Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 198 of 232 FirstFirst ... 98148173188193196197198199200203208223 ... LastLast
Results 1,971 to 1,980 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1971
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Felipe Massa konfirmon pjesemarrjen ne Kart 500 milje

    Felipe Masa do te garoje ne garen 500 milje Kart qe do te zhvillohet ne pisten e Granja Vanja ne qytetin e San Paolo ne daten 5 Dhjetor.
    Felipe Masa do te garoje ne garen 500 milje Kart qe do te zhvillohet ne pisten e Granja Vanja ne qytetin e San Paolo ne daten 5 Dhjetor. Piloti Brazilian edhe pse pati nje aksident te rezikshem ne Hungari kete vere, konfiroi pjesemarrjen ne kete gare. Po bej stervitje fizike eshte shprehur Massa gjithashu po stervitem edhe me Kart. Sot Massa do te niset per ne Abu Dhabi ku dhe do te zhvillohet gara e fundit e ketij boterori te Formula 1.

  2. Advertise Here
  3. #1972
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    “Old Trafford” mbreti i tifozėve, i mbushur nė ēdo ndeshje

    Stadiumi i Manchester United, “Old Trafford” ėshtė ai qė tėrheq mė shuėm tifozėt pasi mbushet me mbi 75 mijė njerėz ēdo ndeshje
    Janė katėr klube qė ofrojnė njė stadium pėrrallor me mė shumė se 70.000 spektatorė nė ēdo ndeshje. Impiantet e magjishme nė kontinentin europian janė Old Trafford, Iduna Park, Camp Nou dhe Santiago Bernabeu.

    Mbi 70 mijė tifozė mesatarisht nė ēdo ndeshje kanė mbushur kėto stadiume nė sezonin ‘08-09.

    Asnjė si ata: Tifozėt e Manchester United, Borussia Dortmund, Barcelona dhe Real Madrid. kėtė e thotė renditja e nivelit tė spektatorėve nė kampionatet e vitit tė kaluar.

    Nė “top ten” janė dy klube angleze (1° United, 7° Arsenal), 2 spanjolle (3° Barcelona, 4 Real Madrid), 1 italian (8° Milan), 1 skocez (9° Celtic), 4 gjermane (2° Borussia Dortmund, 5° Bayern Munchen, 6° Schalke 04, 10° Hamburg).

  4. #1973
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Manchester United probleme me portėn, tani kėrkon Lopez

    Red Devils po kėrkojnė prej kohėsh pėr zėvendėsuesin e Van der Saar dhe ytani kanė shėnuestruar portierin e Villarreal
    Portieri i Villarrealit, Diego Lopez, sėrish ėshtė nė planet e kampionit tė Ligės Premier, Manchester United. Sipas tabloidit britanik The Sun, United ėshtė duke menduar tė ofrojė plot 15 milionė funte pėr Lopez.

    Menaxheri i klubit Sir Alex Ferguson ėshtė i befasuar me 27-vjeēarin pasi dy herė kishte dėrguar vėzhgues pėr ta pėrcjellė atė sė fundi. “Jam i njoftuar me spekulimet dhe Liga Premier ėshtė njė ligė shumė atraktive”, ka thėnė Lopez.

    Portieri numėr 1 i United, Edwin van der Sar, tė enjten do tė mbushė 39 vjet dhe mund tė heqė dorė nga futbolli nė fund tė sezonit, dhe Ferguson ka shqetėsime pėr formėn e portierit tė dytė Ben Foster.

  5. #1974
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Liverpool, Benitez: Na duhej fitorja ndaj Manchester United

    Pas fitores ndaj Manēester Junajtedit, me rezultat 2:0, Liverpuli i dha fund serisė prej katėr humbjeve radhazi

    Trajneri i kėsaj skuadre Rafael Benitez, beson se kjo mund tė jetė pėrcaktuese nė ecurinė e mėtutjeshme tė kampionatit.

    "Na duhej fitorja nė kėtė takim pėr ta kthyer vetėbesimin dhe kėtė e arritėm. Tė gjithė futbollistėt hyrėn nė lojė pėr tė mos lejuar qė tė ndodh njė humbje tjetėr. Ata dėshiruan tė tregojnė karakterin e tyre tė vėrtet dhe kėtė e bėnė nė mėnyrė tė pėrkryer. Fitorja u realizua ndaj njė skuadre shumė tė mirė, prandaj si tifozėt ashtu edhe futbollistėt ndjehen krenar pėr kėtė sukses.

    Shpresoj qė kjo fitore tė jetė pikė kthese pėr skuadrėn tonė dhe tė dėshmojmė se mund tė fitojmė nė seri. Njė gjė tė tillė kemi rast ta vėrtetojmė tė mėrkurėn kundėr Arsenalit nė Kupėn e Ligės, e mė pas edhe ndaj Fulhamit nė kampionat tė shtunėn", ka pohuar Benitez.

  6. #1975
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Rrezikon Rio Ferdinand


    Mbrojtesi anglez Rio Ferdinand mund te lihet jashte skuadres per ndeshjen e radhes se Mancester Junaitid ndersa per vete futbollistin rritet rreziku i nje largimi te mundshem nga kampionet e Anglise.
    Futbollisti 30-vjeēar qe po shfaq nje forme te dobet edhe ne kombetaren e “3 luaneve”, shkaktoi gabimin e pare fatal ne mbrojtjen e Djajve te Kuq, cka solli dhe golin e Fernando Torres.

    Por kjo nuk eshte hera e pare qe qendermbrojtesi shenjestrohet per paraqitjet zhgenjyese ne fushe. Tashme drejtuesit e klubit po konsiderojne te shesin Ferdinand, me friken se nuk do te arrije formen e meparshme dhe mund ti kushtoje serish nenkampioneve te Europes. Ndryshimi ne formacionin e Mancesterit mund te marre jete, qe ne ndeshjen e se shtunes ndaj Blekbernit.

    “Rio duhet te gjeje formen e tij optimale pasi ne mbrojtje nuk kemi shume alternativa” tha trajneri Ferguson. Mbrojtesi Xhoni Evens mund te rreshtohet perkrah Nemanja Vidiē ne sfiden e fundjaves.

  7. #1976
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Sekreti i 'doktorit' te syte



    Me fitoren e titullit te nente boteror ne klasin MotoGP, italiani Valentino Rossi ka rivendosur ne piedestal krenarine dhe talentin, ndersa grinta e tij ka zgjuar kureshtjen e eksperteve per te kuptuar me shume rreth kampionit.
    Origjina e suksesit te tij jane syte pasi perveē se ne nej shkalle te larte inteligjence, truri i tij eshte mjaft i shpejte per te perpunuar informacionet vizive.

    Para pak ditesh kampioni nga Tavulia, siguroi vendin e trete ne pisten e Malajzise duke siguruar dhe ne te njejten kohe titullin. Me kete fitore Valentino Rossi thyen rekordin e nje miti te motoēikletave si Majk Heil’ud.

    Mjeku okulist prane skuadres se Jamahes gjithashtu dhe president i Akademise europiane “Sport vizion” shpjegon se syte e italianit jane ne nje shkalle me te larte se rivalet, dhe kjo i jep atij nje marsh me shume ne piste. Kapacitete keto te konsatuara para gares se Qatarit.

    “Valentino zoteron nje shikim mjaft special dhe kjo njihet si nje fenomen me emrin inteligjence vizive. Ne e kemi monituruar ne cdo gare dhe tani jemi te bindur mbi kapacitetet e 'doktorit'”, tha mjeku i skuadres japoneze.

  8. #1977
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Lamtumira e Raikkonen: Dua ta mbyll me fitore



    Gara e Abu Dabi kete fundjave do te jete e fundit per Kimi Raikkonen me skuadren e Ferrarit. Finlandezi, i cili do te zevendesohet nga Fernando Alonso ne vitin 2010, eshte nder te paktet pilote qe e kane pranuar me qetesi divorcin me skuadren italiane dhe tani kerkon qe te mbylle me fitore aventuren e tij te kokekuqja.
    "Mendoj rezultatet e arritura keto dy 3 vjet me Ferrarin dhe ndjehem gjithnje e me shume krenar-eshte shprehur Raikkonen,-Do kujtoj ne menyre te vecante titullin e fituar per pilote ne vitin 2007 dhe ate per konstruktore ne vitin 2008. Kete sezon makina nuk ishte shume kompetitive, megjithae arritem te fitojme te pakten nje gare. Shpresojme qe te mbyllim kete sezon me rezultat pozitiv ne menyre qe te sigurojme vendin e trete”

    Duke qendruar te gara e fundit e ketij boterori, Raikkonen theksoi se eshte e veshtire te behen parashikime per fituesin e mundshem. Ajo qe e ben shume enigmatike kete piste eshte se te gjithe pilotet garojne per here te pare ketu.

    ‘Nuk mund te them asgje per fituesin e Abu Dabi-vijoi me tej Raikkonen-kjo sepse pista e Jas Marines eshte e panjohur per te gjithe ne. Megjithate nga ajo qe kam pare mund te them se kjo piste eshte shume interesante dhe impenjative njekohesisht”.

  9. #1978
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Alberto Aquilani debuton sonte tek Liverpooli...

    Alberto Aquilani me siguri se do tė bėjė debutimin e tij aq shumė tė pritur me Liverpoolin nė takimin e sotėm tė Kupės Carling kundėr Arsenalit.

    Ish-mesfushori i Romės deri tash nuk ka qenė nė gjendje tė bėjė paraqitjen e tij tė parė me tė kuqtė qė nga arritja e tij gjatė verės, kjo pėr shkak tė lėndimit nė gju, por ai pėrfundimisht ėshtė i gatshėm tė jetė pjesė e formacionit tė Rafael Benitez.

    “Ne mund tė shohim nė seancat stėrvitore se ai ka kualitete, inteligjencė loje dhe lėvizje tė mira. Ai ėshtė njė lloj tjetėr i lojtarit pėr ne. Ne flasim pėr ta shfrytėzuar Steven Gerrard mė thellė ndonjėherė, por te Aquilani ne kemi njė lojtar i cili mund tė luajė dhe tė pasojė mirė”, ka thėnė Benitez.

    “Alberto ėshtė duke e pėrmirėsuar formėn e tij, andaj ai ėshtė nė ekip. Ai ende nuk ėshtė i gatshėm tė jetė fillestar, por ai do tė jetė atje dhe ndoshta mund tė fitojė disa minuta”, ka shtuar spanjolli.

  10. #1979
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milani e ofron Klaas-Jan Huntelaar pėr Pavlyuchenko

    Milani ėshtė i gatshėm ta shesė sulmuesin holandez Klaas-Jan Huntelaar qė nė muajin janar, me mediat italiane qė shkruajnė se ai mund tė kalojė nė Tottenham.

    Sipas Corriere dello Sport, zėvendėspresidenti i Milanit, Adriano Galliani, dėshiron ta sjellė nė San Siro sulmuesin e Tottenhamit, Roman Pavlyuchenko, gjatė afatit kalimtar dimėror.

    Menaxheri i ekipit anglez, Harry Redknapp, ka thėnė se ai ėshtė i gatshėm ta humbasė rusin, por vetėm pėr njė ēmim tė duhur.

    Redknapp do tė mundohet ta pėrfshijė nė marrėveshje Huntelaar, pėr tė cilin ishte i interesuar edhe gjatė verės, kur ai ishte pjesė e Real Madridit.

  11. #1980
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Olympiakos nė shėnjestrėn e bombave, sulm nė klubin grek

    Selia e skuadrės sė futbollit grek, Olympiakos ėshtė sulmuar nga nėj bombė e cila nuk dihet se nga kush ėshtė vėnė

    Njė bombė ka shpėrthyer nė orėt e para nė Athinė, para selisė sė klubit tė futbollit Olympiacos, duke shkaktuar mjaft dėme, por pa lėnduar asnjė njeri.

    Shpėrthimi ndodhi nė lagjen e Athinės nė Pangrati. Janė shkatėrruar disa automjete tė cilat ishin parkuar nė selinė e klubit tė futbollit. Atentati dyshohet se ka lidhje me betejėn qė vazhdon prej kohėsh nė Greqi, mes forcave anarkiste dhe policisė.

    Para atentatit, guerrilasit kishin kryer njė sulm tjetėr kundėr policisė greke duke plagosur 6 agjentė, dy nga tė cilėt shumė rėndė, si dhe njė kalimtar. Ministri i Brendshėm, Michalis Chrisochoidis pranoi: Jemi nė luftė, do tė luftojmė.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •