Chelsea avancon nė FA Cup, Drogba shkatėrron Cardiff 4-1
Skuadra e Ancelotti ka fituar thellėsisht 4-1 ndaj Cardiff nė FA Cup ku Drogba hapi serinė e golave tė ndeshjes
Ka rezultuar gjithēka e lehtė pėr Chelsea e trajnerit Carlo Ancelotti nė 1/8 e FA Cup. Ekipi i Blues ka shkatėrruar me shifrat 4-1 Cardiff City, qė nė palmaresin e tij mund tė krenohet pėr dy finale nė kėtė kompeticion.
Chelsea ka vuajtur nė pjesėn e parė kur pėsoi njė gol nga miqtė por mė pas mbylli ndeshjen me njė paraqitje tė mirė tė Drogba. Pas avantazhit tė sulmuesit nga Bregu i Fildishtė, Chelsea pėsoi golin e uellsianėve qė militojnė nė Championship me Chopra nė 34'.
Nė pjesėn e dytė Chelsea ishte mė konkret nė fillim tė saj erdhi supergoli i Ballack, pas asistit tė Drogba. Nė 24' ishte Sturridge qė firmosi 3-1 ndėrsa njė gol i Kalou vulosi shifrat 4-1.





