Marseille, Cana: Ndihem ēdo ditė mė mirė fizikisht
Edhe pse me ritme tė ngadalta, Lorik Cana ėshtė rikthyer nga dėmtimi nė gjurin e djathtė, qė pėsoi nė dhjetor tė vitit tė kaluar
Mesfushori i kombėtares shqiptare ėshtė rikuperuar plotėsisht dhe tani ėshtė gati tė ndihmojė ekipin e tij, Olimpik Marsejėn nė fazėn vendimtare tė sezonit.
Pas njė mungese tė gjatė nuk ishte e lehtė tė kthehem nė njė ndeshje tė rėndėsishme evropiane (kundėr Tuentes nė Kupėn UEFA), por ai ishte testi mė i mirė pėr tė parė se nė ēfarė gjendje fizike isha. Arritėm tė pėrmbysnim humbjen 1-0 tė ndeshjes sė parė, e tashmė duhet tė tregohemi tė kujdesshėm me ambiciet tona evropiane. Personalisht, ndihem ēdo ditė e mė mirė. Edhe gjuri ėshtė nė gjendje mė tė mirė. Ishte shumė e rėndėsishme tė kthehesha pėr fazėn finale tė sezonit, tha 25-vjeēari.
Ai pritet tė jetė plotėsisht i gatshėm edhe pėr impenjimin e 28 marsit, ku kuqezinjtė e drejtuar nga Ari Han do tė pėrballen me Hungarinė nė Qemal Stafa, nė njė sfidė mjaft delikate. Tė shtunėn, marsejezėt do tė ndeshen me Valensien dhe Cana, i cili mund tė aktivizohet si titullar, ka paralajmėruar tė tijtė tė mos e nėnvlerėsojnė kundėrshtarin, qė lufton pėr mbijetesė nė Ligėn 1.







