Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 200 of 232 FirstFirst ... 100150175190195198199200201202205210225 ... LastLast
Results 1,991 to 2,000 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #1991
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milani dėshton tė fitojė

    Alexandre Pato dhe Walter Gargano Edhe pse pati avantazh tė dyfishtė deri nė fund tė ndeshjes, Milani ka dėshtuar tė shėnojė fitojė si mysafir i Napolit.
    Rossonerėt shėnuan dy gola tė shpejtė nė gjashtė minutat e para tė ndeshjes, me anė tė Pippo Inzaghit (3’) dhe Alexandre Patos (6’) dhe kjo epėrsi e mysafirėve vazhdoi deri nė minutėn e fundit tė kohės sė rregullt. Nė minutėn e 90-tė, Luca Cigarini ngushtoi epėrsinė, ndėrsa nė minutat shtesė (90’+3) Germėn Gustavo Denis barazoi rezultatin nė 2-2. Me kėtė pikė Milani ėshtė ngritur nė pozitėn e pestė me pikė tė barabarta me Genoan qė mposhti Fiorentinan me rezultat prej 2-1, ndėrsa nė vendin e katėrt pozicionohet Parma qė e mposhti Barin me rezultat prej 2-0.

  2. Advertise Here
  3. #1992
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Pellegrini: Nuk do tė largohem

    Trajneri i Real Madridit, Manuel Pellegrini, nuk do tė mendojė dorėheqjen pas dėshtimin nė Kupėn e Mbretit.
    Reali u mposht me rezultat 4-0 nga Alcorcon nė garėn e Kupės, rezultat qė ishte tronditės pėr Pellegrinin, por ky i fundit nuk ka ndėrmend tė heqė dorė nga detyra e tij.“Ėshtė turp. Nuk mund tė gjej shpjegim. Ne duhet tė ecim pėrpara dhe tė marrim ēdo pėrgjegjėsi. Kurrė nuk prisja qė kjo tė ndodhė”, ka thėnė kiliani.“Nuk do tė heq dorė pėr kėtė arsye. Edhe pse nuk ka shpjegim, duhet tė ketė njė zgjidhje pasi ekipi duket mirė. Por ka shumė gjėra tė cilat duhet tė ngjallen...”, ka shtuar Pellegrini.

  4. #1993
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Spaleti zgjedh Zenitin, gati kontrata prej 4 mln ne sezon

    Zyrtarizimi, me shume mundesi, do te behet ne perfundim te kampionatit rus, pas kater javesh, por tekniku italian ka filluar qe tani te bashkepunoje me klubin e ri per merkaton

    Luēiano Spaleti ka vendosur te provoje eksperiencen ruse, duke sfumuar pisten e Milanit apo Spanjes. Sipas mediave italiane, ish-tekniku i Romes ka arritur nje marreveshje me Zenitin e Shen Peterburgut, ku do te perfitoje nje shume prej 8 milione eurosh ne nje kontrate dy vjeēare, me opsion edhe per vitin 2012.

    Zyrtarizimi, me shume mundesi, do te behet ne perfundim te kampionatit rus, pas kater javesh. Luēiano Spaleti ka filluar qe tani te bashkepunoje me klubin e ri per merkaton e ardhshme te janarit dhe ne fokus jane dy lojtaret e Romes, Pizaro dhe Perrota, te cileve u perfundon kontrata me klubin nga kryeqyteti italian. Edhe trajneri Ranieri, aktualisht te Roma eshte duke besuar fort te keta lojtare, por kushedi nese thirrja e atij qe i beri te famshem ne futbollin e rendesishem, mund te jete edhe me e forte per mesfushorin kilian dhe per ate italian...

  5. #1994
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ronaldinho kthehet “zjarr”, por ne raport me Leonardon

    Tekniku si zakonisht ka dashur te minimizoje faktin qe pas zevendesimit braziliani s'e pershendeti : “Nervozizmi i Dinjos? Eshte normale qe te mos e pelqeje daljen nga fusha..."

    Nuk ka mjaftuar ndeshja ndaj Real Madrid per te konfirmuar se Ronaldinho eshte rikthyer ne nivelet me te larta.

    U desh qe kuqezinjte te perballen me Napolin per te pare serish nje lojtar ne nivel te dobet. I pavlere ne tapetin e blerte dhe nervoz jashte fushe, Ronaldinho fut ne telashe trajnerin Leonardo, i cili arriti te marre vetem nje barazim ne transferten e “San Paolo”-s.

    Ronaldinho ka kundershtuar ashper zevendesimin, duke refuzuar ta pershendese trajnerin. Qe gjate pjeses se pare telekamerat kapen disa momente debati mes trajnerit dhe lojtarit qe nuk respektonte keshillat dhe humbi shume topa ne mesfushe. Ky eshte nje lajm i keq per te gjithe tifozet e Milanit, te cilet menduan se skuadra arriti ta fitonte grinten dhe fantazine ne sulm me rikthimin ne forme te ish sulmuesit te Barcelones. Gjithsesi, Leonardo si zakonisht ka dashur te minimizoje episodin e ndodhur: “Nervozizmi i Dinjos? Eshte normale qe te mos e pelqeje zevendesimin, por mes nesh nuk ka asnje problem..”.

  6. #1995
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Juventus: Gigi Buffon, ndeshja nje "Shperthim Nuklear"

    "Nje shperthim nuklear", keto jane fjalet qe Gigi Buffon perdor per te pershkruar ndeshjen me Sampdorian

    "Nje shperthim nuklear", keto jane fjalet qe Gigi Buffon perdor per te pershkruar ndeshjen me Sampdorian e cila mbaroi me rezultanin 5 - 1. Ky eshte kualiteti qe ne kemi dhe kete e dinim ka thene ai per mikrofonin e Sky. Donim te fitonim dhe te bindeshim.

    Me skuadrat e medhaja e kemi treguar gjithemon qe jemi ne forme por jane edhe ndeshjet e tjera qe bejne ndryshimin. Duhet te perpiqemi te mos humbasim me pike te vlefeshme te cilat do te na ndihmojne te arijme ne perfundime te rendesisheme.

  7. #1996
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Hamilton, “peruron” pisten e Abu Dabit



    Lewis Hamilton eshte ai qe vendos diktatin ne provat e lira te dites se sotme ne pisten e Abu Dabit ku do zhvillohet gara e fundit e boterorit.
    Me kohen 1:43:393, britaniku me McLaren la pas gjithe kundershtaret, perfshire ketu edhe kampionin e ri te botes, Jenson Button, i cili zuri vendin e dyte para Red Bull-it, Sebastian Vettel.

    I katerti Rubens Barrichello, ndersa Ferrari ka treguar se ky sezon nuk ka qene aspak nje sukses per kokekuqen. Kimi Raikkonen regjistroi kohen e 15-te dhe Giancarlo Fisichella i 18-ti.

  8. #1997
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Massimo Moratti, "Nje Inter i cmendur ne fushe"....

    Ishte me te vertet nje inter i "Cmendur" mbreme ka thene presidenti zi - kalter Massimo Moratti.

    Ishte me te vertet nje inter i "Cmendur" mbreme ka thene presidenti zi - kalter Massimo Moratti. Jam argetuar shume ka then ai ne fund te ndeshjesh e cila perfundoi me rezultatin 5 - 3 ne favor te interit. Ne pjesen e pare kishim mundesi te shenonim 10 gola tha Moratti per mikrofonin e Inter Channel.

    Ishin 45 minuta shume te bukura me aksione spektakolare. Por nuk mjaftuan 45 minutat e para per ta mbyllur ndeshjen pasi Palermo luajti shume mire ne pjesen e dyte dhe ariti te shenoi 3 gola per 20 minuta te ndihmuar edhe nga terheqja jone. Kjo na beri te rikujtojme qe ne futboll nuk ka siguri.

  9. #1998
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Real Madrid, trajneri Mancini “kėrcėnon” Pellegrinin

    Nderkohe, ne “Santiago Bernabeu” vertiten hijet e ish trajnerit te Interit, Roberto Mancini qe mund te zevendesoje kilianin

    Ndeshjet kunder Getafes ne kampionat dhe Milanit ne Champions League jane shansi i fundit per trajnerin e Real Madrid, Pellegrini.

    Humbja e turpshme 4-0 ne kupen e mbretit ndaj nje skuadre te kategorise se trete dhe bllokimi ne kampionat e Champions kane bere qe tekniku kilian te prese stacionin e fundit te trenit “merengues” dhe nese nuk e arrin as kete, ai do largohet.

    Nderkohe, ne “Santiago Bernabeu” vertiten hijet e ish trajnerit te Interit, Roberto Mancini. “Une tek Real? Eshte folur per shume skuadra ne te shkuaren por le te shohim se cfare do te ndodhe gjate diteve te ardhshme”, thote tekniku italian.

  10. #1999
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milan, Beckham ēėshtje orėsh, ndoshta vjen dhe Adiyiah

    Vendimin per nje marreveshje te mundshme qe ne nentor do ta marre Liga e Futbollit Italian

    David Beckham ka shume mundesi te bashkohet me Milanin ne muajin janar, ndoshta edhe me pare sepse kampionati amerikan perfundon me muajin nentor

    Vendimin per nje marreveshje te mundshme qe ne nentor do ta marre Liga e Futbollit Italian. Prurja e re ne Milanin e Leonardos do te jete sulmuesi i talentuar ganez Adiyiah qe fitoi Kupen e Botes Under 20. Lajmin e konfirmon administratori i deleguar i Milanit, Adriano Galliani.

    “Persa i perket Beckhamit shume shpejt do zyrtarizojme marreveshjen me Galaxy. Presim mberritjen e te gjitha dokumenteve te nevojshme”, thekson Galliani. David Beckham u aktivizua ne radhet e Milanit edhe gjate ketij fillim-viti per disa muaj ku tregoi se eshte ende nje lojtar me vlere per kombetaren e Anglise.

  11. #2000
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Juventus, Ferrara: Me Napolin duhet te fitojme...

    Me Napolin duhet ta tregojme patjeter superioritetin, ka thene tekniku i Juventusit Ciro Ferrara

    Me Napolin duhet ta tregojme patjeter superioritetin, ka thene tekniku i Juventusit Ciro Ferrara nje dite para ndeshjes. Tani jemi gati dhe mund te perballojme ndeshje te nivelit te larte ka shtuar ai.

    Ndoshta nuk do luajme gjithemon mire por shpirt i skuadres duhet te jete gjithemon ky qe kemi treguar si ne sertevitje ashtu edhe ne takimet qe kemi zhvilluar. Nuk eshte e then te bejme gjithemon 5 gola por duhet te mbajme ritmin.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •