Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 173 of 232 FirstFirst ... 73123148163168171172173174175178183198223 ... LastLast
Results 1,721 to 1,730 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1721
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Henry: Njė ditė do tė kthehem tek Arsenali

    Ish-sulmuesi i Arsenalit, Thierry Henry. Sulmuesi i Barcelonės, Thierry Henry, ėshtė i vendosur qė njė ditė tė kthehet te skuadra ku bėri emėr, Arsenal, por nuk e di se nė ēfarė roli do tė jetė te Topēinjtė.
    “Ndoshta do ta pėrcjell ndonjė ndeshje, ose diēka tė tillė. Vėrtet nuk e di. Po mundohem tė pėrfundoj diēka qė e kam filluar para 15 vitesh”. “Gjithmonė kam thėnė se pėrherė kthehesh aty ku e ke vendin. Vazhdimisht kam thėnė se e dua Arsenalin dhe njė ditė do tė shkoj atje. Si? Nuk e di- ndoshta si ‘djaloshi qė u sjell ujė lojtarėve’”. “Thjesht e dua atė klub dhe njė ditė do tė kthehem. Mirėpo, tash pėr tash nuk mendoj pėr kthim”, ka thėnė francezi pėr “Sky Sports News”.

  2. Advertise Here
  3. #1722
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Drenthe nė Janar do ti bashkohet Milanit

    Sipas Tuttomercatoweb, Milan ka si cak anėsorin e Real Madridit Royston Drenthen nė afatin kalimtar dimėror.
    Holandezi as qė merret parasysh nė 11-shen startuese tė Real Madridit por , do tė mund tė zgjidhte shumė probleme tė Rossonerėve.
    Reali dhe Milani kishin bėrė mė herėt biznes kėtė sezonė, duke transferuar Kaka dhe Huntelaarin nė palėt respektive.
    Drenthe, njeriu i cili ishte afėr kalimit tė Fiorentina gjatė verės, do ti konventonte tė kalonte te gjigantėt Italian. Ai bėri dy paraqitje pėr Realin kėtė sezonė, njė nė La Liga, dhe njė nė Champions League.

  4. #1723
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Adriano: Tek Inter isha ēdo ditė i dehur

    Sulmuesi i Flamengos, Adriano, ka treguar pėr problemet personale qė ka pasur gjatė kohės sa luante tek Interi.
    “Pasi humba babanė, hyra nė njė gjendje tė rėndė depresioni, tė cilin arrija ta shėroj me alkool”. “Isha mirė vetėm atėherė kur pija dhe nuk e kisha nė plan qė ta ndėrprisja. Dilja ēdo mbrėmje dhe pija tė gjitha llojet e alkoolit: verė, uiski, birrė”. “Ēdo ditė paraqitesha i dehur nė fushėn stėrvitore, ndėrsa ata mė dėrgonin tė flija nė dhomėn e kujdesit. Klubi u thoshte gazetarėve se kam pasur probleme me muskuj”, ka treguar braziliani. Adriano ka shtuar se kjo i kishte sjellė probleme me tė dy trajnerėt (Roberto Mancini dhe Jose Mourinho), deri nė momentin kur klubi nuk kishte mundur ta durojė mė.

  5. #1724
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Labinot Haliti kontratė tė re me Newcastle Jets

    Labinot Haliti (sportisot) Skuadra australiane Newcastle Jets ka konfirmuar se Labinot Haliti ka nėnshkruar kontratė tė re dyvjeēare me kėtė klub.
    Kosovari i rikthyer te klubi, aktualisht ėshtė si zėvendėsues i tė lėnduarit Marko Jesic, ndėrsa kontrata e re do ta mbajė 23-vjeēarin te Jetsat deri nė fund tė sezonit 2011/2012. Haliti, i cili ka luajtur nė Kroaci, Shqipėri dhe Kosovė, ėshtė sulmues i cili mund tė adaptohet si mesfushor ose sulmues i dytė dhe ka aftėsi tė jashtėzakonshme teknike.

  6. #1725
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Napoli ofertė pėr Tonin

    Sipas TMW, Napoli planifikon tė bėjė ofertė pėr sulmuesin e Bayern Munichut, Luca Toni.
    Qė nga fillimi i kėtij sezoni Toni ka pasur probleme me lėndim, ndėrsa tani edhe pas rikuperimit, ai vazhdon tė qėndrojė jashtė formacionit kryesor tė Louis Van Gaal. Italiani dėshiron tė gjejė njė skuadėr ku do tė luajė rregullisht ashtu qė tė sigurojė njė vend nė pėrfaqėsuesen e Italisė pėr Kampionatin e ardhshėm Botėror, ndėrsa Napoli dėshiron ta shfrytėzojė pikėrisht kėtė ambicie tė lojtarit pėr ta joshur drejt rikthimit nė Serie A.

  7. #1726
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Forlan: Vėshtirė ta fitoj edhe njėherė Kėpucėn e Artė

    Sulmuesi i Atletico Madridit, Diego Forlan, ka thėnė se do ta ketė vėshtirė qė ta fitojė Kėpucėn e Artė pėr tė tretėn herė, mirėpo ai do tė bėjė gjithēka pėr t’ia arritur qėllimit.
    Uruguaiani u shpall pėr herė tė parė si golashėnuesi mė i mirė nė Evropė nė sezonin 2004/2005, si lojtar i Villarrealit, atėherė kur e ndau ēmimin me Thierry Henry (Arsenal), pasi qė tė dytė kishin shėnuar nga 25 gola. Ndėrsa sezonin e kaluar, Forlan ishte sėrish golashėnuesi mė i mirė nė Evropė me 32 gola, duke iu bashkėngjitur yjeve, si Thierry Henry, Mario Jardel, Ally McCoist, Fernando Gomes, Dudu Georgescu, Gert Muller dhe Eusebio, tė cilėt e kanė fituar nga dy herė kėtė ēmim. “Ėshtė vėshtirė pėr ta fituar Kėpucėn e Artė pėr tė tretėn herė, mirėpo gjithmonė ekziston shpresa dhe asnjėherė nuk i dihet. Jam i lumtur qė kam fituar dy herė Kėpucėn e Artė dhe jam i lumtur qė gjendem nė njė skuadėr tė madhe si Atletico”, ka thėnė Forlan tė enjten kur edhe iu nda ēmimi- Kėpuca e Artė

  8. #1727
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ronaldo shpreson tė luajė pėrballė Sevillas

    Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, shpreson qė tė jetė i gatshėm pėr ndeshjen e rėndėsishme tė tė dielės kundėr Sevillas. Portugezi pritej tė mungojė nė kėtė ndeshje si pasojė e lėndimit qė pėsoi nė pėrballjen ndaj Marseille, mirėpo “AS” shkruan se Ronaldo po bėn stėrvitje tė dyfishta ashtu qė tė jetė i gatshėm pėr njėrėn nga ndeshjet mė tė rėndėsishme tė Realit deri mė tani. “Kam disa ditė nė dispozicion pėr t’u rikuperuar dhe shpresoj se do tė jem nė rregull tė dielėn. Mendoj se do tė udhėtoj nė Sevilla”, citohet tė ketė thėnė Ronaldo.

  9. #1728
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Del Piero i zhgėnjyer pas pėrsėritjes sė lėndimit

    Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka shprehur pakėnaqėsinė e tij pas lėndimit tė sėrishėm, i cili do ta mbajė jashtė fushe pėr mė shumė se njė muaj.
    Tė enjten, ikona bardhezi ėshtė larguar me dhimbje nga fusha stėrvitore dhe ėshtė drejtuar pėr nė spital, ku pas ekzaminimeve ėshtė vėrejtur se ai e ka lėnduar sėrish kėmbėn e majtė, e cila sapo ishte shėruar. Stafi mjekėsor i klubit konfirmoi se Del Piero nuk do tė mund tė luajė nė 40 ditėt e ardhshme, duke lėnė njė shije tė hidhur te vetė lojtari. “Jam shumė i hidhur me kėtė lėndim tė ri, i cili ka ndodhur nė tė njėjtin vend, sikurse i mėparshmi”. “Jam vėrtet i pikėlluar sepse mungesa ime do tė vazhdojė pėr disa javė, mirėpo vullneti im qė tė reagoj nė kėtė periudhė negative do tė mė ndihmojė qė tė jem i fortė”, ka thėnė Del Piero pėr faqen zyrtare tė Juves.

  10. #1729
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Kuyt: Nuk shqetėsohem nga Chelsea

    Ndeshja kryesore e javės sė tetė nė Ligėn Premier, zhvillohet tė dielėn nė Stamford Bridge ndėrmjet Chelseat dhe Liverpoolit, ndėrsa sulmuesi i Redsave, Dirk Kuyt, thotė se ekipi i tij udhėton me vetėbesim nė Londėr.
    “Nė rregull, Chelsea pati rekord tė qind pėr qindtė deri vikendin e kaluar (kur u mposht nga Wigani), mirėpo unė nuk shqetėsohem pėr ta”. “Nėse luajmė nė nivelin tonė tė lojės, atėherė mund tė fitojmė sėrish atje. Sezonin e kaluar i mposhtėm ata edhe nė shtėpi edhe nė udhėtim, prandaj pse tė mos e bėjmė tė njėjtėn gjė edhe sivjet?”, ka thėnė Kuyt pėr faqen zyrtare tė klubit.

  11. #1730
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Robben do tė mungojė njė muaj

    Arjen Roben duke u larguar nga fusha pas lėndimit. Bayern Munichu nuk do tė mund tė llogarisė nė shėrbimet e Arjen Robbenit pėr njė muaj, si pasojė e lėndimit tė gjurit.
    “Nuk ėshtė ndonjė lėndim shumė i keq. Menisku dhe ligamentet nuk janė prekur. Fatmirėsisht, Bundesliga do tė bėjė njė pushim pėr shkak tė ndeshjeve ndėrkombėtare vikendin e ardhshėm”, ka thėnė trajneri i Bayernit, Luis Van Gaal, pėr faqen zyrtare tė klubit. Holandezi pėsoi njė lėndim nė pėrballjen e Ligės sė Kampionėve kundėr Juventusit, me ē’rast u detyrua tė largohej nga fusha.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •