Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 206 of 232 FirstFirst ... 106156181196201204205206207208211216231 ... LastLast
Results 2,051 to 2,060 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #2051
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Barcelona ndalet nga acari rus, 0-0 kundėr Rubin Kazan

    Skuadra kampione e Europės, Barcelona ėshtė ndalur nga Rubin Kazan 0-0 duke vėnė seriozisht nė diskutim kualifikimin

    Pas disfatės sė pamendueshme nė “Camp Nou” tė gjithė menduan se fitorja e Rubin Kazan ishte njė rastėsi nė Champions League, por ndeshja e kthimit nė tokėn ruse vėrtetoi se siberianėt janė njė ekip i fortė.

    Ekipi kampion i Europės dhe Spanjės, Barcelona ėshtė ndalur nga Rubin Kazan nė njė barazim tė bardhė pa gola duke vėnė seriozisht nė diskutim kualifikimin.

    Tashmė skuadra “blaugrana” ka 5 pikė nė grupin F, po aq sa Rubin Kazan dhe tė dyja janė me shanse tė limituara.

    Nė njė tė ftohtė qė arriti deri nė -7 gradė Celcius, lojtarėt e Guardiolės nuk mundėn tė shfaqin lojėn mė tė mirė, dhe aksionet u bllokuan pa shumė vėshtirėsi nga rusėt. Nė disa raste Rubin kazan rrezikoi tė shėnojė dhe nė njė rast pretendoi penallti.

  2. Advertise Here
  3. #2052
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Inter fiton mes drithėrimave, Liverpool frenohet nė fund

    Interi ka marrė njė fitore emocionuese 1-2 ndaj Dinamo Kiev ndėrsa Liverpool u ndal nė fund nga Lyon. Kualifikohen Sevilla dhe Fiorentina

    Interi ka marrė mė nė fund nėj fitore nė Champions League, duke mundur 1-2 nė transfertė Dinamon e kievit. Avantazhi i ukrainasve me Shevchenko ėshtė zhvlerėsuar pikėrisht kur asnjė nuk besonte nė pėrmbysjen e zikaltėrve. Milito barazoi rezultatin ndėrsa ishte vetė argjentinasi qė krijoi edhe golin e dytė nga Sneijder.

    Liverpool shpėrdoroi avantazhin e Ryan babel pėr tė mundur Lyon jashtė fushės. Francezėt barazuan nė fund 1-1 me Lisandro Lopez.

    Sevilla ėshtė kualifikuar pas barazimit me Stuttgart. jesus Navas shėnoi pėr spanjollėt ndėrsa Kuzmanovic barazoi rezultatin. Unirea barazoi 1-1 me Rangers tė cilėt kryesonin deri nė minutėn e 95.

    Fiorentina 5 - 2 Debrecen

    Lyon 1 - 1 Liverpool

    Rubin Kazan 0 - 0 Barcelona

    Dynamo Kyiv 1 - 2 Inter Milan

    Sevilla 1 - 1 Stuttgart

    Unirea 1 - 1 Rangers

    Arsenal 4 - 1 AZ Alkmaar

    Standard 2 - 0 Olympiakos

  4. #2053
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Mourinho kėrkon 70 mijė tifozė nė stadium kundėr Romės

    “Do tė jem i zhgėnjyer nėse nuk do tė ketė 70.000 tifozė nė stadium, ndaj Romės dhe ndaj Rubin Kazanit” tha Mourinho

    Interi dhe Roma takohen tė dielėn nė Giuseppe Meazza pėr tė zhvilluar ndeshjen e javės sė 12-tė nė Serie A, ndėrsa trajneri i zikaltėrve Jose Mourinho ka kėrkuar nga tifozėt qė tė jenė nė numėr sa mė tė madh nė stadium.

    Portugezi ka kėrkuar numėr tė njėjtė tifozėsh edhe nė ndeshjen e fundit tė fazės grupore, tė cilėn Interi do ta zhvillojė kundėr Rubin Kazanit para tifozėve tė saj.

    “Do tė jem i zhgėnjyer nėse nuk do tė ketė 70.000 tifozė nė stadium, nė raundin vendimtar tė Ligės sė Kampionėve kundėr Rubin Kazanit dhe po ashtu edhe kundėr Romės tė dielėn”, ka thėnė Mourinho pėr Sky.

  5. #2054
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Arsenali, gati ta marre nje pronar jo anglez

    Milioneri nga Denveri Stan Kranke duhet te paraqese nje oferte per te blere “topēinjte”, teksa deri tani ka arritur ne kuoten e 29.9 % te aksioneve te klubit

    Arsenali i Londres pritet te behet skuadra e 11-te ne Premier League qe do te blihet nga nje biznesmen jo anglez. Pasi kaloi ne kuoten e 29.6 % te marten, manjati amerikan Sten Kranke ka blere edhe 200 aksione, gjysmat e te cilave jane shitur nga presidenti aktual i klubit peter Peter-Hill Ud.

    Sipas rregullave financiare milioneri nga Denveri duhet te paraqese nje oferte per te blere “topēinjte”, teksa deri tani ka arritur ne kuoten e 29.9 % te aksioneve te klubit. Amerikani eshte aksionisti kryesor i londinezeve dhe menjehere pas tij vjen rusi Alisher Usmanov me 25%.

    Kranke, i cili eshte pronar i skuadres se basketbolliti Denver Nuggets dhe i ekipit te futbollit amerikan Colorado Rapids, te pakten per momentin nuk ka leshuar deklarata ne lidhje me blerjen e ardhshme te tij.

  6. #2055
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Europa League, fitojnė Roma, Ajax e Hertha, barazon Valencia

    Raundi i radhės nė Europa League ka dhuruar ndeshje interesante nė sfidat e pasdites ku kanė spikatur pėrmbysja e Romės dhe ajo e Hertha

    Roma ka mundur 2-1 skuadrėn e Fulhamit duke marrė 3 pikė tė rėndėsishme edhe pse ka vuajtur gjatė 90 minutave. Nė fillim ishin londinezėt qė shėnuan me anė tė penalltisė por mė pas nė pjesėn e dytė golat e Riise dhe Okaka pėrmbysėn balancat.

    Ka fituar jashtė fushės Hertha Berlin qė ka mundur 2-3 Heerenven. Holandezėt kryesonin 2-1 por dy gola tė gjermanėve ishin fatalė duke sjellė humbjen.

    Skuadra holandeze e Ajaxit fitoi lehtėsisht nė fushėn e Dinamos sė Zagrebit kurse Genoa mundi 3-2 Lille.

    Rapidi i Vjenės i Hamdi Salihit pėsoi njė humbje tė hidhur 0-3 nė shtėpi me izraelitėt e Hapel Tel Aviv nė Europa League. Sulmuesi shkodran u aktivizua si zėvendėsues nė minutėn e 79-tė. Nė ndeshjen e parė Rapidi kishte humbur 5-1 nė Izrael.

    Anderlecht 3 - 1 FC Timisoara

    Dinamo Zagreb 0 - 2 Ajax Amsterdam

    Genoa 3 - 2 Lille

    Slavia Prague 2 - 2 Valencia

    Hamburger 0 - 0 Celtic

    Rapid Vienna 0 - 3 Hapoel Tel Aviv

    Heerenveen 2 - 3 Hertha BSC

    Sporting Lisbon 1 - 1 Ventspils

    Roma 2 - 1 Fulham

    Basel 3 - 1 CSKA Sofia

    Dinamo B. 0 - 3 Galatasaray

    Sturm Graz 0 - 1 Panathinaikos

  7. #2056
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Guardiola: Situata nė Champions ėshtė komplikuar

    “E kemi ditur se ky grup do tė jetė shumė i fortė dhe se gjithēka do tė jetė e mundshme, por tani kur kanė mbetur dhe dy ndeshje, situata ėshtė komplikuar” tha Guardiola

    Skuadra kampione e Evropės, Barcelona, nuk ka arritur tė marrė mė shumė se njė pikė nė duel me Rubin Kazanin nė Rusi dhe nė kėtė mėnyrė gjėrat nė grupin F nė Ligėn e Kampionėve janė komplikuar shumė

    "Tashmė nuk jemi nė kombinim tė mirė. E kemi ditur se ky grup do tė jetė shumė i fortė dhe se gjithēka do tė jetė e mundshme, por tash kur kanė mbetur dhe dy xhiro, situata ėshtė komplikuar sė tepėrmi pėr ne. Kjo do tė thotė se nė dy ndeshjet e ardhshme ndaj Interit dhe Dinamos duhet tė fitojmė patjetėr. Vetėm atėherė mund tė jemi tė qetė", ka thėnė Pep Guadiola.

    Ndėrkohė, nė pyetjen e gazetarėve nėse Barēa do tė mund t'i mposhtė kėto dy skuadra, kur njė gjė tė tillė nuk e arriti ndaj Rubin Kazanit, Guardiola ėshtė shprehur: "Natyrisht qė mundet. Kjo skuadėr ka kohė qė ka dėshmuar se mund tė arrijė synimet e saj.

    Ndaj Rubinit ishte vėshtirė, pasi shpesh ata ishin me 10 futbollistė nė mbrojtje. Por, na mungoi edhe fati, pasi kishim shumė raste tė cilat nuk i konkretizuam. Sidoqoftė, futbolli ėshtė i tillė, ndodh qė tė mos fitoni edhe kur jeni shumė mė tė mirė se rivali juaj"

  8. #2057
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milan mbyll me sukses blerjen e talentit ganez Adiyiah

    Perfundojne me sukses bisedimet mes Milanit dhe te riut ganez kampion bote U-20, Adiyiah.

    Sulmuesi 20 vjecar do nenshkruaje nje kontrate 5 vjecare me 500 mije euro ne sezon. Ai u ble nga klubi norvegjez Fredrikstadt ku do arketohen rreth nje milione e gjysme euro.

    Lojtari do jete ne dispozicion te Leonardos duke filluar qe nga muaji janar dhe do zere vendin e fundit si ekstrakomunitar tek Milani.

    Marreveshja mund te kishte deshtuar pasi sulmuesi kerkonte 1 milione euro ne sezon por ne fund iu desh te kenaqej me gjysmen e shifres. Adiyiah shenoi 7 gola ne finalet e Kupes se Botes Under 20 qe u zhvillua ne Egjipt dhe ku Gana u shpall kampione bote.

  9. #2058
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Cristiano, ēdo ditė dėmtimi i kushton Realit 83 mijė Euro

    Cristiano Ronaldo ėshtė i sėmuri qė vlen ar, pasi ēdo ditė mosaktivizimi i kushton Realit mė shumė se 83 mijė Euro

    Mė shumė se 80.000 Euro nė ditė. Kaq ėshtė shuma qė i kushton Realit tė Madridit, dėmtimi misterioz i Cristiano Ronaldos. Sipas llogarive tė sė pėrditshmes spanjolle AS, duke llogaritur 94 milionė Euro tė shpenzuara pėr blerjen e portugezit, dhe kontratėn 9 milionė Euro, ēdo ditė inaktiviteti kushton 83.051 Euro.

    Cristiano Ronaldo nuk luan me Real Madrid oprej dy muajsh, qė nga 30 Shtatori ku pak ditė mė vonė ishte rikthimi i pakujdesshėm me kombėtaren qė rėndoi gjėrat. Me shumė gjasa, Ronaldo nuk do tė rikthehet as kėtė muaj.

    Nėse ai do tė mungojės ashtu siē parashikohet, pėr galaktikėt kostoja do tė kalojė 1.6 milionė Eurot pėr tė mos folur mė pas pėr dėmin teknik. Me Ronaldon nė fushė, skuadra e Pellegrini kishte fituar tė 7 ndeshjet e luajtura.

  10. #2059
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Chelsea i hiqet bllokada e FIFA, tani mund tė blejė lojtarė

    Gjykata sportive e Lozanės ka pezulluar pėrkohėsisht bllokadėn e FIFA, tė vendosur ndaj Chelsea pėr merkato

    Njė lajm i mirė pėr Chelsea dhe trajnerin Carlo Ancelotti, qė mund tė vazhdojė tė ndjekė objektivat e tij tė merkatos, Sergio Aguero dhe Giampaolo Pazzini. Gjykata arbitrare sportive e vendosur nė Lozanė, ka pezulluar pėrkohėsisht bllokadėn e FIFA, tė vendosur ndaj Chelsea pėr merkaton.

    FIFA kishte pezulluar Chelsea deri nė vitin 2011, pėr ēėshtjen polemizuese tė firmės me talentin Gael Kakuta, francezi qė dyshohet se u ble ilegalisht. Kjo manovėr pėr Chelsea, bėhet deri nė vendimin pėrfundimtar.

    Sanksioni i FIFA-s erdhi nė 3 Shtator pas njė ankese tė bėrė nga skuadra franceze e Lens, nė dėm tė Blues dhe talentit Gael Kakuta. Klubi francez akuzoi Chelsea pėr manovra tė gabuara dhe joshje, ndaj lojtarit tė ri.

  11. #2060
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Trajneri Ancelotti: Interi mbetet favorit pėr Serie A

    Strategu i Chelsea, italiani Carlo Ancelotti, thotė se Interi mbetet ekipi favorit pėr tė fituar kampionatin italian kėtė sezon

    “Jam mirė nė Londėr, por kėtu nė Angli ka njė konkurrencė mė tė madhe. Ka njė ambient mė tė mirė, presion mė tė vogėl rreth punės tuaj dhe futbolli shihet si spektakėl. Stadiumet janė shumė tė bukura, komforte. Kam shumė mbresa tė mira nė katėr muajt e parė”, ka thėnė Ancelotti.

    Pasi ka folur pėr ish-klubin e tij Milanin, ku ka lavdėruar sulmuesin Alexandre Pato, Ancelotti ka pėrmendur Interin si favorit pėr tė fituar Serie A.

    “Interi mbetet ekipi qė duhet tė fitohet, pasi ka njė pėrbėrje mė konkurruese. Po ashtu ata kanė njė trajner tė shkėlqyeshėm, i cili nė Chelsea kujtohet me shumė dashuri”, ka shtuar mes tjerash italiani.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •