Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 183 of 232 FirstFirst ... 83133158173178181182183184185188193208 ... LastLast
Results 1,821 to 1,830 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1821
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Reali shqetėsohet pėr Ribery

    Real Madridi ka filluar tė shqetėsohet pėr gjendjen fizike tė anėsorit tė Bayern Munichut, Franck Ribery, si pasojė e lėndimeve qė shpesh po e shqetėsojnė lojtarin.
    Francezi ka luajtur vetėm nė 12 nga 26 ndeshjet e fundit tė bavarezėve, ndėrsa “AS” shkruan se shqetėsimi nė kampin madrilen vjen si pasojė e njė marrėveshjeje paraprake ndėrmjet agjentit tė lojtarit Alain Migliaccio dhe presidentit tė Realit, Florentino Perez, sipas tė cilės verėn e ardhshme Ribery do tė jetė lojtar i Los Blancos dhe do tė nėnshkruajė kontratė pesėvjeēare. Mesfushori fillimisht kishte problem me tendinėn e Akilit, ndėrsa pastaj pati lėndim tė ijės dhe nė fund lėndim tė tendinės sė gjurit tė majtė.

  2. Advertise Here
  3. #1822
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Maradona cakton formacionin startues kundėr Perusė

    Maradona dhe disa nga tė zgjedhurit e tij gjatė stėrvitejeve. Trajneri i Argjentinės, Diego Maradona, ka caktuar njėmbėdhjetėshin startues nė njėrėn nga dy ndeshjet vendimtarė pėr kualifikim nė Kampionatin Botėror 2010, tė cilėn pėrfaqėsuesja e tij do ta zhvillojė kundėr Perusė.

    Njėmbėdhjetė lojtarėt qė do tė startojnė pėr Argjentinėn: Sergio Romero, Jonas Gutierrez, Rolando Schiavi, Gabriel Heinze, Emiliano Insua, Enzo Perez, Javier Mascherano, Angel Di Maria, Pablo Aimar, Lionel Messi dhe Gonzalo Higuain. Ashtu siē pritej, sulmuesi i Real Madridit, Gonzalo Higuain, do tė jetė partner i Leo Messit nė sulm, ndėrkohė pritet qė Pablo Aimar, Angel Di Maria dhe Emiliano Insua, ta dėshmojnė veten nė kėtė ndeshje tė rėndėsishme.

  4. #1823
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milani do ta largojė Huntelaarin

    Njoftohet se Milani do t’ia tregojė derėn sulmuesit Klaas-Jan Huntelaar nė afatin kalimtar tė janarit.
    Sipas “Il Corriere Dello Sport” drejtorėt e klubit kanė vendosur ta largojnė holandezin, duke qenė se ai ka zhgėnjyer nė San Siro. I njėjti burim pohon se Rossonerėt dėshirojnė ta sjellin nė skuadėr ish-sulmuesin e Interit, Adriano. Ndėrkohė qė Huntelaar mund tė shfrytėzohet si pjesė e kontratės pėr tė sjellė nė San Siro lojtarin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko.

  5. #1824
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Robinho te Barca nė janar?

    Sipas njoftimeve tė reja, sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, do tė kalojė te Barcelona gjatė afatit kalimtar tė janarit.
    Sipas “Sport”, nė dhjetor pritet tė nėnshkruhet marrėveshja ndėrmjet dy klubeve, kur presidenti i Barcės, Joan Laporta, do tė takohet me zyrtarėt e Cityt nė Abu Dhabi gjatė garės pėr Kupėn e Botės pėr Klube. Katalunasit planifikojnė ta huazojnė brazilianin nė janar me mundėsinė pėr ta blerė atė nė fund tė sezonit, mirėpo ‘pasanikėt’ duket se dėshirojnė ta shesin pėrnjėherė 25-vjeēarin, gjė qė mund ta bllokojė transferimin.

  6. #1825
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    City me manovra tė mėdha, ikėn Robinho, vjen Ribery?

    Robinho te Barca nė janar ėshtė njė hipotezė qė mund tė marrė jetė tek skuadra angleze e City qė mund tė firmosė me Ribery

    Sipas njoftimeve tė reja, sulmuesi i Manchester Cityt, Robinho, do tė kalojė te Barcelona gjatė afatit kalimtar tė janarit. Sipas “Sport”, nė dhjetor pritet tė nėnshkruhet marrėveshja ndėrmjet dy klubeve, kur presidenti i Barcės, Joan Laporta, do tė takohet me zyrtarėt e Cityt nė Abu Dhabi gjatė garės pėr Kupėn e Botės pėr Klube.

    Katalanasit planifikojnė ta huazojnė brazilianin nė janar me mundėsinė pėr ta blerė atė nė fund tė sezonit, mirėpo ‘pasanikėt’ duket se dėshirojnė ta shesin pėrnjėherė 25-vjeēarin, gjė qė mund ta bllokojė transferimin.

    Duket se skuadra e sheikut arab Mansour mund tė zėvendėsojė Robinho me francezin Frack Ribery qė pati probleme me dėshirėn pėr tė kaluar te Reali.

  7. #1826
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Beckenbauer: Njė botėror pa Messin do tė ishte pa vlerė

    “Nuk mund tė ketė njė Kampionat Botėror pa njė lojtar si Messi. Ėshtė qesharake qė Argjentina po kėrcėnohet me mospjesėmarrje nė Kampionatin Botėror” tha Beckenbauer

    Legjenda gjermane, Franz Beckenbauer, fitues i Kupės sė Botės si lojtar (1974) dhe si trajner i Gjermanisė Perėndimore (1990), beson se Kampionati i ardhshėm Botėror nuk do tė ishte interesant pa lojtarin mė tė mirė nė botė, Lionel Messi.

    “Nuk mund tė ketė njė Kampionat Botėror pa njė lojtar si Messi. Ėshtė qesharake qė Argjentina po kėrcėnohet me mospjesėmarrje nė Kampionatin Botėror. Diego Maradona duhet tė dėshmojė se ata qė dyshojnė tek ai e kanė gabim”.

    “Unė e kam parė Maradonen duke kėrkuar publikisht ndihmė nga Zoti. Kjo do tė thotė se presioni mbi tė ėshtė thuajse jo njerėzor”, ka thėnė Beckenbauer “El Mundo”.

  8. #1827
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Botėrori afrikan, afrojnė ethet pėr “finalet” e fundit

    E shtuna dhe e merkura do te vendosin fatin e skuadrave qe shpresojne te jene ne finalet e boterorit Afrike e jugut 2010

    Tre skuadra europiane, Anglia e Fabio Capellos, Holanda dhe kampionia e Europes ne fuqi, Spanja kane siguruar nje bilete per ne Johanesburg duke fituar te gjitha ndeshjet ne grupet perkatese, por ka te medhenj te tjere qe rrezikojne te mbeten jashte boterorit.

    Ne grupin 1 rrezikon shume Portugalia e Kristiano Ronaldos, pasi dy perfaqesueset nordike, Danimarka dhe Suedia jane shume me prane kualifikimit. Te shtunen derbi skandinav mund te rihape gjithcka, nderkohe qe Portugalia do te perballet me Hungarine.

    E ekuilibruar eshte situata ne grupin 2. Zvicera eshte ne krye, 3 pike larg Greqise dhe Lituanise, sfida mes te cilave te shtunen do te vendose dhe vendin e 2 ne grup. Slovakia eshte gati per festen historike, vetem 1 pike me Sllovenine do t’i coje ata drejt endrres afrikane.

    Sfida me e rendesishme e grupit 4, eshte finalja mes Rusise dhe Gjermanise, qe do te percaktoje dhe kreun e grupit. Ne grupin 5, Spanja e kualifikuar pret per vendin e dyte qe do te diskutohet mes Bosnjes dhe Turqise, keta te fundit me me pak shanse.

    E njejta situate eshte edhe ne grupin 6, Anglia e kualifikuar nderkohe qe Kroacia dhe Ukraina jane ne lufte per t’u vendosur ne vendin e dyte. Ne grupin e 7, Serbise i duhet fitorja perballe rumuneve per te siguruar boterorin, nderkohe qe Franca e Domenek duhet te fitoje me Ishujt Faroe, e vetmja mundesi per te qendruar ne garen per kualifikim.

    Edhe Italise se Lipit i mjafton barazimi me Irlanden e vendit te dyte. Ka perfunduar historia ne grupin 9, Holanda e kualifikuar ndersa Norvegjia ka siguruar vendin e dyte.

    Persa i perket kontinentit amerikanojugor, Brazili dhe Paraguaji jane te kualifikuar, por ajo qe rrezikon seriozisht eshte Argjentina e Maradones, te ciles i duhen patjeter dy fitore, te shtunen me Perune dhe te merkuren me Uruguajin. Prane kualifikimit ne kete grup jane Kili dhe Ekuadori.

  9. #1828
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Eliminatoret, Danimarkė-Suedi kryendeshja e grupit 1

    Ndėrsa Shqipėria do tė bėjė pushim, 4 skuadra tė grupit tonė do tė zbresin nė fushė pėr tė luajtur shanset e fundit pėr kualifikimin nė Botėror. Kryendeshja e sė shtunės ėshtė ajo mes Danimarkės dhe Suedisė

    Danimarkė-Suedi do tė jetė kryendeshja e grupit 1, qė do tė luhet sot nė mbrėmje nė Kopenhagen. Vendasve tė drejtuar nga Morten Olsen u mjafton njė barazim pėr tė mbajtur vendin e parė, ndėrsa njė fitore i kualifikon direkt pėr nė Botėrorin e Afrikės sė Jugut. Nė krahun tjetėr, Suedia e Ibrahimoviē kėrkon tė marrė fitoren, e cila e mban nė valle pėr kualifikim dhe thuajse nxjerr jashtė loje Portugalinė.

    Pėr trajnerin e Suedisė Lars Lagerbak, 3 pikėt nė Kopenhagen nuk janė njė mision i pamundur, pasi Danimarka ka treguar shenja rėnieje nė ndeshjet e fundit. I gatshėm do tė jetė edhe sulmuesi i Boltonit Johan Elmander, qė pas njė dėmtimi tė rėndė, ishte lėnė fillimisht jashtė.

    “Kam folur me tė, por vetėm para ndeshjes do tė marrim njė vendim - u shpreh trajneri suedez. – Nė njė ndeshje nuk mund tė luash me frikė, sidomos nė njė tė tillė ku ne na duhet 3 pikėt. Duhet vetėm tė luajmė lojėn tonė dhe tė mos merremi me shumė me kundėrshtarin. Duket e ēuditshme, por askush nuk i jep shanse Suedisė pėr kualifikim. Por, kėtė do ta shohim nė fushė”, deklaroi mė tej Lars Lagerbak.

    Ndėrkohė, pėr Danimarkėn ėshtė dėmtuar dy ditė mė parė nė gju njė nga lojtarėt kryesorė tė saj, Jesper Gronkjaer. Nė vend tė tij, trajneri Morten Olsen ka marrė Johan Absalonsen. “Ėshtė me tė vėrtetė njė situatė shumė e keqe pėr ne, kur mendojmė se sa rėndėsi kanė dy ndeshjet e mbetura, - tha tekniku Olsen. – Jesper ka njė eksperiencė tė madhe dhe cilėsi, qė mund tė jenė vendimtare nė rrugėn tonė drejt kualifikimit”, shtoi ai.

  10. #1829
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Kombetarja humbet 2-1 me Greuther Fuerthi


    Kombetarja shqiptare ka deshtuar ne testin perpara takimit te se merkures me Suedine, duke humbur 2-1 ne miqesoren me Greuther Fuerthi.
    Kuqezinjte te drejtuar nga kroati Josip Kuzhe nuk kane mundur te arrijne rezultat pozitiv kunder ekipit te Bundesliges 2.

    Te paret ne avantazh kane kaluar kuqezinjte, me ane te nje goli te Bogdanit te realizuar ne minuten e 11-te, por me pas kane qene vendasit qe kane shenuar dy here me ane te Marino Biliskov dhe Nikolai Müller.

    Ndeshja perbente nje test per kuqezinjte dhe trajnerin e tyre, ne kuadrin e pergatitjeve per ndeshjen e fundit eliminatore ne Grupin 1.

  11. #1830
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Gjermania mund Rusine 0-1

    Gjermania ka mundur Rusine 0-1 duke prere keshtu bileten per boterorin Afrike e Jugut 2010.
    Goli per gjermanet eshte shenuar nga Klose ne minuten e 41-te.

    Edhe pse ruset tentuan disa here te preknin rrjeten, nuk arriten te ndryshonin rezultatin.

    Ne takimin tjeter te grupit 4, Finlanda ka fituar 2-1 me Uellsin. Golat ne kete takim jane shenuar nga Porokara dhe Moisander per vendasit, ndersa goli per miqte eshte realizuar nga Bellamy.

    Nderkohe Bjellorusia ka fituar 4-0 me Kazakistanin ne takimin e vlefshem per grupin 6. Golat per bjelloruset jane shenuar nga Bordachev, Kalachev (69, 90) dhe Kovel.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •