Mourinho nė luftė me tifozėt, nė “San Siro” ka nostalgjikė
Nė ndeshjen e fundit nė stadium u shfaqėn disa parulla kundėr trajnerit Mourinho, ndėrsa tė tjerė kėrkonin Roberto Mancini
Populli interist nuk ėshtė i gjithi me trajnerin aktual, Jose Mourinho. Ka njė ndarje tė opinionit tė tifozėve tė cilėt ende nuk e kanė kapėrdirė metodėn e ashpėr tė punės dhe komunikimit qė ka tekniku luzitan i kampionėve tė Italisė.
Tė dielėn nė stadiumin e Milanos, gjatė ndeshjes me Fiorentinėn u shfaqėn disa parulla tė tifozėve tė cilėt kėrkonin rikthimin e Mancinit nė skuadrėn kampione. Natyrisht tė Robertos dhe jo Amantinos tė ulur nė pankinė prej javėsh dhe tė urtė.
Por kishte edhe parulla pėr fair play si ajo pėr Champions League, "Chapeau Manchester". Njė gjė ėshtė e sigurt se as tifozėt dhe as Mourinho nuk prisnin kėtė situatė, qė ėshtė keqėsuar pas eliminimit nga Manchester United.




