portierit Hilario, i cili u inkuadrua nė vend tė Maloudas. Me njė lojtar mė pak nė fushė, Chelsea vetėm se pėsoi edhe golin e tretė (90’+1), ndėrsa realizues ishte Paul Scharner.

    Liverpooli ka shėnuar fitore tė lartė prej 6-1 kundėr Hull City nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn nė Anfield. Heroi i ndeshjes ishte sulmuesi spanjoll Fernando Torres, i cili shėnoi tri herė nė kėtė pėrballje.

    Torres filloi serinė e golave nė minutėn e 12-tė, ndėrsa tre minuta mė pas (15’), Geovanni barazoi rezultatin. El Nino krijoi sėrish epėrsinė pėr tė Kuqtė (28’) dhe me rezultatin 2-1 pėrfundoi pjesa e parė. Me tė filluar pjesa e dytė (47’), Torres kompletoi het-trikun e tij duke shėnuar pėr rezultatin 3-1 nė favor tė vendasve. Pėr ta fundosur krejtėsisht skuadrėn mysafire u pėrkujdesėn Steven Gerrad (61’) dhe Ryan Babel (88’dhe 90’) duke bėrė qė Liverpooli ta mbyllė ndeshjen me rezultatin 6-1.

    Manchester United ka shėnuar fitore komode si mysafir i Stoke Cityt me rezultat 2-0. Pjesa e parė pėrfundoi pa gola, ndėrsa kampioni nė fuqi shėnoi dy herė nė pjesėn e dytė pėr tė siguruar tri pikė tė plota nga ky udhėtim.

    Dimitar Berbatov (62’) shėnoi golin e parė, ndėrsa John O'Shea vulosi fitoren e Djajve tė Kuq (77’). Me kėtė fitore United barazohet me pikė me liderin e Ligės Premier, Chelsea qė sot pėsoi nga Wigan Athletic.

    Evertoni ia ka shkaktuar humbjen e shtatė tė sezonit ekipit tė Portsmouth, me Louis Saha qė shėnoi golin e vetėm tė fitores. Goli i francezit, i shėnuar nė fund tė pjesės sė parė tė ndeshjes, ishte i mjaftueshėm pėr t’i dhėnė fitoren e tretė tė sezonit Evertonit, nė takimin e zhvilluar nė Fratton Park.

    Ky ėshtė goli i shtatė i Saha nė Ligėn Premier nė gjashtė ndeshje pėr Evertonin, ndėrkaq ėshtė humbja e shtatė e Portsmouth nga po aq ndeshje. Rol tė rėndėsishėm nė fitore luajti edhe portieri mysafir Tim Howard, qė bėri disa mbrojtje tė mira pėr Evertonin.

  9. #1648
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport.:.Basketboll.:.etj

    Bundesliga, fitojnė favoritėt Wolfsburg, Schalke e Werder

    Kampioni nė fuqi i Bundesligės, Wolfsburg, ka shėnuar fitore 4-2 nė fushė tė vet ndaj Hannoverit, derisa nga tre pikės sot kanė arkėtuar edhe Schalke, Werder, Stuttgart


    Kampioni nė fuqi i Bundesligės, Wolfsburg, ka shėnuar fitore 4-2 nė fushė tė vet ndaj Hannoverit, derisa nga tre pikės sot kanė arkėtuar edhe Schalke, Werder, Stuttgart dhe Leverkusen.

    Wolfsburg kaloi nė epėrsi me anė Zlatan Misimovic pas tetė minutash lojė, derisa Balitsch barazoi pėr mysafirėt pas gjysmė ore. Nė fund tė pjesės sė parė, vendasit rimorėn epėrsinė me Christian Gentner (45’), pėr ta zgjeruar atė me tė filluar pjesa e dytė me anė tė Makoto Hasebe (47’)

    Njė autogol i Alexander Madlung (50’) ngushtoi epėrsinė e kampionėve, por si gjithmonė aty ishte sulmuesi nė formė Edin Dzeko qė vulosi rezultatin kur kishin kalaur njė orė lojė.

    Fitore minimale nė udhėtim te Borussia Dortmund ka shėnuar Schalke me golin Farfarn pas gjysmė ore lojė, ndėrsa me tė njėjtin rezultat, 1-0, fitore ka shėnuar Bayer Leverkusen nė fushė tė Koln me golin e kapitenit Simon Rolfes.

    Koln 0 - 1 Bayer Leverkusen
    Dortmund 0 - 1 Schalke
    Frankfurt 0 - 3 Stuttgart
    Werder 3 - 0 Mainz
    Wolfsburg 4 - 2 Hannover

  10. #1649
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Van Persie i jep tri pikė Arsenalit

    Festa e topēinjve pas shėnimit tė golit Portieri i tretė i Arsenalit, Vito Mannone, ka bėrė njė paraqitje tė shkėlqyeshme, pėr tė ndihmuar Arsenalin tė shėnojė fitore minimale, 1-0, nė fushė tė Fulhamit, nė javėn e shtatė tė Ligės Premier.
    Sulmuesi holandez Robin van Persie ka shėnuar tė vetmin gol tė ndeshjes me njė pėrfundim elegant nė minutėn e 52-tė. Megjithatė topēinjtė duhet tė falėnderojnė edhe portierin Mannone, i cili bėri njė sėrė tė mbrojtjeve tė klasit. 21-vjeēari italian ishte i vetmi nė diskonim pėr trajnerin Arsene Wenger, pas lėndimeve tė Manuel Almunia dhe Lukasz Fabianski. Me tre pikėt e reja, Arsenali mban pozitėn e pestė me 12 pikė, duke qėndruar prapa Liverpool e Tottenham, me nga 15, dhe Chelseat dhe Manchester United, me nga 18 pikė.

  11. #1650
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ibrahimovic vazhdon tė shėnojė, Barcelona vazhdon tė fitojė

    Festa e lojtarėve tė Barcelonės pas shėnimit tė golit tė Zlatan Ibrahimovic Zlatan Ibrahimovic ėshtė futur nė lojė si zėvendėsues qė nė pjesėn e parė tė takimit, duke shėnuar shumė shpejt mė pas pėr tė ndihmuar Barcelonėn tė shėnojė fitore 2-0 nė fushė tė Malagas.
    Ibrahimovic zėvendėsoi Thierry Henryn pas gati gjysmė ore lojė (29’), dhe shėnoi pas dhjetė minutash nga aktivizimi i tij. Kjo ėshtė ndeshja e pestė radhazi qė suedezi shėnon pėr Barcelonėn, praktikisht nė ēdo ndeshje nė La Liga. Blaugranėt shėnuan edhe njė gol tjetėr nė pjesėn e dytė, kėsaj here me anė tė mbrojtėsit Gerard Pique, nė minutėn e 58-tė tė ndeshjes. Fitorja e barazon Barcelonėn me Real Madridin sa i takon pikėve, qė tė dyja nga 15 pikė, por klubi mbretėror kryeson nė tabelės falė diferencės mė tė mirė tė golave.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •