Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 215 of 232 FirstFirst ... 115165190205210213214215216217220225 ... LastLast
Results 2,141 to 2,150 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #2141
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    David Beckham ka refuzuar ofertat nga Anglia

    Ylli i LA Galaxy, David Beckham, thotė se ai kishte refuzuar ofertat nga klubet angleze, para se tė nėnshkruajė me Milanin ku do tė rikthehet nė muajin janar.

    “Kishte opsione edhe pėr atje. Por gjithmonė kam thėnė kur u largova nga Milani se nėse kisha shans tė rikthehem, do ta bėja kėtė. Nėse ata mė dėshironin do tė rikthehesha. Ky ishte opsioni im numėr 1”.

    “Jam i nderuar qė ata vėrtet mė dėshiruan dhe mezi pres tė rikthehem atje”, ka thėnė Beckham, i cili megjithatė nuk ka pėrmendur emrat e klubeve angleze tė interesuara pėr tė.

  2. Advertise Here
  3. #2142
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milan, Leonardo: Ronaldinho eshte rekuperuar...

    Milani deklaron se Ronaldinho eshte rekuperuar totalisht

    Milani deklaron se Ronaldinho eshte rekuperuar totalisht dhe mendohet se do te jete i pranishem ne sfiden e neserme ne San Siro kunder Cagliarit.

    Kete lajm e ben te ditur vete trajneri i Milanit Lenardo ne nje konference per shtyp nje dite para ndeshjes. Braziliani ishte i semure me grip dhe me temperatur te larte...

  4. #2143
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Liverpool ndalet 2-2 nga Man. City, lamtumirė titull!

    Skuadra e trajnerit Benitez barazoi 2-2 me Manchester City nė “Anfield Road” dhe shkėputet mė shumė nga lufta pėr titull

    Liverpooli nuk ka arritur tė shėnojė fitore as nė takimin e sotėm tė cilin e zhvilloi pėrballė Manchester Cityt nė Anfield, duke marrė vetėm njė pikė pas barazimit 2-2.

    Tė kuqtė ishin ata tė cilėt kaluan tė parėt nė epėrsi me anė tė golit tė shėnuar nga Martin Skrtel katėr minuta pas fillimit tė pjesės sė dytė tė ndeshjes, pas njė harkimi nga gjuajtja e lira tė kapitenit Steven Gerrard.

    Por ‘qytetarėt’ u rikthyen nė lojė, duke shėnuar dy gola brenda dhjetė minutash pėr tė pėrmbysur rezultatin. Sė pari Emmanuel Adebayor barazoi nė minutėn e 69-tė, para se Simon Ireland t’ua sjellė avantazhin mysafirėve shtatė minuta mė pas (76’).

    Por vendasit reaguan shpejt dhe barazuan rezultatin pas vetėm njė minute tjetėr, me anė tė golit tė shėnuar nga Yossi Benayoun. Barazimi ėshtė i dyti kėtė sezon pėr Liverpoolin, qė tani ka 20 pikė nga 13 ndeshje, ndėrsa City gjendet njė pozitė mė lartė me 21 pikė dhe me njė ndeshje mė pak tė zhvilluar.

  5. #2144
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Sunderlandi i Lorik Canės mund Arsenal, fiton Chelsea 4-0

    Skuadra e Sunderlandit ka fituar ndaj Arsenalit me njė gol tė Darren Bent ndėrsa Chelsea ka dhuruar goleadė me Wolverhampton

    Skuadra e Sunderlandit ka vazhduar me formėn e mirė ndaj skuadrave tė kreut tė Ligės Premier duke e mposhtur Arsenalin me rezultat minimal prej 1-0.Pas barazimit kundėr Manchester United dhe pas fitores ndaj Liverpoolit, skuadra ku aktivizohet mesfushori kosovar Lorik Cana, ka viktimizuar edhe Topēinjtė. I vetmi gol nė ndeshje u shėnua pas njė gjuajtje nga kėndi, me ē’rast me njė ‘gjysmė-vole’ Darren Bent mposhti portierin Almunia (71’).

    Chelsea ka vazhduar me fitore edhe nė javėn e 13-tė tė Ligės Premier duke mposhtur Wolverhampton Wanderers me rezultat prej 4-0. Serinė e golave e filloi Florent Malouda nė minutat e para tė ndeshjes (5’), ndėrsa Michael Essien me dy golat e tij (12’ dhe 22’) vendosi rezultatin pėrfundimtar tė pjesės sė parė, 3-0, nė favor tė Bluve.

    Rezultatin pėrfundimtar tė ndeshjes e vendosi Joe Cole (56’) pas njė pasimi tė Kalou. Me kėtė fitore, Chelsea pėrforcohet edhe mė shumė nė krye tė tabelės pasi Manchester United ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen kundėr Evertonit.

    Liverpool 2 - 2 Manchester C.

    Birmingham C. 1 - 0 Fulham

    Burnley 1 - 1 Aston Villa

    Chelsea 4 - 0 Wolverhampton W.

    Hull C. 3 - 3 West Ham U.

    Sunderland 1 - 0 Arsenal

  6. #2145
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Inter likujdon Bologna 3-1, nė pritje tė Barēės nė Champions

    Fitorja 1-3 nė stadiumin “Dall’Ara” duket se ka shėrbyer si praktikė pėr Interin nė prag tė sfidės ndaj Barcelonės nė Champions

    Ėshtė mbyllur pa histori dhe nė favor tė Interit, ndeshja e parė e javės sė 13 nė Serie A. Nė stadiumin "Dall'Ara" Inter rivendos nė +8 distancėn me bardhezinjtė e Juventus falė suksesit 3-1 ndaj Bologna.

    Zikaltėrit tė cilėt pėrveē golave, goditėn njė shtyllė tė dyfishtė dhe tranversėn, kontrolluan ndeshjen duke shėnuar me Milito nė tė 22' si dhe me Balotelli nė tė 41'. Mes golave interistė, nė minutėn e 23' ishte barazimi qė vetėm dha iluzione nga Zalayeta.

    Nė pjesėn e dytė Interi gjeti edhe goline sigurisė me Cambiasso ndėrsa Bologna nuk dukej nė fushė. pėr tė prishur mbrėmjen perfekte tė Interit ka menduar Maicon qė u pėrjashtua se ofendoi arbitrin Ayroldi. Fitorja 1-3 nė stadiumin “Dall’Ara” duket se ka shėrbyer si praktikė pėr Interin nė prag tė sfidės ndaj Barcelonės nė Champions.

  7. #2146
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Manchester United nė vend tė dytė, mundi 3-0 Evertonin

    Pas kėsaj fitoreje, Manchester United kthehet nė vendin e dytė me tri pikė mė shumė se Arsenali

    Kampioni nė fuqi i Premier Ligės , Manchester United, ka shėnuar fitore prej 3-0 kundėr Evertonit nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn nė Old Trafford.

    Mesfushori i talentuar i “Red Devils”, Darren Fletcher i kaloi vendasit nė epėrsi (35’) dhe vendosi rezultatin e pjesės sė parė.

    Nė pjesėn e dytė, Djajtė e Kuq shėnuan edhe dy herė, me anė tė Michael Carrick (67’) dhe Luis Antonio Valencia (76’) pėr tė grumbulluar tri pikė tė reja.

    Pas kėsaj fitoreje, Manchester United kthehet nė vendin e dytė me tri pikė mė shumė se Arsenali qė tė shtunėn u mposht nga Sunderlandi me golin e sulmuesit Darren Bent.

  8. #2147
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Palermo shkarkon Zengėn, nė vend tė tij trajneri Rossi

    Barazimi i sė dielės nė derbin e Siēilisė ka bėrė qė tė shkarkohet trajneri i Palermos, i mirėnjohuri Walter Zenga

    Ka zgjatur vetėm 13 javė, aventura e trajnerit Walter Zenga nė drejtimin e skuadrės sė Serie A, Palermos. Pasi ka bėrė tė ėndėrrojnė tifozėt e ekipit duke folur edhe pėr titullin, ka ardhur shkarkimi zyrtar pėr “Njeriun Merimangė” nga ana e presidentit Zamparini.

    Barazimi i sė dielės nė derbin e Siēilisė ndaj catanias, ishte vendimtar pėr tė ardhmen e teknikut italian, ish portier i njohur i kombėtares. Nė vend tė Zengės ėshtė zgjedhur Delio Rossi, qė mbeti pa punė pas shkarkimit nga Lazio.

    "Palermo ka larguar nga detyra trajnerin e skuadrės sė parė Walter Zenga. Shoqėria falenderon Zenga pėr impenjimin dhe i uron fat nė skuadrat e ardhshme” thuhet nė komunikatėn e skuadrės siēiliane.

  9. #2148
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Trajneri Mancini: Tė drejtoj kombėtaren ruse? Pėrse jo!

    Trajneri italian qė ka mbetur pa punė pas shkarkimit nga Interi, ka pranuar se interesohet pėr kombėtaren e Rusisė

    Shkarkimi nga pankina e Interit, e ka bėrė njė tė papunė luksi, por vetėm pak ditė mė parė, Roberto Mancini ka shkėputur kontratėn me zikaltėrit nga tė cilėt ende paguhej. Motivi: Rikthimi nė stol.

    Tekniku nga Jesi ka pranuar se i pėlqen njė skuadėr e re dhe nėse kjo do tė ishte kombėtarja ruse, do ishte entuziast. “Unė trajner i Rusisė? Nėse njė teknik ka mundėsinė pėr tė diskutuar projekte serioze ėshtė njė gjė pozitive” tha Mancini.

    "Real Madrid, Bayern Munchen apo Manchester City? Kur tė jetė mundėsia do tė flas. Tė drejtoj kombėtaren ruse? Pėrse jo” tha Roberto Mancini pėr emisionin televiziv Controcampo.

  10. #2149
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Marcello Lippi per Cassanon, "Me vjen keqe per te"

    Marcello Lippi flet per ceshtjen Cassano dhe perjashtimit te tij nga Kombetarja.

    Marcello Lippi flet per ceshtjen Cassano dhe perjashtimit te tij nga Kombetarja. Me vjen vertet keq per te ka then Lippi pasi eshte nje djale i mire. Eshte krijuar nje situat e pa besueshme ka them tekniku ne nje intervis per "l'Espresso".

    Shume thone qe jam kokefort dhe arogant. Difekti im eshte se jam shume korekt dhe i ndjek me perpikmeri idet e mia. Dua te them edhe se kur nuk jap shpjegime te me tejshme ndodh pasi mendoj se kane per tu krijuar polemika te pa nevojshme dhe qe nuk i sherbejne kombetares Italiane.

  11. #2150
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Moratti: Inter ndaj Barcelones nuk zbriti fare ne fushe…

    Presidenti i klubit zikalter eshte me teper se i merzitur nga ndeshja e dhuruar prej zikalterve ne “Camp Nou”

    “Jam i zhgenjyer, sepse ndaj Barcelones praktikisht nuk zbritem fare ne fushe, mbetem ne Milano…”. Presidenti i Interit, Massimo Moratti eshte me teper se i merzitur nga ndeshja e dhuruar prej zikalterve ne “Camp Nou”. Kreu i klubit zikalter nuk arrin ta kaperdije deshtimin katalanas dhe figuren e keqe qe beri Interi i tij te marten. “Mund te them se ekip nuk zbriti ne fushe dhe per kete duhet te shqetesohemi.

    E te thuash se te marten, ne kishim nje kontigjent me superior se kundershtari qe ishte pa Messin e Ibran… Ishte nje humbje e vete lojtareve”. Me tej ai shpreh keqardhjen per paraqitjen dhe shton se ishte nje nga ndeshjet me te keqija te Interit. “Shkova ne dhomat e zhveshjes per te diskutuar me lojtaret, por nuk ishte momenti per te ngritur zerin”, tregoi bosi zikalter.

    “Uroj qe gjithcka te kete qene thjesht nje episod negativ. Gjithesesi humbja nuk i erreson fitoret. Nuk kam asnje problem me Mourinhon. Ai ka besimin tim te plote”, ka dashur te sqaroje Moratti, i cili ben thirrje qe skuadra te mendoje per ndeshjet e radhes me Fiorentinen dhe Rubin Kazan. “Te dyja keto ndeshje jane shume te rendesishme. Sidomos me Rubin do jete vendimtare”, perfundoi Moratti.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •