Formula 1, Button luan Match point e parė nė Suzuka
Piloti anglez i skuadrės sė Brawn GP mund tė festojė botėrorin e parė nė Formula 1 nė garėn e Japonisė por preferon tė fokusohet vetėm nė pistė
Asnjė nuk mund tė thotė se botėrori aktual nė Formula 1 do tė konsiderohet si nga mė tė mėrzitshmit. Madje janė shumė emra tė njohur qė thonė se po dhuron shumė emocione dhe surpriza.
Pas skandalit tė Max Mosley me prostitutat naziste, diskutimeve mbi sistemin Kers dhe skandalit tė fundit tė Renault, dhe Flavio Briatore, tani mund tė vijė edhe sanksionimi i titullit pėr pilotėt.
Nė GP e Suzuka, nė Japoni, makina Brawn Gp e Jenson Button luanm shanset e saj pėr tė fituar botėrorin.
Pilotit anglez i mjaftojnė 5 pikė mė shumė se vendi i dytė Barrichello pėr tu laureuar si kampion bote. Por Button preferon tė mos bėjė llogari. Situata nė klasifikim i jep tė drejtė.





