Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 175 of 232 FirstFirst ... 75125150165170173174175176177180185200225 ... LastLast
Results 1,741 to 1,750 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1741
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: ▷ ▷ Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Vettel ne Pole Position



    Sebestian Vettel eshte fituesi i pole position ne provat zyrtare te Cmimit te Madh te Japonise.
    Piloti i skuadres Red Bull ka dominuar keto prova ne te gjitha minisesionet ne duel me Jarno Trulin dhe Ljuis Hamilton.

    Italiani i Toyotes ne perfundim eshte renditur ne vendin e trete, nderkohe qe shoku i tij i skuadres pesoi nje aksident te rende dhe u transportua me autoambulance per ne spital.

    Glok ishte vetem njeri nga pilotet qe shkaktuan aksidente ne keto prova, ashtu si ai, Alegersuari dhe Buemi shkaktuan gjithashtu aksidente duke kontribuar ne nderprerjen e provave ne disa momente.

    Per shkak te ketyre nderprerjeve kane humbur disa protagonist si lideri i boterorit Xhenson Baton qe do te startoje nga vend ii shtate dhe kane perfituar disa pilot te tjere si Adrian Sutil qe e starton garen e neserme nga vendi i katert apo Rubens Barrikelo nga vend i peste. Vetem ne vendin e tete gjendet finlandezi i Ferrarit Kimi Raikonen.

  2. Advertise Here
  3. #1742
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Sissoko i gatshėm pėr Juventus, rikthehet “luftėtari”

    Mesfushori i Juventusit, Mohamed Sisoko tashmė ėshtė i gatshėm tė rikthehet nė fushėn e lojės pas shtatė muajsh mungesė pėr shkak tė lėndimit

    Futbollisti i kombėtares sė Malit ėshtė shprehur i gatshėm pėr lojė. "Pas shtatė muajsh pushimi, mė nė fund jam i gatshėm pėr t'u rikthyer nė skuadėr. Tė enjten kisha kontrollin e fundit mjekėsor dhe gjithēka doli nė rregull. Shėrimi i lėndimit mė ka marrė njė kohė tė gjatė, sepse kam pasur njė frakturė”.

    “Nuk jam njeri qė nxitohem, por kėmba ime ka reaguar mirė", ka theksuar Sisoko. Pavarėsisht shėrimit tė tij, Sisoko nuk ka gjasa tė fillojė ndeshjen e sė dielės ndaj Palermos si titullar, pėr shkak se nuk e ka arritur kondicionin e duhur fizik.

    "Jam shumė mirė, por natyrisht jo nė 100 pėrqindėshin tim. Duhet tė kthehem nė nivelin tim mė tė mirė pas dy apo tri javėsh. Shpresoj se do tė jam pjesė e skuadrės nė ndeshjen ndaj Fiorentinės", ka nėnvizuar Sisoko.

  4. #1743
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Cana-Fletcher, zhvillohet dueli i madh nė "Old Traford"

    Lorik Cana do tė luajė pėr herė tė parė nė "Old Traford", nė pėrballjen mes Manēester Junajtid dhe Sandėrlendit, qė do tė zhvillohet sot nė orėn 18.30

    Mesfushori kuqezi ėshtė kthyer nė njė lider te "macet e zeza" dhe eksperienca e tij nė nivele tė larta shihet si njė nga faktorėt kyēė qė skuadra e Stiv Brus tė mund tė besojė te surpriza. Nė mediat britanike, dueli mes Lorik Canės dhe Darren Fleēėr nė mesfushė, shihet si mė i rėndėsishmi nė kėtė sfidė.

    Skocezi ėshtė njė produkt i akademisė sė Junajtid, por nė dy sezonet e fundit ėshtė kthyer nė njė futbollist stabėl nė formacion, madje duke realizuar edhe gola tepėr tė rėndėsishėm si ai nė derbin me Sitin dy javė mė parė.

    Nė krahun tjetėr, Cana vlerėsohet si tepėr i zgjuar dhe si njė lojtar qė bashkė me Li Katermol, formon njė dyshe tepėr robuste nė mesfushė. Stiv Brus kėrkon fitoren e parė ndaj Ferguson, megjithatė e di mirė se nė "Old Traford" kjo s'ėshtė kurrė e lehtė.

  5. #1744
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Sulmuesi Erion Bogdani ėshtė mė i zėvendėsuari nė Serie A

    Shqiptari Erjon Bogdani eshte lojtari qe eshte zevendesuar me shume ne gjashte javet e para te Serie A

    Sulmuesi shqiptar, se bashku me fantazistin e Kaljarit, Andrea Kosu, ka dale pese here nga fusha, duke mos pasur shans qe te luaje pergjate gjithe 90-minuteshit. Statistika te ēuditshme, mbi te gjitha per faktin se 32-vjeēari po kalon nje forme te shkelqyer si ne radhet e Kievos, ashtu edhe ne Kombetaren shqiptare.

    Me fanellen kuqezi ai eshte shnderruar ne “bomberin” kryesor te trajnerit Kuzhe, duke shenuar rregullisht ne takimet e fundit, ndersa me ekipin e Di Karlos, sulmuesi spikati ne takimin qe veronezet mposhten 3:1 Xhenoan.

    Me nje gol te shenuar dhe nje penallti te fituar, Bogdani u shpall lojtari me i mire i takimit dhe regjistroi paraqitjen me te mire ne dy vjet e gjysme ne ekip. Nje tjeter fakt i ēuditshem eshte se te Kievo vazhdojne te mendojne se kuqeziu nuk e ka te sigurt vendin e titullarit: per sfiden e kesaj fundjave me Kaljarin, ashtu si ndodh perpara ēdo ndeshjeje, Bogdani shihet ne balotazh me Granoken.

  6. #1745
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ancelotti: Chelsea duhet tė luajė me inteligjencė

    Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, kėrkon nga lojtarėt e tij qė tė pėrdorin inteligjencėn nė ndeshjen e tė dielės kundėr Liverpoolit nė Stamford Bridge.
    “Objektivi ynė ėshtė qė tė luajmė mirė, sepse nėse luan mirė, atėherė mund tė fitosh. Do tė mė pėlqente ta shihja Chelsean duke kontrolluar lojėn me inteligjencė tė dielėn”. “Nuk do tė jetė lehtė pėrballė Liverpoolit, sepse ata kanė njė organizim tė mirė nė mbrojtje, dhe njėkohėsisht shfrytėzojnė kualitetin e lojtarėve ofanzivė-si Torres dhe Gerrard pėr tė sulmuar”, ka thėnė Ancelotti nė njė konferencė pėr shtyp.

  7. #1746
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Iaquinta dėshiron fitore ndaj Palermos

    Sulmuesi i Juventusit, Vincenzo Iaquinta, kėrkon pikė tė plota nga udhėtimi nė Palermo.
    Zonja e Vjetėr ka barazuar katėr ndeshje radhazi (dy nė Serie A dhe dy nė Ligėn e Kampionėve), prandaj Iaquinta mendon se ėshtė koha pėr fitore. “Do tė shkojmė nė Palermo pėr tė fituar tri pikė. Ne pėrballemi me ēdo skuadėr pėr fitore. Edhe kundėr Munichut bėmė disa gabime dhe pėr kėtė arsye duhet tė pėrmirėsohemi, mirėpo jemi nė rrugėn e duhur”. “Kemi mentalitet tė shkėlqyer pėr tė zhvilluar njė sezon tė jashtėzakonshėm nė Serie A dhe tė shfaqim njė fushatė tė mirė nė Ligėn e Kampionėve”, ka thėnė italiani pėr itasportpress.it.

  8. #1747
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ronaldo, perfundimisht nuk do te luajė kundėr Sevillas
    Portugezi nuk do tė jetė nė ekipin e Real Madridit qė do tė udhėtojė nė "Ramon Sanchez Pizjuan" pėr t’u pėrballur tė dielėn me Sevillan
    Megjithe deshiren e madhe qe kishte, Cristiano Ronaldo nuk do tė jetė nė ekipin e Real Madridit qė do tė udhėtojė nė "Ramon Sanchez Pizjuan" pėr t’u pėrballur tė dielėn me Sevillan. Trajneri i skuadres madrilene, Manuel Pellegrini, ka publikuar emrat e lojtarėve qė do t’i ketė nė dispozicion pėr atė ndeshje, ndėrsa aty nuk figuron emri i yllit portugez. Ronaldo pėsoi njė lėndim nė ndeshjen e Ligės sė Kampionėve kundėr Marseille, ndėrsa edhe pse stafi mjekėsor I madrileneve mendonte se ai mund tė luajė tė dielėn, Pellegrini nuk dėshiron tė rrezikojė.

    Skuadra e plotė e Realit qė do tė jetė nė dispozicion tė Manuel Pellegrinit eshte kjo: Iker Casillas, Pepe, Sergio Ramos, Diarra, Raul, Kaka, Benzema, Marcelo, Dudek, Guti, Drenthe, Albiol, Garay, Higuain, Metzelder, Xabi Alonso, van der Vaart, Granero.

  9. #1748
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Zaccheroni: Leonardos i duhet kohė

    Ish-trajneri i Milanit, Alberto Zaccheroni, mendon se trajneri aktual i Rossonerėve, Leonardo, ka nevojė pėr mė shumė kohė pėr tė ndėrtuar njė sistem tė mirė tė lojės.
    “Leonardo ėshtė sikurse Pato. Ėshtė i ri dhe nevojitet durim. Kur njė trajner pėrjeton pėrvojėn e parė, atėherė rezultatet do tė vijnė mė vonė”. “Nuk mendoj se Milani ėshtė nė krizė. Kampionati ėshtė ende i hapur”, u ka thėnė Zaccheroni gazetarėve.

  10. #1749
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Di Natale: Jam i gatshėm ta ndėshkoj Cesarin

    Tė shtunėn mbrėma Interi ėshtė nikoqir i Udineses nė Giuseppe Meazza, ndėrsa sulmuesi mysafir Antonio Di Natale thotė se ėshtė i pėrgatitur pėr tė shėnuar nė portėn e zikaltėrve.
    ‘Toto’ ka shėnuar tetė gola nė gjashtė ndeshjet e para duke arritur rekordin e vendosur nga Gabriel Batistuta para dhjetė vitesh. “Julio Cesar ėshtė njė portier i mirė, por unė do tė mundohem tė shėnoj kundėr tij”. “Mendoj se mund t’i vėmė nė vėshtirėsi me mėnyrėn tonė tė lojės. Ata nuk e kanė pasur asnjėherė tė lehtė qė tė fitojnė ndaj nesh”, ka thėnė Di Natale pėr “Tuttosport”.

  11. #1750
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Roberto Baggio voton Juven: Mund ta fitojė titulllin

    I ashtuquajturi “Bishtaleci” ka qene i pranishem ne festimet e 100-vjetorit te klubit te Bolognes: "Ketu kam nje pjese te zemres time"

    Legjenda italiane Roberto Baggio ėshtė i mendimit qė Juventusi mund te rikthehet ta fitojė titullin kampion ne perfundim te ketij sezoni. “Bardhezinjte janė mė tė fortė sesa ishin sezonin e kaluar, dhe mendoj se mund ta fitojnė kampionatin”, ka thėnė ish-sulmuesi i Juves.

    I ashtuquajturi “Bishtaleci” ka qene i pranishem ne festimet e 100-vjetorit te klubit te Bolognes, qe eshte nje nder skuadrat ku ai ka kaluar vitet me te bukura te karrieres. “Pa dyshim qe ketu ne ekipin bolonjez kam pasur nje rilindje, pas viteve te arta te Juventusi dhe kalimeve te metejshme te Milan e Inter”, ka shprehur emocionin e tij Baggio.

    Nderkaq, tė dielėn, bardhezinjtė udhėtojnė nė Palermo ku do tė mundohen tė rrembejne tri pikė pėr te sfiduar kryesuesit e Sampdorias nė renditje.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •