Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 196 of 232 FirstFirst ... 96146171186191194195196197198201206221 ... LastLast
Results 1,951 to 1,960 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1951
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Lorik Cana, “kampion” kartonėsh? “Nuk e ndryshoj stilin luftarak tė lojės!”

    Lorik Cana ka premtuar se nuk do ta ndryshojė stilin e tij luftarak tė lojės, pavarėsisht nga kėrcėnimi i pezullimit, pėr shkak tė kartonėve tė shumtė tė verdhė qė merr. Vetė trajneri i Sunderlandit, Stiv Brus, parashikoi se kjo verė ka sjellė njė “hit” nė klubin e tij, shqiptarin Lorik Cana, i cili, menjėherė ka pushtuar tė gjitha “kornizat” kryesore, qoftė ato mediatike, qoftė zemrat e tifozėve. E ka bėrė kėtė nė sajė tė njė loje me stil agresiv, duke vėnė zemrėn nė fushė, gjė e cila nxiti sėrish zėrat e interesimit nga Arsenali, klubi i cili i ofroi atij njė kontratė qysh kur ishte fare i ri. Nė dhjetė lojėra tė tij me Sunderlandin, Cana ka marrė katėr kartonė tė verdhė, ēka e ka lėnė atė njė ndeshje tė pezulluar. Dhe pezullime tė kėtij karakteri pėr Canėn, nė fakt duken tė pashmangshėm. Trajneri Brus ka thėnė se kapiteni i tij bėn mirė qė vazhdon tė luajė nė mėnyrė agresive, fort, pa marrė parasysh se gjyqtarėt nuk ia kursejnė kartonėt e verdhė. “Kjo ėshtė njė muzikė, me tė cilėn janė mėsuar veshėt e Canės,” - ka perifrazuar trajneri i Sunderlandit.
    Ndėrkohė, nė lidhje me kėtė gjė, vetė Cana tha: “Unė nuk jam lojtari i parė qė marr katėr kartonė tė verdhė nė 10 ndeshje. Sidoqoftė, unė nuk do ta ndryshoj lojėn time luftarake. Jap maksimumin nė fushėn e lojės, pėr ta ndihmuar skuadrėn, pasi jam edhe kapiten, prandaj nuk mbaj asnjė rezervė. Kjo e fundit ėshtė diēka e rėndėsishme pėr karakterin tim si futbollist.”
    Nė ndeshjen e radhės, nisur nga fakti se Lee Cattermole vuan akoma dėmtimin nė gju, ka tė ngjarė ta shohim Canėn tė kthehet nė mesfushė. Edhe pse Cana ėshtė aktivizuar thuajse rregullisht prapa, nė mbrojtje, me Shqipėrinė, ai zbulon se nuk ka qenė aq shumė i saktė, siē ka rezultuar me Sunderland. “Unė kam luajtur atje para, nė mesfushė, sepse ėshtė roli im natyral. Prandaj, ky nuk ėshtė njė pozicion i ri pėr mua, - tha Cana. - Unė kam shumė pėrvojė nė qendėr tė mbrojtjes, si nė ekipin tim kombėtar, ashtu edhe nganjėherė nė ish-klubin tim, Olimpik Marsejė. Megjithatė, kjo do tė jetė hera e parė qė do tė luaj si mesfushor pėr Sunderlandin.”
    Ndėrkohė, kapiteni Cana nuk mund tė rrijė pa folur dy fjalė edhe pėr ish-shokun e tij tė skuadrės te Marseja, Bolo Zenden, i cili do tė jetė pjesė e Sunderlandit pėr 12 muajt nė vazhdim. Kapiteni i Sunderlandit zbulon kėnaqėsinė e tij qė holandezi ndėrkombėtare do t’i bashkohet atij nė “Wearside”, pasi kanė kaluar njė kohė tė mrekullueshmė sė bashku nė jug tė Francės. “Kam luajtur me Bolon dy vjet nė Marsejė dhe tashmė jam i befasuar pėr ta parė atė tė luajė me mua edhe kėtu, te Sunderlandi. Kjo ėshtė e mirė pėr ne. Ai ėshtė njė lojtar fantastik, me pėrvojė tė madhe, dhe do tė na ndihmojė shumė. Unė kisha njė marrėdhėnie tė mirė me tė nė Marsejė, kėshtu qė jam me tė vėrtetė k lumtur qė Zenden do tė vijė kėtu. Ai do tė jetė njė lojtar i rėndėsishėm pėr ne. Trajneri Brus mė pyeti nė lidhje me Bolon. Ai donte tė dinte nėse ėshtė i aftė tė pėrballojė sėrish ritmin e kampionatit anglez dhe unė iu pėrgjigja pa hezitim: Zenden e meriton tė luajė me Sunderlandin, si lojtar, por edhe si njeri.”

  2. Advertise Here
  3. #1952
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Platini: Tė gjitha ēmimet kėtė vit, shkojnė pėr Messin

    Sulmuesi i Barcelonės, Lionel Messi, do tė fitojė tė gjithė titujt e futbollistit mė tė mirė kėtė vit, ka parashikuar presidenti i UEFA-s, Michael Platini

    Kreu i Federatės Evropiane tė Futbollit vlerėsoi lart arritjet e yllit argjentinas nga sezoni i kaluar. “Futbollisti i cili mė pėlqen mė sė tepėrmi ėshtė njė argjentinas, i cili luan pėr Barcelonėn.

    Messi mė pėlqen shumė dhe mendoj se ai do tė fitojė tė gjithė titujt e futbollistit mė tė mirė, nė fund tė kėtij viti. Ai kaloi njė sezon tė shkėlqyeshėm vitin e kaluar, sikurse Cristiano Ronaldo njė vit mė parė, dhe mendoj se meriton mirėnjohje”, tha Platini.

    Lojtari argjentinas, Messi, ishte emėruar futbollisti mė i mirė i vitit i klubeve evropiane, nė gusht, pasi i ndihmoi Barcelonės tė fitojė Ligėn e Kampionėve, nė sezonin e kaluar.

    Fituesi i Topit tė Artė 2009 si futbollisti mė i mirė nė Evropė do tė shpallet mė 1 dhjetor. Messi dhe mesfushori i Real Madridit, Ronaldo – fituesi i vitit tė kaluar – janė nė mesin e favoritėve. Messi po ashtu pritet tė marrė kurorėn e Ronaldos, si futbollisti mė i mirė i vitit nė botė.

  4. #1953
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Super Mario nė shėnjestrėn e Arsenal, ofrohen 22 mln Euro

    Sulmuesi me origjinė nga Gana qė luan me Interin, Balotelli preferohet nga trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger

    Arsenali raportohet se ėshtė duke u interesuar pėr tė transferuar nė radhėt e veta sulmuesin e Interit, Mario Balotelli.

    Vėzhgues tė topēinjve kanė pėrcjellė aksionet e 19-vjeēarit nė Serie A gjatė javės sė kaluar dhe ka shenja se Arsene Wenger mund tė bėjė njė hap pėr tė transferuar tė riun qė nė afatin kalimtar tė janarit.

    Po ashtu raportohet se Balotelli dėshiron tė gjejė njė ekip ku do tė mund tė ketė mė shumė hapėsirė nė formacionin startues dhe njė largim nga Interi do t’i ndihmonte nė kėtė drejtim.

    Pasi nuk arriti tė transferojė sulmuesin e Bordeaux, Marouane Chamakh, Wenger dėshiron tė shtojė njė sulmues tjetėr nė radhėt e ekipit tė tij, dhe njė ofertė prej 20 milionė funtesh nė drejtim tė kampionit tė Italisė mund ta bėjė tė mundur transferimin

  5. #1954
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Barcelona merr frymė, rinovon deri nė 2013 kapiteni Puyol

    Mbrojtesi 31-vjeēar rinovoi kontratėn me klubin spanjoll deri nė qershor tė vitit 2013.

    Manchester City dhe Milan mund t’i thonė lamtumirė idesė pėr tė angazhuar nė parametra zero mbrojtėsin spanjoll Carles Puyol.

    31-vjeēari katalanas rinovoi kontratėn me klubin spanjoll deri nė qershor tė vitit 2013. Lajmin u publikua nė faqen zyrtare tė skuadrės katalanase, Barcelona dhe ėshtė konfirmuar edhe nga drejtuesit e skuadrės.

    Nė stėrvitjen e sė premtes, Carles Puyol u prit me ovacione dhe duartrokitje nė fushė, nga shokėt e skuadrės. Motivi ishte rinovimi afatgjatė i kapitenit.

  6. #1955
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Mourinho: Fitorja e Milan, historike si humbja ndaj Zurich

    Jose Mourinho thumbon Milanin. Ai arrin te gjeje perhere menyren per te qene protagonist ne mediat italiane dhe jo vetem

    Fitoren e Milanit ne fushen e Real Madrid, tekniku portugez pergezon skuadren e Leonardos, por nuk harron te hedhe edhe nje thumb ndaj kuqezinjve.

    “Nuk e pashe ndeshjen por jam i lumtur per Leonardon dhe per futbollin italian. Milani, ashtu sic fitoi nje ndeshje historike me Realin, humbi nje tjeter ndeshje historike me Zyrihun. Kuqezinjte jane afer fazes tjeter dhe nje barazim mund t’i mjaftoje. Ne kemi nevoje per dy fitore dhe besoj se do t’i arrijme”, thekson Mourinho.

    Portugezi nuk ka lene pa komentuar as dy ndeshjet e radhes ne shtepi me Katanian dhe Palermon. “Eshte e rendesishme te vazhdojme serine e fitoreve sepse mungon shume nga fundi i kampionatit. Katania dhe Palermo nuk jane dy skuadra te lehta”, shton “Special One”.

  7. #1956
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Cana: Ē’stimul shikimi i sfidave te Sunderlandit nga shqiptaret!

    "Ajo qe me jep nje stimul me shume eshte fakti qe te gjithe i shohin ndeshjet e mia ne atdheun tim, por edhe shqiptaret perreth botes. Keshtu qe mundohem t’i nderoj", ka thene mesfushori

    Lorik Cana pranon se i jep nje stimul plus mbeshtetja e tifozeve qe e ndjekin ne distance nga Shqiperia e Kosova, por edhe ato te Sunderlandit qe e inkurajojne direkt ne fushen e lojes. Mesfushori 26-vjecar mberriti ne klubin e Premier Leagues vetem gjate veres dhe menjehere diti te pushtoje “Stadium of Light” me paraqitjet e tij, duke qene madje edhe kapiten.

    “Kur jep 100%, gjithmone fiton respektin e fanseve dhe te klubit. Kjo eshte dicka me teper speciale ne Angli - tregon ai per BBC -. Por kur luan ndaj yjeve nderkombetare te skuadrave si Manchester United, Chelsea dhe Liverpool, gjithcka e shijon me shume, sepse po perballesh me lojtaret me te mire ne rolin tend. Ajo qe me jep nje stimul me shume eshte fakti qe te gjithe i shohin ndeshjet e mia ne atdheun tim, por edhe shqiptaret perreth botes. Keshtu qe mundohem t’i nderoj sa me shume gjate cdo 90 minuteshi”.

    Cana ka dashur te nenvizoje edhe marredhenien e shkelqyer qe ka me tifozet e Sunderlandit: “Me te vertete qe jane te jashtezakonshem, duke me bere te ndihem qe ne fillim nje lojtar i rendesishem per Sunderlandin. E une besoj se ia kam shperblyer e do te vazhdoj t’ua shperblej me paraqitjet e mia”.

  8. #1957
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    MotoGP, Malajzi, Rossi ne pole position



    Pole position per Valentino Rossin ne Cmimin e Madh te Malajzise ne MotoGP, prova e parafundit e kampionatin boteror.
    Kampioni i botes ka shenuar kohen me te mire per 2'00"518.

    Pas tij ka ardhur shoku i tij i skuadres, Jorge Lorenzo dhe me pas spanjolli Dani Pedrosa.

  9. #1958
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Mascherano kerkon vetem fitore ndaj Manchester United

    “Me perfaqesuesen i fituam tė dy ndeshjet e fundit dhe u kualifikuam. Ndoshta njė rast i ngjashėm do tė jetė edhe me Liverpoolin”, ka deklaruar mesfushori

    Javier Mascherano dėshiron qė Liverpooli tė ndjekė shembullin e Argjentinės, duke thėnė se tė kuqtė duhet tė harrojnė katėr humbjet radhazi dhe tė pėrqendrohen per tė mposhtur Manchester United nė sfiden e sė dielės.

    Mesfushori argjentinas synon qė Liverpool, qė ėshtė nė mes tė fillimit mė tė keq tė sezonin nė 22 vitet e fundit, tė frymezohet nga rasti i fundit i Argjentinės qė synonte tė kualifikohej pėr nė Kupėn Botėrore 2010. “Jam i relaksuar tashme qė Argjentina ėshtė kualifikuar pėr nė finalet e Kupės se Botės.

    Me perfaqesuesen i fituam tė dy ndeshjet e fundit dhe u kualifikuam. Ndoshta njė rast i ngjashėm do tė jetė edhe me Liverpoolin. Nėse fillon tė fitojė, gjėrat do tė fillojnė tė ndodhin pėr ne, siē ndodhėn me skuadren e vendit tim. Ne nuk duhet tė mendojmė pėr tė kaluarėn. Duhet tė mposhtim United pėr veten tonė, pėr tifozėt, pėr ekipin”, ka shtuar argjentinasi.

  10. #1959
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Chelsea nė krye tė Premier League, mundi Blackburn 5-0

    Chelsea ka fundosur skuadrėn e Blackburn Rovers duke e mposhtur nė Stamfrod Bridge me rezultat prej 5-0

    Serinė e golave e filloi Gael Givet, i cili shėnoi nė portėn e tij (20’), pas njė goditjeje tė Nicolas Anelcas, dhe me kėtė diferencė minimale pėrfundoi pjesa e parė. Me tė filluar pjesa e dytė (48’), mesfushori Frank Lampard dyfishoi epėrsinė pas njė pasimi tė Didier Drogbas.

    Katėr minuta mė pas (52’) radha i erdhi Michael Essienit, i cili shėnoi njė supergol nga njė distancė prej afro 32 metrash. Frank Lampard shėnoi edhe golin e dytė personal nė ndeshje, pas njė penaltie tė akorduar nė favor tė vendasve (59’).

    Rezultatin pėrfundimtar tė ndeshjes e vendosi Didier Drogba, i cili shėnoi golin e pestė pėr Blutė. Pas kėsaj fitoreje, Chelsea rimerr pozitėn e parė nė tabelė, me njė ndeshje mė shumė se Manchester United qė tė dielėn e zhvillon derbin e vėshtirė nė Anfield kundėr Liverpoolit.

  11. #1960
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Rooney e ndjen mungesen: Ronaldo, i pazėvendėsueshėm

    “Cristiano ėshtė njė lojtar i shkėlqyeshėm, i pazėvendėsueshėm, lojtari mė i mirė nė botė, prandaj askush nuk ėshtė i kėnaqur qė ai u largua”, ka thėnė anglezi

    Sulmuesi i Manchester United, Wayne Rooney thotė se ekipi i tij kurrė nuk do tė gjejė njė zėvendėsues te pershtatshem pėr ish-shokun e skuadres, Cristiano Ronaldo. “Nuk mendoj se ndonjėherė kam qenė nė hijen e Ronaldos, jo, nuk jam i lumtur qė ai u largua nga klubi dhe nuk mendoj se ndonjėri prej neve ėshtė i lumtur”, ka thėnė Rooney. “Do tė preferoja qė ai ende tė ishte kėtu.

    Cristiano ėshtė njė lojtar i shkėlqyeshėm, i pazėvendėsueshėm, lojtari mė i mirė nė botė, prandaj askush nuk ėshtė i kėnaqur qė ai u largua”, ka thėnė anglezi, i cili sot ka mbushur 24 vjec. Sulmuesi eshte ne dyshim per ndeshjen e neserme ndaj Liverpool ne “Anfield”, megjithate ai ben te ditur do te perpiqet maksimalisht per te qene ne fushe bashke me shoket e skuadres.

    “Mendoj se ne ndeshjen e rendesishme qe na pret, gjerat e vogla do te bejne diferencen midis skuadrave. Natyrisht shpresojme te fitojme, ne menyre qe te largojme perfundimisht nga gara nje rival per titull. Ndonese e dime qe s’do te jete e lehte”, ka thene Rooney.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •