Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 186 of 232 FirstFirst ... 86136161176181184185186187188191196211 ... LastLast
Results 1,851 to 1,860 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1851
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Quote Originally Posted by OVES12 View Post
    Kuzhe: Do tė luajmė lojė tė fortė
    bravo, shum fort lojtet per pak sa se mundet suedine, edhe nje ekip i kategorise se trete shqiptare nuk do kishte lojtur keshtu pffffffff

  2. Advertise Here
  3. #1852
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Shqiperia, zhgenjim ne Suedi


    Kombetarja shqiptare eshte mundur 3-1 nga Suedia e Lagerbak dhe zbret ne vazon e 5, qe do te thote se ne eleminatoret e ardhshme do te kemi ne grup 4 skuadra te forta nderkohe qe perfaqesuesja jone do te shihet si ekipi qe mund ti merren lehte piket.
    Pas dy ndeshjeve te mira nen drejtimin e Kuzhes, u duk se edhe ne Stokholm kuqezinjet do te benin te njejten gje, por ndodhi e kunderta.

    Ne minuten e 6 Melberg i harruar nga mbrojtja jone kalon vendasit ne avantazh, duke dhene sinjalet e nje goleade. Perfaqesuesja jone jo vetem qe tregohet e pafuqishme te reagoje, por kemi dhe luksin te ndihmojme suedezet ne shenimin e golit te dyte.

    Mosmarreveshja mes Canes dhe Dallkut i jep mundesine Berg te dyfishoje rezultatin ne minuten e 40. Vetem 2 minuta me pas serish nga nje goditje standarte, Melberg edhe kete here i lene ne harrese trefishon rezultatin.

    Ne pjesen e dyte ndryshon loja, jane kuqezinjte qe mesa duket ne pushim te ndeshjes i ka zgjuar trajneri Kuzhe qe hidhen ne sulm ne kerkim te golit. Nuk vonon dhe ne te 56 minute, Salihi shenon golin e pare per kombetaren tone. Pas ketij momenti, loja behet me emocionuese, Suedia krijon raste te tjera shenimi dhe gjejne golin e katert ne minuten 86 me Svenson, nderkohe qe lojtaret tane nuk arriten me te shenonin ne porten e Larsson.

    Ka perfunduar keqas aventuar e kombetares shqiptare ne eleminatoret e boterorit Afrika e jugut 2010, nderkohe qe edhe Suedia e sheh veten jashte ketij kompeticioni.

    Portugalia e Kueiroz ka shkaterruar 4-0 Malten, duke qendruar ne vendin e dyte ne grup, gje e cila i siguron asaj pjesmarrjen ne fazen play off, shpresa e fundit per te shkuar ne boteror.

  4. #1853
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Kuzhe: Te gjithe jemi fajtore

    Vijne shpejt momentet e keqija te Kombetares se Kuzhes. Nje fytyre e vrenjtur, qe nuk e fsheh zhgenjimin, ishte ajo e trajnerit kroat te kuqezinjve Josip Kuzhe, qe u shfaq menjehere pas perfundimit te ndeshjes Suedi-Shqiperi 4-1 ne prononcimin per “SuperSport”.
    “Suedia mbase e meritoi fitoren, po ndoshta jo ne kete menyre, per si rrodhen ngjarjet, u shpreh trajneri. Ata a fituan me shume lehte perballe nesh. Goli pari na ndeshkoi, na zhgenjeu shume, por ne e morem disi veten. Goli i dyte ishte nje gabim fatal i yni. Ndersa goli i trete na demtoi shume”.

    Tekniku shqiptar, i cili deri tani kishte provuar te luante vetem brenda me skuadren qe trashegoi nga holandezi Ari Han dhe mori rezultate premtuese, u desh te provonte nje humbje te hidhur si ajo e mbremjes se djeshme ne Solna. Por kroati nuk nguron te marre mbi vete pergjegjesite.

    “Sigurisht te gjithe jemi fajtore, por faji me i madh eshte i imi, - sqaron Kuzhe.- Taktikisht luajtem jo keq. Deshem te benim nje ndeshje te hapur. Me kete vendosje gjithsesi luajtem mire. Rezultati 3-0 i pjeses se pare ishte shume i rende, ne pjesen e dyte nuk luajtem jo keq”.

    Me pas tekniku tenton te shpjegoje udhezimet e tij pas pesimit te tre golave ne 45 minutat e para. “Donim ta mbanim ekipin te organizuar, qe te mos ēoroditej. Realizuam golin e pare, kerkuam shume edhe te dytin, por duhet te pranojme, se Suedia ka nje ekip shume te mire dhe qe mundi ta zgjidhte ndeshjen”, nenvizon numri nje i pankines se Shqiperise.

    Por megjithate, nje justifikim e gjen: “Fakti qe kemi humbur shume mbrojtes si Agolli, Vangjeli por pak minuta pas fillimit te ndeshjes me Suedine edhe Haxhi, beri qe te improvizonim. Ky eshte nje mesimi i mire per mua dhe per ekipin dhe ne te ardhmen duhet te permiresojme. Ne u munduam te luanim me mire sot ne mbrojtje, por ishte shume e veshtire”.

    Fundi i prononcimit te teknikut kroat i kushtohet te ardhmes se tij, pasi ne shtypin kroat eshte perfolur si nje kandidature e mundshme per te zene vendin e Biliē ne krye te kombetares se Kroacise. Por Kuzhe mohon kategorish dhe thekson se ndihet mire, qe ka rinovuar kontraten deri ne fund te eliminatoreve te Euro 2012.

    “Jam i lumtur qe jam te Shqiperia dhe per Euro 2012. Kemi shume pune per te bere dhe nuk eshte asgje e vertete ne lidhje me ate qe perflitet ne kombetaren kroate”, perfundon Kuzhe.

  5. #1854
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Lippi: Tifozet duhet ta duan Italine



    Itali-Qipro (Goli i pare i Gilardino-s)
    Deri ne minuten e 33-te te pjeses se dyte gjerat po shkonin keq mos e me keq per Italine,e cila po humbiste ndaj Qipros me rezultatin 2-0.
    Po me ne fund ishte Alberto Gilardino, i cili shpertheu dhe me nje triplete vuri ne vend nderin e skuadres se tij.

    Ne fund te takimit trajneri i Italise, Marcello Lippi reagoi ndaj tifozeve.

    "Eshte e turpshme. Njerezit duhet te mesojne ta duan me shume kombetaren. Ndeshja e sotme nuk ndryshonte asgje per ne dhe dolem ne fushe me nje formacion eksperimental. Ama sapo skuadra eshte ne veshtiresi, njerezit nisin te vershellejne dhe te therrasin djemte me emra fyes", tha Lippi.

  6. #1855
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Kualifikohet Argjentina, Maradona fyen gazetaret

    Fale nje goli te Boiatti-t ne minuten e 85-te, Argjentina ka mundur Uruguajin dhe eshte kualifikuar per boterorin e Afrikes se Jugut.
    Pas mundjes se Ekuadorit ne Kili, Argjentines i mjaftonte edhe nje barazim. Pas ndeshjes, trajneri Diego Armando Maradona ka fyer gazetaret duke thene fjale vulgare ndaj tyre.

    "Pas fitores mund te vazhdonte te me lepini b...Me trajtuat pa respekt, si nje plehre dhe tani nuk kam ndermend ta ndaj gezimin e kesaj fitoreje me ju", tha per gazetaret ylli i futbollit amerikano-latin, duke i kerkuar ndjese zonjave qe ndodheshin te pranishme ne konference.

  7. #1856
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Quote Originally Posted by <<Supervisor™>> View Post
    bravo, shum fort lojtet per pak sa se mundet suedine, edhe nje ekip i kategorise se trete shqiptare nuk do kishte lojtur keshtu pffffffff
    Plako qe te luash lojen e perendimit duhet te kaloj edhe nje brez,se nuk i iken era preshit dhe groshes aq kollaj okay !!

  8. #1857
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Quote Originally Posted by OVES12 View Post
    Plako qe te luash lojen e perendimit duhet te kaloj edhe nje brez,se nuk i iken era preshit dhe groshes aq kollaj okay !!
    ne spo kapim standartet e lindjes e jo me te perendimit, keta i mundi dhe skuadra e bundesliges 2. le te luajne psh me izraelin, me ne lindje ska ku te veje e te shohim ne do fitoje apo jo. shiko ndeshjen me malten kur lojtem jashte, per faqe te zeze, nuk aritem te mundnim as disa berbere e kepucare se keta jane lojtaret e maltes.

  9. #1858
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Spanja nuk ka tė ndalur

    Festa e spanjollėve Spanja ka shėnuar fitore prej 5-2 pėrballė Bosnje e Hercegovinės nė ndeshjen e fundit kualifikuese pėr Kampionatin Botėror, duke e mbyllur fushatėn me rekord fitoresh nė tė gjitha ndeshjet.
    Me golat e Gerard Pique (13’) dhe David Silvas (14’) u mbyll pjesa e parė, ndėrsa nė pjesėn e dytė u shėnuan edhe pesė gola. Tri herė shėnuan mysafirėt, me anė tė Negredos (50’ dhe 55’) dhe njė gol i shėnuar nga Juan Mata (89’). Ndėrkohė, vendasit arritėn ta ngushtojnė epėrsinė me golat e shėnuar nė fund tė ndeshjes nga Edin Dzeko (89’) dhe Zvjezdan Misimovic (90’+1). Nga Grupi 5 drejtpėrsėdrejti kualifikohet Spanja, ndėrsa Bosnje e Hercegovina do ta kėrkojė kualifikimin me anė tė ‘play-off’-it.

  10. #1859
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Greqia dhe Letonia shėnojnė fitore

    Festa e grekėve Greqia ka shėnuar fitore prej 2-1 pėrballė Luksemburgut nė ndeshjen e fundit kualifikuese pėr Kupėn e Botės.
    Fitore nė Grupin e Dytė ka shėnuar edhe Letonia e cila e ka mposhtur Moldavinė me rezultat 3-2. Kryesuesi i grupit, Zvicra ka barazuar pa gola pėrballė Izraelit. Nga Grupi 2 drejtpėrdrejtė kualifikohet Zvicra, ndėrsa Greqia do tė luajė nė barash pėr tė kėrkuar njė vend pėr Kampionatin e ardhshėm Botėror.

  11. #1860
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Franca fiton, Serbia mposhtet

    Karim Benzema shėnoi golin e parė Franca e ka pėrfunduar me fitore fushatėn kualifikuese pėr Kampionatin Botėror 2010.
    Les Bleus kanė fituar me rezultat 3-1 pėrballė Austrisė, me golat e Karim Benzema (18’), Thierry Henry (nga pika e bardhė 26’) dhe Andre-Pierre Gignac (66’). Ndėrsa golin pėr mysafirėt e shėnoi Marc Janko (48’). Lideri i Grupit 7, Serbia ėshtė mposhtur nga Lituania me rezultat 2-1, ndėrsa Rumania ka fituar pėrballė Ishujve Faro me rezultat 3-1. Nga ky grup direkt kualifikohet Serbia, ndėrsa Franca do tė luajė nė ‘play-off’ pėr tė shpresuar pėr njė vend nė Afrikėn e Jugut.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •