Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 213 of 232 FirstFirst ... 113163188203208211212213214215218223 ... LastLast
Results 2,121 to 2,130 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #2121
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Rooney: Largimi i Ronaldos mė detyron tė pėrmirėsohem

    Ylli i Manchester United, Wayne Rooney, pranon se largimi i Cristiano Ronaldos e ka detyruar atė tė pėrmirėsojė lojėn e tij.
    Rooney thotė se ai ende ka nevojė ta ngitė nivelin e lojės nė prag tė Kupės Botėrore, pjesėrisht tash qė Ronaldo nuk ėshtė mė nė Old Trafford.“Kam ende shumė pėr t’u pėrmirėsuar dhe shumė pėr tė mėsuar. Mund tė shėnoj mė shumė gola. Kam nevojė tė shėnoj mė shumė, pjesėrisht pasi tash Ronaldo nuk ėshtė mė”, ka thėnė Rooney.

  2. Advertise Here
  3. #2122
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ronaldo nga minuta e parė kundėr Barcės

    Cristiano Ronaldo, Real Madrid - SportiSOT Pas mungesės nė dhjetė ndeshje tė Real Madridit, pritet qė Cristiano Ronaldo tė filloje nga minuta e parė nė ndeshjen kundėr Barcelonės nė Camp Nou.
    Mė 29 nėntor dy gjigantėt spanjollė do tė takohen nė kėshtjellėn e Barcės pėr tė zhvilluar derbin ‘el Clasico’, ndėrsa Marca njofton se superylli portugez do tė jetė nė fushė nga fillimi i ndeshjes. Mjekėt e Ronaldos thonė se trajtimi i nyjės po pėrparon me sukses, ashtu qė anėsori portugez pritet tė luajė qė nė ndeshjen kundėr Cyrihut nė Ligėn e Kampionėve.

  4. #2123
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Greqia nė Botėror

    Pėrfaqėsuesja e Greqisė ka shėnuar fitore si mysafir i Ukrainės pėr tė siguruar vizėn pėr nė Kampionatin Botėror 2010.
    Pas barazimit pa gola nė ndeshjen e parė nė Athinė, helenėt e mposhtėn Ukrainėn nė Donbass Arena nė Donetsk me rezultat minimal pėr tė zėnė njė vend nė Afrikėn e Jugut. Heroi i grekėve kėtė mbrėmje ishte Dimitris Salpingidis, i cili nė minutėn e 31-tė shėnoi golin e vetėm nė ndeshje qė ishte edhe goli kualifikues. Ėshtė kjo hera e parė qė nga viti 1994 qė grekėt janė pjesė e njė Kampionati Botėror.

  5. #2124
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Portugalia eliminon Bosnjėn

    Festa e portugezėve Nė tė dyja ndeshjet e barashit pėr njė vend nė Kampionatin Botėror, Portugalia ka shėnuar fitore minimale pėrballė Bosnje-Hercegovinės, pėr tė siguruar njė vend nė Afrikėn e Jugut.
    Me rezultat prej 1-0, portugezėt fituan nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn nė Estadio da Luz tė Lisbonės, ndėrsa me tė njėjtin rezultat mposhtėn boshnjakėt edhe nė ndeshjen e zhvilluar tė mėrkurėn mbrėma nė Bilino Polje tė Zenices. Golin e vetėm pėr Portugalinė sonte e shėnoi Raul Meireles (56’), i cili shfrytėzoi njė pasim tė Nanit. Pas golit tė pėsuar boshnjakėt duhej tė shėnonin tri herė pėr t’u kualifikuar, ndėrsa deri nė fund tė ndeshjes ata nuk arritėn tė ndryshonin asgjė. Dhe kėshtu, Portugalia do tė jetė nė Kampionatin Botėror 2010.

  6. #2125
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Sllovenia lė Rusinė nė shtėpi

    Festa e sllovenėve pas golit tė Dedic. Pėrfaqėsuesja e Sllovenisė ka siguruar kualifikimin pėr nė Kampionatin Botėror 2010, falė golit tė shėnuar nė terren mysafir nė ndeshjen e parė tė barashit kundėr Rusisė.
    Nė pėrballjen e parė, tė zhvilluar nė Luzhniki Stadium tė Moskės, Rusia fitoi me rezultat prej 2-1, ndėrsa nė ndeshjen kthyese, sllovenėt shėnuan fitore prej 1-0 pėr tė qenė pjesė e skuadrave pjesėmarrėse nė Kampionatin e ardhshėm Botėror. Njeriu qė dėrgoi Slloveninė nė Afrikėn e Jugut ishte Zlatko Dedic, i cili shėnoi golin vendimtar nė minutėn e 44. Duhet pėrmendur se nga minuta e 67-tė, rusėt luajtėn me njė lojtar mė pak nė fushė, pas pėrjashtimit tė Aleksandr Kerzhakov me karton tė kuq. Ndėrsa nė fund tė ndeshjes (90’) edhe Yuri Zhirkov u pėrjashtua nga ndeshja.

  7. #2126
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Franca kualifikohet pas vazhdimeve

    Festa e francezėve pas golit tė Gallas. Franca ka arritur tė sigurojė njė vend nė Kampionatin e ardhshėm Botėror duke barazuar pėrballė Irlandės nė Stade de France tė Parisit me rezultat 1-1.
    Nė ndeshjen e parė, Les Bleus fituan me rezultat minimal si mysafirė tė Irlandės nė Croke Park, dhe dukej se do ta kishin shumė lehtė nė ndeshjen e kthimit pasi luanin si vendas. Mirėpo nuk ndodhi ashtu. Mysafirėt krijuan avantazh nė minutėn e 33-tė me anė tė Robbie Keane dhe e mbajtėn kėtė epėrsi deri nė fund tė kohės sė rregullt, prandaj u deshėn vazhdimet pėr t’u caktuar se kusht do tė shkonte nė Botėror. Nė vazhdime, Franca u tregua mė efikase duke shėnuar me anė tė William Gallas (103’), i cili pranoi njė top nga 'dora' e Thierry Henry pėr ta barazuar rezultatin.
    Ky gol ishte i mjaftueshėm qė Franca tė kualifikohej nė Kampionatin Botėror 2010 qė zhvillohen verėn qė vjen nė Afrikėn e Jugut.

  8. #2127
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Raikkonen tėrhiqet nga Formula 1

    Ish-kampioni i botės nė Formula 1, Kimi Raikkonen, sezonin e ardhshėm nuk do tė jetė pjesė e garės mė prestigjioze automobilistike, pasi qė nuk ka mundur tė gjejė njė skuderi tė pėrshtatshme.
    Agjenti i finlandezit, David Robertson, ka thėnė pėr BBC Sport se klienti i tij ishte munduar tė arrinte njė marrėveshje me McLarenin, mirėpo drejtuesit e kėsaj skuderie nuk ishin pajtuar ta paguanin aq sa kishte kėrkuar 30-vjeēari. Robertson ka thėnė se aktualisht klienti i tij ėshtė duke kėrkuar tė jetė pjesė e Kampionatit Botėror nė ‘rally’, edhe pse ende nuk ėshtė arritur ndonjė marrėveshje. Agjenti i Raikkonen, ka thėnė se piloti megjithatė do tė kthehet nė Formula 1 nė vitin 2011, pėr tė tentuar ta fitojė Kampionatin Botėror.

  9. #2128
    VIP Member OVES12's Avatar
    Join Date
    16-06-2009
    Location
    Shqiponja
    Posts
    2,090
    Uploads
    1,123
    Likes
    228

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Button pilot i McLarenit

    Kampioni i botės nė Formula 1, Jenson Button, nga sezoni i ardhshėm do tė vozisė krahas Lewis Hamiltonit, pasi qė ka nėnshkruar pėr McLarenin.
    Njoftimi pėr kėtė transferimi ėshtė bėrė tė mėrkurėn, me ē’rast McLareni do tė ketė pilotėt mė tė mirė nė dispozicion. “Edhe pse e fitova Kampionatin Botėror me Brawn GP sezonin qė shkoi- dhe nuk do ta harroj kurrė kėtė- isha i vendosur qė ta vendosja veten para sfidave tė freskėta”. “Lewis ėshtė njė pilot i talentuar, i cili ka siguruar respektin e tė gjithė pilotėve tė Formula 1, dhe jam sigurt se ka shumė gjėra qė mund tė mėsojmė nga njėri-tjetri”, ka thėnė Button.

  10. #2129
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Pas eliminimit te Rusise, e ardhmja e Hiddink e dyshimte

    Marrėveshja e Guus Hiddink skadon nė verėn e ardhshme dhe moskualifikimi i ruseve per ne Afriken e Jugut 2010, sigurisht qe pritet tė lėkundė edhe stolin e tij

    Mbetet tė tregojė koha nėse Guus Hiddink do tė vazhdoje te qendroje nė pozitėn e pėrzgjedhėsit tė kombėtares ruse. Perfaqesuesja e drejtuar nga tekniku holandez u llogarit si favorit para ndeshjes sė “play-off”-it pėrballė Sllovenisė, e vlefshme pėr kualifikim nė Botėrorion 2010, por befasisht u eliminua.

    Marrėveshja e Guus Hiddink skadon nė verėn e ardhshme dhe moskualifikimi i ruseve per ne Afriken e Jugut 2010, sigurisht qe pritet tė lėkundė edhe stolin e tij. “Kam marrėveshje deri nė fund tė Kampionatit botėror, nė qershor tė vitit 2010. Pyetja nėse do tė mbetem pėrzgjedhės pėr Kampionatin Evropian 2012, kėrkon kohė per t’u menduar”, ka thėnė Hiddink.

    Hiddink ėshtė pėrzgjedhės i kombėtares ruse nga vitit 2006 dhe arriti ta kualifikojė atė nė Euro 2008, nė grupin e tė cilit ishin Anglia dhe Kroacia, ndėrsa mė pas arriti deri nė gjysmėfinale.

  11. #2130
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ministri irlandez i Drejtesise: Te riluhet sfida me Francen!

    Federata Irlandeze e Futbollit ka derguar nje shkrese ne FIFA, me te cilen kerkon te riluhet ndeshja e shumediskutuar: “Vendimi i gabuar i gjyqtarit per akordimin e golit ishte i dukshem"



    Ministri irlandez i Drejtesise, Dermot Ahern ka kerkuar qe ndeshja e “play-off”-it midis Frances dhe Irlandes te luhet serish, pasi nje gol i ardhur nga nje prekje e dukshme e topit me dore u ka dhene mundesine francezeve te sigurojne kualifikimin per ne Boterorin e vitit 2010. “Per mendimin tim, ndeshja duhet luajtur serish - ka deklaruar ministri -. Ndoshta FIFA nuk do te na e jape kete mundesi, sepse ne jemi nje peshk i vogel ne panoramen e futbollit boteror, por duam t’u bejme presion”, ka shtuar Ahren. “Ky eshte minimumi qe u detyrohemi mijera fansave ne te gjithe vendin. Nese rezultati do te mbetej po ai, lehtesisht mund te dilnim ne perfundimin se fitohet duke mashtruar”.

    Episodi me protagonist Henri qe solli golin vendimtar te eliminimit te Irlandes dhe kualifikimin e Frances solli menjehere ne mendje te famshmen “Dore te Zotit” te Diego Armando Maradonas, i cili shenoi nje gol me grusht ne cerekfinalet mes Anglise dhe Argjentines ne Boterorin e Meksikes ne vitin 1986. Edhe Liam Brady, asistenti i teknikut Italian Xhovani Trapatoni, ka kerkuar perseritjen e ndeshjes. "Jemi te gatshem te kthehemi ne Paris dhe te luajme serish. Nuk besoj se do te ndodhe, por ne jemi te disponueshem te luajme ende ne fushen e tyre, derisa te kete nje sukses te paster”, ka deklaruar Brady.

    Ne kete situate, Federata Irlandeze e Futbollit ka derguar nje shkrese ne FIFA, me te cilen kerkon te riluhet ndeshja e shumediskutuar e se merkures. “Vendimi i dukshem i gabuar i gjyqtarit per te akorduar golin – shkruhet ne letren e Federates se Dublinit – ka demtuar integritetin e sportit. Per kete arsye, ne i kerkojme FIFA-s, qe eshte organi qeverises i sportit boteror, te beje te mundshme perseritjen e ndeshjes”.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •