Afron ora e Milan-Inter, speciale mbi derbin e “Madonnina”
Ndeshja nė javėn e 24-t tė Serie A do tė dhurojė edhe derbin e 269-tė mes dy skuadrave tė qytetit tė Milanos.
Sfida mes dy skuadrave mė nė formė tė kampionatit italian ka bėrė tė ėndėrrojnė dhe vuajnė ēdo tifoz tė Milanit dhe Interit. Por ne kemi stiluar 5 ndeshjet derbi qė kanė dhuruar mė shumė emocione nė 10 vjetėt e fundit nė Serie A. Bilanci i dy skuadrave duke pėrjashtuar kupat e ndryshme sheh nė avantazh Milanin me 105 fitore, kundėr 91 fitoreve tė Interit.
I PARI - Milan–Inter 3–2 (21 Shkurt 2004)
Ėshtė Milani i titullit por qė ėshtė vėnė nė rrezik nga ndeshja me Interin i cili ka mundėsinė tė pengojė kushėrinjtė. Pjesa e parė u mbyll 0-2 pėr zikaltėrit me golat e Stankovic dhe Zanetti por pjesa e dytė solli tronditjen. Tomasson dhe Kaką vendosin barazpeshėn me disa aksione prej manuali. Dhe ndėrsa ndeshja i afrohej fundit, njė goditje e Seedorf nė minutėn e 86, mund Toldo.
I DYTI - Inter-Milan 3-2 (11 Dhjetor 2005)
Vitin pasardhės ishte Interi qė u imponua nė minutat e fundit me njė goditje me kokė tė Adrianos. Ndeshja ishte nė 2-2 mbas golave tė Adriano e Shevchenko nė pjesėn e parė si dhe Martins e Stam nė tė dytėn. Perandori mbylli ndeshjen nė minutėn e 93.
I TRETI - Inter-Milan 0–6 (11 Maj 2001)
Deliri kaloi kufijtė pėr tifozėt e Milanit pas kėtij rezultati. Ishte Gianni Comandini qė goditi dy herė prapavijėn interiste dhe mė pas dy gola tė Shevės shtuan dhimbjen e zikaltėrve. Mė pas shėnuan edhe Giunti dhe Serginho.
I KATĖRTI - Milan-Inter 3-4 (28 Tetor 2006)
Derbi po i afrohej fundit me njė avantazh tė Interit pasi skuadra e Mancini udhėhiqte 1-4 falė golave tė Ibrahimovic, Stankovic, Crespo dhe Materazzi. Tifozėt e Milanit ishin tė dorėzuar me golin e Seedorf por mė pas Gilardino dhe Kaką rihapėn ndeshjen. Aty u mbyll gjithēka mė pas.
I PESTI - Milan–Inter 2–2 (7 Janar 2001)
Ėshtė mbyllur barazim por spektakli nė fushė nuk ka munguar. Interi kaloi nė avantazh me turkun Hakan Sukur ndėrsa barazimi 1-1 erdhi nga Boban. Sėrish Interi nė avantazh me Di Biagio por pak minuta nga fundi ishte Bierhoff qė vendosi barazpeshėn.
Derbi me mė shumė gola nė histori ėshtė ai nė 6 Nėntor tė 1949, Inter-Milan 6-5. Shėnuesit e kėsaj ndeshjeje ishin: 1' dhe 7' Candiani, 14' Nordahl, 19' Liedholm, 59' Annovazzi (Milan); - 10' Nyers, 39' Amadei, 40' Nyers, 50' Amadei, 58' Lorenzi, 64' Amadei (Inter).
I pėrjetshmi Ryan Giggs rinovon me Manchester United
Mesfushori uellsian i kampionėve tė Anglisė ka larguar zėrat pėr njė tėrheqje tė mundshme tė tij, nga futbolli i luajtur duke hedhur tė zezėn mbi tė bardhė .
Legjenda e Manchester United, uellsiani Ryan Giggs, ka vendosur tė zgjatė karrierėn e tij si futbollist dhe dėshiron tė luajė sė paku edhe njė sezon me Djajtė e Kuq. Ai ka firmusur rinovimin e kontratės me kampionėt e botės dhe Anglisė dhe ka arritur akordin qė e mban deri nė Qershor tė 2010 me United.
Ryan Giggs mban rekordin absolut me prezencėn te Manchester United. Uellsiani ka veshur 787 herė kėtė fanelė qė prej debutimit nė 1991. Nuk do tė dal nė pension kaq shpejt. Po ju them qė nuk ka asgjė tė vėrtetė nė shkrimet qė flasin pėr njė largim tė shpejtė nga futbolli tha Giggs qė po tregohet edhe kėtė sezon vendimtar me golat e tij.
Jam duke e shijuar futbollin mė mirė se kurrė mė parė. Po luaj nė njė skuadėr me lojtarė tė talentuar dhe me shpirt. Qėllimi im ėshtė qė tė vazhdoj tė luaj pėr United tha mesfushori qė ka kaluar moshėn 35 vjeē. Ai shėnoi golin e fitores pėr United nė ndeshjen e fundit me West Ham.
Ferguson: Liga e Kampionėve mė e rėndėsishme se Premier
Trajneri i Djajve tė Kuq ka vendosur objektivat, nė prag tė ndeshjes vendimtare ndaj kampiones sė Italisė, Interit.
Trajneri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson, thotė se mbrojtja e trofeut tė Ligės sė Kampionėve ėshtė mė e rėndėsishme pėr tė, sesa triumfi i radhės nė Premier League.
Djajtė e Kuq janė duke luftuar pėr katėr trofe: Ligėn e Kampionėve, Ligėn Premier, Carling Cup dhe FA Cup, ndėrsa nėse edhe kėtė vit e fitojnė trofeun e Ligės sė Kampionėve, ata do tė jenė skuadra e parė, e cila e ka fituar dy vjet rresht kėtė trofe (qė nga formati i ri).
Po ashtu nėse arrijnė tė shpallen kampionė nė Ligėn Premier, atėherė ata do tė barazohen me Liverpoolin duke fituar 18 tituj.
Nėse flasim pėr prioritet, atėherė duhet tė them Liga e Kampionėve. Mendoj se e kemi mundėsinė tė barazohemi me 18 tituj me Liverpoolin. Megjithatė nėse shikoni suksesin tonė nė Evropė, atėherė mendoj se duhet tė jetė mė i mirė.
Askush nuk ka arritur ta mbrojė titullin e Ligės sė Kampionėve qė nga formati i ri, prandaj mendoj se kjo ėshtė sfida kryesore pėr ne, ka thėnė Ferguson.
Pasardhėsi i Ancelotti, Milan kėrkon trajnerin Donadoni
Nėse Carlo largohet nė drejtim tė Chelsea nė fund tė sezonit, atėherė pėrveē kandidaturės sė Leonardos, ėshtė edhe ajo e njė ishi tjetėr, Roberto Donadoni.
Sundimit tė Carlo Ancelottit mund ti vijė fundi te Milani nėse ai dėshton edhe kėtė sezon ta fitojė titullin, ndėrsa njoftohet se njėri nga zėvendėsuesit potencialė tė tij, ėshtė ish-trajneri i pėrfaqėsueses sė Italisė, Roberto Donadoni.
Kuqezinjtė aktualisht mbajnė pozitėn e tretė nė Serie A me tetė pikė diferencė nga lideri Inter, derisa Derby della Madonnina qė zhvillohet tė dielėn ndėrmjet dy skuadrave rivale mund tė jetė vendimtari pėr Milanin, i cili ka nevojė vetėm pėr fitore.
Ndėrkohė, Ancelotti ėshtė nė planet e Chelsea, tė cilėt pas shkarkimit tė Luiz Felipe Scolarit kanė angazhuar pėrkohėsisht Guus Hiddinkun, ndėrsa mediat italiane dhe ato britanike spekulojnė se ish-trajneri i Juventusit ėshtė kandidati kryesor pėr ta marrė drejtimin Chelseat nė qershor.
Milani tashmė ka pėrpiluar listėn me emrat e trajnerėve, tė cilėt mund ta zėvendėsojnė Ancelottin, ndėrsa listės i prin Roberto Donadoni.
Trajnerėt e gjysmės sė Europės, me valixhe nė dorė
Shumė nga emrat e njohur nė klubet europiane nuk e kanė vendin e sigurt nė ekipet e tyre pasi mungojnė rezultatet pozitive.
Efekti domino. Ky mund tė jetė nė muajin Qershor nė pankinat e shumė nga klubet BIG nė Europė. Nėse trajnerė tė tillė si Sir Alex Ferguson tek Manchester apo edhe tekniku Pep Guardiola te Barcelona, mund tė bėjnė njė gjumė tė qetė, nuk mund tė thuhet e njėjta gjė pėr teknikėt e tjerė nė kontinentin e vjetėr.
Po e nisim me Rafa Benitez qė ende ka probleme me kontratėn e tij te Liverpool. Tratativa pėr rinovimin ka nisur prej kohėsh por nuk ėshtė mbyllur pėr disa mosmarrėveshje me pronarėt.
Nėse ai largohet e presin pankinat e Juventus dhe Real Madrid. Klubi galaktik nuk do ti besojė projektin e ri trajnerit Juande Ramos dhe mund tė bėjė tė pamundurėn pėr Benitez.
Kapitulli Chelsea. Kėtu pankina ėshtė e lirė dhe klubi i Roman Abramovich ka nisur gjetjen e njė trajneri me nivel. Duke e quajtur tė mbaruar largimin nė Qershor, tė Guus Hiddink, emrat mė tė pėrfolur janė Roberto Mancini, Frank Rijkaard dhe Ancelotti.
Situatė e paqartė edhe tek Arsenal dhe Manchester City. Wenger pas 13 vjetėsh mund tė largohet ndėrsa Mark Hughes nuk e bind ende sheikun Mansour. Tek Milan ėshtė shfaqur hija e Donadonit por edhe tė ishėve tė tjerė si Rijkaard, Van Basten dhe Leonardo.
Rosetti do drejtojė Inter-Milan, nė dyshim edhe Maicon
Ėshtė zbuluar edhe emri i xhaketės sė zezė qė do drejtojė derbin e Madonnina. Ndėrkohė Maicon mund tė mungojė pėr dėmtim.
Frikė pėr Interin pak orė nga ndeshja e sė dielės ndaj Milanit. Derbi i Madonnina mund tė zhvillohet pa brazilianin Maicon qė ka lėnė stėrvitjen nė qendrėn e Appiano Gentile pėr njė problem fizik dhe mund tė mos luajė nė San Siro.
Ndėrkohė ndeshja e shumėpritur do tė drejtohet nga Roberto Rosetti dhe dhe asistentėt nga Torino, Calcagno e Ayroldi.
Opinionistėt e njohur tė cilėt janė tė paduruar pėr tė parė ndeshjen kanė nisur tė japin parashikimet dhe njė prej tyre ėshtė Giovanni Trapattoni.
Derbi pėr Milanin dhe titulli pėr Interin. Ky ėshtė vendimi qė jep Trapp, pėr ndeshjen mes dy kushėrinjve milanezė. Sipas tij Inter ėshtė skuadra mė e fortė dhe do tė marrė kampionatin por nė derbi fiton Milan. Njė mendim ka dhėnė Trapp edhe pėr Champions ku sipas tij kush do kalojė mes Inter dhe Manchester United do fitojė trofeun.
Scolari sulmon Chelsea: Nuk ka kampionė qė bėjnė diferencėn
U shkarkua para pak ditėsh dhe nuk ka munguar pėr tė akuzuar ish lojtarėt qė e tradhtuan. Sipas tij gjendja tek blutė mbetet e keqe.
Njė skuadėr pa kampionė, ku askush nuk di tė bėjė diferencėn. E pamundur tė luashmė skemėn 4-4-2….. plot me burokratė”. Kėto janė fjalėt e ish-trajnerit tė Ēelsit Luis Felipe Skolari, qė kritikon hapur disa lojtarė, nė veēanti Didie Drogbanė dhe Florent Maludanė, qė “kur luante te Lioni bėnte diferencėn.”
Para se tė shkarkohej, Skolari i kishte kritikuar lojtarėt e tij nė njė intervistė tė dhėnė pėr “France Footboll”, duke shprehur vėshtirėsitė qė kishte hasur nė “Stemford Bridge”. “Nuk kemi lojtarė tė aftė pėr ta bėrė vetė diferencėn. Nė tė kaluarėn kėtu kishte lojtarė si Roben, por tani nuk ėshtė mė kėshtu. Robinjo do tė kishte qenė ai lloj futbollisti pėr tė cilin ka nevojė Ēelsi, pasi ėshtė nga ata qė merr pėrsipėr edhe rreziqet. Pėrkundrazi, Ēelsi ėshtė mbushur me burokratė.”
Skolari gjithashtu ėshtė shprehur mė parė se nuk ka pasur kohėn e mjaftueshme pėr t’u mėsuar futbollistėve futbollin dhe pėr tė ndėrtuar marrėdhėniet e duhura edhe jashtė fushės sė blertė. “Nuk i kam futbollistėt pėr tė luajtur me skemėn 4-4-2. Ėshtė shumė e vėshtirė qė Anelka dhe Drogba tė luajnė bashkė. Drogba, pasi dėmtimeve qė ka pėsuar, ka humbur edhe besimin nė vetvete.” Ndėrsa pėr Maludanė tekniku portugez shprehet: “Ėshtė vetėm njė kujtim i zbehtė i tė kaluarės, qė bėnte diferencėn kur luante me Lionin.”
Perez me listė shpenzimesh: Ancelotti, Kaką e C. Ronaldo
Nė 29 Mars do tė vendoset edhe data pėr zgjedhjet presidenciale. Perez ėshtė nė Pole Position dhe tifozėt e presin si Mesia. Priten 3 goditje tė mėdha.
Ai do tė vazhdojė qė tė mbetet nė heshtje por rikthimi i tij i pritshėm mund tė sjellė mjaft ndryshime.
Florentino Perez ėshtė presidenti i Real Madrid qė tė gjithė e duan nė krye tė klubit, e presin dhe e adhurojnė. Ardhja e tij tek galaktikėt pritet si Mesia pėr tė rikthyer lavdinė tek klubi mbretėror i njollosur me skandale dhe fatura tė mėdha borxhesh.
Dhe pavarėsisht heshtjes, Florentino Perez po pėrgatit projektin e tij tė madh me 3 supergoditje: Cristiano Ronaldo, Carlo Ancelotti, dhe Kaką. Topi i Artė ėshtė sėrish praėn kalimit tek Reali ndėrsa trajneri i Milanit udhėheq njė miniklasifikim tė presidentit tė ardhshėm duke lėnė pas Wenger, Benitez e Mourinho.
Pėr brazilianin Kaką mund tė jetė njė paramarrėveshje qė ndoshta mund tė vlejė pėr Milanin mė shumė se milionat e Manchester City, por pėr kėtė do tė pritet 29 Marsi.
Sacchi: Me Mourinho, njė Inter shumė mė i fortė nė derbi
Nė zemėr ėshtė milanist por pranon fortėsinė e rivalėve. Arrigo Sacchi ka thėnė se forca e Interit qėndron tek trajneri Mourinho.
Ish-trajneri i Milanit, i madhi Arrigo Saki, ėshtė i mendimit se Hoze Mourinjo ka bėrė qė Interi tė jetė shumė mė i fortė. Mourinjo, sikurse paraardhėsi i tij Manēini, vazhdon tė mbizotėrojė nė Serinė A, mirėpo qėllimi i itj ėshtė tė arrijė majat edhe nė Ligėn e Kampionėve, aty ku Manēini nuk mundi tė shprehte asgjė.
“Si shumė tė tjerė, mendoj qė Mourinjo ėshtė njė trajner i madh. Jam shumė i bindur qė ai do tė arrijė shumė mė tepėr se ēka bėrė deri tani. Nė kėtė periudhė Mourinjo ka e pėrmirėsuar skuadrėn, qė tashmė nuk mund tė varet nga individė tė veēantė. Ai e ka kuptuar qė pėr tė triumfuar nė Europė nuk mjaftojnė individėt, por fryma e grupit”, - ėshtė shprehur Saki.
Interi ėshtė nė krye tė renditjes me shtatė pikė mė shumė se vendi i dytė Juventusi dhe tetė mė shumė se Milani. Pas dy javėsh Mourinjo do tė pėrballet me Fergusonin nė Ligėn e Kampionėve, ku do tė kėrkojė tė shkojė mė larg se Roberto Manēini, qė nuk arriti kurrė deri nė gjysmėfinale tė kėtij kompeticioni.