Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 177 of 232 FirstFirst ... 77127152167172175176177178179182187202227 ... LastLast
Results 1,761 to 1,770 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1761
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Arsenali shkatėrron Blackburnin 6-2 nė stadiumin “Emirates”

    Skuadra e Arsenalit ka shėnuar fitore tė lartė prej 6-2 kundėr Blackburn Rovers, nė ndeshjen e zhvilluar tė dielėn nė Emirates


    Mysafirėt kaluan tė parėt nė epėrsi me golin e Steven N'Zonzi (4’), ndėrsa vendasit barazuan me anė tė Thomas Vermaelen (17’).

    Blackburn sėrish shėnoi gol, me anė tė David Dunn (17’), ndėrsa ky gol i ofendoi Topēinjtė, tė cilėt shėnuan edhe pesė herė.

    Robin Van Persie barazoi rezultatin (33’), ndėrsa me golat e Andrey Arshavin (37’), Cesc Fabregas (57’), Theo Walcott (75’) dhe Niclas Bendtner (89’), vendasit fundosėn skuadrėn e Blackburnit.

  2. Advertise Here
  3. #1762
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ronaldinho shpėton Milan nga njė tjetėr humbje nė Bergamo

    Braziliani Ronaldinho ka shėnuar gol nė transfertėn e Bergamos duke evituar njė tjetėr humbje shkatėrruese pėr Milanin


    Milani nuk di tė fitojė kėto kohė dhe kėtė e ka konfirmuar edhe nė transfertėn e mbyllur 1-1 nė fushėn e Atalantės. Vendasit kaluan nė avantazh me njė gol tė bukur tė Tiribocchi nė pjesėn e parė, por mė pas u penalizuan nga njė karton i kuq, duke luajtur pjesėn mė tė madhe me 10 lojtarė.

    Pas sulmeve tė vazhdueshme tė Milanit qė u ndalėn nga portieri dhe tranversa erdhi goli i Ronaldinho qė vlen njė pikė.

    Skuadra e Romės ka fituar 2-1 ndaj Napolit nė stadiumin Olimpico duke i dhėnė Donadonit goditjen pėrfundimtare nė pankinėn e jugorėve. Ndėrkohė Totti me golin e tij ka kapur Batistutėn nė 184 gola.

    Roma 2 - 1 Napoli
    Atalanta 1 - 1 Milan
    Bologna 1 - 3 Genoa
    Cagliari 1 - 2 Chievo
    Fiorentina 0 - 0 Lazio
    Sampdoria 1 - 1 Parma
    Siena 0 - 0 Livorno

  4. #1763
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Apolonia fiton nė transfertė, Flamurtari mund Vllazninė

    Spektakėl dhe bollėk golash nė Korēė nė takimin midis Skėnderbeut e Apolonisė, por me fituese skuadrėn fierake ndėrsa Flamurtari mund Vllazninė


    Derbi i vogėl ballkanik pėrfundoi 2-3 nė favor tė Apolonisė, me pesė gola tė shėnuar qė tė gjithė nė pjesėn e parė, ku nė fund e fraksionit tė parė, brenda pesė minutash u realizuan tre gola. Edi Ēajku hapi serinė e golave nė minutėn e 8-tė pėr Skėnderbeun, duke ēuar nė delir mbi 3500 tifozė tė pranishėm nė stadium, ku nė tribunėn “Vip” ishte trajneri i Kombėtares, Josip Kuzhe e presidenti i FSHF-sė, Armando Duka.

    Goli i katėrt pėr Edi Ējakun nė kampionat, duke barazuar kėshtu Elis Bakajn e Dinamos. Pas vetėm tri minutash pas njė gabimi nė mbrojtjen korēare, mesfushori serbi i Apolonisė, Sead Haxhibuliē barazoi shifrat 1-1 nė minutėn e 11-tė.

    Pas njė pauze 30-minutėshe, nė tė 41’ te goli u rishfaq sėrish Apolonia, mė anė tė Semir Haxhibuliēit, vėllait tė Seadit. Sulmuesi kroat i Skėnderbeut, Milian Guerrib shėnoi pas vetėm njė minute, nė tė 42’, golin e barazimit 2-2. Goli i tretė pėr kroatin 23-vjeēar. “Thriller”-i nė Korēė vazhdoi me golin e sulmuesit serb tė Apolonisė, Mladen Brkiē, i cili realizoi nė minutėn e 44-t.

    Me rezultatin 42-3 u mbyll pjesa e parė, por dhe krejt ndeshja. Apolonia u ngjit nė kuotėn e 12 pikėve, tashmė nė vendin e tretė, me vetėm 2 pikė larg vendit tė dytė, Besės, e 4 pikė larg Dinamos krysuese (16 pikė). Pėr Skėnderbeun, kjo ishte humbja e parė nė shtėpi pas njė serie prej tri fitoresh. Sidoqoftė, skuadra korēare ka sulmin mė tė mirė nė kampionat, me 11 gola tė realizuar. Flamurtari mundi Vllazninė me dy gola tė Roshit.

    1 Dinamo 6 16
    2 Besa 6 14
    3 Apolonia 6 12
    4 Skenderbeu 6 9
    5 Teuta 6 9
    6 Tirana 6 8
    7 Shkumbini 6 7
    8 Gramozi 6 6
    9 Flamurtari 6 6
    10 Kastrioti 6 5
    11 Laci 6 5
    12 Vllaznia 6 4

  5. #1764
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Chelsea nė vendin e parė, mund Liverpool nė Stamford Bridge

    Supersfida e javės sė tetė nė Premier Ligė ėshtė zhvilluar nė Stamford Bridge ndėrmjet Bluve dhe Tė Kuqve dhe u mbyll 2-0 pėr ekipin e Ancelotti


    Ndeshja e zhvilluar tė dielėn, ndėrmjet Chelseat dhe Liverpoolit, ka pėrfunduar me fitoren e vendasve me rezultat prej 2-0. Pjesa e parė e kėsaj sfide pėrfundoi pa gola, mirėpo nuk ndodhi ashtu nė pjesėn e dytė.

    Pas plotėsisht njė orė lojė, Chelsea arriti deri te goli i avantazhit, kur Didier Drogba pasoi te partneri i tij nė sulm, Nicolas Anelka, i cili ndėshkoi portierin Pepe Reina, dhe skuadrėn e tij tė dikurshme.

    Derisa mysafirėt nuk arritėn ta barazojnė rezultatin, Blutė shėnuan sėrish nė minutat shtesė tė takimit (90’+1), me golin e Florent Malouda, derisa edhe nė kėtė gol asistues ishte Didier Drogba.

    Me kėtė fitore Blutė marrin kreun e tabelės me dy pikė mė shumė se Manchester United qė gjendet nė vendin e dytė.

  6. #1765
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Juventusi, Gianluigi Buffon: Duhet tė reagojmė

    Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ėshtė shprehur i zhgėnjyer pėr humbjen ndaj Palermos, duke thėnė se skuadra e tij nuk ishte nė formėn e vet tė mirė.

    “Sa i pėrket fitores sė Palermos, mendoj se merita mė e madhe i takon trajnerit tė tyre qė ėshtė njėri nga mė tė mirėt nė kampionatin tonė”.

    “Si do qė tė jetė, ne ua lehtėsuam gjėrat duke luajtur nė nivel tė ulėt”.

    “Tash duhet tė reagojmė me pėrgjegjėsi tė madhe dhe obligim, dhe tė mos dorėzohemi kurrė”.

    “Duhet tė punojmė shumė qė ta kompensojmė kėtė humbje, sepse humbja nė Palermo ėshtė e kuptueshme, mirėpo barazimi ndaj Bolognas nuk ėshtė”, ka thėnė Buffon pėr Gazzetta.it

  7. #1766
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Rosella Sensi lėvdon Francesco Tottin dhe Claudio Ranierin

    Presidentja e Romės, Rosella Sensi, ėshtė shprehur shumė e kėnaqur me fitoren kundėr Napolit duke lėvduar kapitenin Francesco Totti, i cili shėnoi dy gola dhe trajnerin Claudio Ranieri, i cili qė nga marrja e timonit tė Giallorosėve e ka ndryshuar mentalitetin e skuadrės.

    “Totti e di se ēfarė mendoj unė pėr tė. Unė i lė tjerėt tė diskutojnė dhe unė e gjykoj”.

    “Ranieri mė pėlqen shumė si trajner. Ėshtė konkret dhe diskret. Mė pėlqen puna qė ka bėrė deri mė tani kėtė sezon”, ka thėnė Sensi pėr TuttoNapoli.net.

  8. #1767
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milani kthim prapa ne kohe, eshte si ne epoken "Terim"

    Megjithse barazimi i shpetoi "koken" per momentin, trajneri Leonardo nuk mund te jete i qete pasi ne skuadren e tij nuk funksionojne shume gjera, sidomos para dy ndeshjeve me Romen e Realin

    Pervec po ben hapa prapa ne loje, Milan eshte kthyer disa vjet prapa ne kohe, duke u barazuar me rezultatet e dobeta te epokes se turkut Fatih Terim. Ne 7 ndeshje kuqezinjte kane arritur 2 fitore, 3 barazime dhe 2 humbje, ndersa e ardhmja eshte shume e erret ne prag te perballjeve te medha me date 18 me Romen dhe 21 tetor me Kaka & CO.

    Megjithse barazimi i shpetoi "koken" per momentin, trajneri Leonardo nuk mund te jete i qete pasi ne skuadren e tij nuk funksionojne shume gjera, sidomos para dy ndeshjeve mjaft delikate. Pika e marre ne Bergamo nuk eshte asgje ne krahasim me ate cfare lojtaret treguan ne fushe, sepse fitorja ishte plotesisht e mundur pasi Atalanta luajti per me shume se nje pjese me 10 lojtare.

    “Humbem dy pike - ka pranuar edhe Alesandro Nesta, nje nga lojtaret me te mire te kuqezinjve gjate kesaj peridhe -. U perpoqem te luajme me zemer, por realiteti eshte qe vrapojme jo ashtu si duhet. Nuk arrijme te mbulojme me perpikmeri zonat e fushes. Eshte nje moment i keq, por jemi te gjithe me Leonardon: fitojme dhe humbasim te gjithe bashke. Deshtimi nuk eshte i nje personi te vetem”.

    Ne harkun e dy javeve, Leonardo duhet te ndreqe mekanizmat per te vene ne pune nje skuader “te lodhur”. Perforcimi i pare David Beckham do vije shume larg, ne janar, ndersa emri i dyte eshte ende nje mister, pasi agjentet kuqezi ndodhen ne Ameriken Latine per te punuar ne kete piste.

  9. #1768
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Pellegrini: Sevilla fitoi me meritė, por do tė rikthehemi

    Futbollistėt e Sevilės realizuan fitoren e shtatė me radhė nė kėtė edicion me pesė fitore nė Ligėn spanjolle dhe dy fitore nė Ligėn e Kampionėve. Kėtė radhė “viktima” ishte Real

    Por, pa dyshim se fitorja mė e rėndėsishme ishte ajo e realizuar tė dielėn nė mbrėmje, kur para tifozėve tė vet arritėn tė mposhtin skuadrėn e Realit tė Madridit, me rezultat 2:1. Me kėtė fitore, Sevila barazoi pikėt me Realin nė vendin e dytė, kurse Barcelona tashmė kryeson e vetme me tri pikė mė shumė.

    "Sevila fitoi me meritė. Ata janė nė formė tė shkėlqyeshme dhe nuk janė rastėsisht nė vetė kreun e renditjes. Ėshtė fakt se edhe ne kishim raste tė mira nė fund tė ndeshjes, por nuk arritėm t'i realizojmė", ka pohuar Pelegrini, duke shtuar:

    "Gabuam rėndė tek golat e pėsuar, por nė futboll ndodhin gjėra tė tilla. Kishim rėnie tė pėrqendrimit disa herė dhe kjo na kushtoi shtrenjtė. Por, nuk duhet ta vajtojmė kėtė humbje. Duhet tė shikojmė pėrpara, asgjė e tmerrshme nuk ka ndodhur. Nuk ėshtė turp tė humbėsh nė njė ndeshje aq tė vėshtirė", ka pohuar Pelegrini, skuadra e tė cilit pėrjetoi humbjen e parė nė kėtė edicion.

  10. #1769
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Marcello Lippi sėrish nuk e fton Antonio Cassanon.

    Trajneri i Italisė, Marcello Lippi, ka caktuar skuadrėn qė do ta ketė nė dispozicion nė ndeshjet kualifikuese kundėr Irlandės dhe Qipros, ku vėrehet si zakonisht mungesa e Antonio Cassanos, ndėrkohė qė ai ka ftuar Gennaro Gattuson pėrkundėr formės sė dobėt me Milanin.

    Tė shtunėn qė vjen Azzurėt do tė luajnė nė Dublin kundėr Irlandės, ndėrsa tė mėrkurėn do tė pėrballen me Qipron. Njė barazim kundėr Irlandės do t’u mjaftojė tė pėrzgjedhurve tė Lippit qė ta sigurojnė kualifikimin pėr Afrikėn e Jugut.

    Tė ftuarit e Lippit:

    Portierė: Gigi Buffon (Juventus), Morgan De Sanctis (Napoli), Federico Marchetti (Cagliari)

    Mbrojtės: Fabio Cannavaro (Juventus), Giorgio Chiellini (Juventus), Salvatore Bocchetti (Genoa), Alessandro Gamberini (Fiorentina), Fabio Grosso (Juventus), Nicola Legrottaglie (Juventus), Davide Santon (Inter), Gianluca Zambrotta (Milan)

    Mesfushorė: Mauro German Camoranesi (Juventus), Gaetano D'Agostino (Udinese), Daniele De Rossi (Roma), Rino Gattuso (Milan), Claudio Marchisio (Juventus), Angelo Palombo (Sampdoria), Simone Pepe (Udinese), Andrea Pirlo (Milan)

    Sulmues: Antonio Di Natale (Udinese), Alberto Gilardino (Fiorentina), Vincenzo Iaquinta (Juventus), Fabio Quagliarella (Napoli), Giuseppe Rossi (Villarreal)

  11. #1770
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Paqja Zidane-Materazzi, nderhyrje edhe nga Kissinger



    Koka e Zinedine Zidane ndaj mbrojtesit Marco Materazzi ne finalen e Boterorit 2006 ka hyre ne librat e historise.
    Pasi pushtoi faqet e gazetave per jave te tera dhe gati gati u kthye edhe ne vater zjarri mes Italise dhe Frances, gjesti i lojtarit legjendar te Frances dhe zenka e tij me Materazzi-n ka qene edhe ne axhenden e shume emrave te njohur boterore.

    Keshtu, ish nensekretari amerikan i Shtetit, Henri Kissinger nuk ka arritur t’i pajtoje dy futbollistet ne nje tentative te tij gjate nje vizite ne studiot e RAI-t ne vitin 2006. Lajmin interesant e jep revista “Telethon notizie”. Ne muajin shtator te po atij viti, shefi i FIFA-s, Sepp Blatter njoftoi deshtimin e nje tentative per te pajtuar dy lojtaret ne Ishullin Robben ne Afriken e Jugut ku Nelson Mandela kaloi 27 vite i burgosur.

    Por tentativat per nje shtrengim dore mes te dyve kane vazhduar edhe me Lippi-n, Moratti-n deri tek presidenti i atehershem i Frances, Jacques Chirac. Gjate emisionit televiziv ne RAI per mbledhjen e fondeve per kerkimet ne fushen e semundjeve gjenetike, Marco Materazzi rrefeu se ka provuar me te gjitha menyrat qe te beje paqe me Zidanne, por ai nuk ka dashur.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •