Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 221 of 232 FirstFirst ... 121171196211216219220221222223226231 ... LastLast
Results 2,201 to 2,210 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #2201
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Bundesliga, barazojnė Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg

    Dy skuadrat nga Bundesliga, Bayer Leverkusen dhe Wolfsburg, kanė barazuar nė pėrballjet e tyre respektive, kundėr Hannoverit dhe Freiburgut

    Lideri i tabelės, Leverkusen ka barazuar pa gola si mysafir i Hannoverit, ndėrsa kampioni nė fuqi, Wolfsburg ka barazuar me rezultat 2-2, si nikoqir i Freiburgut.

    Me kėtė barazim, Leverkuseni rrezikon tė barazohet me pikė nė krye tė tabelės me Werder Bremeni, nėse Bremeni shėnon fitore tė dielėn pėrballė Koln. Ky rezultat i shkon mirė edhe Bayern Munichut qė tani ėshtė vetėm tri pikė larg vendit tė parė.

    Dortmund 4 - 0 Nurnberg

    Hamburger 0 - 0 Hoffenheim

    Hannover 0 - 0 Bayer Leverkusen

    Stuttgart 1 - 1 Bochum

    Wolfsburg 2 - 2 Freiburg

  2. Advertise Here
  3. #2202
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    M.United i pandalshėm mund West Ham 4-0, fiton Arsenal

    Kampionėt nė fuqi tė Premier League kanė fituar thellė ndėrsa ka marrė 3 pikė edhe Arsenali. Ndalesė e detyruar pėr Liverpool

    Kampioni i Anglisė nė fuqi, Manchester United, ka shėnuar fitore tė lartė si mysafir i West Ham United, duke e mposhtur nė Upton Park me rezultat 4-0. Nė fund tė pjesės sė parė (45’+1), veterani Paul Scholes ia dha avantazhin skuadrės mysafire me njė gol tė shėnuar me kėmbėn e majtė. Me njė supergol tė Darron Gibson (61’), Djajtė e Kuq dyfishuan epėrsinė. Dhjetė minuta mė pas Luis Antonio Valencia shėnoi golin e tretė, ndėrsa rezultatin pėrfundimtar e vendosi Wayne Rooney njė minutė pas (72’).

    Topēinjtė kanė shėnuar fitore me rezultat 2-0 kundėr Stoke Cityt nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn nė Emirates. Nė minutėn e 21-tė, portieri i Stoke mbrojti penalltinė e Cesc Fabregas, ndėrsa pesė minuta mė pas (26’), Andrey Arshavin krijoi epėrsinė. Aaron Ramsey shėnoi golin e sigurisė pėr vendasit (79’) duke ua humbur shpresat mysafirėve pėr barazim. Pas kėsaj fitoreje, Arsenali ngjitet nė pozitėn e tretė me dy pikė mė shumė se Tottenhami qė tė dielėn zhvillon ndeshjen kundėr Evertonit.

    Tė Kuqtė e Liverpool nuk kanė arritur tė nxjerrin mė shumė se njė pikė nė ndeshjen e zhvilluar tė shtunėn kundėr Blackburnit. Takimi i zhvilluar nė Ewood Park, ndėrmjet Blackburn Rovers dhe Liverpoolit, ka pėrfunduar me rezultat tė barabartė, pa gola. Me kėtė barazim Liverpooli bie njė pozitė mė poshtė (nė vendin e gjashtė), pasi qė Aston Villa e mposhti Hull Cityn me rezultat 3-0.

  4. #2203
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Milan show, Sampdoria “njė hije”, kuqezinjtė fitojnė 3-0

    Nė ndeshjen e parė tė kėsaj jave nė serie A, Milani ka shkatėrruar Sampdorian 3-0 nė njė ndeshje tė dominuar nga vendasit

    Skuadra e Milanit ka shėnuar fitore bindėse pėrballė Sampdorias duke mposhtur nė San Siro me rezultat 3-0.

    Kuqezinjtė arritėn qė brenda 24 minutash tė shėnojnė tre gola dhe kėshtu e fituan ndeshjen qė nė pjesėn e parė. Me tė filluar takimi (2’), Marco Borriello shfrytėzoi njė krosim tė Ronaldinhos pėr tė mposhtur portierin Castellazzi. Nė minutėn e 21-tė, mesfushori holandez Clarence Seedorf dyfishoi rezultatin ndėrsa sėrish asistues ishte Ronaldinho.

    Tre minuta mė pas (24’), Alexandre Pato depėrtoi nė gjashtėmbėdhjetėmetėrsh pėr ta vulosur ndeshjen duke shėnuar golin e tretė tė Milanit.

  5. #2204
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Chelsea "pengohet" sėrish, Tevez i jep fitoren Man. City

    Ndaj ekipit tė City, ka ardhur edhe humbja e tretė e Chelsea, qė tani ndjen Manchester United, vetėm dy pikė larg

    Ndeshja kryesore e javės sė 15-tė nė Ligėn Premier ėshtė zhvilluar tė shtunėn nė stadiumin e qytetit tė Manēesterit, ndėrmjet Manchester Cityt dhe Chelseat.

    ‘Pasanikėt’ kanė arritur t’ua shkaktojnė humbjen e tretė tė sezonit Bluve, tė cilėt i kanė mposhtur me rezultat 2-1. Tė parėt kaluan nė epėrsi mysafirėt, kur sulmuesi i Cityt, Emmanuel Adebayor, gaboi portėn (8’).

    Mirėpo, i njėjti lojtar pėrmirėsoi gabimin e tij nė minutėn e 37-tė duke barazuar rezultatin nė 1-1, dhe me kėtė rezultat skuadrat shkuan nė pushim. Nė pjesėn e dytė, vendasit kaluan nė epėrsi me njė gol tė shėnuar nga Carlos Tevez, i cili e mposhti portierin Cech nga gjuajtja e lirė.

    Ky gol rezultoi tė ishte goli i fitores pėr ‘pasanikėt’, pasi qė mysafirėt nuk arritėn ta barazonin rezultatin as nga penalltia, kur Frank Lampard dėshtoi tė shėnonte nga njėmbėdhjetė metra (83’). Me kėtė fitore, City ngjitet nė pozitėn e gjashtė duke e zhvendosur Liverpoolin nė tė shtatėn, ndėrsa Chelsea tash ėshtė vetėm dy pikė para Manchester Unitedit.

  6. #2205
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Real Madrid dhe Barcelona vazhdojnė me fitore

    Barcelona ka shėnuar fitoren e radhės nė La Liga duke e mposhtur si mysafir Deportivo La Corunan me rezultat 3-1 pak pas fitores sė Realit

    Blaugranėt kaluan tė parėt nė epėrsi me anė tė Lionel Messi (27’), ndėrsa mysafirėt barazuan me anė tė Adrian (39’). Rezultati 1-1 qėndroi deri nė dhjetė minutat e fundit tė kohės sė rregullt, kur Messi shėnoi golin e dytė dhe krijoi sėrish epėrsinė. Ndėrsa fitoren e mysafirėve e vulosi Zlatan Ibrahimovic (88’) pas njė krosimi tė Abidal.

    Real Madridi ka shėnuar fitore me rezultat 4-2 nė takimin e zhvilluar nė Santiago Bernabeu kundėr Almerias. Sergio Ramos kaloi Mbretėrit nė epėrsi pas njė krosimi tė Cristiano Ronaldos (31’), dhe me epėrsi minimale tė vendasve pėrfundoi pjesa e parė. Nė pjesėn e dytė, mysafirėt arritėn ta barazojnė rezultatin me anė tė Sorianos (58’).

    Vetėm katėr minuta pasi shėnuan golin e parė, mysafirėt madje krijuan edhe avantazh, ndėrsa realizues ishte Kalu Uche (62’). Por ky gol vetėm sa i nevrikosi vendasit. Gonzalo Higuain barazoi rezultatin (73’), ndėrsa pas njė penalltie tė humbur nga Cristiano Ronaldo (82’), Karim Benzema ktheu sėrish avantazhin e Los Blancos (83’). Superylli portugez, Cristiano Ronaldo, vendosi rezultatin pėrfundimtar tė ndeshjes nė minutėn 84, mirėpo pas dy kartonėve tė verdhė tė njėpasnjėshėm, ai u pėrjashtua nga ndeshja (89’)

  7. #2206
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Manchester United konfirmon interesimin pėr Edin Dzeko

    Asistenti i Manchester Unitedit, Mike Phelan, ka pranuar se sulmuesi i Wolfsburgut, Edin Dzeko, ėshtė lojtar i cili tėrheq interesin e Djajve tė Kuq

    Sulmuesi boshnjak kėrkohet nga shumė skuadra tė mėdha evropiane pėr shkak tė formės sė mirė qė kaloi sezonin e kaluar nė Bundesliga, ndėrsa sė fundmi ėshtė spekuluar edhe pėr interesimin e United.

    “Jam i sigurt se njė numėr i madh skuadrash e kėrkojnė atė. A jemi ne njėra nga ato? Ne po kėrkojmė talentė gjatė gjithė kohės dhe ne jemi aty nė radhė me tė tjerėt”, ka thėnė Phelan pėr The News of the World.

  8. #2207
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Serie A, arbitri i Juventus-Inter pėrfundon nėn akuzė

    Polemika dhe akuza kanė shoqėruar post-ndeshjen mes Juventusit dhe Interit, ku bardhezinjtė arritėn tė triumfonin 2-1

    Bardhezinjtė rihapėn kampionatin, duke triumfuar ndaj rivalėve tė pėrjetshėm, falė golave tė Kielinit e Marēizios, ndėrkohė qė Samuel Eto barazoi pėrkohėsisht rezultatin. Por, pas kėtij takimi nė shėnjestėr ka pėrfunduar arbitri Sakani dhe dizenjatori Kolina, qė nga episodet e dyshimta e deri tek nxjerrja ndoshta e tepruar me tė kuqe e Hoze Murinjos.

    Gazzetta Dello Sport e vlerėson me notėn 4, Tutosport me 4.5 dhe Corriere dello Sport me 5 gjyqtarin e ndeshjes. Gjithēka nisi me dy penallti tė mosdhėna, njėra pėr ndėrhyrjen e Muntarit ndaj Sisokos dhe tjetra pėr mbajtjen e Kanavaros ndaj Samuel. Por arbitri mund ta kishte kursyer Hoze Murinjon nė momentin e golit tė parė tė Juventusit, pasi ironizimet qė bėri trajneri zikaltėr janė tė shumta nė futboll.

    Nė pjesėn e dytė Interit mund t’i ishte akorduar njė penallti pas ndėrhyrjes sė Kaseres kundėr Militos, ndėrsa pak minuta mė vonė gjyqtari mbylli sytė duke mos i nxjerrė kartonin e dytė tė verdhė Valter Samuel, pas ndėrhyrjes ndaj Del Pieros.

    Arbitri ishte i pavėmendshėm edhe nė sherrin e minutave tė fundit. Felipe Melo duhej ndėshkuar me karton tė kuq direkt, ndėrsa arbitri fali Kristian Ēivun, qė goditi me kokė Sisokon. Akuzat shkojnė edhe pėr dizenjatorin e arbitrave Kolina, i cili zgjodhi jo njė ndėrkombėtar pėr tė gjykuar ndeshjen mė tė tensionuar nė Serinė A nė kėto momente.

  9. #2208
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Quagliarella jep spektakėl nė Napoli, fiton dhe Fiorentina

    Dy gola tė sulmuesit dhe njė asist i kanė dhėnė Napolit fitoren ndaj Barit ndėrsa ka fituar dhe Fiorentina ndaj Atalantės

    Napoli ka dhuruar njė ndeshje spektakolare nė stadiumin San Paolo, duke mundur vetėm nė minutat e fundit 3-2 Barin. Dy gola u shėnuan nga Quagliarella i cili dha edhe njė asist pėr Maggio ndėrsa puljezėt mbyllėn ndeshjen me 9 lojtarė.

    Fiorentina ka shėnuar fitore tė rėndėsishme pėrballė Atalantas pėr t’u ngjitur nė vendin e pestė nė tabelė.

    Takimi i zhvilluar nė Stadio Franchi ka pėrfunduar me fitoren e vendasve prej 2-0. Juan Manuel Vargas kaloi Violan nė epėrsi (26’), ndėrsa njė minutė pa pėrfunduar koha e rregullt e takimit, Alberto Gilardino vendosi fitoren.

    Pas kėsaj fitoreje, Fiorentina ka pikė tė barabarta me Sampdorian qė gjendet nė vendin e gjashtė, dhe njė pikė mė pak se Parma qė gjendet nė vendin e katėrt. Parmezėt kanė barazuar me rezultat 2-2 si mysafirė tė Genoas pėr tė mbajtur pozitėn e katėrt nė tabelė.

    Bologna 2 - 1 Udinese

    Fiorentina 2 - 0 Atalanta

    Genoa 2 - 2 Parma

    Livorno 0 - 2 Chievo

    Napoli 3 - 2 Bari

    Palermo 2 - 1 Cagliari

    Siena 3 - 2 Catania

  10. #2209
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    “Topi i Artė 2009”, Lionel Messi shijon trofeun nė duar

    Sulmuesi argjetinas i Barcelones arriti te marre nje shumice derrmuese votash ne krahasim me rivalin portugez, duke u shpallur lojtari me i mire i ketij viti.



    Talenti argjentinas Lionel Messi ka marre sot ne Paris trofeun “Topi i Arte 2009”, duke zbritur zyrtarisht nga froni kundershtarin e tij, Cristiano Ronaldo.

    Sulmuesi argjetinas i Barcelones arriti te marre nje shumice derrmuese votash ne krahasim me rivalin portugez, duke u shpallur lojtari me i mire i ketij viti.

    “Dua ta ndaj kete trofe me shoket e skuadres”, ishin fjalet e para te sulmuesit shtatshkurter gjate ceremonise. Trofeun e ka dorezuar drejtori i “France Football”, Denis Chaumier.

  11. #2210
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Brazil, Flamengo fiton titullin, Adriano golashėnues

    Pas 17 vjetėsh pritje, Flamengo ka fituar titullin kampion nė futbollin brazilian ndėrsa Adriano ėshtė shpallur shėnuesi mė i mirė bashkė me Tardelli

    Flamengo, nje nga klubet me historine me te madhe ne Brazil, ka arritur te beje mrekulline duke u shpallur kampione e vendit edhe pse kryesimin e mori vetem pak jave nga fundi.

    Skuadra nga Rio De Janeiro qe ka ne grupin e saj edhe “Perendorin” Adriano, ka arritur te munde Gremion 2-1 ne ndeshjen e fundit me gola te David dhe Ronaldo Angelim, duke fituar titullin e gjashte ne historine e saj.

    Flamengo e mbylli kampionatin me 67 pike, 2 me shume se Internacional di Porto Alegre. Ne fund te ndeshjes Adriano nuk ka mundur t’i permbaje lotet per kete sukses pasi ai ka shenuar 19 gola duke i dhene nje dore te madhe skuadres ne rrugen drejt titullit. Ai fitoi kuroren e golashenuesit bashke me Diego Tardelli

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •