Milani “ekzekuton” Juventusin 3-0, ėshtė ndjekėsi i Interit
Milani ka shkatėrruar Juventusin 3-0 duke mos i lėnė shumė shpresa pėr titullin kampion, pasi tani konsolidon vendin e dytė dhe ndjekjen ndaj Inter
Milani ėshtė shfaqur nė njė formė tė shkėlqyer nė ndeshjen kryesore tė kėsaj jave nė Serie A. Njė rezultat 3-0 nė “Olimpico” tė Torinos, ndaj Juventusit vendas nuk e mendonin tė gjithė para fėrshėllimės sė parė.
Kėshtu Milani ka mundur bardhezinjtė me njė gol nė pjesėn e parė dhe dy, nė tė dytėn, ndėrsa pankina e Ferrarės vihet sėrish nė rrezik. Minuta e 29 e pjesės sė parė kishte sjellė golin e parė tė shėnuar nga Alessandro Nesta qė mundi Manninger.
Nė pjesėn e dytė, Ferrara hodhi nė fushė Del Pieron e kėrkuar nga publiku juventin, por ishin miqtė qė shėnuan sėrish. Ronaldinho me pak fat dhe devijim nga mbrojtėsit shėnoi golin e dytė, ndėrsa pak minuta nga fundi ishte sėrish braziliani qė mposhti pėr herė tė tretė Manninger.





