Dinamo jep garanci anti-gripi: Ne Kiev do luhet per Champions
Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesi i Dinamos se Kievit, i cili ka bere te ditur se ndeshja do te luhet diten e merkure, siē ishte parashikuar
Pavaresisht epidemise se gripit te derrave qe ka mberthyer Ukrainen, takimi midis Dinamos se Kievit dhe Interit, i vlefshem per javen e katert te fazes se grupeve te UEFA Champions League, do te luhet. Lajmi eshte bere i ditur nga zedhenesi i Dinamos se Kievit, i cili ka bere te ditur se ndeshja do te luhet diten e merkure, siē ishte parashikuar. Nderkohe qe kryebashkiaku i Kievit, Leonid Cernovietski ka propozuar qe kjo ndeshje te luhet pa publik
"Do te jete mire qe te behet nje apel ndaj populates per te beret e mundur qe ne stadium te mos vijne tifoze, ka thene kryetari i bashkise se kryeqytetit ukrainas, ne nje mbledhje te jashtezakonshme te komisionit special per emergjencat shteterore. Sipas tij, tifozet mund ta shohin fare mire ndeshjen ne television, ne menyre qe te kontirbuojne keshtu per te mos renduar me shume situaten shendetesore. Por ja qe deri tani duket se jane shitur 90% te biletave per kete takim, gje qe e bent e veshtire moslejimin e tifozeve ne stadium.
Por nese rreziku i gripit te derrave eshte minimizuar sadopak, per teknikun e Interit, Murinjo problemet me demtimet jane me te medha per kete ndeshje mjaft vendimtare, ku me te gjitha gjasat do te mungojne Tiago Mota, Muntari dhe Shnajder.






