Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 190 of 232 FirstFirst ... 90140165180185188189190191192195200215 ... LastLast
Results 1,891 to 1,900 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1891
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Hughes: Robinho mbetet nė City

    Menaxheri i Manchester Cityt, Mark Hughes, beson se sulmuesi brazilian Robinho ka njė tė ardhme afatgjate nė Eastlands.
    Ish-lojtari i Real Madridit, i cili ėshtė jashtė fushe pėr shkak tė lėndimit nė gju, javėn e fundit vazhdimisht ėshtė lidhur me njė kalim nė Barcelona, por Hughes thotė se nuk ka ndėrmend tė heqė dorė nga shėrbimet e tij.

    “Gjithmonė ka spekulime rreth tė ardhmes sė Robinhos. Kėshtu ishte edhe kur ai erdhi nė fillim nė klub. Ai ėshtė njė djalosh i shkėlqyeshėm”.

    “Ne nuk jemi nė proces tė shitjes sė lojtarėve mė tė mirė tė ekipit. Ne dėshirojmė t’i ruajmė futbollistėt e shkėlqyeshėm. Ne synojmė kah ndėrtimi i njė ekipi dhe jo kah shkatėrrimi i tij”, ka thėnė Hughes pėr mediat angleze.

  2. Advertise Here
  3. #1892
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Luis Fabiano: Po afrohet dita e ndarjes time me Sevilla

    Sulmuesi brazilian, Luis Fabiano, ka paralajmėruar ndarjen e tij me skuadrėn spanjolle, Sevila nė tė cilėn luan qė nga viti 2005

    Gjatė verės Fabiano ishte i lidhur me njė transferim te Milani, kurse pėr shėrbimet e tij kishte shprehur interesim edhe Manēester Junajtedi, por nė fund ai mbeti pjesė e Sevilės.

    "Sigurisht qė do tė vijnė mundėsi tė reja. Kontrata ime me Sevilėn ėshtė afėr skadimit dhe kjo gjė do ta lehtėsojė ndarjen tonė. Futbollisti duhet tė shfrytėzojė atė qė i ofrohet. Nuk jam pjesė e ndonjė skuadre mė tė fortė, pasi presidenti i Sevilės, Hose Maria del Nido mė adhuron”.

    “Ka pasur oferta pėr mua, por klubi nuk e vlerėsoi tė arsyeshme shitjen time, kurse edhe unė ndjehem i lumtur kėtu ku jam, pasi kjo skuadėr po luan mirė. Pikėrisht Sevila mi ka hapur dyert e kombėtares braziliane dhe pėr kėtė arsye duhet t'i jam mirėnjohės", ka pohuar Fabiano, i cili ka kontratė tė vlefshme me Sevilėn deri mė 30 qershor tė vitit 2011.

  4. #1893
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Chelsea nė “Pit Stopin” e dytė, humb me Aston Villa 2-1

    Skuadra e Ancelotti ka humbur 2-1 nė shtėpinė e Aston Villa nė javėn e nėntė duke pėsuar edhe disfatėn e dytė nė kampionat

    Nė ndeshjen e parė tė javės sė 9-tė nė Premier League, skuadra e Aston Villa ka mundur 2-1 ekipin e Chelsea, duke i dhėnė formacionit tė trajnerit Carlo Ancelotti, humbjen e dytė sezonale, pėrballė 7 fitoreve.

    Ndeshja ka nisur me vonesė pasi arbitri kryesor ėshtė sėmurur dhe arbitri i katėrt drejtoi ndeshjen. nė minutėn e 15 sulmuesi Drogba godet nga njė distancė prej 25 metrash, dhe gjuajtja me fat, pėrfundon nė rrjetė. Fajtor kryesor portieri vendas Friedel.

    Nė minutėn e 32 padronėt e shtėpisė barazojnė me Dunne pas njė gabimi tė londinezit Lampard. Nė pjesėn e dytė erdhi dhe goli i fitores pėr Aston Villa. Dalje e gabuar e Cech dhe Collins shėnoi me kokė.

  5. #1894
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Bayern fiton 1-2 nė Freiburg, sukses edhe pėr Schalke

    Skuadra e Van Gaal ka marrė 3 pikė nė ndeshjen jashtė fushės ndaj Freiburg ndėrsa Schalke mundi 1-2 Stuttgart

    Pas dy dėshtimeve radhazi nė Bundesliga (njė humbje dhe njė barazim), Bayern Munichu i ėshtė kthyer fitores. Tė shtunėn bavarezėt kanė shėnuar fitore si mysafir i Freiburgut nė stadiumin Badenova me rezultat prej 2-1.

    Pa pėrfunduar pjesa e parė (42’), Thomas Muller kaloi mysafirėt nė epėrsi, ndėrsa autogoli i Du-Ri Cha nė pjesėn e dytė (68’) ia dha avantazhin e dyfishtė Bayernit. Vendasit nuk arritėn tė bėjnė mė shumė se njė gol tė shėnuar nė minutat shtesė tė takimit (90’+2) nga Stefan Reisinger.

    Nė ndeshjen tjetėr Schalke 04 fitoi 1-2 nė fushėn e skuadrės sė Stuttgart. Nė fillim ishin miqtė qė shėnuan po r Cacau barazoi rezultatin. Goli i fitores pėr Schalke erdhi nga Kuranyi.

  6. #1895
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Sunderland mund Liverpool, Manchester Utd merr kryesimin

    Kampionėt nė fuqi tė Anglisė kanė marrė kryesimin ndėrsa Sunderlandi i Lorik Canės ka fituar 1-0 ndaj Liverpool

    Manchester United ka shėnuar fitore 2-1 pėrball Bolton Wanderers nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn nė Old Trafford. Vendasit kaluan nė epėrsi qė nė minutat e para tė ndeshjes (5’), kur Zat Knight shėnoi nė portėn e tij.

    Luis Antonio Valencia u pėrkujdes qė skuadrat tė shkonin nė pushim me epėrsi tė dyfishtė tė United, pasi shėnoi golin e dytė nė minutėn e 33-tė. Pesėmbėdhjetė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt, mysafirėt ngushtuan epėrsinė nė 2-1 me golin e Matthew Taylor, dhe kjo ishte krejt ēka arritėn tė bėjnė nė kėtė ndeshje. Me kėtė fitore kampioni nė fuqi i Ligės Premier ngjitet nė krye tė tabelės me njė pikė mė shumė se Chelsea, qė tė shtunėn u mposht nga Aston Villa.

    Pas barazimit kundėr Manchester United, skuadra e Sunderlandit ka shėnuar befasinė e radhės duke shėnuar fitore tė merituar pėrballė Liverpoolit nė ndeshjen e zhvilluar tw shtunėn nė "Stadium of Light".

    Vendasit arritėn tė fitojnė me rezultat minimal, me golin e vetėm tė shėnuar nga Darren Bent nė fillim tė ndeshjes (5’), mirėpo ata kanė mundur tė fitojnė me rezultat mė tė lartė, po t’i kishte shfrytėzuar Bent dy raste shumė tė mira pėrballė portierit Pepe Reina.

    Liverpooli nė kėtė ndeshje luajti pa dyshen kryesore, Steven Gerrard dhe Fernando Torres, ndėrsa edhe pse Rafa Benitez paralajmėroi fitore, ashtu nuk ndodhi. Kėshtu Tė Kuqtė shėnojnė humbjen e tretė radhazi (dy nė Premier Ligė dhe njė nė Ligėn e Kampionėve).

    Ylli shqiptar Lorik Cana bėri njė paraqitje solide nė kėtė ndeshje, duke luajtur nė pjesėn e parė si mesfushor, ndėrsa nė tė dytėn si qendėrmbrojtės. Nė kėtė ndeshje ai u ndėshkua me karton tė verdhė.

    Aston Villa 2 - 1 Chelsea

    Arsenal 3 - 1 Birmingham C.

    Everton 1 - 1 Wolverhampton W.

    Manchester U. 2 - 1 Bolton W.

    Portsmouth 1 - 2 Tottenham H.

    Stoke C. 2 - 1 West Ham U.

    Sunderland 1 - 0 Liverpool

  7. #1896
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Juve frenohet nga Fiorentina, Amauri i pėrgjigjet Vargas

    Ėshtė mbyllur 1-1 ndeshja mes Zonjės sė Vjetėr dhe Fiorentinės duke i dhėnė dy skuadrave nga njė pikė

    Ndeshja mes Juventusit dhe Fiorentinas, ka pėrfunduar me rezultat tė barabartė. Takimi zhvilluar tė shtunėn nė Olimpico tė Torinos, ndėrmjet Zonjės sė Vjetėr dhe ekipit mik nga Firenze, ka pėrfunduar me rezultat 1-1.

    Tė parėt nė epėrsi kaluan mysafirėt, kur Juan Manuel Vargas pranoi njė top tė Jovetic pėr ta mposhtur portierin Buffon (5’). Mirėpo nuk kaloi shumė kohė (18’), dhe Amauri barazoi rezultatin duke shfrytėzuar njė asist tė Iaquintės. Nė pjesėn e dytė nuk u shėnuan gola, ashtu qė tė dyja skuadrat u ndanė me nga njė pikė.

  8. #1897
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    UEFA shpall koefiēentėt, Shqipėria nė vazon e 5-tė

    UEFA ka publikuar listėn dhe koefiēentėt e skuadrave qė do tė marrin pjesė nė shortin e eliminatoreve tė Europianit 2012, qė do tė zhvillohet nė Poloni dhe Ukrainė

    Nė shortin e Varshavės nė datėn 7 shkurt, Kombėtarja shqiptare do tė bėjė pjesė nė vazon e pestė.

    Ekipi i Shqipėrisė ka humbur dy vende dhe vazon e katėrt. Nė listėn e UEFA-s, ekipi shqiptar ka kaluar nė vendin e 40, me koeficient 18.319 pikė. Nė vendin e 38-tė ndodhet Qipro me koeficientin 18.791, ndėrsa nė vendin e 39 tashmė ka kaluar Mali i Zi, me koefiēent 18.751.

    Renditja e bėrė publike ėshtė ende e pa pėrfunduar sepse pėr ekipet qė marrin pjesė nė fazėn e play ofit pėr kualifikimin nė botėrorin “Afrika e Jugut 2010”, koefiēentėt mund tė ndėrrojnė pėrsėri.

    Ndėrsa pėr sa i pėrket ekipeve, si Shqipėria, qė nuk do tė zhvillojnė mė ndeshje zyrtare deri nė eliminatoret e Europianit 2012, ēdo gjė ka pėrfunduar.

  9. #1898
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Moto GP, Stoner fiton ne shtepi, Rossi prane boterorit



    Australiani Casey Stoner ka fituar garen e shtepise ne pisten e Philip Island duke dhene nje sinjal te qarte per te gjithe kundershtaret se eshte rikthyer ne forme pas semundjes misterioze.
    Piloti i Ducati-t ish kampion bote nuk i ka dhene asnje mundesi pretendenit kryesor te ketij sezoni Valentino Rossi, duke e lene ate ne vendin e dyte. Nje dite e keqe per Jorge Lorenzo-n, i cili eshte rrezuar ne xhirot e para te gares, cka ka bere qe Rossi te prese vetem zyrtarizimin e fitores se boterorit te nente.

    Vendi i trete per spanjollin Dani Pedrisa, i ndjekur nga Alex De Angelis, Colin Edwards, Andrea Dovizioso dhe Marco Melandri. Kur duhen edhe dy gara nga fundi i kampionatit, Vale Rossi kryeson me 38 pike me shume se Lorenzo.

  10. #1899
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Barrichello pole position, zgjohen shpresat per titull



    Rubens Barrichello ka arritur te marre pole position ne pisten e Interlagosit ne Brazil pas zgjatjes se provave zyrtare per shkak te shiut te rrembyer qe permbyti pisten.
    Jane dashur rreth tre ore qe te vendoset radha e nisjes per diten e nesrme ku braziliani ka regjistruar kohen me te mire 1:19.576. Ai ka lene pas Mark Webber me Red Bull dhe Adrian Sutil me Force India.

    Kryesuesi i ketij kampionati, Jenson Button ka arritur vetem kohen e 14-te me te mire, duke rrezikuar seriozisht titullin kampion pasi ka kryesuar gjate gjithe sezonit. Paraqitje jo e mire per Ferrarin pasi Fisichella ka dale nga pista, ndersa Raikkonen u rendit i pesti.

    Ka deshtuar edhe Hamilton qe do niset nga vendi i 18-te, ndersa Alonso regjistroi kohen e 10-te me te mire.

  11. #1900
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Zidane edhe zyrtarisht pjesė e Realit

    Legjenda e futbollit Zinedine Zidane pritet qė gjatė javės qė vjen edhe zyrtarisht tė marrė detyrė nė ish-klubin e tij, Real Madrid.
    Ish-Lojtari Mė i Mirė nė botė do tė jetė nė Santiago Bernabeu nė takimin pėrballė Real Valladolid para se javėn e ardhshme tė fillojė detyrėn e re nė klub.

    Zidane ka shmangur mundėsinė pėr tė pasur njė zyre dhe nė vend tė saj do tė takohet me drejtuesit dhe do tė diskutojė mundėsinė e tė qenit pjesė e stafit teknik.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •