Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 223 of 232 FirstFirst ... 123173198213218221222223224225228 ... LastLast
Results 2,221 to 2,230 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #2221
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Juventus-Bayern Munchen, sot pėrballja finale per njė biletė

    Dy nga klubet me historine me te madhe ne futbollin europian si Juventus e Bayern Munchen do te perballen sot per t’u kualifikuar per ne raundin tjeter te Champions League

    Bileta e fundit per ta kalon nga ndeshja e sotme ne Torino, pasi e kualifikuara e grupit A ku ndodhen keto dy skuadra eshte Bordeaux. Juventus vjen me nje moral te larte ne kete ndeshje pasi ka mundur kete fundjave kryesuesit e Serie A, Interin, me rezultatin 2-1.

    Megjithate per fatin e tyre te keq, ne kete perballje te madhe me Beyern, nuk do te kene ne dispozicion Chiellini-n, i cili u demtua ne ndeshjen e fundit, gjithashtu ne dyshim per bardhezinjte eshte edhe portieri Buffon, i cili qe nga fillimi i sezonit ka pasur nje problem me gjurin. Perpara kesaj ndeshjeje trajneri Ferrara ka deklaruar me siguri se qe nga minuta e pare do te jete David Trezeguet. Jo pak probleme ka edhe Bayern Mynchen me te demtuarit, Ribery, Toni, Altintop, Klose, Robben dhe Van Buyten.

    Trajneri holandez Luis Van Gaal ka deklaruar se Robben eshte ne gjendje te mire fizike edhe pse per pranine e tij ne formacion do te vendose vetem ne momentin e fundit. Megjithate, me Robben ose jo, Bayern-it i ben pune vetem fitorja per t’u kualifikuar, ndersa Juventusi do te kete mundesi te siguroje 16-eshen edhe me nje barazim.

    Bardhezinjte nuk kane humbur qe prej 16 ndeshjeve ne fushen e tyre ne Champions League, nderkohe Bayern ne 12 ndeshjet e fundit ne kete eveniment ka 6 fitore, 3 barazime dhe 3 humbje ne transferte. Dy ndeshjet e fundit qe ka zhvilluar ne Torino, Bayern i ka humbur, statistika qe pak favorizojne bavarezet, megjithate gjithcka do te jete e hapur dhe spektakolare

  2. Advertise Here
  3. #2222
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Del Piero niset nga suksesi me Interin: Motivim ndaj Bayernit!

    Kapiteni i Juventusit e pret me optimizem ndeshjen e sotme ne “Olimpik” te Torinos perballe Bayern Munich, vendimtare per kualifikimin ne te tetat e finaleve te Champions League

    “Duhet te zbresim ne fiushe me ndjenjat dhe grinten qe shfaqem ne ndeshjen me Interin, sepse perfaqesojne cilesi te rendesishme per neve. Nder te tjera jemi te vetedijshem per rendesine e ndeshjes dhe shpresojme t’ia bashkengjisim deshires per te fituar”. Ne kete menyre e pret kapiteni i Juventusit, Alessandro Del Piero, ndeshjen e sotme ne “Olimpik” te Torinos perballe Bayern Munich, vendimtare per kualifikimin ne te tetat e finaleve te Champions League.

    Del Piero uron qe sukses i arritur ndaj Interit te jete vetem fillimi i nje serie rezultatesh pozitive, ashtu sic ndodhi nje vit me pare, pas fitores kunder Real Madridit ne Torino: “Eshte nje shprese qe synojme ta kthejme ne realitet – shprehet sulmuesi -. Ajo ndeshje me madrilenet na dha motivim dhe shtyse per te regjistruar nje serie fitoresh radhazi. Qellimi eshte ta perserisim edhe tani. Natyrisht, te luash nje ndeshje te rendesishme si ajo e se shtunes dhe me pas te te duhet te rikuperosh ne nje kohe kaq te pakte per ndeshjen me Bayern, eshte e veshtire. Kjo do te thote se duhet te jemi te perqenduar ne maksimum, per te arritur te shprehim karakteristikat tona e per te qene ne gjendje edhe te vuajme, atehere kur duhet”, ka perfunduar kapiteni.

  4. #2223
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Protestat, ndėrpritet ndeshja e Panathinaikos nė Greqi

    Uniformat blu jashtė dyerve tė stadiumit kishin pėrdorur gaz lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmėn, ē’ka ndikoi edhe nė situatėn nė fushė

    Gazi lotsjellės i pėrdorur nga policia jashtė stadiumit Olimpik tė Athinės, ku ishin duke u zhvilluar protesta tė ashpra, ka bėrė qė ndeshja mes Panathinaikosit dhe Atromitosit tė ndėrpritej pėr 25 minuta.

    Dy gola nga mesfushori Kostas Kacuranis i dhanė avantazhin e dyfishtė tė gjelbėrve tė Athinės, ndėrsa miqtė shkurtuan diferencėn nė 2-1 nė fund tė pjesės sė parė. Vetėm 8 minuta nga fillimi i pjesės sė dytė, policia urdhėroi dy skuadrat qė tė braktisnin fushėn e lojės. Uniformat blu jashtė dyerve tė stadiumit kishin pėrdorur gaz lotsjellės pėr tė shpėrndarė turmėn, ē’ka ndikoi edhe nė situatėn nė fushė.

    Futbollistėt qėndruan pėr 25 minuta nė dhomat e zhveshjes, nė pritje tė qetėsimit tė situatės. Nė fakt, jashtė stadiumit ėshtė zhvilluar njė betejė e vėrtetė mes tė rinjve qė hidhnin molotov dhe policisė qė pėrdori edhe gazin lotsjellės pėr t’i shpėrndarė.

    Protestat nė Greqi kanė nisur qė nė muajin mars, pasi policia vrau njė adoleshent nė njė lagje tė Athinės. Ato u ndėrprenė pėr disa muaj, por tashmė kanė rinisur.

  5. #2224
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Luciano Spalletti behet zyrtarisht trajner i Zenitit

    Kontrata e teknikut italian do te kete nje zgjatje prej 3 vjetesh, ndersa duhet te perfitoje rreth 4 milione euro ne sezon

    Luciano Spalletti eshte zyrtarisht trajneri i ri i Zenit Shen Peterburgut. Vete klubi rus e ka bere te ditur punesimin e italianit, ne faqen e vet ne internet. “Keshilli drejtues u mblodh me 10 dhjetor per te zgjedhur trajnerin dhe Luciano Spalletti u zgjodh ne unanimitet. Kontrata e tij do te kete nje zgjatje prej 3 vjetesh - lexohet ne komunikaten e nxjerre nga klubi rus -. Tekniku i ri ka si objektiv rifitimin e titullit kombetar, nje sukses fiks ne Evrope dhe rritjen e sektorit te te rinjve, me afirmimin e talenteve edhe ne skuadren e pare”. Italiani 50-vjecar duket se do te perfitoje rreth 4 milione euro ne sezon.

    Ne kete menyre, Spalleti kthehet ne nje pankine pas doreheqjes si trajner i Romes, qe erdhi pas humbjes ne shtepi ndaj Juventusit, ne javen e dyte te kampionatit aktual italian. Ndersa, Zeniti u rendit i treti ne kampionatin e fundit rus, qe u fitua nga Rubin Kazan. Ne kete menyre, skuadra e re e teknikut italian do te marre pjese ne fazen paraeliminatore te edicionit te ardhshem te Liges se Kampioneve.

  6. #2225
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Revolucion nė Formula 1 nga Todt, sistem pikėsh si MotoGP

    Fituesi i garave ne Formula 1, do marre 25 pike dhe jo me 10. Gjithashtu, nuk do jete me 8 numri i piloteve qe do marre pike, por 10 te tille

    Menjehere pas zgjedhjeve te reja ne FIA, ndihet dora e presidentit Jan Todt pasi ne sezonin e ri te Formula 1 do aplikohet nje sistem i ri pikesh.

    Ashtu si ne Moto GP, fituesi do marre 25 pike dhe jo me 10. Gjithashtu, nuk do jete me 8 numri i piloteve qe do marre pike, por 10. Vendit te dyte do t’i shkojne 20 pike, dhe me pas me radhe 15, 10, 8, 6, 5, 3, 2 dhe 1 pike per vendin e dhjete. Me kete ndryshim, diferenca e pikeve mes vendit te pare dhe te trete eshte plot 10 pike, cka i jep merita me te medha atij qe triumfon ne nje gare.

    Gjithashtu, kete vit si asnjehere tjeter, makinat e sezonit te ri do prezantohen te gjitha ne te njejten dite dhe ne te njejtin vend. Ky vendim eshte pjese e masave per te shkurtuar edhe me shume kostot. Mes qyteteve kandidate per te pritur kete event, Valencia eshte me e mundshmja, edhe pse ende nuk eshte vendosur asgje.

  7. #2226
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ronaldo cilesohet si futbollisti me i shpejte ne bote

    Sipas nje studimi te bere dhe te publikuar ne revisten gjermane "Der Spiegel" Cristiano Ronaldo eshte futbollisti me i shpejte ne bote.

    Sipas nje studimi te bere dhe te publikuar ne revisten gjermane "Der Spiegel" Cristiano Ronaldo eshte futbollisti me i shpejte ne bote. Ai qendron ne krye te listes.

    Ylli i Real Madrid ndiqet ne kete klasimifikim nga Arjen Robben i Bayern Mynih dhe nga sulmuesi i Arsenalit Walcott. Sipas ketij studimit Cristian Ronaldo arin te vrapoje deri ne 33,6 Km/h.

  8. #2227
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Ancelotti: Me mire Interin se Milanin ne Champions

    Italiani do tė preferonte tė shmangte emocionin, qė do t’i mund tė shkaktonte ndonjė pėrballje kundėr njėrit prej ekipeve tė atdheut te tij

    Trajneri i Chelseat, Carlo Ancelotti, thotė se dėshiron tė shmangė skuadrat italiane nė fazėn e te tetave te finaleve te Ligės sė Kampionėve. Italiani do tė preferonte tė shmangte emocionin, qė do t’i mund tė shkaktonte ndonjė pėrballje kundėr njėrit prej ekipeve tė atdheut te tij qe garojnė nė arenen evropiane.

    “Pranoj se do tė preferoja tė shmangia njė pėrballje me Leonardon dhe Milanin. Por nėse ndodh, nuk do tė ketė problem. Ja qe futbolli tė nxjerr para situatave tė tilla - ka thėnė Ancelotti -. Kjo tashmė ndodhi me Kaka, i cili nė fanellėn e Real Madridit u pėrball me Milanin nė fazėn e grupeve. Sigurisht se nėse pėrballemi me Milanin, aspekti emocional do tė ishte diēka mė i veēantė“.

    Megjithate, nese do te kishte mundesi te zgjidhte, trajneri i Chelseat shprehet se me mire do te ishte nje perplasje me Interin: “Natyrisht, per te shmangur emocionet e vecanta, me mire do te ishte te ndeshesha me Interin. Ndonese zikalterit janė njė ekip i shkėlqyeshėm teknikisht dhe eliminimi i skuadrave te tilla do tė jetė e vėshtirė“, ka perfunduar Ancelotti.

  9. #2228
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Schumi, 7 milione euro per t’u kthyer me Mercedes

    Nga skuderi gjermane dalin shifra dhe detaje te reja mbi operacionin e mundshem Schumacher-Mercedes

    Pas zerave ne lidhje me Heidfeld qe po kerkon nje skuderi te re, meqenese sedilja e Mercedesit eshte me larg, tani vijne konfirmime rreth tratatives se avancuar mes Schumacher dhe skuderise se udhehequr nga Ross Brawn. Dalin shifrat e para, teksa flitet per nje page prej 7 milione eurosh ne sezon per te garuar perkrah Nico Rosberg, me 25-vjecarin gjerman qe megjithate pergatitet per nje sezon lideri.

    Faktikisht behet fjale per po te njejtat para' qe i ishin ofruar Jenson Buttonit per te qendruar ne skuadren, ku u shpalli kampion bote. Nje shifer e rendesishme, sidomos duke pasur parasysh kohen e krizes qe mbizoteron ne Formula 1. Sipas gazetes “Bild”, oferten per Schumin e ka bere vete Norbert Haug, bos i Mercedes Motorsport. Nese pranon propozimin, shtate here kampioni i botes (pese te Ferrari, plus dy te Benetton) do te perfitonte 2 milione euro me shume ne krahasim nga sa perfiton aktualisht si keshilltar i Ferrarit.

    “Por nuk do te jene parate qe do te kushtezojne vendimin e Schumacher", eshte mendimi i ish-pilotit Niki Lauda. Ne ditet e kaluara, Willi Weber, menaxher i shtate here kampionit te botes kishte lene te kuptohej se gjermani do te beje zgjedhjen e vet pas Krishtlindjeve. Konfirmime ne kete drejtim kane ardhur edhe nga rezidenca e skuadres gjermane. Megjithate, si gjithmone kur eshte ne mes Schumi, nuk perjshtohet te kete surpriza, pozitive ose negative qofshin.

  10. #2229
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Euro 2012, UEFA vendos finalen me 1 korrik ne Kiev

    Kryeqyteti ukrainas do te prese aktin e fundit te turneut continental qe do te organizohet bashkarisht nga ish-vendi sovjetik dhe nga Polonia. Shorti i grupeve do te hidhet ne Varshave, me 7 shkurt

    Do te zhvillohet me 1 korrik 2012, finalja e madhe e kampionatit evropian te futbollit pas 2 sezoneve. Kete e ka vendosur Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s gjate nje takimi ne ishullin portugez te Madeiras. Kompeticioni i ardhshem kontinental per perfaqesuese do te organizohet bashkarisht nga Ukraina dhe Polonia.

    Ne baze te dokumenteve te shqyrtuara dhe garancive te ofruara nga organizatoret, vec Kievit jane zgjedhur edhe qytetet e tjera ukrainase, qe do te presin turneun: Donetsk, Kharkov e Lviv. Ndersa, qytetet polake te manifestimit do te jene Varshava, Wroclaw, Danzika e Poznan. Evropiani do te zhvillohet nga 9 qershori deri me 1 korrik. Ndersa grupet kualifikuese do te caktohen me short, me 7 shkurt 2010 ne Varshave.

  11. #2230
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Capello shpreh dėshiren per finalen Itali-Angli nė Boteror

    Tekniku i perfaqesueses britanike ėshtė i bindur se perfaqesuesja e tij ėshtė e aftė tė mposhtė ekipet mė tė mira tė planetit

    Trajneri i kombėtares angleze, Fabio Capello, ka deshiren e madhe per tė pasur pėrballė Italinė nė finalen e Botėrorit te vitit te ardshem. Ish-drejtuesi i Milanit, Romes, Juventusit dhe Real Madridit ėshtė i bindur se perfaqesuesja e tij ėshtė e aftė tė mposhtė ekipet mė tė mira tė planetit.

    Nder te tjera, italiani thotė se ėndėrron luajė me Anglinė kundėr kombetares se vendlindjes se tij nė Afrika e Jugut 2010. “Do te me pelqente shume njė finale midis Anglisė dhe Italisė – ka thene per ‘Canal Plus’ -. Do te ishte bukur pėr Italinė, pėr mua dhe pėr tė gjithė ne. Momenti mė i jashtėzakonshėm do tė jetė kėndimi i himnit kombėtar. Por unė tashme mbaj nje fanelle tjetėr dhe duhet tė punoj pėr suksesin e Anglisė“, ka thėnė Capello. “Kam nje skuader te forte. Tifozet mendoj se jane krenare per ate qe kemi bere. Perpara eshte nje Boteror per t’u luajtur dhe objektivi yne eshte te arrijme finalen. Besoj se do te jemi ne lartesine e duhur, duke u perballur si te barabarte kunder skuadrave me te mira ne bote”.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •