Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 191 of 232 FirstFirst ... 91141166181186189190191192193196201216 ... LastLast
Results 1,901 to 1,910 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1901
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Zenden ‘me fat’ pas rikthimin nė Premier

    Mesfushori Boudewijn Zenden ka thėnė se ai ėshtė njė lojtar me fat, pasi nėnshkroi marrėveshje njėvjeēare me Sunderlandin, ku do t’i bashkohet ish-bashkėlojtarit tė tij, Lorik Cana.
    Disa orė pasi ka nėnshkruar me klubin e tij tė ri, Zenden thotė se ėshtė i lumtur qė ka gjetur njė ekip ku ndjehet mirė dhe respektohet nga trajneri, por se nuk do ta harrojė Olympique Marseillen ku kaloi dy vite.

    “Doja tė rikthehem nė Angli dhe nė Ligėn Premier. Isha i ftuar nga Steve Bruce pėr njė provė dhjetė ditore gjatė javės sė kaluar dhe kėsaj jave pėr tė parė gjendjen time. Gjithēka ishte pozitive, andaj kėtė vikend arritėm marrėveshje”, ka thėnė Zenden.

  2. Advertise Here
  3. #1902
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    United merr kreun

    Manchester United ka shėnuar fitore prej 2-1 pėrball Bolton Wanderers nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn nė Old Trafford.
    Vendasit kaluan nė epėrsi qė nė minutat e para tė ndeshjes (5’), kur Zat Knight shėnoi nė portėn e tij.

    Luis Antonio Valencia u pėrkujdes qė skuadrat tė shkonin nė pushim me epėrsi tė dyfishtė tė United, pasi shėnoi golin e dytė nė minutėn e 33-tė.

    Pesėmbėdhjetė minuta pa pėrfunduar koha e rregullt, mysafirėt ngushtuan epėrsinė nė 2-1 me golin e Matthew Taylor, dhe kjo ishte krejt ēka arritėn tė bėjnė nė kėtė ndeshje.

    Me kėtė fitore kampioni nė fuqi i Ligės Premier ngjitet nė krye tė tabelės me njė pikė mė shumė se Chelsea, qė tė shtunėn u mposht nga Aston Villa.

  4. #1903
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Bayerni i kthehet fitores

    Pas dy dėshtimeve radhazi nė Bundesliga (njė humbje dhe njė barazim), Bayern Munichu i ėshtė kthyer fitores.
    Tė shtunėn bavarezėt kanė shėnuar fitore si mysafir i Freiburgut nė stadiumin Badenova me rezultat prej 2-1.

    Pa pėrfunduar pjesa e parė (42’), Thomas Muller kaloi mysafirėt nė epėrsi, ndėrsa autogoli i Du-Ri Cha nė pjesėn e dytė (68’) ia dha avantazhin e dyfishtė Bayernit.

    Vendasit nuk arritėn tė bėjnė mė shumė se njė gol tė shėnuar nė minutat shtesė tė takimit (90’+2) nga Stefan Reisinger.

  5. #1904
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Derbi i javės sė nėntė i takon Schalkes

    Schalke ka fituar derbin e javės sė nėntė nė Bundesliga duke shėnuar fitore si mysafir i Stuttgartit.
    Ndeshja e zhvilluar tė shtunėn nė Mercedes-Benz Arena, ndėrmjet Stuttgartit dhe Schalkes ka pėrfunduar me fitoren e mysafirėve me rezultat prej 2-1.

    Mysafirėt kaluan tė parėt nė epėrsi me anė tė Ivan Rakitic (24’) dhe ky ishte goli i vetėm i shėnuar nė pjesėn e parė.

    Vendasit arritėn ta barazojnė rezultatin nė minutėn e 73-tė me anė tė Cacau, mirėpo tre minuta mė pas, Kevin Kuranyi shėnoi golin e fitores pėr Schalken.

    Fitore kėtė javė ka shėnuar edhe Werder Bremeni duke e mposhtur Hoffenheimin me rezultat 2-0, ndėrsa Hertha Berlin ka pėsuar disfatė prej 0-3 si mysafir i Nurnbergut.

  6. #1905
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Valencia ndal Barcelonėn

    Njė pėrballje e Jeremy Mathieu dhe Lionel Messi. Njė shfaqje spektakolare kanė prezantuar Valencia dhe Barcelona nė superduelin e tė shtunės mbrėma.
    Derbi e javės sė shtatė nė La Liga ėshtė zhvilluar nė Mestalla, ku janė takuar Valencia dhe Barcelona, nė ndeshjen qė pėrfundoi pa gola.

    Kjo supersfidė dhuroi gjithēka, bukuri futbolli, raste tė shumta, nervozizėm, adrenalinė... por fatkeqėsisht mungoi goli.

    Pas kėtij barazimi, Barcelona mban pozitėn e parė nė tabelė, por me vetėm njė pikė diferencė nga Real Madridi.

    Ndėrkohė, Valencia rrezikon ta humbasė vendin e pestė, nėse Mallorca apo Athletic Bilbao, shėnojnė fitore respektive, kundėr Getafes apo Sporting Gijonit nė ndeshjet e tė dielės.

  7. #1906
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Van der Sar i kėnaqur me rikthimin

    Portieri i Manchester United, Edwin van der Sar, ka qenė i ngazėllyer me rikthimin e tij nė fitoren 2-1 ndaj Bolton Wanderers.
    “Kur riktheheni gjithmonė dėshironi ta ruani portėn e pastėr. Por gjėja mė e rėndėsishme janė tre pikėt dhe ne i siguruam ato sot dhe e merituam fitoren. U kėnaqa nė ndeshje dhe ishte mirė qė nxorėn edhe njė fitore”.

    “Jussi Jaaskelainen (portieri i Boltonit) luajti nė mėnyrė spektakolare edhe njė herė duke bėrė disa ndėrhyrje fantastike. Kur ishim 2-0 ndeshja ende nuk kishte pėrfunduar dhe Bolton shėnoi njė gol tė papritur, pasi ne nuk u mbrojtėm mirė”, ka thėnė holandezi.

  8. #1907
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Buffon: Humbėm shumė raste kundėr Fiorentinės

    Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon, ka komentuar barazimin 1-1 ndaj Fiorentinės, duke thėnė se goli i hershėm i shėnuar nga mysafirėt prishi planin e lojės sė biankonerėve.
    Me pikėn e fituar Juventusi mbetet katėr pikė prapa liderit dhe kampionit nė fuqi tė Serie A, Interit, qė dje shėnoi fitore tė thellė prej 5-0 ndaj Genoas.

    “Pjesa e parė ishte njė prej mė tė mirave qė kemi luajtur nė Torino. Nėse do tė kishim marrė ne avantazhin tė parėt, do tė kishim njė lojė tjetėr. Nė pjesėn e dytė Fiorentina luajti mė mirė dhe barazimi ishte rezultat i drejtė”, ka thėnė Buffon.

  9. #1908
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Raul - njė natė pėr t’u mbajtur mend

    Kapiteni i Real Madridit ėshtė shprehur i kėnaqur qė ndihmoi ekipin e tij tė shėnojė fitore nė takimin e mbrėmshėm ndaj Real Valladolid.
    Raul tregoi se nė Real Madrid ka jetė edhe pa Cristiano Ronaldo, duke shėnuar dy gola nė fitoren 4-2, qė ishte paraqitja e tij e 711-tė me Los Merengues.

    “Jam i lumtur qė gjithēka funksionoi, siē jam edhe krenar qė i sigurova ekipit tre pikė tė rėndėsishme”, ka thėnė Raul, i cili nė fillim tė ndeshjes pranoi njė trofe pėr thyerjen e numrit tė paraqitjeve nė klub.

    “Kurrė nuk kam menduar se do ta arrij kėtė. Do tė bėhen pesėmbėdhjetė vjet qė nga debutimi im dhe ka qenė vėshtirė tė mendoj pėr tė arritur kėtė numėr tė ndeshjeve. Jam i kėnaqur pėr kėtė”, ka thėnė spanjolli me kėtė rast.

  10. #1909
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Button mbreti i botės, fiton kampionatin e Formula 1

    Piloti britanik i skuadrės BrawnGP, ka fituar botėrorin pasi rivali i tij Barrichello ėshtė paraqitur keq nė Interlagos

    Piloti britanik Jenson Button ėshtė shpallur kampion bote nė Formula 1, duke fituar botėrorin pėr herė tė parė nė karrierėn e tij.

    Protagonistit absolut tė BrawnGp kėtė sezon, i ka mjaftuar vendi i pestė nė garėn e zhvilluar nė Brazil. Nė cirkuitin e Interlagos ishte Webber qė fiton Ēmimin e Madh ndėrsa nė podium u ngjitėn edhe Kubica e Hamilton.

    Skuadra e inxhinierit Ross Brawn ka fituar gjithashtu edhe titullin pėr konstruktorė nė njė botėror ku vazhdojnė befasitė, polemikat dhe skandalet nga pista nė pistė.

  11. #1910
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    F1, mbyllet gara e Interlagosit, Baton kampion



    Ashtu si ne sezonin e kaluar titulli i kampionit te botes i eshte dorezuar edhe njehere ne Brazil nje britaniku. Pas Hamiltonit kampioni i ri eshte Xhenson Baton.
    Piloti britanik i Braun GP megjithese e ka mbyllur garen ne vendin e peste ka siguruar titullin kampion per pilote si dhe ka ndihmuar skuderine e tij te shpallej kampione e botes. Fitore e dyfishte e Braun GP.

    Nderkohe qe Cmimi i Madh i Brazilit u fitua nga Mark Veber me Red Bull i cili la pas Kubicen me BMW ne vendin e dyte dhe Hamilton me Meklaren ne vendin e trete.

    Ferrari mjaftohet me nje vend te gjashte (Raikonen) dhe nje vend te 11 (Fizikela).

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •