Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 18 of 232 FirstFirst ... 813161718192023284368118 ... LastLast
Results 171 to 180 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #171
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Real ndalet nė derbi nga Atletico, Barēa mund Bilbaon

    Reali distancohet mė shumė nga katalanasit pas barazimit 1-1. Ndėrkohė Barcelona ka fituar pastėr me Athletic Bilbao

    Real Madrid ka marrė vetėm njė pikė nė barazimin 1-1 qė dhuroi ndeshja derbi e kryeqytetit spanjoll mes merengues dhe Atletico Madrid.

    “Galaktikėt” janė gjendur nė vėshtirėsi nga fqinjėt duke rrezikuar shpeshherė tė humbin edhe ndeshjen.

    Ishte Diego Forlan qė shėnoi i pari pasi kaloi “Colchoneros” nė avantazh nė fundin e pjesės sė parė duke entuziazmuar tifozėt e Atletico. Nė stadiumin “Santiago Bernabeu” u pa njė tjetėr gol kur holandezi Huntelar shėnoi nė minutėn e 57 ndėrsa rezultati mbeti po ai.

    Barcelona e ka kthyer nė formalitet ndeshjen ndaj Athletic Bilbao duke fituar 2-0 qė nė pjesėn e parė. Burgos shėnoi nė minutėn e 17-tė pėr katalanasit ndėrsa Messi dyfishoi me penallti, duke siguruar suksesin pėr Barcelonėn.

  2. Advertise Here
  3. #172
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juventus fiton minimalisht derbin e qytetit me Torino

    Bardhezinjve u ka mjaftuar njė gol nė fundin e lojės pėr tė kaluar skuadrėn “granata” qė ofroi shumė rezistencė

    Skuadra e Juventusit nuk ėshtė shkėputur nga Interi kryesues pasi ka fituar edhe kėtė javė 1-0 nė derbin e qytetit ndaj Torinos. Skuadra e trajnerit Claudio Ranieri ėshtė treguar superiore nė shumicėn e lojės por ka zgjidhur ndeshjen vetėm nė fund.

    Pas njė pjese tė parė pa gola dhe nėn ritėm, skuadra e Juventus ngulmoi mė shumė drejt portės sė Serenit dhe u shpėrblye nė fundin e lojės.

    Torino-Juventus 0-1 u bė nė minutėn e 81 kur goditja me kokė e mbrojtėsit italian Giorgio Chiellini pushoi nė rrjetė pas krosit tė Nedved.

  4. #173
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Lille mposht sėrish Lyon, probleme pėr kampionėt e Francės

    Skuadra e Lille ka fituar pėr herė tė dytė Brenda tre ditėve ndaj kampionėve nė fuqi. Rrezikohet pankina e Puel

    Skuadra e Lille brenda tri ditėsh e mposhti pėr herė tė dytė ekipin kryesues nė Ligue 1 – Lionin. Pas fitores 3:2 tė mėrkurėn pėr kupė, Lille tė shtunėn mbrėma nė “Stade de France” nė kuadėr tė javės sė 27-tė e mposhti kampionin e shtatėfishtė me rezultat 2:0, me golat e Vitekut (60’) dhe Bastosit (89’). Kėtė humbje e ka shfrytėzuar Paris Sent Zhermeni qė ka fituar pikėt si mysafirė i Lorientit me anė tė Ludovik Zhulit nė minutėn e 22-tė.

    Marsej edhe njė herė dėshtoi nė “Veledrom” duke dėshmuar se shumė mė i rrrezikshėm kėtė edicion ėshtė kur luan jashtė fushės sė vetė. Kėsaj radhe njė pikė e rrėmbeu skuadra e Valencienit. Tuluze nė anėn tjetėr vazhdoi tė luaj shkėlqyeshėm kėtė stinor duke fituar bindshėm sfidėn kundėr Bordos (3:0).

    Ligue 1 – java e 27-tė

    Marseje – Valenciene 0:0

    Lorient – PSG 0:1

    Nansi - Le Mansh 2:2

    Nica – Monako 0:0

    Grenoble – Caen 2:1

    TulluzE- Bordo 3:0

    Lille – Lion 2:0

  5. #174
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ranieri: Mė e rėndėsishmja ėshtė tė fitojmė, jo loja

    Trajneri i “Zonjės sė Vjetėr” ka lavdėruar ekipin pas triumfit nė derbin torinez duke thėnė se mendon vetėm pėr rezultatet

    Trajneri i Juventusit, Claudio Ranieri, ėshtė shprehur i kėnaqur nga fitorja e mbrėmshme ndaj Torinos dhe shton se nė kėtė pjesė tė sezonit mė e rėndėsishme ėshtė tė fitohet se sa tė luhet bukur.

    Juventusi ishte pa lojtarėt kryesorė Alessandro Del Piero, David Trezeguet dhe Pavel Nedved, tė cilėt u pushuan para ndeshjes sė tė martės ndaj Chelseat, nė kuadėr tė Ligės sė Kampionėve. “Vuajtėm ca pasi kemi pasur mungesė tė disa lojtarėve kyē, por gjėja mė e rėndėsishme ishte fitorja”, ka thėnė Ranieri pas ndeshjes ndaj Torinos.

    “Duhet tė fitojmė, nuk ėshtė e rėndėsishme se si. Kėtė e kemi thėnė disa herė. E kemi kontrolluar derbin mirė. Donim tė fitonim dhe krijuam katėr-pesė raste tė pastra, ndėrsa ata krijuan dy”, ka shtuar trajneri italian.

  6. #175
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Ferguson lavdėron Tevez, marrėveshja mė pranė

    Sulmuesi argjentinas ishte vendimtar nė kualifikimin e Manchester nė FA Cup, dhe pritet qė klubi ti ofrojė njė kontratė tė re

    Menaxheri i Manchester United, Sir Alex Ferguson, ka qenė plot lėvdata pėr autorin e dy golave nė fitoren e djeshme ndaj Fulhamit, Carlos Tevez.

    “Ishte njė paraqitje e shkėlqyeshme nga argjentinasi, ai ka aq shumė energji nė fushė”, ka thėnė Ferguson pas ndeshjes sė mbrėmshme.

    “Secili ishte nė formė dhe i freskėt dhe pėlciste tė luajė. Isha i ngazėllyer sapo filloi loja, me energjinė dhe kėnaqėsinė. Por ishte njė ndeshje e vėshtirė, Fulham ishte nė formė dhe duhet ta respektojmė. Barazimi ishte gjėja e fundit pėr tė cilėn kishim nevojė”, ka shtuar trajneri.

  7. #176
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Beckham zyrtarisht te Milan: Ėndėrr qė bėhet realitet

    Futbollisti anglez do tė qėndrojė deri nė fund tė sezonit dhe mė pas do rikthehet 6te Galaxy. Ai tha se pėr tė ėshtė njė ėndėrr

    Mė nė fund ia ka arritur qėllimit. David Beckham do tė qėndrojė te skuadra e Milanit deri nė fundin e sezonit nė 31 Maj, dhe mė pas do tė rikthehet tek Los Angeles Galaxy nė muajin korrik. Marrėvesja ėshtė zyrtarizuar nė orėt e para tė ditės sė sotme.

    Por mesfushori britanik qė ka pranuar tė paguajė njė pjesė tė transfertės, si dhe Milani, do tė paguajnė njė shumė tė madhe pėr kėtė ēėshtje qė solli edhe zgjatjen e huazimit.

    Skuadra e LA Galaxy kėrkonte 10 milionė dollarė, kurse Milan ofronte 3. Marrėveshja u arrit por nuk dihet se sa kanė paguar kuqezinjtė. “I jam mirėnjohės tė dyja skuadrave pėr kėtė ėndėrr qė mė realizuan” tha Beckham pas firmės.

  8. #177
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Sissoko pėson frakturė, mbyllet sezoni pėr mesfushorin

    Juventus ėshtė goditur nga njė lajm i keq nė prag tė ndeshjes vendimtare me skuadrėn e Chelsea pėr Champions League

    Juventus ka humbur njė pjesė tė rėndėsishme tė mesfsushės sė saj nė prag tė pėrballjes sė sezonit ndaj Chelsea, nė Ligėn e Kampioneve. Ranieri ka humbur Mohammed Sissoko pėr tė paktėn dy muaj dhe nuk do ta ketė nė dispozicion pasi ka pėsuar frakturė.

    Futbollisti i kombėtares maliane, gjatė ndeshjes derbi kundėr Torinos, ishte viktimė e njė traume tė rėndė nė kėmbėn e djathtė, e cila i ka provokuar edhe njė frakturė qė do ti kushtojė rėndė.

    Diagnoza u bė e ditur nga siti zyrtar i skuadrės sė Juventusit. Radiografia e bėrė pas ndeshjes tregoi njė frakturė tė pėrbėrė nė kėmbėn e Sissoko. Modalitetet e rikuperimit dhe koha do tė bėhen tė ditura nė ditėt nė vazhdim.

  9. #178
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Wenger: Futbolli mund tė bėhet shėnjestėr e terrorizmit

    Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger ka thėnė se sporti mė popullor mund tė cėnohet nga sulmet e ekstremistėve

    Sulmi ndaj kombetares se Sri Lankes, i cili ndodhi javen e kaluar ne Lahore, Pakistan ku humben jeten gjashte persona, ka vene ne alarm boten e sportit, qe rrezikon te behet nje objektiv konkret i terroristeve.

    Ne kete kuptim tekniku i Arsenalit, Arsene Wenger ka reaguar. “Nuk konsiderohemi nje objektiv, por kjo nuk eshte e thene se nuk mund te ndodhe”, eshte shprehur menaxheri i Gunners ne BBC.

    “Ka ndodhur qe edhe ne kemi pasur paralajmerime perpara disa ndeshjeve te luajtuara ne shtepi, por nuk e kemi bere publike”, tha Wenger per mediat britanike.

  10. #179
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Milan fluturon me Inzaghi, rrėzohen Napoli e Fiorentina

    Milan ka mundur Atalantėn 3-0 ku heroi ishte Inzaghi me 3 gola ndėrsa kanė pėsuar humbje shokuese nė shtėpi, Napoli e Fiorentina

    Ėshtė rikthyer tė jetė vendimtar pėr ekipin dhe kėtė e ka bėrė si protagonist absolut, Filippo Inzaghi ka shėnuar 3 gola nė ndeshjen e fituar 3-0 nga Milani kundėr Atalantės nė stadiumin “San Siro” duke u rikthyer tek suksesi.

    Sulmuesi kuqezi ishte heroi i ditės pėr skuadrėn e Ancelotti pasi shėnoi 3 herė nė portėn e miqve. Pjesa e parė nisi me furi pasi nė minutėn e tretė Inzaghi shėnoi pėr Milan. Mė pas nė pjesėn e dytė erdhėn dy gola tė tjerė nga Super Pippo qė vulosi rezultatin 3-0.

    Humbje shokuese pėr Fiorentinėn nė shtėpi pasi Palermo mposhti skuadrėn e Prandelli 0-2. Golat pėr siēilianėt erdhėn nga Simplicio dhe Fabrizio Miccoli. Humbje befasuese edhe pėr Napolin qė nė shtėpi u mund nga Lazio. Kryeqytetasit fituan me dy gola nga kapiteni Rocchi.

    Chievo barazoi 1-1 me Cagliari 1-1( Jeda, Makinwa) ndėrsa Bolgna pėrfitoi nga 3 gola tė Di Vaio nė fitoren 3-0 me Sampdoria.

    Rezultatet:

    Milan 3 - 0 Atalanta

    Bologna 3 - 0 Sampdoria

    Catania 0 - 3 Siena

    Chievo 1 - 1 Cagliari

    Fiorentina 0 - 2 Palermo

    Lecce 0 - 0 Reggina

    Napoli 0 - 2 Lazio

  11. #180
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme nga Sporti! Kampionatet me te ndjekur ne Europe!

    Juventus, njė vit plot “thyerje”, 56 pikė dhe 54 dėmtime

    Qė prej muajit Korrik, skuadra italiane ka llogaritur 54 dėmtime tė cilat kanė kushtėzuar jo pak lojėn e tyre

    Llogaritė i ka bėrė gazeta e njohur "Tuttosport" por hallet i kanė hequr drejtuesit e Juventusit, dhe trajneri Claudio Ranieri. Totali i statistikave tė ofruara pėr dėmtimet e skuadrės torineze ėshtė mė shumė se impresionues.

    Qė prej datės 5 Korrik tė vitit 2008 kur nisi edhe grumbullimi i “Zonjės sė Vjetėr”, janė numėruar 54 dėmtime deri mė sot, pėr futbollistėt e Juventusit. Njė mesatare dėmtimesh e llogaritur pėr Juventus ėshtė 1.7 nė ēdo javė.

    Spuntoja e mediave italiane ka ardhur nga problemet mė tė fundit nė shtėpinė e torinezėve, pak orė nga ndeshja nė Champions me Chelsea.

    Fraktura pėr Mohammed Sissoko dhe kontraktimi pėr mesfushorin Marco Marchionni janė tė fundit nė listėn e zezė. Vetėm 8 futbollistė kėtė sezon, fatmirėsisht nuk kanė patur probleme te Juventus.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •