Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Advertise Here
Page 229 of 232 FirstFirst ... 129179204219224227228229230231 ... LastLast
Results 2,281 to 2,290 of 2314

Thread: Mbyllur-Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

  1. #2281
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    E rrallė Bullgari, akuzohen 261 futbollistė pėr evazion fiskal

    Disa nga futbollistėt e kampionatit qė paguhen mė shtrėnjtė kanė deklaruar se marrin njė rrogė minimale ose ndryshe rreth 110 euro nė muaj

    Skandal nė futbollin bullgar. Policia tatimore ka vėnė nėn hetim 261 futbolliste tė divizionit tė parė tė kampionatit kombetar pasi tė gjithė akuzohen pėr evazion fiskal.

    Agjencia bullgare e Tatimeve shpjegoi se do tė verifikohen llogaritė bankare tė futbollistėve si dhe do tė kryhet njė kontroll nė tė gjithė pronat e tyre, pėr tė bėrė mė pas krahasimin e rezultateve me deklaratat e tyre pėr tė ardhurat dhe pėr tė verifikuar kėshtu parregullsitė e vėrejtura.

    Mediat lokale tregojnė se si disa nga futbollistėt e kampionatit qė paguhen mė shtrėnjtė kanė deklaruar se marrin njė rrogė minimale ose ndryshe rreth 110 euro nė muaj. Hetimi tregoi pėr rreth 4 milionė euro evazion.

  2. Advertise Here
  3. #2282
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Del Bosque deri nė 2012 me Spanjėn, gati pėr kupėn e Botės

    Tashmė tekniku do tė ketė pėrqendrimin e nevojshėm pėr tė pėrgatitur iberikėt nė synimin pėr fronin botėror

    Trajneri Vicente del Bosque ka nėnshkruar marrėveshje tė re me Federatėn Spanjolle tė Futbollit dhe do tė jetė pėrzgjedhės i kėsaj kombėtareje deri nė vitin 2012.

    Qė kur ka marrė drejtimin e kombėtares braziliane, Del Bosque ka rezultate tė shkėlqyeshme dhe FSF ka vendosur t’ia vazhdojė kontratėn edhe pėr dy vite tė tjera. Spanja arriti pa ndonjė problem dhe me njė kampanjė tė pėrkryer tė kualifikohet pėr nė Kampionatin Botėror, Afrika e Jugut 2010.

    Spanja fitoi 21 nga 22 takimet nėn drejtimin e Del Bosque dhe ėshtė njė prej favoritėve kryesor tė kampionatit botėror. Tashmė tekniku do tė ketė pėrqendrimin e nevojshėm pėr tė pėrgatitur iberikėt nė synimin pėr fronin botėror.

  4. #2283
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Wenger i kėnaqur me 4 vitet e fundit, edhe pse pa trofe

    Trajneri i Arsenalit, Arsen Wenger kėmbėngul se edicionet e kaluara, edhe pse kanė rezultuar pa ndonjė trofe tė fituar, kanė qenė mė tė mirat nė karrierėn e tij

    Timonieri i "Topēinjve" ka thėnė se kėnaqet me faktin se ka arritur tė bėjė diēka pėr skuadrėn me njė buxhet tė limituar, e jo siē kanė arritur disa skuadra tjera me buxhet tė palimituar dhe me shpenzime marramendėse.

    "Katėr vitet e fundit ishin vitet mė sfiduese nė karrierėn time. Por, nuk kanė tė bėjė me fitimin e trofeve. Kalimi nė stadiumin e ri dhe mbajtja e skuadrės nė tė njėjtin nivel loje pėr mua ishte periudha mė e mirė nė katėr vitet e fundit”.

    “Tė kalosh nė njė stadium tė ri dhe tė fillosh edicionin e ri pa njė buxhet tė madh dhe kur keni parasysh se edhe mė tej kemi vazhduar tė fitojmė nga viti nė vit, pa humbur nė pozitė ose nė cilėsi tė lojės, atėherė padyshim se ky ėshtė njė sukses i madh", ka theksuar Venger. Arsenali trofeun e fundit e ka fituar nė vitin 2005, kur nė finale tė Kupės sė Anglisė mundi Manēester Junajtedin pas penalltive.

  5. #2284
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Mosley: Vendimi per Briatore, nje cmenduri

    Falja e Flavio Briatores nga Gjykata e Larte e Parisit, konsiderohet si nje “cmenduri” nga ish shefi i FIA-s, Max Mosley.
    “Do te ishte cmenduri nese ky do te ishte vendimi perfundimtar. Nese nuk mund te denojme dike per nje gje si ajo qe bene Briatore e Symonds, atehere vihen ne dyshim edhe vete objektivat e FIA-s”, thekson Mosley.

    Ish shefi i FIA-s ka qene armiku kryesor i ish drejtuesit te Renault, i cili urdheroi aksidentin e qellimshem te Piquer Jr ne garen e Singaporit per te favorizuar Fernando Alonson. “Perpara nje fakti te tille as qe duhet te mendojme se gjithcka eshte ne rregull. Do te ishte fundi i besueshmerise se Formula 1, pasi nuk mendoj se mund te kete nje rast me te rende se ai i Singaporit”, shton Mosley ne nje interviste dhene per gazeten “Times”.

    Ai ka pohuar se Briatore fitoi nje beteje por jo luften. Me tej, ai hedh poshte zerat se konfilkti me Briatoren nisi per shkak te mosmarreveshjeve personale.

  6. #2285
    VIP Member supervisor91's Avatar
    Join Date
    06-12-2008
    Location
    Everywhere
    Posts
    2,876
    Uploads
    4
    Likes
    2

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Rossi i hap deren Ducati-t dhe Ferrari-t

    Pasi ka siguruar edhe titullin e nente kampion, Vale Rossi mendon per te ardhmen, duke lene te hapur mundesine per ndryshime radikale.
    “Doktori” nuk e sheh te pamundur enderren e shume tifozeve te tij per t’u bashkuar me skuderine italiane Ducati por edhe kalimin ne Formula 1 me skuderine Ferrari.

    “Idene time per te garuar ne Formula 1 e dine shume mire, prandaj nese kane dicka ne mendje do me njoftojne. Une dua te garoj edhe per 4-5 vjet te tjere por gjithcka do varet nga paraqitja ime. Tashme u be shume kohe qe garoj ne Moto GP dhe motivimi eshte i ndryshem”, sqaron Rossi.

    Ai shton se nje vendim perfundimtar per te ardhmen do ta marre gjate muajve te veres.

  7. #2286
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Napoli mund Sampdorian,edhe Fiore, Genoa, Livorno fitojnė

    Napoli iu fal njė goli tė sulmuesit Denis pėr tė mundur Samp, ndėrsa 3 pikė kanė marrė edhe Fiorentina, Livorno dhe Palermo

    Nė njė stadium tė tejmbushur dhe mitik si “San Paolo” tifozėt kanė mundur tė shijojnė vetėm njė gol, por kjo ka mjaftuar pėr ti dhėnė 3 pikė vendasve. Napoli ka mundur Sampdoria 1-0 me njė gol nė tė 70’ nga Denis, ndėrsa Cassano& Pazzini kanė qenė nė hije.

    Fiorentina mundi Barin 2-1 nė njė ndeshje mjaft tė vėshtirė ku ishin miqtė qė shėnuan tė parėt, por mė pas dominoi ekipi viola. Barretto shėnoi pėr Barin ndėrsa Fiorentina shėnoi me Mutu dhe Castillo.

    Ka marrė 3 pikė skuadra e Gasperinit, Genoa qė mė nė fund ka lėnė pas serinė negative dhe kėtė e ka bėrė nė dėm tė Catanias tė cilėn e mundi 2-0.

    Bologna 0 - 1 Cagliari

    Fiorentina 2 - 1 Bari

    Genoa 2 - 0 Catania

    Livorno 2 - 1 Parma

    Napoli 1 - 0 Sampdoria

    Palermo 1 - 0 Atalanta

    Udinese 1 - 1 Lazio

  8. #2287
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Kosovari Valon Behrami kėrkohet nga Manchester United

    Kosovari 24-vjeēar u bashkua me West Ham para 18 muajsh nga Lazio pėr 5 milionė Paund por ka vuajtur nga disa demtime

    Futbollisti kosovar me nėnshtetėsi zvicerane, Valon Behrami ėshtė vėnė nė shėnjestėr tė Manēester Junajtedit, ka bėrė tė ditur e pėrditshmja angleze "Daily Star".

    Ndonėse timonieri i "djajve tė kuq", Aleks Ferguson disa ditė mė parė ka thėnė se nuk e ka ndėrmend tė pėrforcohet gjatė afatit tė janarit, duket se ai do tė bėjė pėrjashtim nė rastin e Behramit. Kosovari 24-vjeēar u bashkua me Uest Hemin para 18 muajsh nga Lacio pėr 5 milionė Paund.

    Pėr tė siguruar shėrbimet e kosovarit qė luan edhe nė kombėtaren e Zvicrės, sipas mediave angleze Fergusoni ėshtė i gatshėm tė jap mė shumė se 6 milionė funte, shifėr tė cilėn sigurisht se Uest Hemi nuk do tė mund ta refuzonte duke ditur krizėn nėpėr tė cilėn po kalon klubi.

  9. #2288
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Bosėt e Premier League, paralajmėrojnė Afrikėn

    Drejtuesit e kampionatit anglez u kanė kujtuar futbollistėve qė luajnė nė Kupėn e Kombeve, se janė shėnjestėr e terrorizmit

    Yjet e futbollit tė Premier League, vazhdojnė tė paralajmėrohen nga drejtuesit e klubeve dhe ata tė Federatės, se janė shėnjestėr e terrorizmit gjatė aktivitetit nė Angola, nė kupėn e Kombeve.

    Ndėrsa Emmanuel Adebayor dhe kombėtarja e Togos u larguan nga vendi organizator, rebelėt thanė se nuk do tė ndalen por do tė sulmojnė sėrish. Tani janė futbollistė si

    Didier Drogba, Michael Essien dhe Kolo Toure, qė bėhen shėnjestėr e terrorit, nė ndeshjet qė do luajnė nė Cabinda.

    “Ne jemi nė luftė, dhe nė kėto situatė mund tė ndodhin tė gjitha tė mundshmet” tha njė zyrtar pėr Frontin e Lirimit tė Enklavės sė Cabinda (FLEC). Edhe Manchester City konfirmoi tėrheqjen e Adebayor ndėrsa portieri i kombėtares sė Togos, Kodjovi Obilale ndodhet nė gjendje tė rėndė.

  10. #2289
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Bosėt e Premier League, paralajmėrojnė Afrikėn

    Drejtuesit e kampionatit anglez u kanė kujtuar futbollistėve qė luajnė nė Kupėn e Kombeve, se janė shėnjestėr e terrorizmit

    Yjet e futbollit tė Premier League, vazhdojnė tė paralajmėrohen nga drejtuesit e klubeve dhe ata tė Federatės, se janė shėnjestėr e terrorizmit gjatė aktivitetit nė Angola, nė kupėn e Kombeve.

    Ndėrsa Emmanuel Adebayor dhe kombėtarja e Togos u larguan nga vendi organizator, rebelėt thanė se nuk do tė ndalen por do tė sulmojnė sėrish. Tani janė futbollistė si

    Didier Drogba, Michael Essien dhe Kolo Toure, qė bėhen shėnjestėr e terrorit, nė ndeshjet qė do luajnė nė Cabinda.

    “Ne jemi nė luftė, dhe nė kėto situatė mund tė ndodhin tė gjitha tė mundshmet” tha njė zyrtar pėr Frontin e Lirimit tė Enklavės sė Cabinda (FLEC). Edhe Manchester City konfirmoi tėrheqjen e Adebayor ndėrsa portieri i kombėtares sė Togos, Kodjovi Obilale ndodhet nė gjendje tė rėndė.

  11. #2290
    VIP Member Damian1's Avatar
    Join Date
    13-08-2008
    Location
    alb
    Posts
    1,485
    Uploads
    0
    Likes
    0

    Re: Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll.:.Motosport .:.etj

    Real Madrid mund pastėr Mallorca, del 2-0 nė “Bernabeu”

    Galaktikėt kanė fituar 3 pikė me vlerė nė ndeshjen e sė dielės ndaj Mallorca duke u imponuar me dy gola

    Real Madrid ka mundur 2-0 Mallorcėn nė stadiumin “Santiago Bernabeu” nėn njė borė tė imėt. Skuadra e drejtuar nga Pellegrini ka ofruar njė provė bindėse ndaj skuadrės mike tė drejtuar nga Manzano.

    “Blancos” e Pellegrinit shpėrthyen qė nė minutėn e shtatė kur Higuain shkarkoi nė rrjetė njė goditje qė nuk mund tė evitohej as nga portieri Aouate, nga mė tė mirėt nė Spanjė. Njė gol i shkėlqyer pėr njė futbollist po aq tė shkėlqyer.

    Kaką, i rikthyer nė eficencė fizike, ka kombinuar gjatė gjithė lojės me Cristiano Ronaldo, duke krijuar mjaft rrezik. Mallorca vuajti por nuk lėshoi pe, deri nė minutėn e 4 tė pjesės sė duke. Granero u shėrbye nga Higuain duke shėnuar golin e dytė.

Advertise Here

Similar Threads

  1. Info Diskutime mbi Kartat Smart dhe emulatoret e tyre
    By emiljano in forum Albanian / Shqip
    Replies: 140
    Last Post: 30-09-2023, 10:56:47
  2. Lajme dhe Diskutime per Sportin! Futboll etj
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1002
    Last Post: 15-11-2013, 07:33:39
  3. Diskutime te pergjithshme mbi CardSharing
    By supervisor91 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 985
    Last Post: 18-03-2013, 02:09:39
  4. Mbyllur-Vetėm Lajme tė reja! Jo Chat!
    By Fiku75 in forum Albanian / Shqip
    Replies: 1063
    Last Post: 08-11-2010, 11:37:57
  5. New Dragon T-REX diskutime
    By mile kristo in forum Albanian / Shqip
    Replies: 3
    Last Post: 15-05-2009, 18:35:47

Posting Permissions

  • You may not post new threads
  • You may not post replies
  • You may not post attachments
  • You may not edit your posts
  •