Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 201 of 232 FirstFirst ... 101151176191196199200201202203206211226 ... LastLast
Results 2,001 to 2,010 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #2001
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Barcelona interesohet pėr Rafinha

    Kampioni i Spanjės dhe Evropės, Barcelona, raportohet se dėshiron tė angazhojė mbrojtėsin e Schalke 04, Rafinha.
    Sipas Kicker, Barca ka shqetėsime pėr formėn e Daniel Alves dhe e sheh Rafinhan si njė mbulim ideal pėr brazilianin tjetėr.Schalke ėshtė e vetėdijshme pėr rritjen e interesimit tė klubeve pėr Rafinha, i cili po thuajse iu bashkua Milanit verėn e kaluar.Klubi nga Bundesliga do tė kėrkojė 15 milionė pėr mbrojtėsin e djathtė nėse ndonjė ofertė arin nė muajin janar.

  2. Advertise Here
  3. #2002
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    FIFA publikon listėn e kandidatėve pėr Futbollistin e Vitit

    Favoriti kryesor pėr Futbollistin mė tė Mirė tė Vitit 2009, Lionel Messi Institucioni mė i lartė botėror i futbollit, FIFA, ka publikuar listėn e 23 lojtarėve pėr tė cilėt kapitenėt dhe pėrzgjedhėsit e kombėtareve do tė votojnė pėr tė zgjedhur Futbollistin mė tė Mirė tė Vitit 2009.
    Sulmuesi i Barcelonės dhe kombėtares sė Argjentinės, Lionel Messi, ėshtė favoriti kryesor pėr kėtė shpėrblim, si edhe pėr atė tė Topit tė Artė qė jepet nga France Football, e cila zbuloi listėn javė mė parė.Mė 15 dhjetor FIFA do tė publikojė emrat e pesė futbollistėve tė cilėt kanė fituar mė sė shumti vota dhe fituesi i shpėrblimit Futbollisti i Vitit sipas FIFA do tė zbulohet nė njė mbrėmje gala nė Zurich mė 21 dhjetor.Lista e ngushtė e FIFA-s pėr Futbollistin mė tė Mirė tė Vitit 2009: Michael Ballack (Gjermani), Gianluigi Buffon (Itali), Iker Casillas (Spanjė), Cristiano Ronaldo (Portugali), Diego (Brazil), Didier Drogba (Bregu i Fildishtė), Michael Essien (Ganė), Samuel Eto'o (Kamerun), Steven Gerrard (Angli), Thierry Henry (Francė), Zlatan Ibrahimovic (Suedi), Andres Iniesta (Spanjė), Kaka (Brazil), Frank Lampard (Angli), Luis Fabiano (Brazil), Lionel Messi (Argjentinė), Carles Puyol (Spanjė), Franck Ribery (Francė), Wayne Rooney (Angli), John Terry (Angli), Fernando Torres (Spanjė), David Villa (Spanjė), Xavi (Spanjė).

  4. #2003
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Chamakh tėrheq vėmendjen e Juventusit

    Klubi italian Juventus raportohet se ka kthyer vėmendjen kah sulmuesi i Bordeaux, Marouane Chamakh.
    Pėrfaqėsuesi i kombėtares sė Marokut, i cili verėn e kaluar u lidh me njė kalim nė West Ham United dhe Arsenal, do tė mbetet pa kontratė nė fund tė kėtij sezoni.Juventusi raportohet se po ashtu ėshtė i interesuar pėr Chamakh dhe ka kontaktuar me agjentin e tij, Pierre Frelot.“Juventusi ėshtė njė ekip i shkėlqyeshėm. Ideja pėr tė luajtur atje... jam shumė i interesuar”, ka thėnė vetė lojtari rreth interesimit tė klubit italian.

  5. #2004
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Giovionco: Bėra mirė qė qėndrova nė Juventus

    I riu i Juventusit, Sebastian Giovinco, beson se ai ka bėrė mirė qė ka qėndruar te klubi italian dhe ka luftuar pėr vend.
    Giovinco shkėlqen kur i jepet rasti tė luajė, si nė takimin e fundit ndaj Sampdorias, tė cilin Juve e fitoi me rezultat 5-1.“Luaj pėr njė prej ekipeve mė tė mira nė botė dhe kam fatin ta bėj kėtė nė qytetin tim, andaj pse duhej tė largohesha? Jam i vetėdijshėm pėr atė qė kam nė dollapin tim”, ka thėnė Giovinco pėr Tuttosport.

  6. #2005
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Gerrard e Johnson nuk luajnė kundėr Fulhamit

    Edhe pse ėshtė pritur qė kapiteni Steven Gerrard tė luajė nė ndeshjen kundėr Fulhamit, megjithatė Liverpooli nuk do tė mund tė llogarisė nė shėrbimet e tij dhe tė Glen Johnson kėtė vikend.
    Konfirmimin e ka bėrė tė premten trajneri i Tė Kuqve, Rafael Benitez, duke thėnė se dy lojtarėt nuk mund tė aktivizohen si pasojė e lėndimeve. “Gerrard ende ka problem me ijėn, ashtu qė nuk do tė jetė nė gjendje tė luajė kėtė fundjavė... Johnson ka njė lėndim tė vogėl nė pulpėn e kėmbės, prandaj ai do tė mungojė pėr njė javė”, ka thėnė Benitez pėr BBC.

  7. #2006
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Leonardo: Nuk kam asgjė me Ronaldinhon

    Trajneri i Milanit, Leonardo, ka reaguar shpejt ndaj spekulimeve kinse ai dhe Ronaldinho kanė mosmarrėveshje me njėri-tjetrin.
    “Nuk ka asnjė problem me Ronaldinhon. Unė kam njė raport tė veēantė me tė. Tė gjithė kanė pritur performancėn e Ronaldinhos. Tash ai ėshtė kėtu dhe duhet ta bėjė kėtė”. “Dėshiroj qė ai tė japė maksimumin, sepse ai gjithmonė mund tė garantojė njė kontribut tė rėndėsishėm”, u ka thėnė Leonardo gazetarėve.

  8. #2007
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Del Piero optimist pėr kėtė sezon

    Kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ka lėvduar bashkėlojtarėt e tij pėr fitoren prej 5-1 pėrballė Sampdorias, duke kėrkuar nga ata ta bėjnė tė njėjtėn gjė edhe nė ndeshjen e tė shtunės kundėr Napolit.
    Ikona bardhezi ėshtė rikuperuar plotėsisht nga lėndimi, megjithatė ai nuk do tė luajė kėtė fundjavė, por pritet qė ai tė jetė nė bankėn rezervė nė ndeshjen kundėr Maccabi Haifas nė Ligėn e Kampionėve. “Ēfarė fitore! Ndeshja kundėr Samppdorias na bėn tė shikojmė pėrpara me optimizėm tė madh. Skuadra dha maksimumin dhe tregoi rezultat pėrballė njė kundėrshtari tė vėshtirė”, ka thėnė Del Piero pėr faqen zyrtare tė Juves. Njėherit, kapiteni i ka uruar punė tė mbarė presidentit tė ri tė Juventusit, Jean-Claude Blanc, ndėrsa ka falėnderuar presidentin e larguar Giovanni Cobolli Gigli pėr punėn e deritanishme.

  9. #2008
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Thumbs down Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ronaldo: Do tė fitojmė tre trofetė

    Superylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, thotė se ėshtė i bindur se skuadra e tij mund t’i fitojė tre trofetė kėtė sezon, pėrkundėr krizės aktuale tė Mbretėrve.
    “Ajo ndodhi (humbja nga Alcorcon), u mposhtėm. Skuadra ėshtė goditur rėndė nga kjo humbje, por tash atmosfera ka ndryshuar. Kėto gjėra ndodhin. Ne jemi mė tė mirė nga se ē’jemi treguar, por do tė nxjerrim rezultat kundėr Getafes”. “Largimi i trajnerit nuk ėshtė zgjidhje. Nuk ėshtė nevoja tė ndėrrohet asgjė, skuadra do tė dalė nga ky moment, jam i bindur se do ta fitojmė Ligėn, Kupėn (e Mbretit) dhe Ligėn e Kampionėve”, ka thėnė Ronaldo pėr AS.

  10. #2009
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Leonardo: Do tė vijė momenti i Huntelaar

    Trajneri i Milanit, Leonardo, i ka dalė nė mbrojtje sulmuesit tė shumėkritikuar Klaas-Jan Huntelaar, duke thėnė se holandezi do t’i kthehet formės sė tij mė tė mirė.
    “Huntelaar? Ai ėshtė shumė i qetė. Golat janė tė domosdoshėm pėr njė sulmues, ndėrsa ėshtė normale pėr tė pasi qė ai sapo ka ardhur kėtu. Jam i sigurt se do tė vijė momenti i tij”, ka thėnė Leonardo pėr Tuttomercatoweb. Ndėrkohė, trajneri i Rossonerėve ka konfirmuar rikthimin e mesfushorit Gennaro Gattuso, i cili do tė jetė nė fushė kundėr Parmės.

  11. #2010
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    F1, Williams, se shpejti pilotet e 2010-es



    Williams do te beje te ditur javen e ardhshme pilotet e saj te rinj per sezonin 2010. Lajmin e ka bere te ditur nje zedhenes i skuderise angleze.
    Nico Rosberg kishte lajmeruar dje se gara e Abu Dhabi do te ishte e fundit me Williams, pa bere te ditur se kush do te jete destinacioni i tij i ardhshem.

    Sipas njoftimeve jozyrtare, tek Williams mund te mberrije Rubens Barrichello, aktualisht shok skuadre i Jenson Button ne Brawn Gp, dhe gjermani Nico Hulkenberg.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •